Home Blog Page 379

Vrasja pas përleshjes me qen në Prizren/Aktakuzë për të pandehurin E.B. nga Zhuri

0

Sipas aktakuzës, më datë 10 gusht rreth orës 20:30, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., e ka privuar nga jeta.

Më tej bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes. I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të autopsisë të datës 22.09.2025, lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës.

“Gjithashtu, i pandehuri E.B., ka poseduar pa leje valide armën e ftohtë – thikën me gjatësi tehu prej 10 cm dhe dorezë 12 cm, me të cilën i ka shkaktuar vdekjen viktimës H.Sh. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Sa i përket veprës penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’, rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar luftën me qen”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë – u lënduan katër persona, ndalohet shoferi i veturës

0

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi të dielën mbrëma, rreth orës 19:50 në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja.

Sipas raportit thuhet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i humbjes së kontrollit nga drejtuesi i veturës, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur frontalisht me një autobus që po vinte në kahun e kundërt.

Si pasojë e përplasjes një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë drejtuesin e veturës.

Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës, i cili ka pësuar lëndime të rënda, është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për menaxhimin e aksidenteve, njësia e hetimeve dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit – drejtuesin e veturës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Marketing

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1599 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve15ka dërguar në mbajtje.

Aksident i rëndë në rrugën Suharekë–Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet BMW.

“Si pasojë, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga hetimet e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, u shpreh Bytyqi.

Aktualisht, rruga Suharekë–Shtime mbetet e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Heroi pa varr

0

U rrit në frymë atdhetare.

Behajdin Allaqi u lind më 7 prill 1963 në Prizren. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prizren. Që në shkollë të mesme ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981. Për shkak të aktivitetit të shtuar, bie në sy të regjimit. Gjatë shërbimit ushtarak vihet në shënjestër të shërbimit sekret të ushtrisë jugosllave, duke e lënë nën masa të rrepta vëzhgimi e izolimi.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, vijon studimet dhe në tetor të vitit 1986, i përfundon me sukses të lakmueshëm.Si student, Behajdini, krahas punës shkencore, nuk do të ndalet së vepruari për çështje kombëtare. Vihet në lidhje me anëtarë të lëvizjes, në Prishtinë e më pas edhe me anëtarë të organizatës në Zvicër, veçanërisht me Fazli Veliun, ish-udhëheqësin e degës së LPRK-së që vepronte në Perëndim.

Në vitin 1986, Behajdini u punësua në Gjimnazin e Prizrenit, si profesor i lëndëve sociologjike. Punësimi i tij shënon edhe kthesën e madhe në sociologjike. Punësimi te ri dhe të veçantë të përgatitjes së fillimit e një rrëshitmi që do t’i priste ata në aktivistëve të rinj për ballafaqimet që do t’i prinin ata në procesin e shkaktarimit të Jugosllavisë.

Në fund të viteve tetëdhjetë, edhe Prizreni u përcoll me shumë turbullenca. Kontributi i Behajdinit në këtë periudhë ishte i madh, organizoi shumë aktivitete ilegale të LPRK-së në Prizren me shokët: shpërndante literaturë, koordinonte të gjitha veprimet, përgatiste shkrresa, pamflete, trakte etj., të cilat aktivistët i shpërndanin gjërësisht.

Përgatiti dhe organizoi takime me të rinjtë ish-pjesëmarrës të LPRK-së: Takimet dhe mbledhjet parapërgatitore, Konferencën e Dytë të Lëvizjes në Prapashticë të Prishtinës, Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së, në tetor 1991 në Ujëmirë të Klinës dhe takimin konsultativ në prill të vitit 1993, në Kollarë të Kërçovës, ku u përgatitën materialet për Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPRK-së që do të mbahet nga 28–29 korrik 1993, në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Behajdini në mbledhjen e Ujëmirës përfaqësonte rajonin e Prizrenit, kërkoi që platformën dhe strategjinë e luftës politike të kësaj organizate ta zëvendësojë organizimi i armatosur. Roli i Behajdinit si kuadër i dëshmuar në LPK, është dhe do të mbetet historik.

Ka bashkëpunuar ngushtë me kolosin e çështjes kombëtare shqiptare mr. Ukshin Hotin. Krahas veprimtarisë ilegale, Behajdini i përkushtohet edhe hulumtimeve kërkimore e shkencore në fushën e studimeve sociologjike. Në vitin 1989 ai regjistroi studimet posdiplomike në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë. Provimet i kreu në afat rekord, por nuk pati mundësi të diplomojë për shkak të fillimit të luftës në ish-Jugosllavi.

Në vitet 90-të, paralelisht, u mor edhe me punë kërkimore “Organizimi i debateve për trajnimin e fenomeneve sociopatologjike” me të cilat përballeshin jo vetëm nxënësit, por edhe shkolla, familja dhe shoqëria në tërësi.

Pas një aktiviteti të bujshëm, Behajdin Allaqi, më 1 gusht 1993, arrestohet nga UDB-ja dhe më 11 nëntor 1993, nën akuzën “Bashkim për veprimtari armiqësore dhe rrezikim të tërësisë territoriale të Jugosllavisë”, në Gjykatën e Qarkut në Prizren dënohet me 2 vjet e tre muaj burg të rëndë.

Pas lirimit nga burgu, sërish vazhdon të punojë në Gjimnazin e Prizrenit, deri në qershor të vitit 1998. Me formimin e celulave të para të UÇK-së në regjionin e Prizrenit, Behajdini do të japë kontributin e tij në forcimin dhe masovizimin e radhëve të UÇK-së. Disa herë me pjesëtarë të organizimit e aksioneve ushtarake tërhiqet afër të Përdriqës ku planifikohet rrjeti e bartjes së armatimit përmes maleve të Pashtrikut.

Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve, kontributi i tij ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t’i mungojë jo vetëm informacioni, vendi i rënies, por edhe varri i tij.

Dëshmori i kombit, Behajdin Allaqi, ka lënë një mori krijimesh shkencore të botuara dhe një dorëshkrim në fushën e sociologjisë. Ai la pas vetes gruan Nazmijen, vajzën Qëndresën dhe djemtë Qëndrimin dhe Çlirimin.

Behajdini ishte një intelektual e patriot, e urrente pa masë romantizmin e folklorizmin në politikë. Ishte ithtar i krijimit të një mendimi të ri politik, që kishte të bënte me depolitizimin e masave të gjëra dhe krijimin e një elite të re do ta kuptonte si një teori të pozitivizmit dhe funksionalitetit të saj, si një kategori institucionale dhe më të gjitha si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ndërtuar sistemin e vizionit për një shtet të pavarur të Kosovës.

Sot, Behajdini i mungon shumë Prizrenit, i mungon Kosovës, mungon ndërlidhja e tij e mprehtë politik dhe praktik. Behajdini u mungon të gjithë miqve me të cilën nën vepruan së bashku, për të ndërtuar i mungon familjes së tij. Dhe, mungesa e tij është një mister që kërkon të zgjidhet.(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit,” me autor Salajdin Krasniqi)

Abdixhiku nga Prizreni: Qytetarët kërkojnë shpresë, zhvillim dhe orientim euro-atlantik

0

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prizreni dha një mesazh të qartë gjatë takimit të mbajtur me qytetarët, duke treguar mbështetje për vizionin euro-atlantik dhe për një qeverisje me dinjitet, raporton GazetaBlic.

Ai tha se kandidati i LDK-së për kryetar, Driton Selmanaj, së bashku me ekipin e tij, janë të gatshëm ta shndërrojnë këtë besim në punë konkrete për qytetin.

Abdixhiku e quajti pritjen në Prizren “madhështore” dhe dëshmi të rrugës së arsyes që, sipas tij, e përfaqëson LDK-ja.

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Shtetasja gjermane gjendet pa shenja jete në një hotel në Prizren

0

Një shtetase gjermane është gjetur pa shenja jete në një hotel në Prizren.

Më 28.09.2025, rreth orës 08:00, policia është njoftuar nga Qendra e Urgjencës për një person pa shenja jete në hotelin “Premium Park”, në rrugën “Ekrem Rexha”.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/763770809892158

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se viktima është Linker Wolf Almut Veronika, shtetase gjermane, e cila është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së hotelit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime, pasi nusja e djalit të saj është nga Kosova. Sipas informacioneve, ajo ka qenë e vetme në dhomë dhe rreth orës 03:00 familjarët kanë tentuar të kontaktojnë me të duke trokitur në derë, por nuk është përgjigjur.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, dera e dhomës është hapur nga punëtorët e recepcionit, të cilët kanë njoftuar Urgjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar në vend se viktima ishte pa shenja jete.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Gzim Hasi emërohet trajner i ekipit U19 të Prizrenit

0

FC Prizreni ka njoftuar sot emërimin e trajnerit prizrenas Gzim Hasi në krye të ekipit të moshave U19, raporton PrizrenPress.

Nga klubi theksojnë se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve të rinj dhe rritjen e nivelit të akademisë.

“Me përvojën e tij të gjatë dhe kontributin e madh në zhvillimin e futbollit në qytetin tonë, jemi të bindur se trajneri Hasi do të sjellë profesionalizëm, disiplinë dhe vizion për rritjen e talenteve të rinj të FC Prizrenit”, thuhet në njoftimin e klubit.

FC Prizreni i ka uruar mirëseardhje trajnerit Hasi në familjen bardhekaltër dhe i ka dëshiruar suksese në aventurën e re me ekipin U19./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ballkani fiton bindshëm në Lipjan, afrohet me kreun

0

Ballkani ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, suharekasit nuk hasën vështirësi përballë Prishtinës së Re, duke triumfuar me rezultat të pastër 0-3, raporton PrizrenPress.

Ky sukses e çon Ballkanin në kuotën e 15 pikëve, vetëm një më pak se lideri aktual i kampionatit, Prishtina. Nga ana tjetër, Prishtina e Re mbetet në pozitën e nëntë të tabelës me gjashtë pikë, duke shtuar presionin për rezultatet në javët e ardhshme.

Me këtë formë, Ballkani konfirmon se mbetet një nga pretendentët kryesorë për titullin e këtij sezoni./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Malisheva përmbys gjithçka në Skenderaj – nga 3:1 në 3:4 ndaj Drenicës

0

Një nga ndeshjet më dramatike të kësaj jave në Albi Mall Superligë është zhvilluar sot në Skenderaj, ku Malisheva ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Drenicës, raporton PrizrenPress.

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi dhe madje arriti të krijojë një avantazh 3:1, por miqtë nuk u dorëzuan.

Në pjesën e dytë Malisheva shpërtheu me tri gola radhazi, duke përmbysur gjithçka në 3:4 dhe duke marrë tri pikë tejet të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

Një ndeshje që pa dyshim do të mbahet mend si më e “çmendura” e kësaj xhiroje./PrizrenPress.com