Home Blog Page 361

FIBA Europe Cup: Bashkimi–Cibona zhvendoset në Zagreb, Prizreni do të presë ndeshjen kthyese

0

Bashkimi njofton se ndeshja e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup kundër Cibona-s, e planifikuar të zhvillohej në Prizren më 16 tetor 2025, është zhvendosur për t’u zhvilluar në Zagreb.

Sipas klubit, kjo zhvendosje bëhet për shkak të përdorimit të palestrës në Prizren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale, raporton PrizrenPress.

“Për shkak të zgjedhjeve lokale, KQZ-ja ka marrë në shfrytëzim palestrën në Prizren, dhe si pasojë na është pamundësuar zhvillimi i ndeshjes në qytetin tonë. Falënderojmë klubin e Cibonës për mirëkuptimin dhe mundësinë për zhvillimin e ndeshjes në palestrën e tyre”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Klubi gjithashtu bën të ditur se ndeshja kthyese ndaj Cibonës do të zhvillohet në Prizren gjatë muajit nëntor.

“Le të vazhdojmë të përfaqësojmë me krenari qytetin dhe klubin tonë, kudo që luajmë”, shtojnë nga Bashkimi./PrizrenPress.com

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hajdari inspekton Neurologjinë, Pulmologjinë dhe Dermatovenerologjinë në Spitalin e Prizrenit

0

Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Shefki Xharra, Drejtor Mjekësor (u.d.), Burbuqe Gashi, Drejtoreshë e Infermierisë (u.d.), dhe Lumrim Murtezaj, Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta (u.d.) – vizituan të enjten Repartet e Neurologjisë, Pulmologjisë dhe Dermatovenerologjisë, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Spitalit, shefat e repartit: Dr. Mehdi Shehu (Neurologji), Dr. Sevim Brina (Pulmologji) dhe Dr. Ilir Besimi (Dermatovenerologji), i informuan drejtuesit mbi funksionimin e shërbimeve, arritjet e deritanishme, sfidat aktuale dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve.

KLIKO EDHE: 

https://www.facebook.com/share/v/1GfnwKhBed/

https://www.facebook.com/share/r/17LsuSuk4w/

Drejtori Ekzekutiv, Osman Hajdari, ka falënderuar stafin për punën dhe sukseset e deritanishme, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe përgjegjësisë në kryerjen e detyrave të përditshme.

Ai, siç thuhet në njoftim, shprehu gatishmërinë e tij dhe të menaxhmentit për të mbështetur projektet dhe iniciativat për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve, me qëllim ngritjen e cilësisë së kujdesit dhe shërbimeve sa më të mira për pacientë./PrizrenPress.com

KLIKO EDHE:

https://www.facebook.com/share/v/1BQJNxjhbi/

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Artan Abrashi vizitoi ‘Proton Cable’, krenari për prodhimin industrial në Prizren

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, vizitoi kompaninë moderne Proton Cable, e cila me teknologjinë e avancuar SIEMENS dhe standardet ndërkombëtare VDE dhe ISO, po vendos Prizrenin në hartën e prodhimit cilësor industrial.

Abrashi theksoi rëndësinë e biznesit vendor që krijon vende pune dhe zhvillim, duke u bërë shembull i inovacionit dhe profesionalizmit që konkurron edhe në tregjet ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë të mbështesim prodhuesit që po e çojnë ekonominë lokale përpara me punë dhe standarde të larta,” u shpreh Abrashi.

Marketing

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që pengoi një gjyqtar në Malishevë

0

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin D.Z., i cili dyshohet se ka penguar një gjyqtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Sipas njoftimit të gjykatës, më 7 tetor, në fshatin Berishë të Komunës së Malishevës, i dyshuari ka tentuar me forcë ta pengojë gjyqtarin N.Q. nga Gjykata Themelore e Gjakovës – dega në Malishevë, i cili ishte në terren për një kontest pronësor.

Nga dosja e Prokurorisë thuhet se i dyshuari fillimisht kishte debatuar me avokatin e palëve duke e pyetur “pse ke hyrë në këtë lëndë”, e më pas gjyqtari i ishte prezantuar si zyrtar i çështjes dhe kishte kërkuar që të mos pengohej seanca. Megjithatë, i dyshuari i ishte përgjigjur me tone të larta: “Unë jam mësuar të shkoj në polici, thirre edhe njësinë speciale”.

Pas kësaj, ai kishte tentuar ta pengonte gjyqtarin fizikisht duke e shtyrë me duar në gjoks.

Për këto veprime, D.Z. dyshohet për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lihet i lirë, mund të ndikojë në dëshmitarë ose të përsërisë veprën penale, prandaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit.

Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2025.

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përurohen fusha e sportit, hapësirat gjelbëruese dhe kabinetet moderne në shkollën “Fadil Hisari” në Prizren

0

Në ambientet e shkollës fillore “Fadil Hisari” në Prizren u përuruan sot fusha e re e sportit, hapësirat gjelbëruese si dhe kabinetet moderne të informatikës dhe shkencave natyrore.

Pjesë e këtij përurimi ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë që institucionet lokale i kushtojnë arsimit dhe përmirësimit të kushteve të mësimdhënies.

KLIKO EDHE:

https://www.facebook.com/share/r/1BNgPjXjEb/

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, vlerësoi këto investime si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke theksuar se investimet në arsim janë investime për të ardhmen.

Ndërkaq, drejtori i shkollës “Fadil Hisari”, Fidan Axhillari, falënderoi Komunën e Prizrenit për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj arsimit, duke theksuar se këto investime do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor.

KLIKO EDHE:

https://www.facebook.com/share/v/1aQfeBhPRi/

Ky investim, përveç përmirësimit të infrastrukturës fizike të shkollës, kontribuon edhe në motivimin e nxënësve dhe stafit arsimor drejt një mësimi më cilësor dhe bashkëkohor.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

0

Ish-profesori shumë vjeçar i arsimit dhe ish-drejtori për tri dekada, Hazer Shala iu është bashkuar listës zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Shala garon me numrin 26 në listën zgjedhore që udhëhiqet nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Njoftimi i plotë i projekteve të kandidatit për asamblist, Hazer Shala:

Të dashur qytetarë të komunës se Prizrenit, me nder dhe përgjegjësi ju njoftoj se në këto zgjedhje lokale, jam kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së.

Gjatë këtyre viteve, angazhimi im për komunitetin nuk ka munguar, për 40 vite punëtor i arsimit dhe afër 3 dekada drejtor shkolle.

Falë përkushtimit  dhe bashkëpunimit me qytetarët, në fshatin tim të lindjes – Randobravë, janë realizuar një sërë projektesh jetike si:

? Asfaltimi i rrugëve

? Ndërtimi i Lapidarit për 22 Dëshmorët e UÇK-së

? Shkolla e re për fëmijët tanë

? Kanalizimi i ujërave të zeza

? Rregullimi i rrugëve të brendshme me kubëza betoni

? Ndërtimi i mbi 10 shtëpive për nevojtar

? Shtëpia e Kulturës

? Rregullimi i rrugëve fushore

? Rregullimi i rrjetit dhe shtyllave elektrike

? Ndërtimi i bazenit dhe pompave të ujit të pijes

Bashkë me ju, për Prizrenin që e duam!

Më 12.10.2025, voto PDK – 1??9??1?? ?

Kryetar Shaqir Totaj ?

Hazer J. Shala nr. 2??6???

Përfaqësim me përgjegjësi!

#PDK# PrizreniYnë # ZëriJuajNëKuvend

‘Hidroregjioni Jugor’: Është stabilizuar furnizimi me ujë në lagjen ‘Ortakoll’

0

Pas ankesave të shumta nga banorët e lagjes ‘Ortakoll’ tw Prizrenit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka ndërmarrë verifikime dhe ndërhyrje teknike në terren për të identifikuar dhe zgjidhur problemin me furnizimin me ujë.

Fillimisht, ekipet e kompanisë kishin konstatuar se bëhej fjalë për një problem individual të brendshëm, për të cilin ujësjellësi nuk është kompetent të ndërhyjë.

Megjithatë, pas kontrolleve të detajuara në rrjetin e jashtëm, është zbuluar se shkaku i ndërprerjes ishte një valvul në vertikalen e furnizimit me ujë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme në këtë valvulë, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht për banorët e ndërtesës në këtë zonë.

“Kobra” dënohet me 24 vjet burgim për vrasje

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarve: Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” më 3 janar 2023. Hoxhaj u dënua me dënim unik prej 24 vjet burgim unik, Roland Susuri u dënua me dënim unik prej 7 vjet burgim, Jesmir Badallaj u dënua me dënim unik prej 2 vjet burgim, Arben Vezaj dhe Burim Mazreku u dënuan me nga 1 vit burgim.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, Dibran Hoxhaj për vrasje të rëndë u dënua me 23 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje me 2 vjet burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 24 vjet burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Roland Susuri për manipulim me prova u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, për pjesëmarrje në rrahje me 1 vit e gjysmë burgim, dhe për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 7 vjet burgim.

Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kurse Burim Mazreku për manipulim me prova u dënua me 1 vit burgim, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Jesmir Badallaj për pjesëmarrje në rrahje u dënua me 1 vit e 6 muaj, kurse për armëmbajtje pa leje u dënua me 10 muaj burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 2 vjet burgim, ku i llogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim.

Prezent në shpallje të aktgjykimit ishin prokurorja speciale Habibe Salihu dhe i akuzuri Jesmir Badallaj. Ndërkaq, i akuzuari Hoxhaj nuk ishte i pranishëm në shpallje, me kërkesë të tij, të dhënë në seancën e kaluar ku ishte dhënë fjala përfundimtare.

Roland Surit Gjykata ia caktoi masën e paraburgimit konform dispozitatve ligjore në fuqi.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankse në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Pala e dëmtuar udhëzohet për relizimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kurse, armët e  sekuestruara konfiskohen dhe të njëjtat urdhërohen për shkatërrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bali Muharremaj: Asfaltohet “Rruga e Shkupit” që lidh Tërrnjen, Studençanin dhe Nëpërbishtin

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar është asfaltuar “Rruga e Shkupit”, një rrugë kyçe që lidh tri fshatra të komunës: Tërrnje, Studençan dhe Nëpërbisht.

“Asfaltimi i rrugës “Rruga e Shkupit” e cila lidhë fshatrat Tërrnje, Studençan dhe Nëpërbisht”, ka shkruar ai mbi një video të publikuar në Facebook.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Besnik Krasniqi vizitoi fabrikën “LIRI”: Do të jemi gjithmonë afër prodhuesve tanë

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vizituar sot fabrikën  “LIRI”, në pronësi të familjes Kalenderi, e cila njihet si një histori suksesi me reputacion ndërkombëtar dhe rrënjë të thella në qytetin e Prizrenit.

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

I shoqëruar nga Samir Selmani dhe bashkëpunëtorë të tjerë, Krasniqi u prit nga Liridon Kalenderi, të cilin e cilësoi si “një djalë i zoti, i përkushtuar dhe kontributdhënës jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në jetën socio-ekonomike të vendit tonë.”

Gjatë vizitës, Krasniqi theksoi rëndësinë e mbështetjes për prodhuesit vendorë, duke u zotuar për përkrahje të pakushtëzuar. “Do të jemi gjithmonë afër heronjve modernë, prodhuesve tanë, duke i mbështetur pa asnjë rezervë,” deklaroi ai.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Ai përmbylli vizitën me një mesazh krenarie për qytetin e tij: “Krenar me Prizrenin që prodhon, punon dhe fiton!”

Fabrika “LIRI” mbetet një shembull i frymëzimit për bizneset vendore, duke kontribuar jo vetëm në ekonomi, por edhe në identitetin e Prizrenit si qendër e punës dhe prodhimit cilësor.