Home Blog Page 275

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

0

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të djalit të tij, Korab Shaqiri, i cili ka ndarë një mesazh të veçantë me rastin e ditëlindjes së 65-të të babait.

Express Kredi nga BiCredit

Në dedikimin e publikuar, Korabi shprehet se edhe pse babai ka hyrë në moshën e pensionit, ai mbetet një figurë që “nuk plaket kurrë”, pasi e ka ndriçuar artin shqiptar me zërin dhe këngët e tij të paharrueshme, shkruan IndeksOnline.

“Gëzuar ditëlindjen e 65-të, babë i dashur, Ilir Shaqiri.

Edhe pse sot jam larg, zemra ime rri gjithmonë pranë teje, pranë zërit tënd që më rriti, këngëve të tua që u bënë histori, e shpirtit tënd që nuk njeh lodhje. Ti je nga ata burra që nuk plaken kurrë, sepse jetojnë në ndriçimin e artit, në thirrjen e misionit, në amanetin e këngës. Dhe vërtet, nuk ka pensionim për artistin, jo për një artist si ti, që ka vënë dritë e krenari në çdo shtëpi shqiptare”, ka shkruar Korabi.

Mes tjerash, ai falënderon babanë për sakrificat, këshillat dhe shembullin që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kontributi i artistit do të mbetet i pavdekshëm në çdo shtëpi shqiptare./

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot pa rrymë disa zona në Prizren e Suharekë, KEDS kryen punime në rrjet

0

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme disa zona në Prizren dhe Suharekë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.

Ndërprerjet janë të domosdoshme për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me rrymë, si dhe për realizimin e punimeve të palëve të treta, raporton PrizrenPress.

Punime për sigurinë e sistemit – Therandë

Nga nënstacioni 110/10(20) kV Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10 kV Peqani (kodi: 32000007)
Nga ora 10:00 deri në 14:00
Zona që preken: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi “Destani” Peqan, N.T.P. “Kroni” Bllacë dhe pompat e benzinës “Bes Co.”
Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor, si pjesë e ndërprerjeve të domosdoshme për siguri.

Punime nga palët e treta

NS 110/35/10 kV Theranda

LP 10 kV J07 Theranda (kodi: 32000026)
Nga ora 09:00 deri 14:00
Rrugët që preken: “Brigada 123”, “Nëna Terezë”, “Ismail Qemali”, “Hajdin Berisha” dhe “Mulla Nura”.
Arsyeja: Realizimi i lidhësve të mufeve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

TS 35/10 kV Prizreni IV

LP 10 kV J08 Bajram Curri (kodi: 30033008)
Nga ora 10:00 deri 14:00
Rrugët dhe bizneset që preken: “Kukësi”, “Xhevat Berisha”, “Sali Bytyqi”, “Mbreti Pleurat”, “Bajram Curri”, “Wiliam Walker”; bizneset “Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton”, “Sharri Pllast”.
Arsyeja: Realizimi i hyrje/daljeve në TM 10(20) kV sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Guxo në Prizren prezanton dy kandidatët për listën e përbashkët me LVV-në

0

Partia Guxo në Prizren ka njoftuar sot se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit do të garojë në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfaqësuar degën me dy kandidatë.

Dy emrat e propozuar janë figura të njohura në skenën politike dhe institucionale:

Dr. Haxhi Avdyli, ish-deputet me katër mandate në Kuvendin e Kosovës

Partia Guxo tha se këta kandidatë përfaqësojnë përvojë të konsoliduar dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, duke besuar se do të jenë kontribuues të çmuar në listën e përbashkët.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

LDK-ja në Prizren prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka prezantuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i cilësuar si emra me integritet, përvojë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Lista e kandidatëve përfshin: Driton Selmanaj, Anton Quni, Hyre Tejeci, Xhavit Ukaj, Shaban Osmanaj dhe Fadil Kryeziu.

Express Kredi nga BiCredit

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e LDK-së, thuhet se secili prej kandidatëve “përfaqëson punë të ndershme, angazhim dhe vizion të qartë për zhvillimin e vendit”. Partia ka theksuar se këta emra nuk janë vetëm kandidatë, por “zëri i qytetarëve dhe përfaqësues të vlerave europiane për të cilat LDK ka qenë gurthemel që nga dita e parë”.

LDK-ja nw  Prizren ka bërë thirrje për përkrahje, duke theksuar se synimi është rikthimi i stabilitetit institucional, forcimi i besimit qytetar dhe konsolidimi i politikës serioze në vend.

“Me besimin e qytetarëve, me forcën e LDK-së dhe me përkushtimin e secilit prej këtyre emrave, mund ta çojmë vendin drejt një të ardhme më të sigurt, më të qartë dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy projekte të rëndësishme kulturore që po realizohen në këto komuna, raporton PrizrenPress.

Sipas Kurtit, investimet po ecin sipas planit dhe pritet që vitin e ardhshëm të bëhen inaugurimet zyrtare.

“2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për Qendrën Kulturore Turke në Mamushë. Sot e pamë nga afër progresin e deritanishëm të punimeve, e vitin e ardhshëm presim që t’i përurojmë të dyja. Këto projekte shumë të rëndësishme për jetën kulturore të komunave tona janë fryte të bashkëpunimit të qeverisë sonë me komunën e Rahovecit dhe të Mamushës, që do t’i gëzojnë qytetarët e Republikës”, shkroi Kurti, në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nis transformimi i ndriçimit të jashtëm në Spitalin e Prizrenit

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar nisjen e një projekti të rëndësishëm që ka për qëllim modernizimin dhe rritjen e sigurisë së hapësirave të jashtme të institucionit.

“Nisim transformimin e plotë të ndriçimit të jashtëm të spitalit!”, thuhet në njoftimin e spitalit, ku bëhet e ditur se investimi po realizohet paralelisht me renovimet e brendshme, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, me këtë projekt do të: “Rrisim sigurinë për pacientët, vizitorët dhe stafin gjatë orëve të natës; Përmirësojmë dukshmërinë dhe lëvizjen në hapësirat e jashtme; Krijojmë një ambient modern dhe dinjitoz; Vendosim standarde të reja për infrastrukturën spitalore”.

Po ashtu, spitali shpreh falënderim për bashkëpunimin e qytetarëve dhe stafit: “Falënderojmë qytetarët dhe stafin për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve”.

Në fund të njoftimit theksohet se: “Vazhdojmë me hapa të sigurt drejt një spitali më të sigurt, më të ndriçuar dhe më modern”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

PDK-ja në Prizren garon me tetë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, po hyn në garën zgjedhore me një listë prej tetë kandidatësh për deputetë, duke synuar përfaqësim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët e prezantuar paraqesin një kombinim përvojash politike e profesionale.

Listën e udhëheqin emra të njohur për publikun prizrenas, ndër ta ish- ministri Kujtim Gashi, Luljeta Veseli- Gutaj e ish-deputeti Nait Hasani.

Në listë përfshihen edhe Remize Sinanaj- Shala, Xhemshit Krasniqi,  Adem Morina, Fetah Paqarizi dhe Jona Hoxhaj./Indeksonline/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi synon rikthimin pas humbjes, përballet me Rahovecin 029

0

ProCredit Superliga e basketbollit po hy në xhiron e nëntë dhe sfida ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit 029 pritet të jetë një nga më interesante.

Pas shtatë fitoreve radhazi, prizrenasit pësuan një humbje të papritur nga Vëllaznimi, dhe këtë fundjavë synojnë rikthimin me një rezultat pozitiv, raporton PrizrenPress.

Nga ana tjetër, Rahoveci 029 ka regjistruar tri fitore dhe pesë humbje dhe kërkon të përfitojë nga humbja e fundit e Bashkimit për të marrë avantazh në renditje.

Përballja do të zhvillohet të shtunën në orën 17:00, në Palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe pritet të sjellë emocione për tifozët e basketbollit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përfundon rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton për përfundimin me sukses të rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren.

Punimet janë realizuar nga operatori ekonomik N.N.SH “CO-ING”, Prishtinë, me një vlerë totale të kontratës prej 215,079.16 euro, raporton PrizrenPress.

“Punimet janë realizuar sipas standardeve teknike, duke përfshirë vendosjen e gypave, rivendosjen e kubezave dhe realizimin e kyçjeve të reja për konsumatorët. Mbikëqyrja e vazhdueshme ka garantuar cilësi dhe siguri të plotë të rrjetit”, thuhet në njoftim.

Sipas kompanisë, ky projekt është investim vetanak i KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ Sh.A, duke konfirmuar përkushtimin tonë ndaj modernizimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kjo është gjendja e 19-vjeçarit që u ther me thikë nga një 13-vjeçar në Prizren

0

Express Kredi nga BiCredit

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, Hekuran Veçgishti, shef i emergjencës në Prizren.

Sipas tij, rreth orës 09:40, i lënduari u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Janë kryer ekzaminime radiologjike dhe analiza laboratorike.

“Pacienti ka marrë terapinë e nevojshme dhe, pas konsultimit me kirurgun kujdestar, është pranuar në Repartin e Kirurgjisë për trajtim të mëtejshëm”, është përgjigjur ai.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Njëherësh për rastin në fjalë kanë folur edhe nga Policia e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për Klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13-vjeçar.

“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, tha ai.