Home Blog Page 239

‘Arditi Tours’ mohon lajmin për djegien e autobusit

0

Kompania e transportit ‘Arditi Tours’ ka reaguar pas raportimeve në disa media,  se një nga autobusët e saj është djegur.

Në një njoftim zyrtar, kompania ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se autobusi ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.

‘Arditi Tours’ ka theksuar se i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese, duke u bërë thirrje mediave që të verifikojnë informacionet zyrtare para publikimit për të shmangur keqinformimin e publikut./PrizrenPress.com/

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndërron jetë gazetari dhe shkrimtari Rushit Ramabaja

0

Ka ndërruar jetë shkrimtari, në moshën 77 vjeçare, poeti dhe publicisti Rushit Ramabaja, një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarë dhe miq përmes rrjeteve sociale.

Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.

Ikja e tij paraqet një humbje të rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë kulturën dhe mendimin shqiptar. Me veprën, fjalën dhe qëndrimin e tij, Rushit Ramabaja la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.

Ai ishte model i intelektualit të angazhuar, shembull dinjiteti njerëzor dhe udhërrëfyes shpirtëror, duke mëkëmbur përgjegjësinë e fjalës së shkruar, guximin në mendim dhe dashurinë e përditshme për Atdheun.

Paradokse cinike t’ni shoqnie t’lodhun

0

Shkruan: Ismail Tasholli

Jo veç, po ni shoqni e zbehtë intelektualisht, e rritun mrena ni shkretine kulturore e politike, zakonisht krijon raporte t’zhdrejta me veten edhe me realitetet.

E obsesionume me politikë, e instrumentalizume prej politikës, ka prodhu Homo Elektoralin, njerin që botën, dijen edhe shkencën i validon veç prej perspektivës së nevojave partiake n’zgjedhje.

Qikaq kuaj fuqi kena si shoqni, s’ngrehim ma shumë. Gjithçka 1 euro.

Kjo gjendje e prodhon edhe asimetrinë e miteve në ndërtimin e fabulave t’përditshme politike, ni paradoks cinik që u shërben budallve e pushtetit njekohësisht.

Janë dy tregime të së njejtës nevojë politike që e nxjerrin paradoksin krejt cullak, tregimi për UÇK-në edhe tregimi për diasporën.

Për UÇK-në ‘thuhet’ mos na lodhni me luftën se ata e kishin obligim. Këtu gjaku relativizohet, sakrifica shndërrohet në detyrë, e shpesh edhe në barrë morale që duhet m’u mshef e me u heshtë. Ndërsa për diasporën thuhet mos i ‘ngucni’ se ata kanë dhanë pare për Kosovën…

Parja çohet në nivel virtyti moral absolut, thu ti dhurimi financiar i mbyll krejt pyetjet tjera politike, etike e historike.

Kjo krijon ni ‘shpërndarje’ të padrejtë të moralit. Ata që kanë luftu paskan pasë obligim, prandaj s’kanë të drejtë narrative. Ata që kanë dhanë pare ‘paskan mospasë’ obligim, prandaj e fitojnë ni kredi morale të përhershme.

Këtu del pyetja thelbësore, kush e ka vendosë që obligimi ndahet kështu, gjaku për njanën palë e parja për tjetrën…

Miti i ‘masluftës’ i ka radhit ‘rolet ndryshe’, jo rastësisht, po sepse i ka shërby pushteteve. Lufta osht dashtë m’u neutralizu, që mos m’u kthy në kërkesë për ‘llogari e drejtësi’. Diaspora osht dashtë m’u idealizu, sepse osht burim kapitali, legjitimiteti e votash… Kështu gjaku trajtohet si borxh i krym, ndërsa parja si kredi që s’shlyhet kurrë.

Asnjë shoqni serioze nuk e ndërton etikën e vet t’u ua ‘mbyllë gojën’ atyne që kanë dhanë jetën, e t’u ua shenjtënu fjalën atyne që kanë dhanë pare.

Rrjedhimisht ky përçudnim shfaqet edhe te votimi i fundit i diasporës, ku dallimi kryesor osht asimetria e pasojave.

Diaspora nuk i jeton pasojat e përditshme të vendimeve politike, nuk përballet me shëndetësinë, arsimin, papunësinë, energjinë e korrupsionin, nuk e bart rrezikun direkt të keqqeverisjes dhe shpesh voton mbi narrativa simbolike, identitet, rezistencë, figura, jo mbi performancë konkrete…

Ndërsa qytetari brenda i jeton çdo ditë vendimet e qeverisë, s’ka exit option, s’ka ‘largësi mbrojtëse’…

Këtu lind ndjenja e mbivendosjes së vullnetit prej jashtë mbi jetën e mbrendshme, ndjenja që s’osht as urrejtje as xhelozi, po reagim ndaj ni padrejtësie strukturore që politika e ka normalizu për hesape të veta elektorale.

Diasporë, jeni të instrumentalizum dej n’asht, sidomos prej këtij pushteti, pa asni marifet.

Gëzuar Viti i Ri!

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Afrim Tejeci: Prizreni ka nevojë për drejtorë me rezultate, jo me justifikime

0

Kryetari i Odës  së Prizrenit, Afrim Tejeci, ka reaguar lidhur me emërimet e pritshme të drejtorëve komunalë në Prizren, duke kërkuar që ato të bazohen në kritere profesionale dhe jo partiake.

“Së shpejti emërohen drejtorët komunalë në Prizren. Prizreni ka nevojë për drejtorë me rezultate, jo me justifikime. Qyteti ka nevojë për drejtues që dinë të rrisin buxhetin, të sigurojnë fonde dhe projekte nga BE-ja dhe organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Tejeci.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ai ka kritikuar praktikat e deritanishme, duke thënë se “kur një drejtor thotë ‘kam pasur buxhet të vogël’ dhe nuk ka siguruar asnjë fond shtesë, kjo flet vetë”.

Tejeci ka paralajmëruar se emërimet partiake pa kritere profesionale nuk sjellin zhvillim, duke shtuar se Prizreni ka njerëz me dije, përvojë dhe performancë që duhet të udhëheqin institucionet.

Gjatë fushatës, Tejeci kishte shprehur hapur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në balotazh u përkrah edhe nga LDK-ja./PP/

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Këta pritet të jenë deputetët e ardhshëm

0

Në Qendrat Komunale të Numërimit (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha fletëvotimeve.

Bazuar nga të dhënat e publikuara në platformën e KQZ-së, ku nuk janë të përfshira votat me kusht, me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe të kosovarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike, këta deputetë pritet t’i zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë 56 ulëse me këtë përbërje: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Refki Suma, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, Ardian Gola, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Blerim Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli, Hysen Durmishi, Labinotë Demi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Agim Bahtiri, Arbëreshë Kryeziu, Fatos Geci, Arjeta Fejza, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Valon Ramadani, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Arsim Ademi, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Rozeta Hajdari, Valon Hoti, Sylejman Meholli, Ilir Kërçeli, Salih Zyba dhe Naim Bardiqi.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BiCred?t DEGA: PRIZREN KONKURS pune 1x ANALIST ANALISTKREDITOR KREDITOR 1x PRAKTIKANT/E TE TEINTERESUARIT TEINTERESUARITTEDERGOJNECVNE: TE INFO@BICREDIT-KS.COM"

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i fitojë 23 ulëse: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra dhe Jakup Nura.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i rrëmbejë 15 karrige: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ardiana Thaqi-Meta, Ermal Sadiku dhe Fadil Hadërgjonaj.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ketë gjashtë deputetë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.

Këto janë rezultate preliminare, dhe disa emra mund të ndryshojnë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shukri Quni reagon për herë të dytë: Po e kërkoj vetëm votën time

0

Kuvendari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Shukri Quni, ka reaguar sërish lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. Ai tregon se nuk ka qenë kandidat, por po kërkon vetëm votën e tij të dhënë.

“Nuk kam qenë kandidat unë, jam ka e kërkoj votën time që kam votuar. S’po kërkoj asgjë tjetër!”, shkruan  Quni.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BiCred?t DEGA: PRIZREN KONKURS pune 1x ANALIST ANALISTKREDITOR KREDITOR 1x PRAKTIKANT/E TE TEINTERESUARIT TEINTERESUARITTEDERGOJNECVNE: TE INFO@BICREDIT-KS.COM"

Kuvendari Quni ka ngritur akuza për parregullsi serioze gjatë numërimit të votave për deputetë në një vendvotim në Prizren.

“Në vendvotimin 2038, i vendosur në SH.F.M.U. ‘Luigj Gurakuqi’ në Nashec, konkretisht në dhomën 03, gjatë procesit të numërimit të votave për deputetë ka pasur vjedhje masive të votave mes kandidatëve të partive opozitare”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje që organet kompetente të ndërmarrin hetime urgjente për këto, siç i ka quajtur, keqpërdorime serioze me karakter penal.

Quni shprehet  se dyshimet për parregullsi nuk kufizohen vetëm në këtë vendvotim.

“Raste të ngjashme mund të jenë shënuar edhe në shumë vendvotime të tjera”, ka shtuar ai.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bizneset në Gjonaj të Hasit akuzojnë KEDS-in për papërgjegjësi: Jemi duke punuar me gjeneratorë

0

Pronaret e bizneseve në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, kanë reaguar ndaj kompanisë energjetike KEDS, duke e akuzuar për papërgjegjësi menaxheriale dhe mungesë të shërbimeve.

Ata thonë se prej 31 dhjetorit 2025 janë të detyruar të ofrojnë shërbime me gjeneratorë.
Citate nga bizneset

“Qysh nga data 31.12.2025 e deri me sot jemi duke kryer shërbime për konsumatorë me gjeneratorë”, thuhet në reagimin e tyre.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Bizneset tregojnë se situata është bërë edhe më e rëndë gjatë festave.

“Sidomos në këto ditë feste ku bashkëatdhetarët tanë po qëndrojnë në pushime, nuk po mund të ju ofrojmë shërbime profesionale për shkak të mungesës së energjisë elektrike”.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga KEDS-i

“Kërkojmë veprime të menjëhershme për sanimin e problemeve dhe kthimin në normalitet të situatës energjetike”.

Express Kredi nga BiCredit

Bizneset, mes tyre “Osmanolli-Oil”, “Genci-market”, “Besforti”, “Sofra”, “Verda” dhe të tjera, kërkojnë edhe kompensim për shpenzimet e derivateve të përdorura nga gjeneratorët.

“Ndryshe na mbetet të protestojmë më fuqishëm që puna jonë të mos dështojë për shkak të paaftësisë menaxheriale të njësisë KEDS në këtë zonë”, paralajmërojnë ata.

Në fund, bizneset shprehen se shpresojnë që kjo situatë të mos përsëritet.

“Urojmë që kjo situatë të jetë e fundit në mënyrë që bizneset tona të jenë në shërbim profesional”/PrizrenPress.com/