5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 375

Hapet Fardi Fest 2025 në Gradish të Rahovecit – Latifi: Kultura na bashkon si një

0

Në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve të kombit në Gradish të Rahovecit është hapur mbrëmë edicioni i sivjetmë i Fardi Fest 2025, një ngjarje që po shndërrohet në një pikëtakim të rëndësishëm mes brezave, kulturës dhe mërgatës shqiptare.

Në hapje të festivalit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili theksoi vlerën që mbart ky organizim për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.

“Në një mjedis të mbushur me dashuri për vendlindjen, me këngë, valle dhe ngjyra tradite që shprehin rrënjët e thella të krenarisë sonë kombëtare, ndieva fuqinë që ka kultura për të na bashkuar si një”, u shpreh kryetari Latifi, raporron PrizrenPress.

Ai theksoi se Fardi Fest është më shumë se një festë kulturore – është një mesazh i qartë për rëndësinë e trashëgimisë dhe përkushtimit të përbashkët për ruajtjen e saj.

“Fardi Fest është një urë lidhëse ndërmjet atyre që jetojnë në vendlindje dhe atyre që iu rreh zemra për të nga larg. Është një shembull i bashkëpunimit, përkushtimit dhe dashurisë për kulturën dhe vendin tonë”, tha Latifi.

Kryetari i Rahovecit falënderoi organizatorët, artistët, vullnetarët dhe të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre dhe premtoi përkrahje të vazhdueshme institucionale për këtë dhe çdo iniciativë që promovon trashëgiminë kulturore.

“Do të jemi gjithmonë pranë aktiviteteve që forcojnë lidhjen me mërgatën dhe që i japin jetë Rahovecit tonë të dashur”, përfundoi ai.

Kryetari Latifi ftoi qytetarët që të marrin pjesë edhe sot, më 7 gusht, në mbrëmjen përmbyllëse të Fardi Fest 2025, e cila pritet të kulmojë me një program të pasur artistik e tradicional./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Pas arrestimit të kolonelit Nexhmi Krasniqit, KMDLNj kritikon Sveçlën për deklarata paragjykuese

0

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

E, për aksionin ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai në reagimin e tij ka shkruar se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë.

Ndaj deklaratës së Sveçlës ka reaguar KMDLNJ, të cilët në reagimin e tyre kanë thënë se deklarimi i Sveçlës është paragjykues.

“Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel, edhe pas shqiptimit të dënimit sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale, thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i deputetit Sveçla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit për një proces të drejtë, të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

“KMDLNj – ë ishte informuar se në mesin e të arrestuarve ishte edhe kolonel Nexhmi Krasniqi , drejtor i Qendrës Rajonale kufitare në Prizren.

Në ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka uzurpuar postin e Ministrit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, recidivist i përpjekjeve për përvetësim të meritave që as që i takojnë e as që ia lejon mandati i tanishëm, doli me një deklaratë për media që paraqet ndërhyrje brutale në punët e policisë, prokurorisë dhe gjykatës duke paragjykuar parimin e prezumimit të pafajësisë me pohimin se: ” në Policinë e Kosovës nuk do të kenë vend kriminelët…” , ende pa filluar hetimet dhe pa asnjë vendim të gjykatës kompetente.

Ky deklarim paragjykues i deputetit legal dhe ministrit ilegal Xhelal Sfeqla paraqet presion dhe ndërhyrje direkte në procesin e hetimeve dhe në pavarësinë e gjyqësorit.

Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel, edhe pas shqiptimit të dënimit sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale, thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i deputetit Sveçla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit për një proces të drejtë, të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit. Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës, paragjykimi i prezumimit të pafajësisë nga deputeti legal dhe ministri ilegal Sveçla, pashmangshëm do të trajtohej nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur , sigurisht në dobi të të akuzuarit.

Nëse një të ndaluar e cilësoni kriminel nënkupton se e keni shpallur fajtor. KMDLNj e përkujton opinionin se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një rast kur një ministër i Punëve të Brendshme të një shteti evropian, ka vepruar ngjashëm me deputetin Sveçla për një të akuzuar, pastaj të dënuar, ka marrë vendim lirues me arsyetimin se : ” prezumimi i parimit të pafajësisë është shkelur rëndë përmes deklaratave dhe akuzave publike të ministritë në fjalë e që ka ndikuar në marrjen e vendimit dënues nga gjykata …”.

KMDLNj – ë fton të gjithë politikanët që të përmbahen nga deklaratat ndërhyrëse në punën e policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit duke respektuar parimin kushtetues për ndarje të pushteteve, si njëra ndër shtyllat e demokracisë dhe respektimit të drejtave të njeriut. Në të kundërtën do të identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave të privuar nga liria në veçanti . Deputeti Sfeqla qartazi është identifikuar si i tillë , me shumë raste”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

U kap në flagrancë duke i marr paratë e fajdesë, aktakuzë për të dyshuarin në Suharekë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Y.M., nga data 31.12.2024 e në vazhdimësi deri më datë 16.04.2025 në fshatin Reshtan – Komuna e Suharekës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit S.Sh.

“…Në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nga i pandehuri merr të holla në shumë prej 2.500 € (dymijë e pesëqind euro), me kamatë mujore me interes në shumë prej 250 (dyqindepesëdhjetë euro), pastaj i pandehuri për shkak vonesave që ka pasur i dëmtuari në kthimin e huas bashkë me interesin, kamata mujore arrin në shumë prej 500 € (pesëqind euro), dhe i pandehuri për sigurimin e huas bashkë me interesin, me datë 16.04.2025 takohet me të dëmtuarin ku i dëmtuari në emër të fajdesë ia jep shumën prej 1.000 € (njëmijë euro) të pandehurit i cili pastaj me paratë e marra nga i dëmtuari arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime, i njëjti  ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri Y.M., mban në pronësi, kontroll ose posedon armë në kundërshtim Ligjin për armët, në atë mënyrë që me rastin e kontrollimit të automjetit “Opel Astra”, pronë e të pandehurit janë gjetur: një pistolete ngjyrë e zezë e modelit P22 Walther, një karikatorë i zbrazët, një fishekë i armëve të gjata dhe dy fishekë të pistoletës.

Ndërsa, gjatë kontrollimit të banesës së tij, janë gjetur: një pistoletë e modelit Rohm RG96, kalibrit 9mm; një karikator i pistoletës me nëntë fishekë,  45 fishekë për armë të gjata, një kuti plastike ne të cilën gjendeshin brenda 36 fishekë të pistoletës, me mbishkrim G.F.L 9mm, Luger, një armë zjarri e gjatë, një karikatorë i armëve të gjata (skorpionit) me një fishekë, me mbishkrim në baze G.F.L, 9mm Luger.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar Urdhër Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë: automjeti i markës “Opel Astra”, 205 euro, 40 franga zvicerane, 5 dollarë, 2 telefona mobil si dhe armët e lartcekura.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nis hetimi për një gurthyes për degradim e shkatërrim të mjedisit në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për degradim dhe shkatërrim të ambientit ndaj një gurëthyesi në fshatin Samadrexhë të Suharekës.

Policët kanë gjetur në gurëthyes dy detonatorë elektrikë që dyshohet se u përdorën për minime të kundërligjshme.

Rasti është nën hetim.

“Komisioni për Siguri Publike dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale së bashku me njësitë relevante policore kanë bërë kontrollimin e një gurëthyesi pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në gurthyes janë gjetur dy detonatorë elektrikë që dyshohet se janë përdorur për minime të kundërligjshme. Në konsultim me prokurorin detonatorët janë sekuestruar është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përdorën armë në dasma – 3 të ndaluar dhe 4 pistoleta të sekuestruara në rajonin e Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri të llojit pistoletë në rajonin e Prizrenit, pas të shtënave të raportuara gjatë gazmendeve familjare në dy lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarjet kanë ndodhur më 6 gusht 2025, raporton PrizrenPress.

Në njërin rast, një person i ndaluar më parë për përdorim të armës në një festë familjare në fshatin Romaj të Hasit ka pranuar gjatë intervistimit se posedonte edhe një armë tjetër në shtëpi, e cila gjithashtu ishte përdorur në të njëjtin gazmend. Hetuesit kanë ndërhyrë dhe kanë sekuestruar edhe pistoletën e dytë.

“Pas sekuestrimit të një pistolete një ditë më parë dhe ndalimit të një të dyshuari për 48 orë, më datë 06.08.2025, gjatë intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, i dyshuari ka pranuar se posedonte edhe një armë tjetër në shtëpi, e cila po ashtu ishte përdorur në gazmendin familjar. Hetuesit kanë intervenuar në fshatin Romaj dhe kanë sekuestruar edhe armën e dytë – një pistoletë”, thuhet në njoftim e PK-së.

Ndërkohë, në fshatin Semetisht të Suharekës, policia ka reaguar pas marrjes së një informacioni për të shtëna me armë gjatë një dasme. Në vendin e ngjarjes, pas identifikimit të lokacionit dhe bisedës me pronarin e shtëpisë, është konfirmuar se të shtënat ishin kryer nga pjesëmarrësit në dasmë. Gjatë intervenimit, janë sekuestruar tri pistoleta dhe 16 gëzhoja të armëve të zjarrit.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë”, thuhet më tej në komunikatë.

Policia vazhdon të bëjë thirrje për vetëdijesim të qytetarëve dhe për të shmangur përdorimin e armëve në raste festive, duke theksuar se këto veprime përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike.

“Festo me zemër, jo me armë” – është apeli i përsëritur i Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Në mbrojtje të luftës çlirimtare” – Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale

0

Organizatat e dala nga lufta organizojnë sot në orën 17:00 në Prishtinë një protestë gjithëpopullore kundër, siç thuhet, mbajtjes së padrejtë në paraburgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), bënë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha hapat për organizimin e protestës, përfshirë koordinimin me qytetarët dhe organizimin e transportit.

Protesta është paralajmëruar si një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.

Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, për të cilat janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Lovre Basic i bashkohet Yllit

0

Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka zyrtarizuar transferimin e organizatorit kroat Lovre Basic, i cili do të jetë pjesë e klubit në edicionin e ardhshëm – një sezon të cilin skuadra e shënon si jubilarin e 50-vjetorit të themelimit, raporton PrizrenPress.

Basic pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të skuadrës, duke sjellë përvojën dhe qetësinë e tij në parket, me misionin e vetëm që, në këtë përvjetor historik, ta rikthejë ekipin te sukseset dhe trofetë.

“Lovre Basic i bashkohet Golden Eagle Yllit për sezonin 2025/2026, me misionin e vetëm që në vitin jubilar të 50-vjetorit të klubit, të rikthejë skuadrën te sukseset”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Krasniqi: Dr. Gëzimi është njeriu i duhur për Malishevën

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij të plotë për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Malishevës, Dr. Gëzim Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve, Memli Krasniqi e ka vlerësuar Dr. Krasniqin si një personalitet me vlera të larta profesionale dhe kombëtare, duke theksuar se ai është një nga ata njerëz që nuk bëjnë zhurmë, por bëjnë punë.

“Dr. Gëzim Krasniqi është shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare – një njeri që do ta bëjë Malishevën më të mirë”, ka deklaruar lideri i PDK-së, raporton PrizrenPress.

Ai kujtoi përvojën mbi 20-vjeçare të Dr. Krasniqit si pediatër në shërbim të banorëve të Malishevës, duke theksuar afërsinë e tij me çdo familje e çdo fëmijë të komunës. Po ashtu, Krasniqi rikujtoi edhe angazhimin e tij në luftën për liri si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilës iu bashkua që si student.

“Një luftëtar i lirisë që iu bashkua UÇK-së me zemër dhe pa llogari personale. Një njeri që e njeh Malishevën, i ndjen shqetësimet e saj”, u shpreh më tej Memli Krasniqi.

Ai theksoi se Dr. Gëzimi ka qenë gjithmonë aty ku e ka kërkuar puna, duke shërbyer me përkushtim dhe ndershmëri, dhe se tani është koha që ai të jetë edhe aty ku duhet – në krye të komunës.

Mund të jetë një imazh i teksti

“Qytetarët e Malishevës i ftoj që të bashkohen me Dr. Gëzimin, për një Malishevë më të barabartë dhe më të jetueshme për të gjithë”, përfundoi kryetari i PDK-së./PrizrenPress.com

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën” – Muharremaj i sigurt në fitore

0

Muharremaj, i cili aktualisht mban postin e kryetarit, ka deklaruar me vetëbesim se është i bindur në fitoren e tij, pavarësisht se fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, transmeton Klankosova.tv.

“Hala pa hy në garë, kam me fitu garën”, tha i pari i Suharekës, në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, duke shtuar se fitorja nuk varet nga kundërshtarët politikë, por nga vullneti i qytetarëve.

“Nuk është me mujt dikon, por me fitu, sepse nuk varet prej neve, por prej qytetarëve”,  tha ai.

Muharremaj gjithashtu u shpreh se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar projekte të rëndësishme për komunën, të cilat, sipas tij, do të mbahen mend për një kohë të gjatë.