Home Blog Page 295

“Komedia e Zezë” rikthehet sonte në Teatrin e Prizrenit

0

Pas kërkesave të shumta të publikut, komedia e njohur “Komedia e Zezë” rikthehet në skenën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren.

“Ejani të qeshim bashkë me këtë superkomedi, nën regjinë e Ilir Bokshit dhe me tekstin brilant të autorit Peter Shaffer”, njofton teatri i qytetit, raporton PrizrenPress.

Shfaqja do të zhvillohet sonte (21 nëntor), në orën 20:00, dhe pritet të ofrojë një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e teatrit./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Suharekë, arrestohet i dënuari me 4 vite burg dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

0

Të mërkurën, Stacioni Policor në Suharekë ka ekzekutuar urdhër-arrestin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke arrestuar S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc – Suharekë, dhe duke e dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur dënimin prej 4 vitesh.

Sipas njoftimit të policisë, S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Patrulla e Stacionit Policor Suharekë e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët”, thekson Policia e Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryetari i Malishevës priti në takim përfaqësues të EAA-së

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë javës ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e EAA-së (Agjencia Ndërqeveritare Evropiane), Avnia Nasufoski, si dhe Safet Sadiku, zyrtar i kompanisë zvicerane “Planète Constructions SARL”.

Në këtë takim i shoqëroi edhe Haxhi Berisha, përmes së cilit ata vizituan Komunën e Malishevës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i ndërsjellë lidhur me nevojat që ka Komuna e Malishevës për investime në furnizimin me ujë të pijes, si dhe me mundësitë që ofron kjo agjenci dhe kompania zvicerane për sigurimin e fondeve nga organizatat ndërkombëtare për investime në këtë fushë.

Kryetari Kastrati i falënderoi mysafirët për vizitën dhe interesimin e tyre dhe i njoftoi ata me gjendjen aktuale të furnizimit me ujë të pijes në Malishevë, përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e saj, si dhe potencialin që ka komuna për zhvillimin e projekteve në këtë sektor.

Nga ana tjetër, Avnia Nasufoski, i cili njëherësh është edhe ambasador pranë OKB-së për 35 shtete afrikane në cilësinë e vëzhguesit, deklaroi se janë të interesuar të njihen nga afër me situatën në terren dhe me mundësitë konkrete për investime në furnizimin me ujë të pijes sipas standardeve bashkëkohore, si dhe në trajtimin e ujërave të ndotura./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rahoveci-Ylli: Biletat tashmë në dispozicion, siguroji në Fan Shop

0

Klubi Rahoveci 029 ka njoftuar se biletat për ndeshjen e javës së shtatë të Superligës ndërmjet tyre dhe Golden Eagle Yllit tashmë janë në shitje, raporton PrizrenPress.

Tifozët mund t’i sigurojnë në Fan Shopin zyrtar nga ora 13:00 deri në ora 20:00.

‘Vreshtarët’ e Rahovecit kanë regjistruar dy fitore dhe katër humbje deri tani, ndërsa therandasit e Yllit kanë vetëm një fitore dhe pesë humbje në këtë fillimkampionati./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Nesër vëmendja zhvendoset në Prizren: Dy ndeshje që premtojnë zjarr në parket

0

Superliga e Femrave vazhdon me xhiron e tetë, e cila zhvillohet e gjitha të shtunën dhe pritet të sjellë duele tejet interesante.

Pas hapjes së ditës me përballjen Trepça – Prishtina në Mitrovicë, në ora 14:30, vëmendja e basketbollit kosovar zhvendoset tërësisht në Prizren, ku do të luhen dy sfida të rëndësishme të kësaj xhiroje, raporton PrizrenPress.

Në ora 17:00, Bashkimi do të përballet me United Basketball, një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen e mesit të tabelës. Prizrenaset kërkojnë fitore për të qëndruar në hap me zonën e kreut, ndërsa United synon befasi në transfertë.

Spektakli vazhdon në të njëjtin parket, në ora 19:00, ku Junior 06 do të presë Penzën. Kjo ndeshje konsiderohet si një nga përballjet më të zjarrta të fundjavës, duke marrë parasysh rivalitetin mes skuadrave dhe rëndësinë e pikëve në garën për pozitat e larta./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vërmicë: Në autobusin ku u gjet droga, nuk pati pasagjerë

0

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në autobusin që sot janë gjetur rreth 120 kilogram nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës, të dhuruar nga organizata gjermane GIZ, si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

“Ky zbulim përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të mbrojtur shoqërinë dhe për të parandaluar trafikun e substancave të ndaluara. Ai vjen vetëm pak javë pas një rasti tjetër të përmasave të ngjashme, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës, rasti i sotëm i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Kapën mbi 100 kg drogë në Vërmicë

0

Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.

Po ashtu raportohet se Dogana e Kosovës kishte marrë informacion paraprakisht se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më pas i njëjti autobus ishte ndalur në Vërmicë, ku janë gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.

Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.

Doganës së Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Shkrimtari nuk vdes kurrë” – Takim përkujtimor për Ibrahim Skenderin

0

Në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të njohur, Ibrahim Skenderi, i cili ndërroi jetë më 17 nëntor 2025, do të zhvillohet një takim përkujtimor me moton “Shkrimtari nuk vdes kurrë”.

Aktiviteti do të mbahet në Bibliotekë, më 21 nëntor 2025, duke filluar nga ora 16:00.

Organizatorët ftojnë të gjithë familjarët, shkrimtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Ibrahim Skenderin – njeriun e librit dhe fjalës së shkruar – që të marrin pjesë në këtë homazh të dinjitetshëm për ta nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij letrare.