11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 333

Gashi: Shaqir Totaj do të rizgjedhet kryetar i Prizrenit

0

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, nuk ka pikë dyshimi se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i PDK-së Shaqir Totaj do të rizgjedhet për një mandat të dytë si kryetar i Komunës.

Ai tha se qytetarët e Prizrenit po e vlerësojnë lart qeverisjen aktuale dhe se besimi i tyre do të reflektohet edhe në kutitë e votimit.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Ne kemi punuar pa ndërprerje që nga zgjedhjet nacionale për t’u përgatitur sa më mirë për këtë proces. Strukturat e partisë, organizatat dhe qytetarët kanë qenë pjesë aktive e përgatitjeve, dhe energjia që kemi ndjerë është jashtëzakonisht pozitive”, u shpreh Gashi, për TV Prizrenin.

Ai theksoi se fushata parazgjedhore e PDK-së do të fokusohet në rezultatet konkrete të qeverisjes në Prizren dhe në projektet e reja që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Sipas tij, qytetarët janë dëshmitarë të punës së bërë dhe kjo është arsyeja pse PDK po hyn në zgjedhje me besim të plotë.

“Shaqir Totaj ka dëshmuar se është kryetar i punës dhe i rezultateve. Ne nuk po kërkojmë votë për premtime, por për vazhdimin e një pune të nisur me përkushtim”, tha Gashi.

PDK-ja ka paraqitur 45 kandidatë për ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ndërsa në tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotim, ky subjekt politik ka marrë numrin 191.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Ndalohet shtetasi i Kosovës në Morinë, po kërkohej nga Gjermania për “mashtrim”

0

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka ndaluar në pikëkalimin kufitar të Morinës shtetasin e Kosovës, S.M. (27), ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjykatat lokale të Munihut në Gjermani kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për 27-vjeçarin, që dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Ai do të ekstradohet në Gjermani.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Munihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

SBAShK-u i shqetësuar për mungesën e librave – nuk përjashton grevat

0

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u trajtuan disa çështje me rëndësi për anëtarësinë dhe arsimin në vend.

Përmes një komunikatë për media, SBAShK-u tha se një nga temat kryesore të mbledhjes ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit.

“Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte shqetësimi për mosformimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

“Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBAShK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë”, thuhet tutje në njoftim.

Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBAShK-u thotë se do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme.

Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Në fund të mbledhjes, u trajtuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me organizimin dhe funksionimin e sindikatës”.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nis festivali i rrushit në Rahovec, “Hardh Fest” – Flet Latifi

0

Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, ka bërë të ditur se vetëm se është bërë hapja e festivalit “Hardh Fest”.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka treguar se pati një interesim të madh nga shumë qytetarë.

“Sot (dje) ditën e festivalit e filluam me karnavalet, me makineritë dhe traktorët fermerët kanë parakaluar këndej pari, dhe u ndalën tek vendi ku zhvillohet ‘Hardh Fest’. Pastaj kemi vazhduar me prerjen ceremonial të prerjes së kalaveshit të rrushit”.

“Kjo dëshmon zyrtarisht se fillon vjelja e rrushit në Rahovec, kjo i bie të jetë në vreshtat e bukura të Rahovecit që janë 2 mijë e 500 hektarë”,  ka thënë Latifi.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

0

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga Zvicra me rezultat 4:0 në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin “St. Jakob Park” të Basel-it.

Takimi nisi me entuziazëm të madh nga futbollistët dhe tifozët tanë, të cilët kishin mbushur gjysmën e stadiumit, duke i dhënë ngjyrë dhe atmosferë të veçantë kësaj sfide. Megjithatë, në fushë epërsia ishte në anën e vendasve. Zvicra, e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, shfaqi nivel të lartë loje dhe shfrytëzoi në maksimum çdo hapësirë në mbrojtjen tonë.

Seria e golave nisi në minutën e 22-të, kur Manuel Akanji shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi. Vetëm tre minuta më pas, Breel Embolo dyfishoi epërsinë, ndërsa Silvan Widmer realizoi golin e tretë në minutën e 39-të. Embolo sërish u gjend në qendër të vëmendjes duke shënuar golin e katërt në fund të pjesës së parë (45’), duke e mbyllur ndeshjen praktikisht pas 45 minutave.

Në pjesën e dytë, përzgjedhësi Franco Foda bëri disa ndryshime në përbërje, ndërsa Kosova u tregua më aktive, por pa arritur të krijojë raste konkrete për gol. Zvicra uli ritmin dhe menaxhoi rezultatin, duke ruajtur avantazhin e lartë deri në fund.

Në këtë ndeshje debutoi edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili iu bashkua Dardanëve ditë më parë.

Pas kësaj humbjeje, Kosova do të kërkojë reagim të hënën, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pret Suedinë, në ndeshjen e dytë të kësaj fushate kualifikuese.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kosovarët s’i kanë faj Edi Ramës për dështimin

0

Nuk kanë faj turistët nga Kosova apo shqiptarët e Maqedonisë e diasporës për ndotjen e bregdetit shqiptar, siç i akuzon kryeministri i Shqipërisë. Shteti ka dështuar të krijojë sistem funksional për menaxhim mbeturinash. Kot etiketohen dhe akuzohen shqiptarët e rajonit, të cilët ndër vite e kanë mbajtur gjallë turizmin atje. Ata nuk kanë faj pse Edi Ramës i ka dështuar “turizmi elitar”.

 

Imer Mushkolaj

Këtë verë, plazhet e Shqipërisë nuk patën tollovi si vitet e kaluara. Sipas raportimeve, 140 mijë turistë më pak nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri, duke dhënë një sinjal të fortë se diçka nuk është në rregull me industrinë e turizmit atje. Në vitet e kaluara, prania e kosovarëve në brigjet shqiptare ishte aq e madhe, sa shpesh krijohej përshtypja se po bëhej një lloj “migrimi sezonal” nga Prishtina e Prizreni drejt Durrësit, Vlorës, Sarandës apo Shëngjinit. Por këtë herë, lëvizja ka marrë drejtim tjetër.

Shqipëria kishte shpallur ambicien për të kaluar nga turizmi masiv në atë elitar. Kryeministri Edi Rama e kishte promovuar këtë si një strategji të re zhvillimore, duke e parë si mënyrë për të rritur të ardhurat dhe për të krijuar një imazh ndryshe të vendit. Në teori, kjo mund të tingëllojë si vizion i guximshëm. Por në praktikë, rezultati i kësaj qasjeje duket të ketë dalë siç është pritur. Shqipëria nuk ka arritur ta tërheq “turistin elitar” dhe ndërkohë ka filluar të humbë “turistin masiv”, pra atë që i ka dhënë jetë bregdetit vit pas viti.

Çmimet e larta konsiderohen një nga arsyet kryesore pse kosovarët u larguan nga plazhet shqiptare. Një drekë e zakonshme familjare, që disa vite më parë dukej e përballueshme, këtë verë u shndërrua në luks. Shërbimi shpesh mbeti i njëjtë, cilësia e ushqimit nuk njohu përmirësim, pastërtia mbeti problem, por fatura u dyfishua. Nëse një familje mesatare nga Kosova ka mundur të kalojë pushimet në Shqipëri deri para pak kohësh, këtë verë shumë prej tyre zgjodhën alternativa më të lira dhe më cilësore.

Greqia u shndërrua në destinacionin e preferuar për shumë kosovarë. Aty, çmimet janë shpesh më të arsyeshme, shërbimi më profesional, pastërtia në nivele tjetër dhe, mbi të gjitha, mungon arroganca që shpesh karakterizon shërbimin në plazhet shqiptare. Kjo zgjedhje nuk ishte vetëm çështje financiare, por edhe përvojash personale të mbledhura ndër vite. Turisti kosovar e ka kuptuar se nuk është e thënë të “detyrohet” të shkojë në Shqipëri vetëm për shkak të afërsisë gjeografike apo të “lidhjeve shpirtërore”.

 

* * *

 

Në vend që të reflektonte mbi këtë situatë, kryeministri Rama zgjodhi të fajësojë “shqipfolësit” për ndotjen e plazheve. Ky është një diskurs i rrezikshëm dhe përjashtues. Të akuzosh kosovarët, apo shqiptarët e Maqedonisë e diasporës, për mbeturinat në bregdet, është një formë e re e fajësimit të viktimës. Për dekada me radhë Shqipëria ka përfituar nga turizmi i bashkëkombësve. Shumë biznese buzë detit ekzistojnë falë tyre. Dhe tani, kur këta turistë fillojnë të largohen, përgjigjja është etiketimi dhe akuzimi.

Në fakt, problemet e ndotjes nuk lidhen me origjinën e turistëve, por me mungesën e infrastrukturës dhe menaxhimit. Nuk është turisti ai që duhet të mbledhë mbeturinat në plazh, por qyteti që duhet të ketë një sistem funksional pastrimi. Nuk është turisti ai që duhet të ndërtojë impiante për trajtimin e ujërave të zeza, por shteti që ka marrë përsipër ta bëjë këtë. Prandaj, hedhja e fajit mbi “shqipfolësit” është një manovër politike për të fshehur dështimin në menaxhimin e turizmit.

Shqipëria duhet të zgjedhë: ose të mbetet në rrugën e marketingut të bukur por bosh për turizëm “elitar” që nuk po vjen, ose të krijojë një model të qëndrueshëm turizmi që respekton edhe turistin masiv, duke ofruar çmime të arsyeshme, shërbim korrekt dhe pastërti. Nëse ky reflektim nuk bëhet, atëherë çdo verë do të kemi shifra të reja rënieje, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vende të tjera.

Kosovarët nuk kanë më komplekse kur bëhet fjalë për pushime. Nëse dikur ekzistonte një lloj sentimentalizmi që i shtynte të shkonin në Shqipëri pavarësisht problemeve, sot ata nuk e kanë të njëjtë këtë “ndjenjë të detyrimit”. Ata kanë kuptuar se mund të gjejnë mikpritje më të mirë e më të lirë në vende të tjera.

Turizmi nuk është vetëm ekonomi, por edhe marrëdhënie shoqërore e kombëtare. Nëse Shqipëria nuk e kupton këtë, atëherë do të vazhdojë të humbë jo vetëm turistë, por edhe besimin e një publiku që dikur e konsideronte bregdetin shqiptar si shtëpinë e vet të dytë./ Dukagjini.com

Kryetari i Malishevës shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Astrazup

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku humbën jetën dy persona nga Komuna e Rahovecit dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një njoftim publik, Kastrati shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet Popaj nga Fortesa dhe Krasniqi nga Krusha, që humbën më të dashurit e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

Ai gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe tha se Komuna e Malishevës qëndron pranë familjeve në këto momente të dhimbshme.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kanosi stafin dhe ekspozoi armën në “Finca” – kapet me pistoletë dhe 30 fishekë i dyshuari nga Prizreni

0

Një rast i kanosjes me armë zjarri është zbuluar në Prizren, ku Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një person që ishte në kërkim.

Sinjali mëson se i dyshuari është L. Sh,  i cili më 18 gusht kishte kanosur një grua, E.H’, duke ekspozuar armën në filialin e institucionit mikro-financiar “Finca” në Prizren.

Pas hetimeve, njësitet policore kanë arritur ta lokalizojnë të dyshuarin. Gjatë kontrollit trupor tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit CZ dhe 30 fishekë.

I dyshuari është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është ballafaquar me veprën penale që i ngarkohet.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që procedura të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar hetim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosje”.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Malishevë: Rritet subvencioni për fermerët e qumështit

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur sot se fermerët do të përfitojnë mbështetje më të madhe financiare për prodhimin e qumështit.

Sipas tij, këtë vit komuna ka rritur subvencionin në 0.04 euro për çdo litër qumësht të dorëzuar në pikat grumbulluese, ndërsa ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm kjo mbështetje do të rritet në 0.05 euro për litër, raporton PrizrenPress.

“Ky është një zotim i yni për të vlerësuar mundin e palodhshëm të fermerëve tanë, që mban gjallë jetën në fshat dhe ekonominë tonë në përgjithësi”, deklaroi Kastrati.

Ai tha se fermerët përbëjnë shtyllën kryesore të zhvillimit të komunës dhe se përkushtimi i tyre do të mbetet prioritet i institucioneve lokale./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/