8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 343

Në 49 vjetorin e lindjes, ‘Liria’ e Prizrenit përkujton dëshmorin dhe ish-futbollistin Përparim Thaçi

0

Klubi Futbollistik “Liria” ka përkujtuar sot ish-futbollistin e saj dhe dëshmorin e kombit, Përparim Thaçi, në 49-vjetorin e lindjes së tij. Me një mesazh prekës, klubi ka nderuar figurën e Thaçit, djaloshin nga Landovica, i cili u bë simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

“Përparim Thaçi lindi më 30 gusht 1976 dhe me krenari veshi fanellën bardh e zi të Lirisë. Në fushë ishte lojtar i talentuar dhe i përkushtuar, por mbi të gjitha ishte njeri me shpirt të madh”, thuhet në njoftimin e klubit.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Në vitet e vështira për Kosovën, Thaçi la pas sportin për t’u bashkuar me radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-futbollisti i Lirisë u kthye në luftëtar të lirisë, duke dhënë jetën për atdheun më 27 maj 1998, në moshën vetëm 21-vjeçare.

“Me rënien e tij nuk u shua as ëndrra, as kujtimi i tij. Përkundrazi, ai u bë pjesë e pavdekshme e historisë sonë – shembull i guximit dhe sakrificës së brezit që solli Kosovën e lirë”, thuhet më tej në përkujtimin e klubit.

Stadiumi i qytetit në Prizren sot mban me krenari emrin e tij – “Përparim Thaçi” – si simbol i përjetësimit të veprës dhe sakrificës së tij. KF “Liria” thekson se emri i Thaçit do të jetojë gjithmonë në kujtesën e klubit dhe të brezave të rinj, si frymëzim për dashurinë ndaj vendit dhe sportit./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Albulena Balaj-Halimaj kandidon për kryetare të Prizrenit: Po hyj në garë për të qenë zëri i atyre që s’u dëgjuan kurrë

0

Ish-deputetja dhe ish-zëvendësekryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për kryetare të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate.

Në një deklaratë publike, Halimaj tha se ka hyrë në këtë garë për të përfaqësuar ata qytetarë që, sipas saj, “nuk janë përqafuar kurrë” nga institucionet lokale.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Kam hyrë për të qenë zëri që kurrë nuk kanë qenë të përqafuar në këtë qytet. Për të qenë edhe zëri i prindërve që duan më shumë mundësi për fëmijët e tyre dhe i të rinjve që duan të ndërtojnë jetën e tyre në këtë qytet”, u shpreh ajo.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Balaj-Halimaj theksoi se Prizreni ka nevojë për një drejtim të ri me më shumë kujdes, përkushtim dhe zemër.

“Unë besoj që qyteti ynë ka nevojë për një drejtim të ri me më shumë kujdes, me më shumë përkushtim dhe me më shumë zemër. E kush më shumë se një grua dhe një nënë mund t’i bëjë këto?”, ka thënë Balaj-Halimaj.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Selmanaj takon ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun: Shembull i politikës me integritet

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me ish-kryetarin e kësaj komune, Eqrem Kryeziu, një figurë e njohur dhe me ndikim në historinë politike dhe institucionale të vendit.

Kliko Videon: https://www.facebook.com/reel/1005916998209680

Takimi u cilësua nga Selmanaj si një përjetim emocional dhe një moment frymëzimi, duke vlerësuar lart kontributin dhe vizionin e Kryeziut gjatë viteve të udhëheqjes së tij (2000–2007).

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Është gjithmonë një emocion i veçantë të takosh dhe të bashkëbisedosh me njeriun që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike të vendit tonë”, shkruan  Selmanaj.

“Kryetari Eqrem Kryeziu jo vetëm që ngriti standarde të larta të mirëqeverisjes, por ofroi një kulturë politike që mbetet e paarritshme për shumë nga pasardhësit e tij”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Selmanaj tregon se gjatë bisedës u ndie i impresionuar nga qartësia e mendimit dhe modestia me të cilën Kryeziu flet për të kaluarën, duke e cilësuar atë si shembull të idealizmit politik dhe përkushtimit ndaj parimeve të integritetit dhe lirisë së mendimit.

“Faleminderit për gjithçka që na mësove, profesor – Kryetar Eqrem Kryeziu! Vlerësimi për ju është i përhershëm”, përfundoi Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi: Fitorja në Prizren është jo vetëm e mundshme, por e sigurt

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka realizuar  me kandidatët për Kuvendin Komunal,  një takim që ai e cilësoi si “plot energji dhe frymë mobilizuese”.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan idetë, vizionet dhe angazhimet konkrete të kandidatëve të Lëvizjes për mandatin e ardhshëm në Kuvendin e Prizrenit.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Sipas Abrashit, entuziazmi i ekipit tashmë ndihet në çdo lagje dhe shtëpi të qytetit.

“Kandidatët tanë paraqitën pikëpamjet, idetë dhe entuziazmin që tashmë ndihet në çdo cep të Prizrenit. Na pret shumë punë, por kemi forcën, unitetin dhe vizionin që na bashkon”, u shpreh Abrashi.

Ai shtoi se angazhimi i Lëvizjes në Prizren është gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt zhvillimit të barabartë të çdo pjese të komunës.

“Me përkushtim të përbashkët dhe me besimin e qytetarëve, fitorja është jo vetëm e mundshme – por e sigurt”, theksoi kandidati i Vetëvendosjes./PrizrenPress.com/

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Totaj: Vetëm për një vit, kam kryer më shumë punë në Prizren se sa krejt qeverisja e Haskukës e VV-së

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se në Prizren për një vit, ka punuar më shumë sesa që ka punuar ish-kryetari Mytaher Haskuka për gjithë mandatin në Prizren.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Sipas Totajt,  qytetarët tashmë po e shohin dallimin përmes projekteve konkrete në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillim urban.

“Veç për 1 vit kemi kry punë në Prizren sa VV dhe Mytaher Haskuka s’ka mujt për 4 vjet,” tha Totaj, duke e vënë në pah kontrastin mes qeverisjes aktuale dhe asaj të mëparshme.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai shtoi se administrata e tij do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të përfunduar projekte të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i transformimit të Prizrenit modern 2025-20219.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

22 lidhje ilegale uji shkyçen nga rrjeti në rajonin e Prizrenit

0

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA kanë shkyçur 22 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit dhe komunat përreth. Siç njofton kompania, situata e furnizimit me ujë është rënduar si pasojë e konsumit të lartë dhe rënies së nivelit të burimeve, ndërsa keqpërdorimet nga konsumatorët e papërgjegjshëm e kanë përkeqësuar edhe më tej gjendjen, raporton PrizrenPress.

Nga aksioni i fundit, në Prizren janë identifikuar 14 lidhje ilegale, në Suharekë 7 raste dhe në Malishevë 1 rast. Kompania ka bërë të ditur se këto veprime të jashtëligjshme dëmtojnë drejtpërdrejt furnizimin e rregullt me ujë dhe ulin cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të ndërmerren masat ligjore përkatëse”, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.

Institucioni apelon tek konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e paligjshme, në mënyrë që të garantohet furnizimi i drejtë dhe i barabartë me ujë për të gjithë banorët e rajonit./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Projektbuxheti i Dragashit për vitin 2026 dorëzohet në Kuvend

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, dorëzoi sot Projektbuxhetin për vitin 2026 tek kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arijeta Skeraj. Dokumenti përfshin miratimin e buxhetit për vitin 2026, projeksionet për 2027-2028, listën e investimeve kapitale dhe planin e ndarjes buxhetore sipas drejtorive, raporton PrizrenPress.

Buxheti është hartuar pas një procesi dëgjimesh publike me qytetarë dhe grupe të interesit, ndërsa Komiteti për Politikë dhe Financa do të organizojë një dëgjim publik para miratimit përfundimtar në Asamblenë Komunale.

“Njëherit, dua ta falënderoj edhe Grupin Punes për Organizimin e Dëgjimeve Buxhetore, për angazhimin maksimal përgjatë gjithë procesit të planifikimit buxhetor në bashkëpunim me qytetarët dhe grupet e interesit. Një falënderim të veçantë edhe për përfaqësuesit e HELVETAS/DEMOS, për mbështetjen e tyre të madhe në këtë proces dhe mirënjohjen e ndarë për Komunën tonë, për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm në promovimin e planifikimit të hershëm buxhetor, planifikimin gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor e social”, tha kryetari Xheladini./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Abrashi vizitoi klubin e basketbollit KB ‘Proton Cable Prizreni’: Shembull frymëzues për rininë

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar klubin basketbollistik KB ‘Proton Cable Prizreni’, një ndër ekipet që po shënon rritje të vazhdueshme në skenën sportive të vendit.

Ai vlerësoi energjinë, përkushtimin dhe talentin e sportistëve të këtij klubi, duke i cilësuar si një shembull frymëzues për rininë prizrenase dhe atë kosovare në përgjithësi.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

“Prizreni ka një traditë të pasur sportive dhe me klube si Proton Cable Prizreni, kjo traditë po merr hov të ri. Ata po e begatojnë jo vetëm basketbollin lokal, por edhe atë në nivel vendi”, u shpreh Abrashi.

Vizita është pjesë e takimeve që kandidati i LVV-së po zhvillon me akterë të ndryshëm të jetës shoqërore në kuadër të fushatës zgjedhore për komunën e Prizrenit./PrizrenPress.com/