Home Blog Page 314

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prizren, ku një grua ka tentuar të vetëvritet duke pirë Domestos. Sipas burimeve të besueshme nga Prokuroria e Shtetit, rasti ka ndodhur më 06 nëntor 2025, rreth orës 23:20, në rrugën “Kuvendi i Lezhës”.

Sipas informacioneve nga Emergjenca e qytetit, viktima Sh. M., rreth 23-vjeçare është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi kishte konsumuar sasi të lëndës pastruese. Pas trajtimit fillestar, mjeku kujdestar ka njoftuar policinë për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa e njëjta është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Nga deklaratat e marra, është kuptuar se shkaku i tentativës për vetëvrasje lidhet me problemet martesore dhe faktin që ajo ndodhet në proces divorci me bashkëshortin e saj, me të cilin nuk kishte arritur të gjente mirëkuptim për pajtim.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i Njësisë për Dhunë në Familje, i cili, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka udhëzuar që rasti të hetohet me hollësi për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Më 07 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar iniciimin e rastit, ndërsa janë përfshirë edhe Hetuesit Rajonalë të Prizrenit për të vazhduar hetimet dhe për të përcaktuar klasifikimin përfundimtar të veprës. Gjendja shëndetësore e viktimës raportohet të jetë e qëndrueshme, por nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kapet me thikë një nxënës në Prizren

0

Policia ka njoftuar se një nxënës në Prizren është raportuar për armëmbajtje pa leje.

Tek nxënësi është gjetur një thikë.

Ai është intervistuar në prani të prindit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“Është raportuar se një nxënës posedon mjet të mbrehtë. Thika është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Viktima vdiq në vend të ngjarjes, detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic

0

Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic.

Në momentin e goditjes ai ishte duke e kaluar rrugën, tha policia.

“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u trajtuar nga IPK”.

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka njoftuar se polici i cili është i dyshuar për këtë aksident me fatalitet në Prizren është arrestuar.

IPK ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zafir Berisha: Me Artan Abrashin hapim derën e së ardhmes për Prizrenin

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha, ka bërë një thirrje publike drejtuar qytetarëve të Prizrenit për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në balotazhin e 9 nëntorit.

Ai  thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit dhe nënvizon mbështetjen e pakushtëzuar të subjektit të tij për kandidatin me numrin 105.

“Bashkimi Demokratik i Prizrenit, si partner i koalicionit, mbështet fuqishëm Artan Abrashin, një njeri i përkushtuar dhe vizionar që ka dëshmuar angazhimin e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës për qytetin tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "BiCredit SHPEJT, MIRE, DHE LIRE FILLO FESTAT LARG ME BICREDIT, MUND t PERJETOSH FESTAT ATY KU DESHIRON. WWW.BICREDIT-KS.COM"

Ai u bën thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të bëhen pjesë e një ndryshimi të madh, duke theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje që sjell progres, punësim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Po! Na nevojitet angazhimi juaj, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Prizren më të mirë,” shton ai, duke kritikuar njëkohësisht “riciklimin e shkollave të vjetra politike që Prizrenin e shohin si mall në treg”.

Berisha përmbyll thirrjen e tij me një mesazh të qartë:

“Hapni derën e së ardhmes për Prizrenin! Votoni Artan Abrashin me numrin 105 dhe mbështesni projektet që do ta çojnë qytetin tonë përpara”/PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen e një këmbësori në Prizren.

Sipas njoftimit të IPK-së, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka goditur një këmbësor i cili, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Nga veprimet fillestare hetimore, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke shkaktuar aksidentin me pasoja fatale.

Lidhur me këtë rast, është iniciuar procedurë penale për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vetëvendosja mbyll fushatën: Votoni Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren me një tubim përmbyllës ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin e VV-së për kryetar të komunës, Artan Abrashi.

Ndërkaq,  Abrashi u shpreh i bindur për fitoren.

“Prizreni vendosi – në çdo lagje e çdo fshat. Energjia juaj është forca jonë për fitoren e madhe që po vjen. Shihemi të dielën mbrëma në Shatërvan, në festën e Prizrenit!” ka thënë Abrashi

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Syt ja shpofsha”, Bali Muharremaj thotë se është kërcënuar

0

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se është kërcënuar.

Muharremaj përmes një postimi në rrejtin socia Facebook ka thënë është kërcënuar me shprehjet “Sytë ja shpofsha”, teksa ka postuar fotografitë ku ai është krahasuar me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Andaj ju ftoj për qetësi dhe vetpërmbajtje. Nuk kemi nevojë ta urrejmë askend, sepse vota në demokraci e përcakton fituesin. Suhareka është model i kulturës dhe tolerancës andaj mos bini në asnjë provokim. Natyrisht kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin. ” deklaroi mes të tjerash ai.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se “i pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 min, në fshatin Golluboc – Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lartë, tek shtëpia e të ndjerëve për t’a marr bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe tani të ndjerët D.M., dhe N.M., e si shkak i problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre e në momentin kur dëshmitarja I.M., përshëndetet me nënën e saj e del jashtë dyerve të oborrit në rrugë vëren të pandehurin – bashkëshortin e saj duke shtënë disa herë me armë të llojit Pistoletë TT në drejtim të vëllait të saj tani të ndjerit D.M., e më pas shtënë po ashtu disa herë në drejtim të vëllait tjetër të saj tani të ndjerë N.M., të ndjerët D.M., dhe N.M., nga plagët e marra në pjesë vitale të trupit mbesin të shtrire përtokë, i pandehuri hedh pistoletën dhe largohet në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat dërgohen në QKMF Kijevë pa shenja jete, të nesërmen i pandehuri arrestohet”.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri që nga data 7 nëntor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

Ndryshe, Naim dhe Driton Morina, vëllezërit që mbetën të vrarë nga dhëndri i tyre, u varrosën sot.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Bashkimi triumfon ndaj Penzës

0

Në palestrën “Sezai Surroi” u zhvillua një ndeshje interesante në kuadër të Superliga Femrat, ku Bashkimi arriti të fitojë ndaj Penzës me rezultat 56:70 (16:18, 13:16, 7:22, 20:14), raporton PrizrenPress.

Ndeshja nisi me lojë të barabartë në periudhat e para, por në çerekun e tretë vajzat prizrenase dominuan plotësisht, duke ndërtuar epërsinë që e mbajtën deri në fund të takimit.

Te Bashkimi u dalluan Marks Desiree me 20 pikë e 13 kërcime dhe dy asistime dhe Aulona Muhadri me 10 pikë, 15 kërcime dhe dy asistime ndërsa tek Penza u dallua Shamia Strayhorn me 13 pikë, 7 kërcime e 4 asistime./PrizrenPress.com