16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 277

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë

0

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore historike, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 1–0 në stadiumin e Leskovcit. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të ndezur dhe plot tension, por kuqezinjtë treguan karakter, disiplinë dhe profesionalizëm deri në fund.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rey Manaj, në minutën e 46-të të pjesës së parë. Pas një topi të rikthyer nga mbrojtja serbe, Manaj nuk hezitoi: lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës. Portieri serb Djordje Petroviqc nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Në pjesën e dytë, Shqipëria mbrojti me inteligjencë rezultatin, duke kontrolluar lojën përmes pasimeve të sigurta dhe daljes në kundërsulm. Armando Broja dhe Mirlind Daku krijuan raste të rrezikshme për golin e dytë, por pa arritur të finalizojnë.

Në anën tjetër, mbrojtja shqiptare – me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn – funksionoi në mënyrë perfekte, duke mbyllur çdo hapësirë ndaj sulmeve serbe.

Ndeshja u shoqërua me provokime të shumta nga tifozët serbë, që shpalosën banera politikë dhe lëshuan thirrje fyese ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, por skuadra e Sylvinhos tregoi pjekuri të lartë në fushë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi: Nesër është dita e ndryshimit në Prizren

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në prag të ditës së votimit, duke e cilësuar 12 tetorin si momentin e kthesës për qytetin.

“Nesër është dita e ndryshimit në Prizren,” ka deklaruar Abrashi, duke theksuar se pas katër vitesh ngecje dhe keqqeverisje, është koha që qyteti t’i rikthehet qytetarëve.

“Mjaft me premtime boshe – Prizreni meriton punë, jo propagandë”, ka shtuar Abrashi, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor të votojnë numrin 105 për një qeverisje që punon 365 ditë në vit për ta.

Ai ka prezantuar një plan konkret për zhvillimin e Prizrenit, i cili përfshin:
• Ndërtimin e 6 çerdheve të reja publike dhe shkolla moderne me teknologji digjitale
• Tunelin e Bajrit dhe Unazën e Qytetit për zgjidhjen e kaosit në komunikacion
• Banesa sociale, mbështetje për nënat e reja dhe shërbime shëndetësore në çdo lagje e fshat
• Përkrahje për bizneset, bujqit dhe zanatlitë, për rikthimin e bereqetit në çdo familje
• Investime në kulturë, turizëm dhe sport, për ta bërë Prizrenin qytet që frymëzon.

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Qyteti i balotazhit/ Komuna që u qeveris nga LDK, PDK dhe VV – historiku i zgjedhjeve në Prizren

0

Prizreni është qeverisur nga PDK-ja, LDK-ja dhe VV-ja. Në zgjedhjet e së dielës gara kryesore zhvillohet në mes të VV-së dhe PDK-së.

Prizreni, qendra e dytë më e madhe në Kosovës pas Prishtinës, pritet të jetë një nga garat më interesante në zgjedhjet lokale të së dielës (nesër 12 tetor) në vend. Në fletëvotim janë Shaqir Totaj (PDK), kryetar aktual që kërkon konfirmimin e mandatit; Artan Abrashi (Lëvizja Vetëvendosje), që synon rikthimin e partisë në qeverisjen lokale; Driton Selmanaj (LDK), i cili përfaqëson përpjekjen e LDK-së për t’u ringjallur pas shumë vitesh në këtë qytet; Besnik Krasniqi (AAK); Albulena Balaj-Halimaj (Nisma Socialdemokrate); Zafir Berisha (Bashkimi Demokratik për Prizrenin) dhe disa kandidatë të komuniteteve jo shumicë.

Gara kryesore zhvillohet mes Totajt të PDK-së dhe Abrashit të VV-së, ndërsa kandidatët tjerë nuk pritet që te kenë ndonjë mbështetje të madhe për të përmbysur rezultatin në favor të tyre.

Prizreni është një nga komunat që asnjëherë nuk e ka fituar ndonjë forcë politike lehtë. Çdo zgjedhje në këtë qytet ka qenë arenë përballjesh të ngushta dhe përmbysjesh surprizuese, me balotazhe që gjithmonë kanë vendosur fatin e pushtetit lokal.

Zgjedhjet e vitit 2007: Fitorja e parë e PDK-së në qytetin historik

Në zgjedhjet lokale të 17 nëntorit 2007, gara për Prizrenin ishte një nga më të fortat në vend.

Në raundin e parë, LDK mori 15 mijë e 955 vota (29.13%), duke u renditur forca e parë, PDK 15 mijë e 101 vota (27.57%), ndërsa AKR 6 mijë e 088 (11.12%). Me këto rezultate, Prizreni shkoi në balotazh.

Balotazhi i 8 dhjetorit 2007 vendosi gjithçka: Ramadan Muja (PDK) fitoi me 19 mijë e 17 vota (52.83%), përballë Eqrem Kryeziut (LDK), i cili mori me 16 mijë e 977 vota (47.17%).

Ky rezultat shënoi fitoren e parë të PDK-së në këtë komunë dhe fundin e dominimit të LDK-së që nga paslufta.

Zgjedhjet e vitit 2009: PDK e mban pushtetin

Dy vite më vonë, në zgjedhjet e 15 nëntorit 2009, Ramadan Muja i PDK-së garoi sërish. Ai e ruajti epërsinë në raundin e parë. Mori 19 mijë e 257 vota (32.30%), ndërsa Hanefi Muharremi 17 mijë e 721 (29.73%). Vendin e tretë e mori Rushdi Rexha nga Koalicioni për Prizrenin, i cili grumbulloi 8 mijë e 311 vota (13,94%).

Balotazhi u mbajt më 13 dhjetor, por nuk u përcaktua fituesi, pasi që disa vendvotime shkuan në rivotim. Në rivotim të 1 shkurtit 2010, Muja i PDK-së, fitoi mandatin e dytë, pasi mori 53,2%, duke mposhtur Muharremin e LDK-së, i cili grumbulloi 46.8% të votave.

Zgjedhjet e vitit 2013: PDK merr mandatin e tretë

Në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, Ramadan Muja (PDK) doli i pari. Ai mori 24 mijë e 791 vota (37.23%), duke lënë pas Eqrem Kryeziun (LDK), i cili mori 16 mijë e 888 vota (25.36%), ndërsa Zafir Berishën (BD) u rendit i teti, duke grumbulluar 8 mijë e 595 vota (12.91%).

Në balotazhin e 1 dhjetorit 2013, Muja fitoi përsëri me 27 mijë e 824 vota (53.78%), përballë Kryeziut, i cili mori 23,911 vota (46.22%).

Kjo fitore e tretë radhazi për PDK-në e ktheu partinë në sinonim të pushtetit lokal në Prizren.

Zgjedhjet e vitit 2017: përmbysja e madhe e Vetëvendosjes

Në zgjedhjet e 22 tetorit 2017, pas gati dhjetë vitesh qeverisje nga PDK, qytetarët e Prizrenit vendosën për ndryshim.

Në raundin e parë, Shaqir Totaj (PDK) u rendit i pari me 19 mijë e 869 vota (29.75%), ndërsa Mytaher Haskuka (Vetëvendosje) u rendit i dyti me 14 mijë e 967 vota (22.41%), i ndjekur nga Hatim Baxhaku (LDK) me 13 mijë e 55 vota (19.54%).

Balotazhi i 19 nëntorit 2017 solli një përmbysje të papritur: Haskuka (VV) fitoi me 25 mijë e 949 vota (50.36%), përballë Totajt (PDK) me 25 mijë e 577 vota (49.64%) – vetëm 372 vota diferencë që mjaftuan për të ndryshuar pushtetin pas gati një dekade.

Zgjedhjet e vitit 2021: kthesa e ngushtë në favor të PDK-së

Në zgjedhjet e 17 tetorit 2021, Prizreni u nda sërish pothuajse në mes.

Në raundin e parë, Mytaher Haskuka (VV) mori 24 mijë e 378 vota (40.41%), ndërsa Shaqir Totaj (PDK) në revansh mori 18 mijë e 919 (31.36%), dhe Anton Quni (LDK) 9 mijë e 43 (14.99%).

Raundi i dytë, më 14 nëntor 2021, përfundoi me një tjetër përmbysje: Totaj i PDK-së fitoi me 27 mijë e 689 vota (50.93%), përballë Haskukës së VV-së me 26 mijë e 680 vota (49.07%).

Zgjedhjet e 12 tetorit 2025: Totaj kërkon konfirmim e PDK-së, Abrashi rikthimin e VV-së

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit 2025, gara në Prizren shihet si një “përsëritje” e rivalitetit midis PDK-së me Shaqir Totajn dhe Vetëvendosjes, që këtë herë përfaqësohet nga Artan Abrashi.

Totaj kërkon rikonfirmimin si Kryetar i qytetit historik, ndërsa Abrashi rikthimin e VV-së në qeverisjen e Prizrenit. Partitë tjera nuk kanë peshë të madhe për ndonjë përmbysje të mundshme të rezultatit në favor të tyre.

Prizreni është shembull i një qyteti që s’ka siguri elektorale – çdo katër vite pothuajse ndryshon kah, ndëshkon apo shpërblen në bazë të performancës.

Ashtu si në çdo cikël të kaluar, edhe këtë herë pritet që fituesi të përcaktohet vetëm në balotazh, aty ku Prizreni gjithmonë e shkruan historinë e tij politike./VOX Kosova/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Liria lëshon fitoren në fund, barazon 2:2 me Trepçën në Prizren

0

Liria dhe Trepça kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike të Javës së XI të Ligës së Parë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen me dominim, duke kaluar në epërsi që në pjesën e parë dhe duke dyfishuar avantazhin në fillim të pjesës së dytë, raporton PrizrenPress. Megjithatë, Trepça reagoi fuqishëm, duke shënuar dy gola të shpejtë që barazuan rezultatin dhe i mohuan Lirisë fitoren në shtëpi.

Ky barazim i sjell nga një pikë të dy ekipeve dhe mbetet një sfidë emocionuese për tifozët e Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kliko edhe: https://www.facebook.com/share/p/19qbsN5rTN/

Miss Universe Finlanda 2025 me origjinë nga Brodi viziton Dragashin

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në vizitë Sarah Džaf?e, e shpallur së fundmi Miss Suomi 2025 (Miss Universe Finlanda 2025), raporton PrizrenPress.

Džaf?e është me origjinë nga fshati Brod i Komunës së Dragashit.

Kliko edhe:

https://www.facebook.com/share/p/1A5NeYAzgY/

Gjatë takimit, ajo ishte e shoqëruar nga familjarët dhe menaxherja e saj nga Finlanda, Sunneva Sjöngren. Kryetari Xheladini u shpreh i nderuar për këtë vizitë, duke theksuar se pjesëmarrja e saj në garën prestigjioze ndërkombëtare Miss Universe përbën një arritje të jashtëzakonshme dhe një burim krenarie për gjithë komunitetin me rrënjë nga Brodi e Dragashi.

“E urova për suksesin e merituar dhe për mënyrën dinjitoze me të cilën po përfaqëson komunitetin e saj me rrënjë nga Kosova.
Në emër të Komunës së Dragashit, i shpreha mirënjohjen time për vizitën dhe i urova suksese të mëtejshme në karrierën e saj”, ka deklaruar Xheladini.

Vizita e Sarah Džaf?e në Dragash u prit me entuziazëm, duke simbolizuar lidhjen e fortë mes diasporës dhe vendlindjes./PrizrenPress.com

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shaqir Totaj mesazh qytetarëve: Na besuat për punën, vazhdojmë me tranformimin e Prizrenit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një adresim para qytetarëve ka theksuar se vizioni i qeverisjes së tij ka qenë dhe mbetet zhvillimi i Prizrenit për të gjithë, pa dallime politike apo përkatësie.

“Prizreni në punë ka qenë vizioni ynë që nga dita e parë – për çdo qytetar të këtij qyteti, pa dallim partie apo përkatësie. Qeverisja jonë ka treguar se puna, rezultatet dhe përkushtimi ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partiak” – ka deklaruar Totaj.

Ai ka shtuar se periudha e ardhshme do të shënojë fillimin e fazës më të fuqishme të zhvillimit për qytetin dhe fshatrat e Prizrenit.

“Puna më e madhe për Prizrenin do të nis më 12 tetor. Ky është momenti kur do të fillojmë një kapitull të ri të zhvillimit, të investimeve të mëdha dhe të përkushtimit ndaj çdo lagjeje e fshati të komunës sonë” – ka theksuar ai.

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Në fund, Totaj ka ftuar qytetarët që me votën e tyre ta vazhdojnë rrugën e punës dhe të rezultateve konkrete:

“Votoni PDK 191 – votoni për Prizrenin! Sepse vota për ne është votë për punë, zhvillim dhe të ardhme më të mirë për çdo qytetar.”

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dogana ndalon kontrabandë mallrash në Vermicë, kapen dërgesa me vlerë mbi 5 mijë euro

0

Oficerët doganorë në pikën doganore të Vërmicës kanë parandaluar disa tentativa për kontrabandim të mallrave përmes postave të shpejta, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara kap shumën mbi 5,000 euro, ndërsa zyrtarët janë duke kryer verifikime shtesë për të përcaktuar vlerën e saktë të produkteve dhe përputhshmërinë e dokumentacionit me rregullat doganore.

Institucioni ka bërë të ditur se ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në bazë të legjislacionit në fuqi.

Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e tregut të ndershëm, duke vepruar me transparencë dhe integritet në çdo procedurë doganore, për të parandaluar çdo formë të kontrabandës apo shmangies së detyrimeve ligjore./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko edhe:

https://www.facebook.com/share/p/1BLnyKnQ8o/

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: Brenda 15 dite duhet t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e Qeverisë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot e ka mandatuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media të Precidences është thënë se ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje.

“Në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim. Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”, është thënë në njoftim.

Marketing

Kliko edhe:

https://www.facebook.com/share/p/1BLnyKnQ8o/

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sot varroset i riu nga Vërmica e Malishevës, që vdiq disa ditë pasi u lëndua në vendin e punës

0

Editon Gashi, i riu nga Vërmica e Malishevës, ka ndërruar jetë pasi disa ditë më parë u lëndua duke rënë në vendin e punës.

Lajmin e kanë bërë të ditur banorët e fshatit Vërmicë përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se i ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Varrimi i Editon Gashit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Vërmicë.

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon: Frika nga përgjimet, albumet dhe jeta në Dakota Building

0

Një intervistë e humbur prej kohësh me John Lennon, e realizuar 50 vjet më parë dhe e rizbuluar rishtazi në një bodrum, po transmetohet në prag të 85-vjetorit të lindjes së ish-anëtarit të legjendar të The Beatles.

Intervistën e zhvilloi DJ britanik Nicky Horne në vitin 1975, në apartamentin e Lennon në New York, kur ai ishte vetëm 24 vjeç dhe punonte për Capital Radio. Vetëm pjesë të saj ishin transmetuar dikur, derisa Horne gjeti kohët e fundit kasetat origjinale, të harruara në një kuti me pluhur. “Ky është pluhur i artë”, u shpreh ai.

Në intervistë, Lennon flet me sinqeritet për frikën e përgjuar nga qeveria amerikane, gjatë periudhës kur po përpiqej të shmangte deportimin nga SHBA dhe kishte ngritur padi kundër administratës së presidentit Richard Nixon për mbikëqyrje të paligjshme.

“E di ndryshimin midis një telefoni normal dhe një telefoni kur dikush të dëgjon. Ka shumë zhurma. Po më ndjekin. Hap derën dhe shoh njerëz në anën tjetër të rrugës. Hip në makinë dhe ata më ndjekin me makinë – dhe nuk fshihen fare,” – shprehet Lennon në kasetë.

Ai shton me ironi:

“Nuk mund ta provoj, por po bëhen shumë ‘riparime’ në bodrumin e ndërtesës Dakota.”

Lennon përmend edhe se nuk ishte i vetmi artist në shënjestër të autoriteteve amerikane, duke përmendur Mick Jagger dhe Keith Richards, të cilët sipas tij “kanë pasur gjithashtu probleme për të hyrë në vend për shkak të qëndrimeve të tyre politike”.

Në bisedë, muzikanti flet edhe për procesin krijues të albumit të tij të katërt solo, “Walls and Bridges” (1974), të cilin fillimisht kishte menduar ta hidhte poshtë.

“Nuk mund ta duroja dot. M’u duk i tmerrshëm. Por miqtë më thanë: ‘Hej, nuk është keq fare’. Dhe pastaj thashë: ‘Në rregull, më pëlqen një pjesë e tij. Le ta publikojmë’.”

Në një moment më të butë e njerëzor, Horne kujton se Lennon e priti me ngrohtësi dhe qetësi, madje i poqi biskota me çokollatë përpara intervistës.

“Por ndërsa po e intervistoja, e kuptova që kisha derdhur disa thërrime çokollate mbi qilimin e tij të bardhë me lesh – dhe po përpiqesha t’i mblidhja fshehurazi, një nga një, që ai të mos e vinte re,” – rrëfen me humor DJ-i britanik.

Intervista e plotë do të transmetohet të mërkurën, si pjesë e një programi special në nder të jetës dhe trashëgimisë së John Lennon, që vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndikuara të muzikës moderne./KultPlus.com

Marketing

Kliko edhe:

https://www.facebook.com/share/p/1CctHQWKHQ/