13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 363

Rrahën një burrë, arrestohen dy femra në Suharekë

0

Dy femra janë arrestuar në Rahovec në dyshimin se e kanë sulmuar fizikisht një burrë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e dhunës, viktima mashkull kosovar kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

“Rahovec / 14.08.2025 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare për shkak se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suhareka, e para komunë në Kosovë që ofron aplikim online për leje ndërtimore

0

Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga sot qytetarët kanë mundësinë të aplikojnë online për Leje Ndërtimore përmes platformës E-leja, duke e bërë këtë komunë të parën në Kosovë që ofron këtë shërbim në mënyrë digjitale.

“Komuna e Suharekës ka hapur një kapitull të ri në ofrimin e shërbimeve digjitale për qytetarët e saj. Nga sot, banorët e komunës kanë mundësinë që të aplikojnë online për Leje Ndërtimore përmes platformës E-leja”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton PrizrenPress.

Platforma mund të aksesohet në këtë adresë: https://dph-suhareke.rks-gov.net/en

Po ashtu, në njoftim theksohet se Komuna e Suharekës mbetet e përkushtuar në rritjen e transparencës, përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përkujtohet heroi i Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti, në 27-vjetorin e rënies

0

Në 27-vjetorin e rënies heroike, u përkujtua sot jeta dhe vepra e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti.

Ceremonia përkujtimore mblodhi zyrtarë të ekzekutivit, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, shoqata të dala nga lufta, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe te Lapidari i tij në fshatin Nashec, vendi ku ai ra dëshmor në vitin 1998.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Komandant Petriti është ndër dëshmorët simbol të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si institucioni më kredibil i të gjitha kohërave të rezistencës së shqiptarëve ndaj okupatorit.

“Lavdi Remzi Ademajt, të gjithë dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë,” tha Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Numri i vogël i zjarrfikësve problem për menaxhimin e zjarreve në Suharekë

0

Nisin punimet për rehabilitimin e Kaptazhës IV tek “40 Burimet” në Prizren

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar nisjen e punimeve për rehabilitimin e Kaptazhës IV në zonën e “40 Burimeve” në Prizren, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapaciteteve të ujësjellësit.

“Për shkak të rritjes së konsumit dhe rënies së nivelit të burimeve ujore, furnizimi me ujë të pijshëm, në disa zona, ka qenë i vështirësuar gjatë muajit të fundit. Për të përmirësuar këtë situatë dhe për të rritur kapacitetin e furnizimit, kemi nisur punimet për rehabilitimin e kaptazhës IV në zonën e 40 Burimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, raporton PrizrenPress.

Sipas kompanisë, projekti synon rehabilitimin e objektit hidroteknik, rritjen e kapacitetit të ujit për zonën e furnizimit, siguri më të madhe për cilësinë e ujit dhe furnizim më të qëndrueshëm

Vlera e investimit është 39,551 euro, ndërsa punimet po realizohen nga ACTIVA GROUP Sh.P.K dhe NPT BAMIRS. Kohëzgjatja e projektit pritet të jetë rreth një muaj.

“Ky investim është pjesë e prioriteteve tona strategjike për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie publike. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe, ndërsa punojmë për të siguruar ujë të pastër dhe të mjaftueshëm për të gjithë”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dëmet nga zjarret në Suharekë janë të konsiderueshme

0

Zjarret e njëpasnjëshme që ranë në komunën e Suharekës gjatë korrikut e gushtit, shënuan dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare, pyje dhe zona fushore në këtë komunë. Falë angazhimit maksimal të njësisë së zjarrfikësve dhe gatishmërisë së bizneseve e vullnetarëve të tjerë, situata me zjarret në këtë komunë është nën kontroll, thonë përfaqësuesit e institucioneve.

Suhareka ka qenë njëra ndër komunat më të atakuara nga zjarret e ditëve të fundit. Në Shirokë, ku shtrihet edhe zona industriale, flakët rrezikuan seriozisht shtëpitë dhe bizneset.

“Këto biznese që jemi këtu kemi qenë të rrezikuar të gjithë, njëri biznes ka pësuar pak dëme në zyrë dhe depo, mirëpo falë intervenimit të zjarrfikësve, institucioneve komunale e kompanive të shumta private, punëtorëve të gjithë që kemi qenë këtu, kemi dalë dhe kemi ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, ka theksuar Bashkim Ndrecaj, përfaqësues i fshatit Shirokë.

Gjatë korrikut, në Suharekë u regjistruan 90 vatra të zjarreve, ndërsa vetëm një javë më parë, ishin aktive 35. Njësia e zjarrfikësve në Suharekë nuk e mbulon mjaftueshëm situatën me kapacitete njerëzore, andaj ishte e nevojshme ndihma vullnetare, thotë Enver Shabani, drejtor për emergjenca dhe shpëtim në këtë komunë.

“Andaj kemi qenë të detyruar që në situata të jashtëzakonshme para 10 ditëve, kemi ftuar kompaninë Golden Igëll, e cila na ka ndihmuar me dy automjete, dhe tetë zjarrfikës vullnetarë industrial, gjithashtu kemi thirr ndihmë edhe nga komuna e Mamushës, të cilët na kanë dalë në ndihmë me një automjet dhe tre zjarrfikëse aktiv”, theksoi ai.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por komuna e Suharekës nuk ka një kod buxhetor për t`u ardhur në ndihmë të të dëmtuarve, thotë kreu i komunës, Bali Muharremaj.

“Para dy tri viteve e kemi pas një fond emergjent, ka qenë kod i veçantë edhe gjatë zjarreve e gjatë vërshimeve gjatë skamnorëve mirë po atë kod nuk na kanë mundësu Ministria e Financave. Kështu që nuk kemi fond të veçantë deri sa s’kemi fond nuk kemi mundësi ndihmu. Mirëpo çdo kërkesë duhet më shku përmes asamblesë komunale. Me u aprovu dhe më pas me shiku kodin ato paguhen prej subvencioneve por këtë vit për shkak të kontratave kolektive nuk kemi subvencione nuk kemi shërbime komunale”, tha ai.

Në këto temperatura të larta dhe terren herë-herë shumë të vështirë për të depërtuar, rrezikshmëria nga zjarret është shumë e lartë, ndërsa zjarrfikësit duhet të intervenojnë me çanta shpine, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen nën kontroll të situatës. Për këtë, të gjitha institucionet lokale apelojnë për kujdes të shtuar të banorëve në ndezjen e zjarreve, kur përdorin hapësirat publike dhe private për pushim.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Policia në Prizren shqipton gjoba deri 500 euro për automjetet me zhurmues të veçantë

0

Gjatë kësaj jave, njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuara, të cilave u ishin montuar zhurmues të veçantë.

Sipas policisë, fillimisht, automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm. Për ato që raporti teknik vërtetoi se niveli i zhurmës tejkalonte kufijtë ligjorë, pronarëve u është kërkuar të heqin ndryshimet e palejuara, raporton PrizrenPress.

“Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për përdorimin e zhurmuesit të paautorizuar 150 €; si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike 500 €”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Përveç shkeljeve lidhur me zhurmën, policia ka shqiptuar gjoba edhe për tejkalim shpejtësie, ku disa raste kanë arritur deri në 500 euro.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve. Përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe përdorimit të mjeteve digjitale, si aplikacioni “Raporto Policinë”, synohet reagim i shpejtë dhe parandalim i shkeljeve./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Pesë projekte garojnë për 50 mijë euro nga buxheti i Komunës së Rahovecit

0

Komuna e Rahovecit ka zhvilluar takimin e parë të buxhetimit me pjesëmarrje, një proces që, sipas saj, përfshin drejtpërdrejt qytetarët në marrjen e vendimeve për prioritetet e shpenzimeve për një buxhet të përcaktuar publik.

Në këtë edicion, komuna ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro.

“Këtë vit Komuna e Rahovecit ka ndarë 50 mijë euro të cilat do të shfrytëzohen për implementimin e projektit fitues”, thuhet në njoftim, raporton PrizrenPress.

Nga pjesëmarrësit në takim janë paraqitur këto pesë propozime: 1. Ndërtimi i parkut në mjediset e shkollës në Malësi të Vogël, 2. Rregullimi i tregut në Lagjen e Epërme, 3. Ndërtimi i obeliskut te Epopeja e UÇK-së në Rahovec, 4. Hapja e lumit në Opterushë, dhe 5. Furnizimi me shporta për mbeturina dhe ndërtimi i një klase verore në shkollën “Xhelal Hajda-Toni”

Komuna ka njoftuar gjithashtu se më 21 gusht në orën 11:00, në parkun e qytetit do të organizohet takimi i dytë i buxhetimit me pjesëmarrje.

“Këto pesë propozime do të vihen në votim dhe projekti më i votuar do të financohet nga Komuna e Rahovecit”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com