15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 369

Tri ditë me diell, muzikë dhe energji të vërtetë – Përmbyllet “Agrofesta” në Krushë të Madhe

0

Me tri ditë të mbushura me diell, muzikë, aromë të tokës dhe ngjyra të prodhimeve bujqësore, Agrofesta në Krushë të Madhe përmbylli edicionin e saj me shumë sukses, duke sjellë energjinë e vërtetë të motos së festivalit “Ditë të Gëzueme”.

Fermerët e Rahovecit, protagonistët kryesorë të këtij festivali, ekspozuan me krenari produktet e tyre cilësore, duke u bërë fytyra dhe forca e bujqësisë lokale. Kjo ngjarje përforcoi lidhjen e komunitetit me traditat dhe zhvillimin rural të rajonit, raporton PrizrenPress.

Festivali u organizua nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe me mbështetjen e kryetarit Smajl Latifi, i cili që nga fillimi mbështeti fuqishëm këtë iniciativë. Mirënjohje të veçantë u shpreh për sponsorët, vullnetarët e OJQ “HardhFest” në krye me Agron I. Sokoli, si dhe për të gjithë ata që kontribuan për realizimin e një feste kaq të bukur dhe të plotë.

Sipas programit, çdo aktivitet u zhvillua me sukses, duke krijuar kujtime të bukura dhe frymëzim për vitet e ardhshme.

Agrofesta konfirmoi vlerat e bujqësisë dhe mikpritjes në Krushë të Madhe dhe Rahovec, duke rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për zhvillimin e komunitetit rural./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Përurohet Qendra e re Shëndetësore në Gjinoc

0

Sot u bë përurimi i Qendrës së re Shëndetësore në fshatin Gjinoc të Suharekës, e cila do t’u ofrojë banorëve të zonës kushte moderne dhe shërbime më cilësore.

Sipas autoriteteve komunale, kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit më të shpejtë dhe efikas për qytetarët, raporton PrizrenPress.

“Sot në fshatin Gjinoc është bërë përurimi i Qendrës së re Shëndetësore, e cila do t’u shërbejë banorëve të zonës me kushte moderne dhe shërbime më cilësore. Kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit më të shpejtë e efikas për qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren


Dy të rinj kapen me drogë në Kalanë e Prizrenit

0

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Kalasë së Prizrenit, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, arrestimi ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar dy të dyshuarit, duke gjetur dhe konfiskuar disa lloje të substancave narkotike.

Nga vendngjarja janë sekuestruar:

  • Një qese najloni me substancë të dyshuar si ekstazi, me peshë 0.34 gramë;

  • Një cigare e mbushur me marihuanë, me peshë 0.58 gramë;

  • Një qese najloni me marihuanë, me peshë 3.65 gramë.

Pas intervistimit në stacion policor, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët në luftimin e dukurive të paligjshme dhe garanton veprim të menjëhershëm ndaj rasteve të ngjashme.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mosmarrëveshja për kanalizim në Malishevë përfundon me të shtëna

0

Një konflikt për çështje kanalizimi në Malishevë ka eskaluar në kërcënime dhe përdorim arme, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një pistolete me gas.

Rasti është raportuar më 10 gusht 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Ibrahim Mazreku”. Sipas hetimeve, palët e përfshira – H. M., rreth 48-vjeçar, E. M., rreth 49-vjeçar dhe B. M., rreth 20-vjeçar, kishin një mosmarrëveshje të mëhershme për kanalizimin, e cila u shndërrua në përleshje me kërcënime dhe të shtëna.

Në vendngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja dhe 4 fishekë që dyshohet t’i përkasin një pistolete me gas. Pas sigurimit të provave, është identifikuar i dyshuari B. M., i cili dyshohet se ka përdorur armën. Fillimisht, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë, por më pas ai ka treguar vendin ku e kishte fshehur armën – një pistoletë me gas të tipit Zoraki 917-8, me 7 fishekë, e cila është sekuestruar si dëshmi materiale.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Vetëgjyqësi”, “Kanosje”, “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. I dyshuari E. M. dhe i dyshuari B.M. janë ndaluar për 48 orë dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Tre të ndaluar dhe dy aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prizren brenda 24 orëve

0

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe është parashtruar një kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak kundër një personi.

Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur dy  aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale, raporton PrizrenPress.

“Në 24 orët e fundit, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar tre persona të dyshuar, është parashtruar një kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një personi, ndërsa janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale”, bëhet e ditur nga Prokurori i Shtetit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Vrasja me thikë në Prizren: I riu u ther në gjoks

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Tusuz në Prizren, ku një i ri është therur me thikë në pjesën e gjoksit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Lapidari”. Viktima u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur t’i mbijetojë, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitet policore relevante. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, janë sekuestruar një brisk patente, i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, si dhe një veturë e markës “Audi”.

I dyshuari me inicialet E.B. është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokuroria do të paraqesë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria në Prizren është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

0

Vdes një person pasi u ther me thikë në Prizren

0

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një thikë në Prizren.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se fillimisht viktima ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.

“Sipas mjekëve, viktima,  mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”.

“Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet ligjore të mëtejme”, tha Bytyqi.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENCE RESID BANESA ME PAPUQE! S'KE NEVOJE PER P?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA KB: J!!!!! POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 METRA ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA ne zemër t? qytetit të Prizrenit."

Vazhdon tradita, mbahet edicioni i 75-të i kërcimeve nga Ura e Fshajt

0

Gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë, mblodhi sot shumë njerëz nga rajoni i Dukagjinit e më gjerë. Kjo ngjarje, që u zhvillua në kuadër të festivalit “Ditët e shqiptarit”, daton nga vitet e 50-ta.

Për të 75-tën herë me radhë në Gjakovë u organizua gara tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshajt mbi Drinin e Bardhë.

Në kuadër të festivalit ’Ditët e shqiptarit’, edhe sivjet kjo garë u mbështet nga komuna dhe klubi “Kërcyesit e urës”.

“Le të jemi gjithë krenar për qytetin tonë dhe të punojmë secili ngapak për t’ia kthy shkëlqimin dhe vendin që e meriton, aq më tepër shqiponjat që na kanë nderuar këto kohët e fundit dhe na kanë bërë krenarë në urat më të larta të Ballkanit, Floridi me simbolin e tij të Shqiponjës, por edhe Shkëlzen Goçi me çmimet që i kanë marrë dhe që na kanë bërë të ndjehemi krenarë të gjithëve si shqiptarë”, tha Ermal Hasimja, Fondacioni për Gjakovën.

Gara u zhvillua në dy disiplina; në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave dhe nga Ura e Fshajt.

Në kërcimet dallëndyshe nga lartësia prej 13 metrave vendi i parë i takoi garuesit Fatos Koci, ndërsa fitues i çmimit të parë në garën e kërcimit dallëndyshe nga ura e Fshajt u shpall Florid Gashi.

“Këto gara janë atraktive por edhe sfiduese. Për mua ishte kënaqësi që zura vendin e parë edhe jam shumë i kënaqur. Gjithsesi mendoj që të kërcej edhe nga ura, nga lartësia më e madhe edhe të bëhem kampion, pse jo, një ditë”, tha Fatos Koci, fitues në kërcimet 13 metra.

“Emocionet janë të papërshkrueshme, por vetëm diçka nuk më pëlqeu sepse garues nuk pati mjaft. Unë e kam përfunduar karierën vitin e kaluar por për shkak që nuk pati garuesë u detyrova me kërcy. Por shpresoj që vitin e ardhshëm do të ketë garuesë dhe unë vetëm do t’i hapi garat. Por, organizmi ishte i mirë, çdo gjë shkoi në rregull, nuk u lëndu askush, ajo është më kryesorja”, tha Florid Gashi, fitues i çmimit të parë në kërcimet nga ura.

“Po e shihni edhe vet se ka ra shumë interesimi, mjerisht, por pasi që nuk u ndal kjo traditë prap se prap mirë. Shpresojmë për vitet tjera që do të ketë më shumë garues dhe kualitete më të mirë”, tha Kujtim Gorani, ish kampion i shumfishtë i kërcimeve.

Pjesë e garës së sotme të kërcimeve u bë edhe vogëlushi nga Mitrovica Andi Selimi, i cili pati një paraqitje të mrekullueshme.

Që nga vitet e 50-ta Gjakova ka një traditë të bujshme në garat e kërcimeve nga ura e Drinit të Bardhë. Në mesin e shumë emrave që kanë lënë gjurmë në këtë sport atraktiv është edhe poeti i mirënjohur Ali Podrimja, i cili pati thënë “njerëzit që hidhen nga lartësitë e mëdha, më tepër u takojnë trupave që vijnë nga qielli, thonë se ndoshta ata kanë lidhje me përenditë”.