16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 276

Zafir Berisha ushtron të drejtën e votës: Zgjedhjet janë festa e demokracisë!

0

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“Zgjedhjet janë festa e demokracisë, bëhuni pjesë e saj!”, ka deklaruar Berisha pas votimit, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e qytetit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM REBIDENGE NDERTESE Ae FRYMEZON LUKS DHE REHATI ???? +38349456999 +383494 49 456 999 +383 www.abiplatinum.com"

Ai ka nënvizuar se dita e votimit është një mundësi e çmuar për çdo qytetar që të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin që merr Prizreni.

“Me një votë, ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, për shërbimet publike, për të rinjtë, për ekonominë dhe për mirëqenjen e qytetarëve”, ka shtuar ai.

Berisha është një nga kandidatët që garon për të udhëhequr Prizrenin në mandatin e ardhshëm, duke premtuar një qasje të re në qeverisje dhe përkushtim ndaj nevojave të qytetarëve.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pjesëmarrje e ulët në mëngjesin zgjedhor në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

0

Procesi i votimit në Qendrën e Votimit 2002 në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit ka nisur me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.

Edhe pse kjo qendër është ndër më të mëdhatë në qytet, me rreth 6,200 votues të regjistruar, deri në orët e para të mëngjesit në kuti janë hedhur pak fletëvotime.

Komisionarët në terren thonë se procesi po zhvillohet pa probleme, ndërsa presin që dalja e votuesve të rritet pas orëve të paradites.

Vdes një person në Malishevë

0
Një burrë ka vdekur të shtunën në Malishevë.

Sipas Policisë, djali i viktimës kishte vërejtur babanë të rrëzuar në rrugë.

Express Kredi nga BiCredit

Ndër të tjera, policia ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

“Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizren/ Mungesë e pesë fletëve të votimit në një qendër votimi

0

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Prizren,Afrim Tartallari, ka bërë të ditur se janë hasur disa mungesa në momentin e hapjes së kutisë së votimit për zgjedhjet komunale.

Express Kredi nga BiCredit

“Nuk ka pasur parregullësi gjatë marrjes së materialit, por në hapjen e kutisë për votuesit komunal e vumë re se mungojnë pesë fleta. Për këtë rast është njoftuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka deklaruar Tartallari.

Sipas autoriteteve të vendit, procesi po vazhdon në mënyrë të qetë, ndërsa incidenti është raportuar.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kosova në zgjedhje lokale, 26,654 qytetarë votojnë për herë të parë

0

Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.

Të gjitha qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale. Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë

0

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 1–0 në stadiumin e Leskovcit. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të ndezur dhe plot tension, por kuqezinjtë treguan karakter, disiplinë dhe profesionalizëm deri në fund.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rey Manaj, në minutën e 46-të të pjesës së parë. Pas një topi të rikthyer nga mbrojtja serbe, Manaj nuk hezitoi: lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës. Portieri serb Djordje Petroviqc nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Në pjesën e dytë, Shqipëria mbrojti me inteligjencë rezultatin, duke kontrolluar lojën përmes pasimeve të sigurta dhe daljes në kundërsulm. Armando Broja dhe Mirlind Daku krijuan raste të rrezikshme për golin e dytë, por pa arritur të finalizojnë.

Në anën tjetër, mbrojtja shqiptare – me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn – funksionoi në mënyrë perfekte, duke mbyllur çdo hapësirë ndaj sulmeve serbe.

Ndeshja u shoqërua me provokime të shumta nga tifozët serbë, që shpalosën banera politikë dhe lëshuan thirrje fyese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, por skuadra e Sylvinhos tregoi pjekuri të lartë në fushë.