Aksident i rëndë në rrugën Suharekë–Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet BMW.

“Si pasojë, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga hetimet e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, u shpreh Bytyqi.

Aktualisht, rruga Suharekë–Shtime mbetet e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mund të jetë një imazh i ?teksti që thotë "?? ABI PLATINUM RESIDENCE ND?RTUAR me klag ? 1 i ? NIE SOE SDE SIE STOFE ???? STOPE STORE +383 +38349456999 49 456 999 STORE www.abiplatinum.com?"?

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit