Home Blog Page 374

Aksident i rëndë trafiku në Prizren – tre persona të lënduar, një i arrestuar

0

Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:15 në rrugën “Mamush-Novak” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre aktualisht po trajtohet nga personeli shëndetësor.

Ndaj njërit prej të përfshirëve është iniciuar procedurë penale ai është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Policia sekuestron shtatë motoçikleta në afërsi të shkollave në Prizren

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në shkolla”, ka intensifikuar aktivitetet parandaluese që nga fillimi i vitit shkollor, me qëllim të rritjes së sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

“Një ndër rreziqet e evidentuara është drejtimi i motoçikletave në afërsi të objekteve shkollore dhe në zona me frekuentim të lartë të nxënësve. Me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe rritjes së sigurisë, patrullat policore të Stacionit Policor në Prizren kanë ndërmarrë kontrolle të rregullta ndaj drejtuesve të motoçikletave”, thuhet në njoftim

Sipas Policisë, gjatë këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për shkelje të rregullave të trafikut, si dhe janë sekuestruar 7 motoçikleta, kryesisht për mungesë të regjistrimit adekuat dhe drejtim pa patentë shofer.

Bashkimi bën histori, për herë të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup

0

Rrugëtimi evropian i Bashkimit nuk përfundon! Klubi prizrenas ka bërë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, raporton PrizrenPress.

Pas ndeshjes kthyese ndaj Anwil W., ku skuadra luftoi deri në fund, erdhi lajmi i madh: Bashkimi është përzgjedhur mes tre klubeve që vazhdojnë garën si “lucky losers”, sipas rregullores së FIBA-s, ku kualifikimi përcaktohet nga diferenca më e vogël e humbjes.

“Rrugëtimi ynë në Evropë do të vazhdojë! Zyrtarisht jemi pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup, për herë të parë në historinë e klubit!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ky është një sukses i madh për Bashkimin, për basketbollin prizrenas dhe për sportin kosovar në përgjithësi, duke shënuar një kapitull të ri të historisë së klubit më të vjetër në Kosovë./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Fusha e sportit në Gjonaj të Hasit shkatërrohet nga një automjet

0

Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 30 shtatorit në fshatin Gjonaj të Hasit, ku fusha e sportit pranë Shtëpisë së Kulturës është dëmtuar rëndë nga një person ende i paidentifikuar.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/854315551090687

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, pas verifikimit të kamerave të sigurisë është konstatuar se një individ kishte hyrë me automjet në terrenin sportiv, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyshemenë e fushës.

Vlera e dëmit nuk është përcaktuar ende, ndërsa autori mbetet i panjohur.

Njësiti i hetimeve rajonale është angazhuar për zbardhjen e rastit, dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar, është iniciuar procedura penale me emërtimin “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë”.

Rasti është cilësuar si prioritar dhe do të trajtohet me intensitet deri në identifikimin e autorit./Sinjali/

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

Djathi i Sharrit mes traditës dhe shkencës

0

Vështrim mbi monografinë shkencore “Djathi i Sharrit – Nga tradita në standard” të autorit Mergim Mestani

Demir Reshiti
Monografia e prof. asoc. dr. Mergim Mestanit “Djathi i Sharrit – Nga tradita në standard” (2025) është një punim i veçantë që ndërthur trashëgiminë kulturore me metodologjinë shkencore moderne. Në qendër të saj qëndron djathi i Sharrit, një produkt simbolik i Kosovës, i cili nga një praktikë artizanale e përditshme është shndërruar në pasuri kombëtare dhe tashmë ka statusin Emërtim i Mbrojtur i Origjinës (PDO).

Kjo monografi dokumenton aspektet fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe organoleptike të djathit të Sharrit. Ajo trajton sfidat e prodhimit artizanal, rreziqet e humbjes së praktikave tradicionale dhe nevojën për standardizim teknologjik.

Një aspekt i veçantë është analiza e mikroflorës autoktone dhe aktivitetit të baktereve të acidit laktik, të cilat janë të domosdoshme për fermentimin spontan dhe sigurinë ushqimore. Këto studime e bëjnë djathin e Sharrit jo vetëm një produkt tradicional, por edhe një laborator natyror bioteknologjik me potencial për inovacion.
Autori në këtë monografi bën krahasime me produkte të ngjashme të vendeve të rajonit, duke dëshmuar konkurrueshmërinë e tij në tregun e djathrave tradicionalë të Evropës Juglindore. Përfshirja e tij në listën e emërtimeve të mbrojtura të origjinës e bën këtë libër të domosdoshëm për akademikët, politikëbërësit dhe prodhuesit.

Libri ka një strukturë të qartë dhe logjike. Ai nis me burimet dhe metodologjinë, vazhdon me analizat mbi qumështin si bazë prodhimi, trashëgiminë dhe identitetin e djathit, procesin teknologjik, si dhe efektet e kripës dhe temperaturës në cilësinë përfundimtare.
Autori përfshin të dhëna origjinale nga studime në terren dhe laborator, disa prej tyre të publikuara në revista ndërkombëtare. Krahasimet me produkte ballkanike dhe evropiane i japin librit një dimension ndërkombëtar dhe pozicionojnë djathin e Sharrit si produkt konkurrues globalisht.

Stili është akademik dhe i qartë, duke balancuar analizën shkencore me reflektime mbi trashëgiminë kulturore. Një aspekt që mund të pasurohej është dimensioni socio-ekonomik i prodhimit, por përqendrimi në teknologjinë dhe biologjinë e bën veprën koherente dhe të fokusuar.

Kjo monografi fton lexuesin të ndjejë shijen, aromën dhe historinë e djathit të Sharrit. Nuk janë vetëm analiza shkencore dhe tabela, por edhe rrëfim për lidhjen e njeriut me tokën, natyrën dhe trashëgiminë.

Djathi i Sharrit shihet si metaforë e qëndrueshmërisë. I bërë nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, i përpunuar me kujdes artizanal dhe i pjekur me durim, ai bart shijen e kullotave të larta, ajrin e pastër të maleve dhe mençurinë e brezave. Mestani e udhëheq lexuesin si studiues dhe dëshmitar i një trashëgimie që rrezikon të humbasë nën peshën e modernitetit dhe tregut global. Libri është ftesë për reflektim: si të ruajmë autenticitetin në një botë që kërkon unifikim? Si të mos humbasim shijen e vërtetë në detin e prodhimeve industriale?

Kjo monografi është më shumë se një studim shkencor. Ajo është homazh për djathin e Sharrit – një produkt që ka kaluar nga stani në laborator, nga tryeza e fshatit në katalogët ndërkombëtarë. Shkenca dhe poezia bashkohen për të ruajtur një pasuri që i përket jo vetëm Kosovës, por gjithë kulturës gastronomike ballkanike dhe evropiane.
Autori analizon djathin nga këndvështrime të ndryshme – fiziko-kimik, mikrobiologjik, organoleptik – por me vetëdijen se përtej shifrave qëndron një trashëgimi e gjallë, e ruajtur nga blegtorët dhe gratë që trashëguan recetat.

Djathi i Sharrit në këtë monografi shfaqet si pasuri e rrezikuar, por edhe si shans për të ardhmen. Si produkt me emërtim të mbrojtur të origjinës, ai mund të bëhet ambasador i Kosovës në tryezat e botës, duke folur për shijen, kulturën dhe historinë.
Si përfundim, konstatoj se kjo monografi është homazh i trefishtë: për prodhuesit që ruajnë traditën, për shkencën që e dokumenton dhe për lexuesin që e shijon këtë trashëgimi jo vetëm në pjatë, por edhe në mendje dhe zemër. Libri është thirrje për kujdes: të ruajmë autenticitetin, të mos humbasim shijen e vërtetë dhe të mbajmë gjallë kujtimin e një djathi që është histori e ngrirë në kripë dhe kohë.
Botues i kësaj monografie është Sh.B. “Lena Graphic Design”, Prishtinë;
Redaktore: Edona Gashi-Zhushi e Flutra Mestani; Recensentë: Dr. Ibrahim Mehmeti, Dr. Rozeta Hasalliu e Dr. Medin Zeqiri.

Të dhëna për autorin:
Prof. asoc. dr. Mergim Mestani ka lindur më 8 korrik 1982 në Kuklibeg të komunës së Sharrit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Në vitin 2006, përfundoi studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe u diplomua me titullin “Teknolog Ushqimor”. Në vitin 2011, mori titullin “Master në Inxhinieri Ushqimore” në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, ku më pas përfundoi edhe studimet e doktoraturës (2018), në programin “Shkencat mbi Ushqimin dhe Teknologjia Ushqimore” (Tempus), duke fituar titullin “Doktor i Shkencave të Ushqimit dhe Teknologjisë Ushqimore”.

Mestani ka publikuar punime shkencore në revista të indeksuara ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Është autor i tre librave profesionalë për arsimin e mesëm teknik, të botuar me mbështetjen e MASHTI dhe organizatës ALLED, të financuar nga Qeveria Austriake. Ka ndjekur trajnime të shumta profesionale dhe menaxheriale në fushën e arsimit dhe të aftësimit profesional.
Që nga viti 2006, ka qenë i angazhuar si ekspert profesional në projekte të shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare. Në periudhën 2007–2022, ka shërbyer si mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Frashëri” në Prishtinë. Që nga viti 2012, është ekspert i jashtëm pranë Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me përgjegjësi në vlerësimin, validimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore në fushën e Teknologjisë Ushqimore. Po ashtu, ka kontribuuar në hartimin dhe rishikimin e kurrikulave për arsimin profesional, si pjesë e grupeve punuese të MASHTI. Nga viti 2021 deri në vitin 2024, ka shërbyer si anëtar i Këshillit të Fushës Shkencore për Prodhimin Bujqësor dhe Sigurinë e Ushqimit pranë MASHTI, ndërsa nga viti 2025 është Kryetar i këtij Këshilli, me mandat katërvjeçar në vlerësimin e projekteve kërkimore dhe orientimin shkencor në fushat përkatëse.

Aktualisht dr. Mergimi punon profesor i rregullt në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ku është angazhuar që nga viti 2016 si ligjërues në lëndë të specializuara në fushën e shkencave ushqimore dhe teknologjisë së qumështit.

Prishtinë, 30 shtator 2025

Komuna e Prizrenit hap konkurs për 32 infermierë

0

Komuna e Prizrenit ka shpallur një konkurs për pranimin e 32 infermierëve të përgjithshëm në sektorin e shëndetësisë publike.

Konkursi është bërë publik më 29 shtator dhe mbetet i hapur deri më 29 tetor 2025.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/854315551090687

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Shëndetësisë, pozitat janë të destinuara për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare (AMF), me kontrata pune pa afat të caktuar.

Mund të jetë një imazh i teksti

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Artan Abrashi: Fitorja e Lëvizjes në Prizren do të festohet në Krajk të Hasit

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se fitorja e mundshme e partisë do të festohet në Krajk të Hasit, së bashku me përkrahësit dhe qytetarët që e mbështesin.

“Fitorja e Lëvizjes në Prizren do të festohet në Krajk të Hasit, me njerëzit e përkushtuar që na japin forcë çdo ditë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”, tha Abrashi.

Ai e konsideron mbështetjen e qytetarëve si energjinë kryesore për realizimin e vizionit të tij për Prizrenin dhe për zhvillimin e projekteve të reja në komunë.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Bashkimi përfundon aventurën në FIBA Europe Cup

0

Bashkimi i Prizrenit ka mbyllur aventurën e saj në FIBA Europe Cup pas sfidës kthyese ndaj Anwil W. Rezultati i ndeshjes ishte 93:71, një humbje që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, ekipi luftoi deri në sekondën e fundit, duke treguar karakter dhe përkushtim në çdo moment të ndeshjes. Falënderimet më të mëdha shkojnë për tifozët besnikë të Bashkimit, të cilët mbështetën skuadrën në çdo ndeshje dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme për lojtarët.

“Luftuam deri në fund, por nuk mjaftoi. Jemi krenarë për skuadrën tonë dhe mirënjohës për tifozët që na qëndruan pranë,” shkruan klubi në njoftimin e tij./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prezantohet drejtori i ri ekzekutiv dhe ekipi i ri drejtues i Spitalit të Prizrenit

0

Të mërkurën u mbajt takimi i radhës i Këshillit Profesional, i udhëhequr nga Dr. Fatmire Braha, kryesuese e Këshillit. Gjatë këtij takimi, përpara anëtarëve u prezantua drejtori i ri ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, drejtor mjekësor, UD, Burbuqe Gashi, drejtoreshë e infermierisë, UD, dhe Lumrim Murtezaj, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, UD, raporton PrizrenPress.

Në fjalën e tij prezantuese, drejtori ekzekutiv MSc. Osman Hajdari shprehu mirënjohje për punën dhe arritjet e deritanishme, duke theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve për pacientët, kushteve të punës për stafin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucionit.

“Është nder dhe fat për mua që më është besuar drejtimi i Spitalit të Prizrenit si Drejtor Ekzekutiv. Jam këtu që, së bashku me ju, të japim më të mirën përmes reformave dhe ndryshimeve që synojnë përmirësimin e mirëqenies së pacientëve, stafit dhe institucionit në tërësi. Spitali i Prizrenit ka histori, traditë dhe arritje të prekshme. Ka potencial të madh, si në aspektin profesional, ashtu edhe në pajisje dhe infrastrukturë, për të qenë shembull dhe pikë referimi në nivel vendi. Nevojitet përkushtim, përgjegjësi dhe realizim i plotë i objektivave”, tha drejtori Hajdari.

Ai theksoi rëndësinë e stafit profesional si “zemra e spitalit”, duke u zotuar për përkrahje të plotë 24 orë për projektet që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve për pacientë, zhvillimin profesional dhe avancimin e institucionit.

Drejtori Hajdari kërkoi respektimin e orarit të punës, sipas vendimit të Drejtorisë së SHSKUK-së, që fillon në ora 07:00 dhe përfundon në ora 15:00, duke paralajmëruar se çdo neglizhencë apo shkelje e obligimeve do të trajtohet me seriozitet të plotë. Ai shtoi se çdo ankesë do të trajtohet individualisht, në përputhje me ligjet në fuqi, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të vlerësuar rrezikshmërinë në vendin e punës.

“Unë kam ardhur për ndryshime. Kam vizion dhe objektiva të qarta që do të jenë në dobi të të gjithëve – pacientëve, stafit dhe institucionit. Që nga java e ardhshme, së bashku me ekipin tim drejtues, do të vizitojmë çdo repart për të parë nga afër gjendjen aktuale, shërbimet që ofrohen, sfidat që hasni si dhe vizionin tuaj për përmirësime”, përfundoi drejtori ekzekutiv.

Në fund të takimit, anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues: Dr. Shefki Xharra, Burbuqe Gashi dhe Lumrim Murtezaj, mbajtën fjalë prezantuese, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e përgjithshëm të institucionit./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Spitali i Prizrenit ndriçohet rozë për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

0

Në kuadër të muajit tetor, i njohur si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është ndriçuar në rozë, në shenjë solidariteti me gratë që përballen me këtë sëmundje, raporton PrizrenPress.

Qëllimi i kësaj nisme është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, i cili shpëton jetë.

“Kontrolli i hershëm shpëton jetë – kujdesuni për shëndetin tuaj!”- theksohet në mesazhin e spitalit./PrizrenPress.com