Home Blog Page 296

Veteranit të UÇK-së, Lumni Lushaj, i jepet lamtumira e fundit në Gjonaj të Hasit

0

Në fshatin Gjonaj të Hasit, sot iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili humbi jetën të martën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Para varrimit, në shtëpinë e kulturës “Reshat Çoçaj” u mbajtën homazhe dhe u organizua një akademi komemorative, ku morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore.

Express Kredi nga BiCredit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Lushaj ishte një person me energji të jashtëzakonshme:

“Ishte hiperaktiv, i përkushtuar dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Sot komuniteti ynë humbi një njeri të madh”, tha  ai.

Kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Isa Berisha, u shpreh se me ndarjen nga jeta të Lushajt është humbur një njeri me vlera të larta kombëtare:

“Lumni Lushaj ishte humanist dhe atdhetar i pashoq. Kontributi i tij nuk harrohet”, tha Berisha.

Edhe bashkëveprimtari Ferhat Shala e kujtoi si person me rol të rëndësishëm në periudha të ndryshme:

“Na iku bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Lushaj la gjurmë kudo ku ishte”, theksoi ai.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mes emocioneve, vajza e të ndjerit, Diellza, dhe vëllai i tij, Shaqa, falënderuan të pranishmit për nderimin dhe përkrahjen, duke e kujtuar si njeri human dhe familjar shembullor.

Pas akademisë, u zhvillua ceremonia e varrimit. Trupi i pajetë u bart nga ushtarët e FSK-së, ndërsa pjesëmarrja ishte e madhe – jo vetëm nga banorët e Hasit, por edhe nga shumë bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionesh nga mbarë vendi.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Lumi

0
Nga Skender Berisha 

(* Homazh për Lumni Lushajn)

Ti Lumi im
Fillim e mbarim
I urtë e i mirë
Deri në amshim
Ti pa asnjë trill
Edhe me kushtrim
Për rinim
Janar e prill
Sot nuk kam zë
Jam zënë
Ti lulet pranë
Edhe lotët u panë
Lumi im
Sa të mirë veprim
Na lë kujtim
Në besim
20 dhjetor 2025

120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave në Suharekë

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr., dhe B.K., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje në lidhje me votimin”.

Sipas aktakuzës, më 12 tetor në fshatin Budakovë Y.Rr., ka ofruar 120 euro për B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për asamble komunale, dhe për verifikimin e votimit Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin.

Express Kredi nga BiCredit

Ndërkaq, B.K., akuzohet se ka pranuar këto para, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Osmani: Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.

Express Kredi nga BiCredit

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.

“Data 28 dhjetor është vendosur pasi është e vetmja që i mundëson KQZ-së të organizojë zgjedhjet në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve kushtetuese. Data 11 janar përjashtohet pasi tejkalon afatin kushtetues, ndërsa data 4 është e pamundur për shkak të mosshfrytëzimit të plotë të buxhetit nga KQZ-ja,” ka thënë Osmani.

Osmani ka sqaruar se shumica e partive kanë propozuar datën 28 dhjetor.

“8 parti janë deklaruar për datën 28, 5 për 21, kurse 3 të tjera janë pajtuar me cilëndo datë. Në Kushtetutë e kemi përcaktuar se afati maksimum është 40 ditë, atëherë si presidente e kam për detyrë të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër, në mënyrë që të kemi mundësi të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të zgjedhjeve”, tha Osmani.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ajo ka theksuar se megjithëse disa sfida mund të mbeten, procesi duhet të organizohet në mënyrë të rregullt

.“Është fat i keq që sërish po detyrohemi të shkojmë sërish në zgjedhje, por ju uroj sukses dhe që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit dhe formim të institucioneve pa asnjë zvarritje”, u shpreh presidentja.

Presidentja kërkoi nga partitë të bëjnë fushatë dinjitoze me respekt të ndërsjellë dhe pas rezultateve të ulen dhe të bisedojnë.

Osmani tha se para se të nënshkruante dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tentoi ti bindte partitë që të mblidheshin sot për të votuar zgjatjen e buxhetit.

“Pas dështimit të djeshëm në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë, Kushtetuta kërkon shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje. Para se ta nënshkruaj dekretin, kam bërë përpjekje të fundit që partitë të kthehen në Kuvend dhe të miratojnë zgjatjen buxhetore, marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e tjera me rëndësi, përfshirë edhe buxhetin e RTK-së. Përkundër përpjekjeve, nuk pati vullnet politik që këto vendime të kryhen sot”, tha Osmani.

Ky vendim i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë. /Telegrafi/

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi mbyll me krenari aventurën historike në FIBA Europe Cup

0

Bashkimi ka përfunduar rrugëtimin e tij historik në FIBA Europe Cup, një edicion që ka shënuar majën e paraqitjeve ndërkombëtare të klubit prizrenas.

Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohet në fazën e radhës, skuadra largohet nga gara me kokën lart dhe zemrat plot krenari për atë që ka arritur.

“Rrugëtimi ynë në FIBA Europe Cup ka përfunduar, largohemi me kokën lart dhe zemrat plot krenari. Ky ekip shkroi histori: Anwil e mundëm në para-kualifikime, ndërsa në fazën e grupeve arritëm tri fitore të mëdha kundër Cibonës, Reggianës dhe Dijonit. Të gjitha ekipet në grup përfunduan me bilanc të njëjtë 3–3, dhe fatkeqësisht kjo nuk na mjaftoi për të kaluar më tej. Me përkushtim, vendosmëri dhe zemër, Bashkimi shkëlqeu në Evropë! Me këto rezultate, shpresojmë se kemi bërë krenarë të gjithë – shtetin, qytetin, tifozët dhe gjithë shqiptarët që na mbështetën”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Bashkimi shënoi një rrugëtim mbresëlënës që nisi me fitoren e madhe ndaj Anwil-it në para-kualifikime, duke u siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve. Aty, portokallezinjtë arritën tri fitore të rëndësishme përballë skuadrave të njohura evropiane si Cibona, Reggiana dhe Dijon, duke dëshmuar nivel të lartë gare dhe karakter të fortë.

Megjithëse grupi përfundoi me katër ekipe me bilanc të barabartë 3–3, rregullat e garës nuk shkuan në favor të prizrenasve, të cilët humbën mundësinë për kualifikim vetëm për shkak të diferencave të brendshme të pikëve.

Pavarësisht kësaj, Bashkimi ka fituar respekt të gjerë ndërkombëtar dhe ka sjellë krenari të madhe për qytetin e Prizrenit, sportdashësit kosovarë dhe gjithë shqiptarët që e kanë mbështetur në këtë aventurë.

Ky edicion mbetet një kapitull i artë në historinë e klubit – një dëshmi që Bashkimi mund të garojë denjësisht në nivelet më të larta të basketbollit evropian./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Shkrimtarët Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani kujtohen përmes pullave postare

0

Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenasit. Arsimin fillor e të mesëm i kreu në Drenicë dhe studimet e larta në Prishtinë. Punoi si mësues e drejtor në vendlindje, ndërsa nga viti 1963 u vendos në Prishtinë, ku punoi në Radio dhe në “Rilindja”. Ai ishte ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë për fëmijë, por edhe poet, skenarist, dramaturg e përkthyes.

Përmes vargjeve të poezive të tij, të mbushura me ndjenja të thella, pasqyruese të realiteteve dhe sfidave të jetës, ai ka arritur të shprehë jo vetëm dhimbjen e individit, por edhe dashurinë për atdheun dhe për jetën.

Ymer Elshani u lind më 14 qershor 1948 në Korroticë të Ulët të Drenasit. Pasi mbaroi shkollimin fillor në vendlindje dhe në Komoran, kreu Shkollën Normale, Fakultetin Filozofik dhe Magjistraturën në Prishtinë. Punoi një kohë si arsimtar i gjuhës shqipe në Komoran, më pas profesor e më tej drejtor në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas. Krahas punës zhvilloi krijimtarinë si poet, prozator dhe kritik letrar.

Është autor i dhjetëra librave me poezi, tregime dhe romane, ndër të cilat një pjesë e konsiderueshme i kushtohet fëmijëve.

Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, Ymer Elshani së bashku me familje bie martir. Ndërkaq pas luftës, 11 vëllime të mbetura në dorëshkrim, i botoi e bija e vetme e mbijetuar nga familja, Teuta Elshani./

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas konfirmimit zyrtar nga Kuvendi se edhe mandatari i dytë ka dështuar të krijojë Qeverinë. Vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa shënon përfundimin e Legjislaturës së nëntë.

Me shpërndarjen e Kuvendit, Kosova hyn automatikisht në proces zgjedhor, ndërsa presidentja pritet të shpallë së shpejti datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zbulohen këpucë, çanta e aksesorë të padeklaruara në Vërmicë

0

Zyrtarët doganorë gjatë ditës së enjte kanë zbuluar mallra të padeklaruar si: këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, ku drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar mallrat e padeklaruar.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Mund të jetë një imazh i këpucë me vrima me majë të plotë, lëkurë, çizme dhe çantë e veglave

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nait Hasani: Lamtumirë, Lumi, shoku im!

0

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka kujtuar me dhimbje shokun e tij, Lumni Lushajn, i cili humbi jetën në një aksident komunikacioni më 18 nëntor.

Hasani ka thënë se vdekja e Lumni Lushajt është një humbje e madhe, pasi ai ishte një luftëtar për çlirimin e Kroacisë dhe një njeri që bëri gjithçka për luftën e UÇK-së; një njeri që dha gjithçka nga jeta dhe dituria e tij për shtetin e Kosovës dhe të Kroacisë.

Kujtimi i plotë i Nait Hasanit:

Lamtumirë,

Lumi, shoku im,

Vdekja e tij është humbje e madhe e një luftëtari për çlirimin e Kroacisë, e një njeriu që bëri gjithçka për luftën e UÇK-së, e një njeriu që dha gjithçka nga jeta dhe dituria e tij për shtetin e Kosovës dhe të Kroacisë.

Ai ishte i afërt me çdo njeri. Ishte pjesë e presidencës kroate, njeri me integritet dhe autoritet të pazëvendësueshëm, njohës i jashtëzakonshëm i fushave të sigurisë. Ishte njeri kyç në lidhjet mes Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë; kishte ndikim të rëndësishëm edhe tek shtetet mike në marrëdhëniet me Kosovën, si Izraeli, si dhe në bashkëpunimin me kongresmenë si Engel e Rabin në mbështetje të Kosovës.

Lumi ishte dritë. Ai hapte dyert kudo për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ike shumë herët, shoku im. Na le dhimbjen dhe krenarinë bashkë. Ne jemi krenarë me veprën tënde, ne që të patëm mes nesh – një atdhetar të paepur të Kosovës.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lavdi veprës sate, Lum!

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Plagoset një person në Prizren

0

Një person është plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Prizren.

Rreth orës 23:15, gjatë patrullimit në rrugën “Ismail Kryeziu”, policia ka dëgjuar të shtëna dhe ka gjetur menjëherë viktimën të shtrirë në trotuar.

Express Kredi nga BiCredit

I plagosuri, rreth 28 vjeç, kishte dy lëndime në këmbë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Prizrenit. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Bazuar në hetimet e para, dyshohet se ai është qëlluar nga një veturë Audi e bardhë në lëvizje. Viktima ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin dhe se sulmi ka ndodhur papritur.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit dhe janë marrë deklaratat e dy dëshmitarëve që kanë qenë pranë zonës kur ndodhën të shtënat.

Hetimet po vazhdojnë nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, ndërsa autorët mbeten në arrati.