Home Blog Page 378

I dyshuari për gjashtë vjedhje në Prizren ndalohet në Aeroportin ‘Adem Jashari’ gjatë tentativës për arratisje

0

Një person Sh.F i moshës 25 vjeçare është ndaluar sot nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kishte kryeer disa raste të vjedhjeve në Prizren.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte në kërkim policor dhe po tentonte të largohej jashtë vendit.

“Pas ndalimit, ekipi i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin për intervistim. Gjatë procedurës, pas prezantimit të dëshmive të pakontestueshme, i dyshuari ka pranuar se ka kryer së paku gjashtë (6) raste të vjedhjeve gjatë vitit 2025, në markete të ndryshme brenda qytetit të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim të gjitha veprimet hetimore janë kryer në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Përgjithshme, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Për të gjitha rastet e dyshuara, do të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prizren”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Javë me ndryshime drastike të motit: Ulje e temperaturave – në male edhe borë

0

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se kjo gjatë do të jetë me ndryshime drastike të motit, ku do të ketë ulje të temperaturave dhe sipas tij, në male edhe borë.

Sipas Gosalcit, do të ketë reshje të shumta të shiut dhe ulje të temperaturave deri në 2 gradë Celsius, në zonat e ulëta të vendit nga mesi i javës.

“Kjo javë e ndrrimit të muajve, do të filloj me ndryshime drastike të motit, e karakterizuar me reshje të shumta të shiut dhe ulje të temperaturave madje deri në 2°C, në zonat e ulëta të vendit nga mesi i javës”.

“Reshje të sqotës dhe borës priten në viset deri në 800m mbi nivelin e detit, ndërsa në këto zona nuk përjashtohet edhe krijimi i shtresave të theksuara të borës. Erërat veriore dhe të furishme që priten të enjten dhe të premten do të krijojnë ndjesinë e kushteve meteorologjike tipike që zakonisht ndodhin në dimër”, thuhet tutje në njoftimin e tij.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Vetaksidentohet vetura e KFOR-it në Astrazup të Malishevës

0

Një veturë e KFOR-it është vetaksidentuar në dalje të fshatit Astrazup të Malishevës.

Drejtori i Policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar aksidentin.

“Në dalje të fshatit Astrazup të komunës së Malishevës, në drejtim të Rahovecit, është vetëaksidentuar një veturë e KFOR-it”, tha Graishta.

“Në veturë ishin dy persona, derisa nuk ka të lënduar”.

“Njësitet e trafikut nga rajoni i Gjakovës janë në vend të ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin”, përfundoi Graishta. /Telegrafi/

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Donacion për “Hendikos”-in nga afaristi Tefik Tarashaj

0

Afaristi i njohur prizrenas, Tefik Tarashaj, ka dhuruar pesë karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për shoqatën “Hendikos” në Prizren. Donacioni ka për qëllim të lehtësojë jetën e personave me aftësi të kufizuara, që janë pjesë e kësaj shoqate.

Përfaqësuesit e Hendikos-it kanë shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke e cilësuar si një ndihmë të domosdoshme dhe një shembull të solidaritetit qytetar.

Ky nuk është gjesti i parë human nga Tefik Tarashaj, i cili edhe më herët ka kontribuar për kauza të ndryshme në komunitet, duke dëshmuar angazhimin e tij për të qenë pranë qytetarëve në nevojë.

Vjollca Kuzhnini falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin elektoral

0

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Vjollca Kuzhnini, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e saj elektoral, pavarësisht kushteve atmosferike dhe ditës së pushimit.

“Një falënderim i madh dhe nga zemra shkon për të gjithë ju që ishit të pranishëm në tubimin tim elektoral. Pavarësisht që ishte ditë e diel, ju gjetët kohë të vini, edhe pse me shi, duke e shndërruar këtë ditë në një festë të vërtetë të bashkësisë sonë. Prania juaj më dha forcë, motivim dhe bindjen se së bashku do të ecim drejt të ardhmes që e meritojmë,” është shprehur Kuzhnini.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor ta mbështesin me votë, ku në fletëvotim mban numrin 9.

Rahoveci miraton Buxhetin Komunal 2026 me shumicë votash

0

Sot, në bazë të Udhëzimit Administrativ NR. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të kuvendit të komunës, u zhvillua mbledhja urgjente e kuvendit të Rahovecit.

Në momentin e votimit, sipas njoftimit, në sallë ishin të pranishëm 16 asambleistë. Me 15 vota pro dhe 1 votë kundër, u miratua zyrtarisht Buxheti Komunal për vitin 2026, raporton PrizrenPress.

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Momenti historik i futbollit hasjan: Drini i Bardhë inauguron Fushën e Gjonajt këtë të mërkurë

0

Pas një pritjeje të gjatë, Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen hapëse inauguruese në Fushën e Gjonajt, duke shënuar një moment historik për futbollin në Has të komunës së Prizrenit.

Ceremonia e inaugurimit do të fillojë në ora 13:00, ndërsa ndeshja hapëse mes Drinit të Bardhë dhe Vllaznisë së Pozheranit do të nisë në ora 14:00, raporton PrizrenPress.

Klubi fton të gjithë banorët e Hasit, themeluesit, ish-futbollistët, sponsorët, bashkëpunëtorët dhe tifozët të jenë pjesë e këtij eventi të veçantë.

“Së bashku ta mbushim Gjonajn dhe ta bëjmë shtëpinë tonë të futbollit një fole krenarie për të gjithë Hasin!” – thuhet në njoftimin e klubit.

Ky inaugurim pritet të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit lokal dhe për forcimin e komunitetit sportiv në Has./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Ylli përforcohet me Larry Thomas-in

0

KB Golden Eagle Ylli njofton me kënaqësi se Larry Thomas është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës suharekase, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, klubi shpreh besimin se energji, pasion dhe përvoja e tij do të jenë shtysë për të arritur rezultate të shkëlqyera dhe për të shkruar kapituj të rinj suksesi në historinë e ekipit.

Lojtari i ri pritet të kontribuojë në sezonin e ardhshëm dhe të forcojë linjat e ekipit, duke sjellë aftësi dhe eksperiencë në parket./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Arrestohet hajni “famëkeq” i motoçikletave në Prizren

0

I dyshuari S.G., sipas policisë, ka kryer pesë raste të vjedhjeve gjatë muajit shtator.

Policia, me autorizim verbal të Prokurorit kujdestar, ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, organet e rendit bëjnë të ditur se të gjitha motoçikletat e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve legjitimë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të çështjes është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të ndriçimit të rasteve të tjera të mundshme që lidhen me këtë person.

Marketing

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Albian Hajdari zgjodhi Kosovën – qendërmbrojtësi i Hoffenheim-it bashkohet me Dardanët

0

Federata e Futbollit e Kosovës njofton me kënaqësi se qendërmbrojtësi i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, raporton PrizrenPress.

I lindur dhe i formuar në futbollin zviceran, Hajdari ka një karrierë premtuese në Bundesliga, ndërsa tashmë ka zgjedhur të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën. Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ky hap është pritur me entuziazëm nga tifozët dardanë, të cilët e konsiderojnë ardhjen e Hajdarit si një forcim të madh për mbrojtjen e ekipit kombëtar./PrizrenPress.com