5.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 376

Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi.

Ndër të arrestuarit është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, aktualisht zyrtar policor. Kjo masë u mor për të siguruar rrjedhën e papenguar të hetimeve dhe për të parandaluar presionin mbi dëshmitarët apo manipulimin e provave.

Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi dyshohen për tri vepra penale.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ABI PLATINUM BANESA ME RESIDENCE PAPUOE! . S'KE NEVOJE PER KEP?CE E KERR, VESH PAPUQET EDHE DEL. DESTINACIONET BRENDA M: ??? POLICIA 20 METRA SPITALI 50 METRA SHKOLLA 100 ABI ÇARSHIA 200 METRA FURRA 10 METRA Prizrenit. ne zemer qytetit"

Sipas Prokurorisë, ata kanë detyruar me kanosje një person, të dëmtuarin E.M., të heqë dorë nga një pronë me vlerë të madhe, në favor të Ramadan Paçarizit, i cili e ka blerë pronën për një shumë më të ulët se çmimi i tregut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, Ramadan Paçarizi dyshohet për shmangie tatimi, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të pronës dhe i ka dhënë blerësit 130 mijë euro para kesh, duke fshehur shumën e plotë të transaksionit. Liman Sallauka dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione, ndërsa në shtëpinë e Nexhmi Krasniqit janë gjetur 63 fishekë. Një pushkë ajrore pa leje është sekuestruar edhe në shtëpinë e Paçarizit.

Mund të jetë një imazh i teksti

Prokuroria argumenton se paraburgimi është i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun që të dyshuarit të ushtrojnë presion mbi dëshmitarë, të prishin prova apo të përsërisin veprat penale.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit dhe teksti që thotë "BRUNG 4? SMODEL 26 BRUNGAIR -30°? +53°C High Pitmy ? wifi healthy Smart Cirflow LowNojse Low Nojse 12000Tu 12000BTU499€ 499€ 399 R32 18000BTu 749€ 649 ++ 24000B 899€ 799 FALAS DERI ?E 12 KESTE 0% INTERES 5 vite garancion 7 BRENTONI HOME- SMART Inverter +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 CE"

“Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "NewCoElan NewC Elan Canetructi ConarutionCompan, ompany ?H ?? E I +383 46 139 +38346139999 999 +383 46 149 +38346149999 999"

Prizren: I dyshuari për fajde arrestohet në flagrancë, ndalohet për 48 orë nga prokuroria

0

Policia e Kosovës, respektivisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, në mbështetje edhe të njësive tjera relevante, ka zhvilluar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një mashkulli kosovar për veprën penale fajde, raporton PrizrenPress.

Sipas Policisë, më datën 06.08.2025, Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka zhvilluar një operacion policor me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar, i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës mashkull kosovar me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes, me ç’rast ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Gjatë operacionit policor, i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, dhe me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Malisheva drejt binjakëzimit me Staten Island në ShBA

0

Komuna e Malishevës po synon të lidhë partneritet me Bashkinë e Staten Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton PrizrenPress.

“Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Argjent Thaçi, ka miratuar unanimisht kërkesën e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, për fillimin e procedurave për lidhjen e partneritetit apo binjakëzimin me Bashkinë e Staten Island në ShBA”, njofton komuna.

Në mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit u shqyrtuan edhe raporti gjashtëmujor financiar për vitin 2025 dhe disa vendime të mëhershme, të cilat u rishqyrtuan dhe në disa raste u shfuqizuan, sipas kërkesave të ministrive përkatëse./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për katër të arrestuarit për detyrim, shmangie nga tatimi dhe armëmbajtje pa leje

0

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve L.S., Xh.S., N.K., dhe R.P., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrimi”, nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1, po ashtu të pandehurit L.S., N.K., dhe R.P., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, neni 366, po ashtu R.P., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par. 1 të sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit L.S., Xh.S., N.K., dhe R.P., gjatë muajve nëntor – dhjetor të vitit 2024 në Prizren, duke vepruar si anëtarë të grupit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin E.M., të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ka pasur një pjesë të pronësisë në ngastrën kadastrale në ZK Lubizhdë, i pandehuri L.S., në vazhdimësi kontakton me të dëmtuarin, e më pas ndërhynë edhe vëllai i tij Xh.S., duke kërkuar në vazhdimësi takim lidhur me këtë ngastër, dhe pasi takohen në njërën prej pompave të derivateve në rrugën “Transiti i ri”, ku aty ishin L.S., Xh.S., N.K., dëshmitari E.E., dhe i dëmtuari, të pandehurit duke i bërë presion këtu të dëmtuarit që si pronarë i ngastrës në ZK Lubizhdë të tërhiqet nga kjo parcelë, në dobi të të pandehurit R.P., e që i dëmtuari nga frika dhe presioni, dhe me miratimin e dëshmitarit E.E., si pronarë i pjesës të kësaj ngastre vendosin të tërhiqen në dobi të R.P., i cili më pas e blenë këtë parcelë nën çmimin e tregut për 250,000 euro, e cila pronë realisht kishte vlerë prej 400.000 euro deri 500.0000 euro, e për këtë i dëmtuari së bashku me të pandehurin L.S., shkojnë në shtëpinë e të pandehurit N.K., ku i dëmtuari hynë në shtëpi dhe nga të hollat e marra prej R.P., ia jep të pandehurit N.K., shumën prej 10,000 euro të vendosura në zarf dhe me të dalë nga aty, 20,000 euro tjera ia jep L.S., në emër të tij dhe për vëllain e tij Xh.S.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Me këto veprime të lartëcekurit kanë kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit L.S., N.K., dhe R.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri R.P., në muajin dhjetor të vitit 2024 në Prizren, me qëllim të që t’i shmanget, pagesës reale të tatimit, i cili obligim kërkohet me ligj, i njëjti nuk ka deklaruar në ATK qarkullimin real ekonomik të cilin e ka pasur në kuadër të blerjes së paluajtshmërisë së lartëcekur, ku si rezultat i shmanget tatimit në vlerë prej 130,000.00 euro, me ç’ rast i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës, respektivisht buxheti i Republikës së Kosovës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” sipas KPRK-së.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Prokuroria Themelore në Prizren, lidhur me këtë rast ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 euro, ka sekuestruar të holla kesh gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe:

Një (1) pistoletë ZORAKI 917-T ngjyre e zezë LTD Cal 9 mm së bashku me një karikator të zbrazët;

Një (1) pistoletë, poashtu Zoraki 917-T By Atakarms LTD. Cal 9mm, së bashku me një karikator me 8 fishekë 9 mm;

Pesëdhjetë (50) fishekë 9 mm Luger;

Trembëdhjetë (13) fishekë me mbishkrim PK 9×19 22;

Dy (2) pushkë ajrore dhe një (1) elektro shok;s

Gjashtë (6) telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumentacion të ndryshëm, që do të shërbejnë në cilësi të provave materiale.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vendoset ndriçim i ri publik në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit ka filluar vendosjen e ndriçimit të ri publik në rrugët dhe rrugicat përreth sheshit “Shatërvan”, pjesë e zemrës historike të qytetit.

Sipas njoftimit, ky investim synon ta bëjë zemrën historike të Prizrenit më të ndritshme, më të sigurt e më mikpritëse për qytetarët dhe vizitorët, ditën e natën.

“Po vendoset ndriçim i ri publik në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Sheshit Shatërvan – për ta bërë zemrën historike të Prizrenit më të ndritshme, më të sigurt e më mikpritëse për qytetarët dhe vizitorët, ditën e natën”, njofton komuna./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ja çka u sekuestrua gjatë kontrollit të shtëpive në rastin ndaj Nexhmi Krasniqi dhe të tjerëve

0

Në kërkesën që Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë për caktim të masës së paraburgimit ndaj, Nexhmi Krasniqit, Xhevat Sallaukës Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka prokuroria sekuestroi armë, fishekë, elektroshok si dhe telefona mobil.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që ka siguruar Betimi për Drejtësi, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se si pjesë e grupit kishin përdorur kanosjen, duke detyruar të dëmtuarin E.M, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngrirë xhirollogaritë bankare në vlerë prej 126,997 euro. Gjatë bastisjes janë sekuestruar 8,850 euro në të holla. Është ngrirë një pronë me sipërfaqe 58.7 ari. Është konfiskuar një pistoletë ZORAKI 917-T, ngjyrë e zezë, kalibri 9 mm, me karikator të zbrazët. Një tjetër pistoletë ZORAKI 917-T, kalibri 9 mm, me karikator me 8 fishekë. 50 fishekë 9 mm Luger. 13 fishekë me mbishkrim PK 9×19. Dy pushkë ajrore. Një elektroshok. Janë sekuestruar edhe 6 telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumente të tjera si prova materiale.

Prokuroria del se në shtëpinë e të dyshuarit ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Krasniqit ka 50 fishek të kalibrit 9mm me mbishkrimin luger dhe 13 fishek me mbishkrimin PK 9X19, 22.

Tutje, te i dyshuari Sallauka policia ka gjetur pushkë ajrore Strong, dylbi, , një karikator të zbrazët, dhe një karikator së bashku me 8 fishek të dimensionit 9 mm.

Ndërkaq të Paçarizi del se policia gjatë kontrollit ka gjetur vetëm pushkë /BetimipërDrejtësi

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbi 295 mijë euro borxhe në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit – “Hidroregjioni Jugor” apelon për pagesën e faturave të ujit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë apel urgjent banorëve të lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit që të kryejnë pagesën e faturave të ujit, për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe masa ligjore.

Në njoftimin e kompanisë theksohet se gjendja aktuale e borxheve në lagjen “Bajram Curri” është shqetësuese, ku shuma totale e borxheve ndaj kompanisë arrin në 295,381.78 euro, raporton PrizrenPress. Nga kjo shumë, amvisëritë janë borxhliuese me 217,720.62 euro, bizneset me 66,716.21 euro, ndërsa institucionet me 10,944.95 euro.

“Mospagesa sjell pasoja të menjëhershme, si shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe fillim i procedurave përmbarimore nga përmbarues privat”, theksohet në apelin e “Hidroregjionit Jugor”.

Kompania ka bërë të ditur se pagesat mund të realizohen në zyrat e arkëtimit në të gjitha njësitë, përmes bankave dhe postës, si dhe online përmes aplikacioneve bankare dhe aplikacionit “E-HRJ”.

Në përfundim të njoftimit, “Hidroregjioni Jugor” bën thirrje për përgjegjësi ndaj konsumatorëve: “Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore!”/PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Drejtoresha e Arsimit, Veselaj-Gutaj, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të maturantes Tringa Buqaj

0

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses Tringa Buqaj, e cila sapo kishte përfunduar maturën në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Në një telegram ngushëllimi, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, i ka shprehur familjes Buqaj ngushëllimet më të sinqerta.

“E nderuar familje Buqaj, në këto momente të rënda për ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbje me ju”, thekson ajo në telegram, raporton PrizrenPress.

“Humbja e një jete të re është një plagë e thellë për të gjithë ne. Kujtimi për Tringen do të jetojë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”, shton ajo.

Në emër të Drejtorisë së Arsimit, Veselaj-Gutaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët e klasës dhe gjithë mësimdhënësit që ndanë rrugëtimin arsimor me të ndjerën.

Tringa Buqaj ishte maturante e këtij viti dhe ndarja e saj e parakohshme nga jeta ka lënë dhimbje dhe boshllëk në komunitetin shkollor të Prizrenit. /PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ndahet nga jeta gjimnazistja e “Gjon Buzuku”-t në Prizren, Tringa Buqaj

0

Me trishtim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses së Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Tringa Buqaj, e cila së fundmi kishte përfunduar me sukses shkollimin e mesëm.

Lajmi është konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar nga drejtoria e gjimnazit, ku theksohet se Tringa do të kujtohet përherë si një nxënëse shembullore dhe vajzë me vlera të larta njerëzore.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të nxënëses sonë të dashur, Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoi me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë”, thuhet në telegram.

Më tej, drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, në emër të stafit dhe nxënësve të gjimnazit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerës.

“Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e saj”, përfundon telegrami./PrizrenPress.com