Home Blog Page 283

Rregullohen shtyllat anti-parking në rrugën e “Saraçëve” të Prizrenit

0

Në zonën historike të Prizrenit, shtyllat anti-parking shpesh dëmtohen nga drejtues të pakujdesshëm.

Një video e publikuar së fundmi tregoi një shofer që goditi shtyllat në rrugën e Saraçëve dhe u largua pa marrë përgjegjësi.

Komuna e Prizrenit reagoi menjëherë dhe, që në mëngjesin e së dielës, ekipet përgjegjëse i sanuan dhe i rikthyen shtyllat në gjendje të rregullt, duke siguruar funksionin e tyre dhe ruajtjen e estetikës së zonës historike.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Thirrja e publicistit Fahri Musliu për kryetarët e komunave: Në përzgjedhjen e ekzekutivit, hiqni dorë nga direktivat partiake

0

Publicisti Fahri Musliu u ka bërë thirrje  kryetarëve të komunave të rizgjedhur dhe të rinj që, në formimin e ekzekutivit lokale pas zgjedhjeve, të veprojnë si udhëheqës të pavarur dhe të mos ndjekin direktiva partiake.

Ai kërkon që vendimmarrja të jetë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Express Kredi nga BiCredit

Musliu apeloi për një “kthesë radikale” në qeverisjen lokale, duke propozuar që të paktën një e treta e drejtorëve të drejtorive komunale të jenë jopartiakë – profesionistë me kompetencë, autoritet dhe integritet moral.

“Një veprim i tillë do të dëshmonte se kryetarët synojnë ndërtimin e një shteti demokratik dhe funksional, e jo të një shteti partiak, siç ka ndodhur gjatë 17 viteve që nga shpallja e pavarësisë”.

“Me këtë do të dëshmoni se jeni kryetarë të të gjithë qytetarëve, e jo vetëm të partive tuaja apo të koalicionit”, shkrun Musliu në Facebook.

Publicisti Musliu  drejtoi një apel të veçantë partisë së koalicionit në Prizren, e cila do të udhëheqë Drejtorinë e Kulturës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai kërkon që aty të emërohet një kandidat jopartiak, i cili e njeh kulturën e përgjithshme dhe veçanërisht atë specifike të Prizrenit.

Ai kritikon faktin se kultura e qytetit shpesh është drejtuar nga persona pa njohuri të mjaftueshme, duke përjashtuar periudhën kur koordinator ishte Urim Ukimeri, por pa kompetenca vendimmarrëse.

“Prizreni ka kuadro shumë kompetente në fushën e kulturës, nga gjenerata dhe grupmosha të ndryshme, të cilat do t’ia rikthenin qytetit epitetin dhe renomenë që e meriton”,shprehet  Musliu./PP/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Limaj kujton procesin në Hagë: Ishte i gjatë dhe sfidues, akuzat ndaj UÇK-së vazhdojnë

0

Sot shënohen 20 vjet nga aktgjykimi lirues i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Në një mesazh për këtë përvjetor, Limaj thekson rëndësinë e drejtësisë ndërkombëtare dhe mbështetjen e popullit gjatë procesit.

“Ballafaqimi ynë gjyqësor në Hagë ishte i gjatë dhe sfidues. Në atë kohë Kosova nuk ishte shtet dhe ne ishim pa asnjë përkujdesje institucionale, pa mbrojtje të organizuar, ashtu siç do të duhej ta kishim në një proces të tillë gjyqësor”, ka shkruar Limaj.

Express Kredi nga BiCredit

Limaj kujton se aktakuza e tij dhe e bashkëluftëtarëve, Isakut dhe Haredinit, ishte e para ndaj pjesëtarëve të UÇK-së dhe sfidoi për herë të parë e vërteta e luftës çlirimtare në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare:

“Edhe ne si individë, edhe e vërteta e luftës sonë çlirimtare, për herë të parë po sfidoheshin në nivelet e drejtësisë ndërkombëtare në Hagë. Në gjithë këtë proces e kishim të vërtetën e UÇK-së dhe mbështetjen e popullit”, u shpreh Limaj.

Ai shpreh shqetësim për sfidat që vazhdojnë edhe sot ndaj UÇK-së dhe thekson nevojën për mbrojtjen e historisë së luftës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Akuzat, shpifjet dhe fabrikimet kundër UÇK-së nuk kanë të ndalur edhe pas 20 viteve. Unë jam i bindur që bashkëluftëtarët tanë së shpejti do të kthehen të lirë në Kosovë. Po ashtu, është trishtuese kur sheh tani që Kosova, edhe pse është shtet, po bën fare pak në mbrojtje të historisë dhe së vërtetës së vet, mbi të cilën është ndërtuar ky shtet”, ka shkruar Limaj.

Limaj përfundon mesazhin me një nderim të veçantë për luftën çlirimtare dhe dëshmorët.

“Përjetësisht krenar me luftën tonë çlirimtare; ajo nuk mund të njolloset; ajo është e pastër si loti. Rroftë UÇK-ja! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka theksuar ai.

Policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1716 gjoba trafiku.

Në këtë periudhë policia ka arrestuar 7 persona, prej të cilëve 3 i ka dërguar në mbajtje.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Finale historike për Kosovën: Islam Selmani synon titullin botëror në Kajro

0

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se garuesi kosovar Islam Selmani nesër do të garojë në finalen e Kampionatit Botëror “Kajro 2025”, ku do të përballet me sportistin turk Eray Samdan.

“Kjo finale është historike për karatenë kosovare, pasi deri më sot kemi pasur vetëm dy medalje botërore – të dyja të bronzta. Islam Selmani me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme e ka sjellë vendin tonë në garën për të artën botërore”, thuhet në komunikatën e FKK-së.

Federata ka uruar edhe selektorin e Kosovës, Isak Curri, njëkohësisht trajner i Selmanit.

“Urime selektorit Isak Curri për punën e jashtëzakonshme dhe suksesin e arritur deri në finalen botërore.”

Po ashtu, në njoftim theksohet mbështetja e komunitetit të karatesë.

“Urime gjithë komunitetit të karatesë, të udhëhequr nga kryetari Besart Baruti, për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme.”

Federata ka bërë të ditur edhe kohën e zhvillimit të finales.

“Finalja zhvillohet nesër në ora 10:00 sipas kohës lokale të Kosovës dhe mund të ndiqet live në kanalin YouTube të WKF-it”.

Selmani synon të sjellë medaljen e parë të artë në historinë e karatesë kosovare në një Kampionat Botëror./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

0

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me të parin e kësaj komune Bexhet Xheladini.

“Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit. Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tutje e ka falënderuar Xheladinin për mikpritjen, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenajt i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

0

Avokati i Avni Qenajt, Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se këtij të fundit i janë caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata në Beograd.

Ai pati kritika për Qeverinë në detyrë të Kosovës, ku sipas Smakiqit, nuk bën presion efektiv diplomatik.

Express Kredi nga BiCredit

“Privimi i kundërligjshëm nga liria i ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj! Në mungesë të një Qeverie serioze të Kosovës vazhdojnë kidnapimet e ish pjesëtarëve të UÇK-se sepse Qeveria duke u sjellë ne mënyrën më joserioze që 5 vjet në negociatat në Bruksel, Serbia lehtësisht shkel marrëveshjet e Brukselit ku garantohet liria e levizjes dhe kapitalit si e drejte themelore njerëzore dhe parime themelore te BE-se, por qe kjo e drejte nuk po zbatohet për ish pjesëtarët e UÇK-së”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Ish-pjesëtarit të UÇK-së, shtetasit te Republikës së Kosovës Avni Qenajt pa asnjë provë të vetme Gjykata ne Beograd dje ia ka caktuar 30 ditë paraburgimin në vend që ai të lirohej nën presionin diplomatik efektiv të Qeverisë normale e serioze që na mungon”.

Sidoqoftë, në fund Smakiqi u shpreh optimist se pafajësia e Qenajt do të dalë fituese.

“Familja Qenaj në  këto ditë festive kombëtare gjendet nën ankth ka mbetur e vetmuar pa mbështetjen e shtetit qe ka luftuar dhe po detyrohet vetë të luftojë përmes angazhimit privat me avokatet e saj të përmbushë te drejtat ligjore lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj sikur te mos ekzistonte Qeveria e Kosovës”.

“Pafajësia e Avni Qenajt do të triumfojë por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverisë së Kosovës kur dështon në secilën fushë.