Home Blog Page 279

Ndërroi jetë ish-futbollisti i Lirisë, Refki Neziri

0

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i KF Liria, Refki Neziri, nga Lubizhda e Prizrenit.

Neziri ishte pjesë e gjeneratave të viteve ’80 të klubit prizrenas, ndërsa për shumë vite shërbeu edhe si mësimdhënës në shkollën “Ekrem Rexha” në Lubizhdë. Vitin e kaluar ai ishte pensionuar nga arsimi.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Latifi: I përkushtuar për kushte më të mira për persona me nevoja të veçanta

0

Me ftesë nga HANDIKOS-i, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, mori pjesë në një takim miqësor me drejtuesit dhe me anëtarët e shoqatës, në shënimin e 3 dhjetorit, ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.

Kryertari Latifi ka thënë se kjo ditë na kujton se respekti, barazia dhe përfshirja, janë detyrim i tyre.

“Personat me nevoja të veçanta nuk kërkojnë mëshirë, por mundësi të barabarta dhe vlerësim për aftësitë dhe për kontributet e tyre. Si institucion, mbetemi të përkushtuar të sigurojmë kushte sa më të mira dhe mbështetje të vazhdueshme, që secili të jetojë me dinjitet dhe të ndihet pjesë aktive e shoqërisë sonë”, ka theksuar ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Sekuestrohet tekstil i padeklaruar në Vërmicë, dyshohet për shkelje të të drejtave të pronësisë

0

Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm”, thuhet në postim.

Selmanaj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Ish-deputeti dhe ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Express Kredi nga BiCredit

Selmanaj tha se tashmë ka marrë vendimin për të kandiduar, duke paralajmëruar edhe zhvillime të reja brenda LDK-së në ditët në vijim.

“Po, do të jem kandidat. Po mendoj se do të ketë lëvizje të reja këto ditë”, u shpreh ai.

Sa i përket mundësisë që Agim Veliu të rikthehet si kandidat në listën e LDK-së, Selmanaj tha se ende nuk ka informacion të konfirmuar, por theksoi se një përfshirje më e gjerë brenda partisë do të ishte e dobishme.FrontaOnline

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Nuk kam fjalë, ishte gjysma ime

0

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur publikisht pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke dhënë një mesazh të thellë e emocional që ka prekur të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit”, u shpreh ajo.

“Ndoshta pyesni pse nuk jam në gjendje të flas… 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. E dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre”.

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne”.

Nëna e këngëtarit kërkoi vetëm lutje për fëmijët e tjerë që i kanë mbetur: “Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve”.

Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit”.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të përbashkët me dy ish-Kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar, z.Nick Hawkins dhe z.Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS), në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e kapaciteteve institucionale.

Express Kredi nga BiCredit

Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i politikës së re të sigurimit të cilësisë së punës me lëndë, e cila synon rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale, bazuar në standardet etike dhe operacionale të përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregulloret e Prokurorisë së Shtetit.

Ekspertët britanikë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave vendore me standardet bashkëkohore evropiane.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e prokurorisë, forcimi i integritetit profesional dhe kulturës së përgjegjësisë, rritja e transparencës dhe komunikimit me palët relevante, standardizimi i procedurave të brendshme dhe ngritja e cilësisë së punë në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe theksuan se angazhimi i ekspertëve britanikë përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në procesin e modernizimit dhe reformimit të sistemit prokurorial.

Prokuroritë Themelore në Prizren dhe Gjakovë mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të politikave të avancuara të sigurimit të cilësisë dhe në vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Bashkimi përballë GO+ Pejës në Kupën e Kosovës

0

Në shortin e hedhur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Bashkimi ka mësuar kundërshtarin e saj për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra portokalli do të përballet me GO+ Pejën, në një duel që pritet të sjellë shumë rivalitet dhe emocion, raporton PrizrenPress.

Sistemi i garës parashikon zhvillimin e dy ndeshjeve në këtë fazë, dhe skuadra më e mirë nga të dyja takimet do të sigurojë kalimin në gjysmëfinale. Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 24 dhe 25 dhjetor.

Nëse Bashkimi kalon tutje, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Vëllaznimi – Sigal Prishtina, duke u hapur rrugë edhe më shumë emocioneve drejt finales së madhe.

Kampionja aktuale e Kupës është skuadra e Trepçës, e cila këtë vit nis mbrojtjen e trofeut kundër Golden Eagle Yllit.

Kupa e Kosovës pritet të sjellë ndeshje të forta, e Bashkimi synon të shënojë një tjetër sukses në këtë kompeticion prestigjioz./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni i gatshëm për menaxhimin e rrugëve gjatë dimrit

0

Komuna e Prizrenit ka përgatitur ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, rajonale dhe magjistrale gjatë sezonit dimëror.

Me afrimin e stinës së dimrit dhe paralajmërimet për reshje, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur përgatitjet për menaxhimin e situatave në rrugë.

Drejtori Çelë Lamaj tha se janë marrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe përballimin e kushteve të vështira atmosferike.

“Ekipet janë të gatshme të intervenojnë në çdo situatë, duke siguruar që rrugët të mbeten të qarkullueshme, si në qytet ashtu edhe në vendbanimet rurale”, tha  Lamaj./TV Prizreni