8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 282

Disa arinj nxorën një kufomë nga varri, Muharremaj: Rast shumë i rëndë

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar rreth rastit ku disa arinj janë futur në pronën e një banori në Bllacë, dhe po ashtu në varreza.

Sipas dëshmitarëve, kafshët nxorën një trup nga varri.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Muharremaj tha se ka vizituar qytetarin të cilit iu dëmtuan koshere të bletëve, derisa sipas të parit të komunës, dëmi kap vlerën e mbi 5000 eurove, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket kufomës, Muharremaj thotë se me të është marrë Policia e Kosovës.

“Nuk është rasti i lehtë, me ju thënë të drejtën është rast shumë i rëndë, sidoqoftë s’kemi çfarë të bëjmë. E dini, janë të mbrojtura, dhe kështu është problem me e kry këtë problem të komunës, si kryetar i komunës”, tha tutje ai.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shaqir Totaj merr mbështetjen e sportistëve dhe shoqatave kulturore e artistike të Prizrenit

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vlerësuar kontributin e madh të të rinjve, sportistëve dhe organizatave kulturore gjatë mandatit të parë të qeverisjes së tij, duke theksuar se përkushtimi i tyre ka qenë thelbësor për gjallërimin e jetës në qytet.

“Të rinjtë, sportistët dhe organizatat kulturore kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë mandatit tonë katërvjeçar. Ne çdo vit e kemi shtuar mbështetjen për ta dhe do të vazhdojmë ta rrisim përkrahjen për të gjithë ata që kanë ndikuar në fuqizimin e jetës kulturore, sportive e edukative në Prizren” – tha Totaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin rinor dhe atë kulturor e sportiv do të mbetet prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.

“Sonte, bashkë me ta, u mblodhëm për t’i kremtuar sukseset e shumta dhe u zotuam se në mandatin e dytë do ta ngrisim në nivel tjetër atmosferën e bukur të Prizrenit, duke e mbajtur të gjallë energjinë rinore, kulturore e sportive gjatë gjithë vitit” – theksoi Totaj.

Ai përfundoi se ky është vetëm fillimi i një faze të re të zhvillimit kulturor e social të Prizrenit, qytetit që po e kthen identitetin e vet si qendër e artit, sportit dhe energjisë rinore në Kosovë.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rrahje mes tetë të miturve në Prizren, tre në spital – dy në pranga

0

Tetë të mitur janë rrahur mes vete në Prizren si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa të tjerët janë liruar.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zafir Berisha: Vërrini është zemra kombëtare e Prizrenit

0

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar sot një seri takimesh në zonën e Vërrinit, duke nisur nga Billusha, Poslishti, Hoça e Qytetit dhe deri te mbështetësit në Jeshkovë.

“Sot në Vërri nuk kam ardhur thjesht për të kërkuar votën tuaj”, tha Berisha.

“Kam ardhur si biri i këtij vendi, si dikush që e njeh dhe e ndien çdo rrugë, çdo hallë e problem, çdo djersë që është derdhur në këto fusha e male”.

Ai e cilësoi Vërrinin si një pjesë thelbësore të identitetit të Prizrenit.

“Vërrini nuk është vetëm i rëndësishëm për Prizrenin, është zemra e tij punëtore, kulturore dhe kombëtare”, u shpreh ai.

Berisha prezantoi një sërë projektesh konkrete që synojnë përmirësimin e jetës në këtë rajon.

“Të bashkohemi të gjithë, të dalim në votim dhe ta bëjmë Vërrinin një vend më të mirë për ne dhe fëmijët tanë”, përfundoi Berisha.

 

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Punëtori për restaurimin e eksponateve prej druri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po zhvillohet një punëtori e rëndësishme për restaurimin dhe konservimin e eksponateve prej druri, e organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRKT) në bashkëpunim me Kompleksin, raporton PrizrenPress.

Drejtori i QRKT-së në Prizren, Samir Hoxha, gjatë një vizite në këtë punëtori, vlerësoi përkushtimin e stafit të muzeut dhe punën e kujdesshme që po bëhet për ruajtjen e objekteve me vlerë historike.

“Sot pata një vizitë shumë të bukur në Kompleks, ku pashë nga afër përkushtimin e stafit të muzeut që me dashuri ruajnë vlerat tona të çmuara”, u shpreh Hoxha.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për Venera Radën, e cila po kontribuon vullnetarisht në procesin e restaurimit, duke e cilësuar atë si një shembull të vërtetë profesionalizmi dhe dashurie për trashëgiminë kulturore./PrizrenPress.com

KLIKO EDHE: https://www.facebook.com/share/r/19jWCqF81x/

Marketing

KLIKO EDHE: https://www.facebook.com/share/v/17b1Lkn95o/

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Lahutari shqiptar përballë studiuesit të Harvardit – Salih Uglla (Uglanini) në koleksionin e Millman Parry-t

0

Shkruan: Msc. Enver Sulaj, Prizren

Në një ekspeditë mbledhëse – hulumtuese të realizuar në vitet 1934-1935 të shekullit të kaluar, Universiteti i Harvardit ka krijuar Koleksionin e njohur me titull “Milman Parry Collection of Oral Literature” (Koleksioni i letërsisë gojore i Milman Parry-t”, duke e cilësuar si “arkiv unik i traditave gojore ballkanike.” Ekspedita që ka prodhuar këtë Koleksion është realizuar në rajonin e gjerë të Ballkanit, duke përfshirë edhe trojet etnike shqiptare.
Një pjesë të konsiderueshme në këtë Koleksion e zënë edhe lahutarët shqiptarë, në mesin e tyre edhe Salih Uglla (Ugljanini), i cili është vënë në fokusin e studiuesit të Universitetit të Harvardit, Milman Parry-t, i cili u ndihmua kryesisht nga Nikola Vujnovi? (një këngëtar nga Stolaci,) dhe Albert Lord (ish-student në Harvard dhe kurator i ardhshëm i Koleksionit Milman Parry.

Ky Koleksion, më i madhi i këngëve, i regjistruar në audio dhe të transkriptuara, përfshin vetëm këngët e kënduara në boshnjakisht, por jo edhe ato të kënduara në gjuhën shqipe. Aq sa ka qenë i rëndësishëm ky projekt në kohën kur u realizua, qoftë si sfidë shkencore apo edhe teknologjike, si prodhimi i disqeve të veçanta për të bërë regjistrimin pa e ndërprerë të performancë së lahutarit, po aq ka qenë i rëndësishëm edhe procesi i digjitalizimit, për të cilin janë bërë edhe studime e hulumtime shkencore.

Gjatë analizës së këtij Koleksioni voluminoz dalin shumë pyetje, por në këtë trajtesë jemi fokusuar te pjesa e bisedave (Conversation- Pri?anje) të lahutarit shqiptar Salih Uglla me Milman Parry-n, në një lexim që përpiqet, për aq sa është e mundur, të shmangë perceptimin tradicional të interpretimit brenda kontekstit të trazuar ballkanik, që fatkeqësisht ka krijuar një diskurs mohues ndaj eposit tonë të kreshnikëve.

Kur e kam dëgjuar për herë të parë lahutarin Salih Uglla, si pjesë e një studimi tim mbi foklorin, më është dukur si jehonë e largët mitike, ku lahutari, para një audience jotradicionale, pothuajse i vetmuar dhe përballë teknologjisë së fjalës së fundit, këndon dhe rrëfen njëkohësisht; herë në gjuhën e nënës (shqip) e herë në gjuhë të huaj (boshnjakisht), por pa harruar asnjëherë të theksojë gjatë bisedave edhe identitetin e tij shqiptar, që, me kalimin e viteve ka pësuar një lloj ndrydhjeje e venitje të heshtur. Kjo vërehet në punën me ekipin e Harvardit, të cilët e zhvillojnë hulumtimin-kërkimin në një kontekst kulturor e social që ka reflektuar edhe qasjen përfundimtare ndaj këtij materiali (dhe vlerave të eposit tonë heroik), duke e trajtuar si epos sllav. Por, duket se kjo Parry-t nuk i prishte punë, sepse ai, në fakt, nuk kishte në fokus çështjet etnike të folklorit, por po studionte ligjësitë e krijimit të eposit homerikme “të testonte idetë e tij rreth krijimit të Iliadës dhe Odisesë.“

Gjatë bisedave me Salihun, ata testojnë memorien e tij, mënyrën e krijimit, saktësinë e rrëfimit gjatë kalimit nga një gjuhë në tjetrën, aftësinë për ta kthyer një këngë nga një gjuhë në tjetrën etj. E, në këtë rast, gjithçka duket mitike, e largët, por madhështore, sepse aty dëgjon lahutarin, i cili flet me pasion për identitetin e tij etnik, besën, bëmat, gjuhën, traditën e martesave, ritet religjioze, të varrimit, thjesht ambientin kulturor në Pazar të Ri në vitet ’30. Përveç këngëve, me interes janë edhe bisedat ku vërehen tensione, shpesh me ngjyra etnike, rajonale, religjioze, kulturore, sociale, etj.

Puna e Parry-t, ishte një lloj eksperimenti, sepse në këtë kërkim ai po zbatonte njohuritë e tij akademike, ku në qendër kishte lahutarin Salih Uglla, i cili jo vetëm këndon, por edhe rrëfen, kallëzon, komenton, interpreton, përkthen, proteston, reziston, por asnjëherë nuk dorëzohet, ndonëse, pas orësh të gjata të të kënduarit e të rrëfyerit e ndjen edhe lodhjen fizike.

Duke analizuar Koleksionin e Millman Parry-t, vërejmë se bashkëpunëtori i tij lokal, Nikola Vujnoviq, ndaj lahutarit shqiptar, Salih Ugllës (Uglaninit) ka dëshmuar, presion të pajustifikueshëm, që kalon në trajtim joprofesional, përbuzje e ofendim, që në terminologjinë moderne është cilësuar si dhunë epistemike. Është interesant se në disa raste, komunikimi në mes Vujnoviqit dhe Salihut nuk është transkriptuar, ndonëse Vujnoviq dëgjohet duke ia tërhequr vërejtjen lahutarit që të fliste me zë më të lartë, ose duke mos iu drejtuar në emër.

Në vitin 1934, gjatë bisedës së regjistruar në MPOL, Salih Uglla thotë se është 85 vjeç, vjen nga fshati Ugëll, rrethi i Sjenicës, larg nga Novi Pazari 8 orë në këmbë. Fshati ka 70 shtëpi dhe të gjithë janë shqiptarë.

Deri në moshën 30 vjeçare ai ka kënduar në shqip e pastaj në boshnjakisht. Kur e pyet Nikolla se në cilën gjuhë di këngë më shumë, ai thotë se në shqip di më shumë dhe për këtë ndjenë një lloj ngazëllimi, një zjarr shpirti që fillon me pasthirrmë:
S: Hej! Pesëdhjetë këngë i kam ditur në shqip, ja kështu ndër vete çfarë bëjnë, ka shumë këngë mes vete çfarë bëjnë…për trimëri, domethënë. Ose e kanë sulmuar pashën, ose kanë qenë komitë, ka shumë prej atyre këngëve. Edhe këto që kanë luftuar, domethënë, me Malin e Zi… kufiri i tyre ka qenë Mali i Zi. Ata nuk kishin tjetër kufi përveç Malit të Zi, kurse Serbia ishte larg.

Në audio-regjistrimin e kësaj bisede nuk dëgjohet qartë zëri i Milman Parry-t, ndërsa në transkript, zëri i tij është shënuar me pika. Nga kjo bisedë vërehet qartë statusi gjuhësor i audiencës në Novi Pazar në kohën së cilës i referohet lahutari Salih Uglla, kur shqiptarët dëgjonin këngë edhe në boshnjakisht, por nuk i kuptonin, meqë gjuha shqipe ishte e vetmja që e kuptonin.

Të ndodhesh përballë studiuesve të Harvardit, që ishin të pajisur me metodologji shkencore moderne dhe kishin një cak që donin ta arrinin në punën e tyre, s’është aspak e lehtë, jo vetem në aspektin intelektual, por edhe në atë fizik, sepse Salihu është bërë pothujase pjesë e një eksperimenti për mënyrën e krijimit oral, përfundimet e të cilit ai as i di, e as është i përgatitur teorikisht në këtë fushë. Por, lahutari shqiptar është i sinqertë, flet për luftërat, vrasjet, traditën shqiptare, shpalos përvojën, dijen e talentin e rrëfimtarit. Përmend edhe besën në një këngë që e këndon në boshnjakisht.

Çfarë thotë Salihu përballë studiuesve, të cilët jo vetëm i kërkojnë të këndojë, por edhe të rrëfejë, të komentojë, të japë sqarime gjuhësore, të shprehë mendime personale mbi çështje të krijimit të epikës, të tregojë për luftërat, për heronjtë tanë etj.
Në këtë rrëfim mësojmë se ai ka marrë pjesë katër herë në luftë me malazezët, si në Beranë, Nokshiq e në Gusi., ndërsa xhaxhai i tij është vrarë në luftën e Gackës.
Talenti i lahutarit në të rrëfyer dëshmohet me elokucionin dhe ironinë e lehtë, që me pak me fjalë e bën të qartë pozicionin e tij dhe qëndrimin për veprimet e bërë.

A janë më të mira këngët boshnjake a shqiptare, pyet Nikolla. Salihu i thotë se serbët i përziejnë këngët. Nikola i kundërpërgjigjet se edhe ti e ke ngatërruar këngën dje. Vërehet një tension, të cilin Nikolla e tejkalon duke parashtruar një pyetje tjetër, ashtu siç bënte gjithmonë, kur donte t’i jepte kahun e dëshiruar bisedës.

Qasja për të ndërtuar një narrativ të paracaktuar e sipas bindjeve të tij shihet në bisedën vijuese në mes Nikollës dhe Salihut:
N: Unë do të doja një këngë në të cilën serbët fitojnë?
S: Për Zotin, ajo s’mund të jetë. S’mund të ta them.
Nga ajo që dëgjohet, Salihu i thotë: “Ja ti lagat ne mogu”, ndërsa e transkriptuar del: “Ja ti kazat ne mogu”. Unë e kam paraqitur këtu versionin e shkruar, ndërsa audio-regjistrimi mbetet për një analizë tjetër.

Një fenomen interesant, ashtu siç është vënë në dukje tashmë edhe nga folkloristika shqiptare dhe e huaj është bilingualiteti, që haset te lahutarët shqiptarë, sepse lahutarët e etnive tjera, nuk e kishin aftësinë të këndonin në dy gjuhë njëkohësisht, madje t’i kthejnë në gjuhën tjetër atypëraty, siç i kërkohej Salih Ugllës nga M. Parry e N. Vujnoviq.
“Kur e vizitoi Sanxhakun (pra, ish-Sanxhakun osman të Novi Pazarit, një rajon që sot shtrihet përgjatë kufirit mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe kufizohet me Kosovën dhe Shqipërinë e Veriut) në vitet 1934 dhe 1935, Milman Parry gjeti disa këngëtarë dygjuhësh me prejardhje shqiptare. Njëri prej tyre, Salih Ugljanin, ishte në gjendje të këndonte këngë epike si në shqip ashtu edhe në boshnjakisht, dhe madje pohonte se ishte i aftë të përkthente këngë nga një gjuhë në tjetrën.

Këtë “kthim gjuhësor” të këngëve në disa raste lahutari Salih Uglla e bënte për herë të parë, atypëraty, siç do të thoshim me gjuhën e sotme live, me krejt emocionet e një artisti, por edhe tensionin e natyrshëm që e shoqëron një performansë e tillë. Por, kishte raste, kur Parry i kërkonte një natë përpara që një këngë boshnjakisht ta kthente të nesërmen në gjuhën shqipe apo anasjelltas. Aty ku ndalet kënga, fillon rrëfimi, me tërë peshën e memories historike dhe etnike mbi shpatulla, për të përmbushur pasionin personal, por edhe kërkesat e hulumtuesve që nuk reshtnin dhe ndërynin pandërprerë, që sigurisht e ka vështirësuar procesin e të rrëfyerit dhe të kënduarit.

Gjuha shqipe e lahutarit Salih Uglla bart në vete krejt peshën e viteve të vështira të banorëve të kësaj zone, që pasi humbën gjuhën rrezikuan mbamendjen historike. Salih Uglla sapo të fillojë të këndojë në shqip, të duket tjetër person; teksti ka krejt ngarkesën e urrejtjen për kundërshtarin, nuk zgjedhen fjalët dhe portretizimi i palës tjetër bëhet me epitete e pa asnjë rezervë leksikore.

Konteksti historik e gjuhësor ka përcaktuar qasjen ndaj folklorit tonë dhe pozicionin e vetë lahutarëve në raport me studiuesit e Harvardit dhe vetë interpretimi i këngëve-performanca para audiencës.

Ndonjëherë, vërehet përpjekje kush të marrë pozicionin kryesor në bisedë, Parry apo Nikolla Vujnoviqit, apo më mirë të thuhet hasen qasje të ndryshme që reflektohen në qëndrimin ndaj Salih Ugllës. Në një rast Vujnoviq ndërhyn në bisedën që Parry po zhvillonte me Salihun duke e pyetur a ke kënduar në luftë, ndërsa Nikolla ndërhyn dhe pyet nëse Qorr Husoja ishte këngëtar më i mirë se të tjerët…

Lidhur me këtë këngëtar, prej të cilit Salihu thotë se i ka mësuar disa këngë, Nikolla e pyet kohëpaskohe, si për ta testuar memorien e lahutarit, por ndonjëherë, dalin të dhëna interesante:
N: A më ke treguar mjaftueshëm për atë këngëtarin Qor Huso nga Kolashini? A ka vdekur në Kolashin?
S: Jo, për Zotin, ai ka vdekur në Kopaonik, e kanë vrarë serbët.
Salihu sqaron më tutje se kjo vrasje është bërë në pusi.

Ky rrëfim i Salih Ugllës dhe pyetjet e asistentit të Parry-t, Nikollës janë dëshmi shfytëzimit të pozitës për të qenë subjektiv në interpretimin e fakteve dhe për të ndikuar në ndërtimin e një narrativi për etninë tjetër, duke stimuluar e nxitur bashkëfolësin të bëhet pjesë e këtij qëllimi.
(Pjesë nga një punim më i gjatë. Fusnotat u hoqën për shkak të natyrës së mediumit).

Fatmir Limaj: Prizreni ka vendosur t’i besojë një vizioni të ri me Albulena Balaj Halimajn në krye

0

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Albulena Balaj Halimajt në garën për Komunën e Prizrenit, duke theksuar se qyteti ka vendosur të besojë një vizioni të ri dhe një lidershipi të guximshëm, raporton PrizrenPress.

Kliko edhe:

https://www.facebook.com/share/r/1BiTn41yea/

“Prizreni ka vendosur t’i besojë një vizioni të ri dhe një lidershipi të guximshëm, Albulena Balaj Halimaj! E përkushtuar, profesionale dhe afër qytetarit, Albulena vjen me mbështetjen e NISMA Socialdemokrate dhe një ekip të përgatitur për të sjellë një qasje të re në qeverisjen lokale më transparente, më të drejtë dhe më të afërt me nevojat reale të qytetarëve”, ka deklaruar Limaj.

Ai shtoi se ky angazhim synon rikthimin e besimit në institucione dhe fuqizimin e rinisë, grave dhe bizneseve lokale, duke e parë Prizrenin si model zhvillimi për gjithë Kosovën.

“Tradita e burrave dhe grave të guximshëm të këtij qyteti po vazhdon, por tani me një energji të re, me vizion të qartë dhe me njerëz që dinë si të bëjnë ndryshimin real. Me Albulena Balaj Halimaj në krye, Prizreni nuk do të jetë vetëm një qytet i historisë, por edhe një qytet i së ardhmes”, përfundoi Limaj./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini organizoi sesion vedisues për Tetorin Roz në Velezhë

0

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini, ka organizuar për të dytin vit radhazi një sesion vedisues në kuadër të Tetorit Roz – muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Shkollës Fillore “Zef Lush Marku” në Velezhë, ku morën pjesë nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Sot pata kënaqësinë që për të dytin vit radhazi të organizoj sesionin vedisues për Tetorin Roz,” u shpreh Nikollbibaj Kuzhnini, duke falënderuar Zotin për mundësinë që të jetë pjesë e këtij misioni të bukur.

Ajo shprehu mirënjohje për drejtorin e shkollës, Zef Spaqi, për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për Dr. Shpresa Goqen, e cila mbajti një ligjëratë të vlefshme mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Në aktivitet kontribuan edhe Shoqata “Gratë Burrnesha” me bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm, si dhe psikologu Ron Kastrati, i cili mbajti një fjalim motivues për të pranishmit.

Ky sesion është pjesë e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të fuqizuar gratë në luftën kundër kancerit të gjirit, duke e kthyer Tetorin Roz në një muaj reflektimi, edukimi dhe solidariteti.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi: ‘Bazhdarhane’ do të zhvillohet me plan konkret dhe respekt për historinë

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, gjatë një takimi me biznese dhe qytetarë në lagjen Bazhdarhane, shpalosi planin për zhvillimin e kësaj zone historike.

Ai theksoi se programi i tij parashikon infrastrukturë moderne, mbështetje për bizneset lokale dhe më shumë gjallëri qytetare, duke ruajtur shpirtin dhe karakterin unik të lagjes.

“Bazhdarhane ka vlerë të madhe historike dhe kulturore – ne do ta zhvillojmë me kujdes e përkushtim,” u shpreh Abrashi.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shaqir Totaj: Në mandatin e dytë do ta gëzojmë teleferikun për në Kala të Prizrenit

0

Prizreni po hyn në një fazë të re zhvillimi turistik me projektin e teleferikut, që pritet të jetë një ndër atraksionet më të rëndësishme në Kosovë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se pas përfundimit të studimit të fizibilitetit, projekti po hyn në fazën finale të përgatitjeve për leje ndërtimi.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/1344220457297381

“Prizreni do ta ketë teleferikun e vet gjatë mandatit të dytë. Studimi i fizibilitetit ka përfunduar nga Agjencia Qeveritare Zvicerane dhe jemi në përgatitjet finale për të kërkuar leje” – tha Kryetari Totaj.

Ai theksoi se teleferiku do të jetë një shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe turistik të qytetit, duke e lidhur qendrën me Kalanë e Prizrenit në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme.

“Ky projekt është atraksion turistik i Kosovës, jo vetëm i Prizrenit. Do të jetë një arsye më shumë që turistët vendorë dhe ndërkombëtarë ta vizitojnë qytetin tonë historik gjatë gjithë vitit” – u shpreh Totaj.

Teleferiku i Prizrenit do të ndërtohet në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Projekti synon të krijojë një lidhje të re mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit modern të qytetit, duke ruajtur identitetin historik të Prizrenit.

“Prizreni do të vazhdojë të jetë shembull i zhvillimit dhe i turizmit kulturor që lidh historinë me modernitetin” – përfundoi  Totaj.