Home Blog Page 281

Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova

0
Sot shënohet 81-vjetori i i lindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova është lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia kanë pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që kishin depërtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e ka kryer në Prishtinë.

Gjatë vitit akademik 1976-77 ka qëndruar në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ka ndjekur interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ai ka doktoruar në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë ka punuar edhe në revistën Fjala.

Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e ka zhvilluar në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ishte kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare është mar rëqë nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që është bërë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila ka kundërshtuar sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i ka dhënë zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që ka sfiduar drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës,është bërë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja kanë përmbyllur kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, kanë qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992.

Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova është rizgjedhur President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK ka fituar edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe është rizgjedhur edhe më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe është varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu e ka dekoruar Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahoveci humb në shtëpi

0

Rahoveci ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e vet, duke u mposhtur 0-1 nga Vllaznia Pozheranit, në një duel vendimtar për ambiciet e skuadrave drejt Ligës së Parë të Kosovës.

Megjithë përpjekjet e vendasve për të marrë rezultat pozitiv, ishte Vllaznia ajo që shfrytëzoi më mirë rastet dhe arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, i cili në fund doli vendimtar.

Kjo humbje i kushton shumë Rahovecit, i cili tashmë largohet nga gara për inkuadrim, duke mbetur pas rivalëve të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, Vllaznia e Pozheranit me këtë fitore të rëndësishme forcon pozitat dhe rrit shanset për t’u bashkuar në Ligën e Parë, duke u renditur krah Mitrovicës dhe Lepencit si skuadrat pretendente./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nisin punimet restauruese në Shtëpinë e Vehbi Haxhiut në Prizren

0

Pas përkushtimit dhe koordinimit me shumë institucione, ka nisur zyrtarisht procesi i punimeve restauruese në Shtëpinë e Vehbi Haxhiut në Prizren.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shënon një arritje në kuadër të objektivave të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, deklaroi se ky projekt nuk është vetëm një ndërhyrje restauruese, por një investim i përbashkët në kujtesën kolektive.

“Jam optimist se, me këtë frymë bashkëpunimi institucional, do të vazhdojmë të sjellim rezultate të prekshme në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren. Falënderoj sinqerisht të gjitha institucionet dhe stafin profesional për përkushtimin e tyre të pandërprerë”, tha ai, raporton PrizrenPress.

Fillimi i punimeve u mundësua falë bashkëpunimit me institucione dhe aktorë përgjegjës, duke përfshirë: Policinë e Kosovës – Prizren, Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Entin e Shëndetit Mendor, Spitalin Rajonal të Prizrenit, Qendrën e Kujdesit Mjekësor Urgjenca, Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore dhe Inspektoratin e Komunës së Prizrenit.

Ky projekt është pjesë e Planit Vjetor të Punës së Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe realizohet në përputhje me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Rregulloren Nr. 06/2017. Sipas QRTK-së, “Përkushtimi ynë për restaurimin dhe konservimin e aseteve të trashëgimisë kulturore mbetet një prioritet i pandryshueshëm dhe një përgjegjësi që synon ruajtjen e vlerave kulturore për brezat e ardhshëm. Me bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale, jemi të sigurt se do të realizojmë projekte të tjera me rëndësi për trashëgiminë kulturore të rajonit”./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

116 vite nga hapja e Shkollës Normale të Elbasanit

0

Më 1 dhjetor 1909 u hap Normalja e Elbasanit.

Vendimi për hapjen e një institucioni që do të përgatiste kastën e mësuesve, të cilët do të përçonin gjuhën shqipe në mbarë trojet, u mor nga Kongresi i Elbasanit.

Drejtori i parë i Normales ishte nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, Luigj Gurakuqi. Në katedrën e kësaj shkolle, komunikuan dijen figurat më të shquara të kulturës dhe shkencës në Shqipërinë e kohës, sikurse ishin Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Ceka etj.

Normalja ishte kurorëzim i përpjekjeve të patriotëve, të klubeve shqiptare brenda e jashtë atdheut, të cilët bënë përgatitjet e nevojshme për të siguruar mjetet dhe kuadrin pedagogjik për fillimin e edukimit të brezave të mësuesve të rinj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto ku paraqitet godina dhe nxënës të Normales.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas ndërprerjeve të vazhdueshme, KEDS nis dyfishimin e kapacitetit të rrjetit në Malishevë

0

Në të njëjtën ditë, KEDS njoftoi se ka nisur dyfishimin rrjetit elektrik në këtë komunë, raporton Klankosova.tv.

“KEDS njofton se në Malishevë ka filluar një prej fazave më të rëndësishme të modernizimit të rrjetit elektrik: konvertimin e linjave të tensionit të mesëm nga 10 kV në 20 kV. Ky proces dyfishon kapacitetet bartëse të rrjetit dhe përbën avancim të madh teknik që pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë komunën. Ky investim është pjesë e planit afatgjatë të kompanisë për modernizimin e rrjetit elektrik në mbarë vendin.

Ky hap i ri ndërtohet mbi projektet strategjike të kryera gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, KEDS ka instaluar superpërçuesin në linjën 35 kV Rahovec–Malishevë, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe stabilitetin e rrjetit rajonal. Investimi i tanishëm në 20 kV e çon Malishevën në nivel të ri teknik, duke e bërë rrjetin lokal dukshëm më të fortë dhe më të qëndrueshëm”, shkruhet në komunikatën për media.

Sipas KEDS-it, ndonëse rrjeti lokal është përforcuar, rritja e shpejtë e konsumit, sidomos gjatë dimrit, mund të shkaktojë mbingarkesa të lokalizuara.

Kompania po ashtu tha se ndërprerjet e raportuara lidhen me disa blloqe banesore ku investitorët nuk kanë përfunduar punimet teknike, dhe jo me rrjetin e Malishevës në tërësi.

“Megjithatë, duhet theksuar se kapaciteti i përgjithshëm i furnizimit në Malishevë varet drejtpërdrejt edhe nga infrastruktura e KOSTT-it, konkretisht nga Nenstacioni i ri 110/35/10 kV Malishevë, i cili ende nuk është përfunduar. Derisa ky nenstacion të hyjë në operim, burimi kryesor furnizues i Malishevës mbetet i kufizuar.

Para investimit të KEDS-it në linjën e re 35 kV (me ACCC), Malisheva ishte e kufizuar në rreth 20 MW furnizim. Gjatë dimrit të kaluar, ngarkesa arriti në 35 MW, duke treguar qartë se zona tashmë është afër kufijve teknikë të kësaj linje të re. Gjithashtu, gjatë këtij viti, numri i Pelqimeve Elektroenergjetike dhe konsumatorëve të rinj është rritur dukshëm, duke gjeneruar presion shtesë në rrjet, sidomos gjatë sezonit të dimrit kur kërkesa rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Pra, Malisheva ka arritur kapacitetin maksimal të mundshëm të strehimit nga ana e KEDS-it pa investimet shtesë nga KOSTT-i. Si Operator i Shpërndarjes, KEDS ka kryer të gjitha përmirësimet e mundshme në rrjetin e tensionit të lartë dhe të mesëm, përfshirë këtë fazë finale të konvertimit në 20 kV, e cila ofron rritje të kapaciteteve. Por për shkak të rritjes së shpejtë të konsumit në Malishevë, asnjë operator nuk mund të garantojë furnizim të pakufizuar derisa të përfundojë Nenstacioni i ri i KOSTT-it.

Sa i përket raportimeve në disa media dhe pretendimeve të disa banorëve, KEDS sqaron se furnizimi në Malishevë është stabil dhe nuk ka probleme të përgjithshme. Çështja e raportuar lidhet me tre blloqe të reja banesore, ku investitori nuk ka përfunduar punimet e brendshme teknike sipas standardeve të parapara, duke shkaktuar mbingarkesa të lokalizuara dhe shpërthim të siguresave. Situata është e izoluar dhe nuk ka lidhje me rrjetin e Malishevës në tërësi.

KEDS mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të sigurta, të qëndrueshme dhe cilësore për qytetarët e Malishevës dhe të Kosovës, duke vazhduar investimet dhe komunikimin transparent për çdo zhvillim apo sfidë teknike në rrjet”, thuhet në komunikatë.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malishevë: Betimi i kryetarit Kastrati dhe kuvendarëve të rinj më 3 dhjetor

0

Në Komunën e Malishevës më 3 dhjetor 2025 do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit, ku pritet të bëhet betimi i kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, si dhe i kuvendarëve të rinj të zgjedhur.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, kryetari Ekrem Kastrati ka ftuar anëtarët e rinj të Kuvendit që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, e cila do të zhvillohet të mërkurën, raporton PrizrenPress. Në këtë seancë, anëtarët e Kuvendit do të japin betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së tyre.

Po ashtu, në të njëjtën ditë do të bëjë betimin edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke formalizuar kështu fillimin e mandatit të tij të ri.

Ceremonia inauguruese do të fillojë në orën 10:00 dhe do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/