Home Blog Page 400

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

0

Bëhet e ditur se ky emision i pullave postare nderon dy figura që zënë vend të veçantë në historinë shqiptare, të cilët edhe pse vepruan në kohëra të ndryshme, kontribuuan për të njëjtin qëllim, lirinë e vendit dhe respektimin e të drejtave të popullit shqiptar.

Musa Shehzade (1870–1945) ka lënë gjurmë të thella në jetën politike, ushtarake dhe shoqërore të kohës së tij. Në vitin 1941, Musa Shehzade u emërua prefekti i parë i Prizrenit. Ai ishte kryetar i parë i Kuvendit Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më 16 shtator 1943. Si themelues dhe drejtues i saj, ai pati një rol vendimtar në organizimin politik dhe ushtarak për mbrojtjen e të drejtave shqiptare.

 Metush Krasniqi (1928–1986) ishte një veprimtar i paepur i çështjes kombëtare shqiptare dhe pjesëmarrës aktiv në politikën ilegale në Kosovë nga vitet ’50 deri në vdekjen e tij. Ai u burgos pesë herë për veprimtarinë e tij patriotike. Aktiviteti i tij u intensifikua pas vitit 1957, kur ai luajti rol kyç në organizime ilegale, duke i mobilizuar shqiptarët për të drejtat e tyre. Në vitet ’70 u zhvendos në Prishtinë, ku vazhdoi përpjekjet për sensibilizimin politik dhe organizimin e të rinjve.

Kontributi i Musa Shehzades dhe Metush Krasniqit mbetet një thesar i çmuar për brezat që vijnë. Veprimtaria e tyre patriotike, guximi dhe vendosmëria për të mbrojtur interesat kombëtare i bëjnë ata burime frymëzimi dhe krenarie për mbarë kombin shqiptar.

Emisioni përbëhet nga dy pulla postare dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumim të plotë,

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

0

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që do të zhvillohet në orën 18:00, në lokacionin n’Kej të Shatërvanit.

Në këtë organizim, kandidatja e Nismës për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, do të bëjë shpalosjen e programit zgjedhor, ndërsa gjatë mbrëmjes do të prezantohen edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Sipas Nismës Socialdemokrate, kjo ngjarje paraqet një mundësi për qytetarët që të njihen nga afër me vizionin politik dhe ofertën zgjedhore të këtij subjekti për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

0

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një aksion të koordinuar që ka çuar në arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në vepra penale të korrupsionit dhe mashtrimit në procedurat e prokurimit publik.

I dyshuari është D. N., ndaj të cilit janë zhvilluar hetime të hollësishme nga Sektori për Hetime Financiare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 15 shtator 2025, janë kryer kontrolle të autorizuara në disa lokacione, ku janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera që lidhen me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

Gjatë këtij operacioni, në një nga lokacionet e kontrolluara është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është hapur një rast i ndarë dhe janë përfshirë njësitë përkatëse të Policisë për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari është marrë në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë, derisa të ndriçohet plotësisht ky rast.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

0

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit, do të angazhohet fuqishëm për përmirësimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

Ai mban numrin 20-të në fletëvotim.

“Angazhimi im nuk do të jetë vetëm përfaqësim, por veprim konkret, në shërbim të qytetarëve. Ne do të rikthejmë vëmendjen te ata që për katër vite janë lënë pas – familjet në kushte të rënda jetese”, theksoi Kabashi.

Ai shtoi se me qeverisjen e LDK-së në komunë, programet sociale do të fuqizohen, dhe projektet si ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të zgjerojnë ndikimin e tyre.

“Vetëm në dy vite, përmes programit të ndërtimit të shtëpive, kemi ndërtuar 100 shtëpi, nga të cilat 50 me modelin ‘Pikën Jashtë’ dhe 50 të tjera të mobiluara në bashkëpunim me Jetimat e Ballkanit – marrëveshja e parë e këtij lloji në Kosovë” tregon  Kabashi.

Në programin e ardhshëm katërvjeçar, ai premton se do të ndërtohen mbi 300 shtëpi të reja, duke siguruar që asnjë familje që ka truall të vetin të mos mbetet pa banim të sigurt.

“Koha e premtimeve të kota ka kaluar. Ne ofrojmë dëshmi dhe punë të kryer. Me përkrahjen tuaj, do të bëjmë edhe më shumë”.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

0

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar ndonjëherë kryeqyteti.

Koncerti u mbajt mbrëmjen e të dielës në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra fansa nga Shqipëria, rajoni dhe bota përjetuan një natë të paharrueshme.

Në skenën magjike të ngritur në zemër të Tiranës, u ngjitën anëtarët legjendarë të grupit: Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Pawe? M?ciwoda.

Të shoqëruar nga duartrokitjet dhe ovacionet e publikut, ata performuan hitet e tyre më të famshme, përfshirë “Still Loving You”, “Send Me an Angel” dhe “Rock You Like a Hurricane”.

Kulmi i mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Wind of Change”, një himn, që në vitet ’90 u kthye në simbol të rënies së diktaturave në Europën Lindore , përfshirë edhe Shqipërinë.

Rikthimi i Scorpions në Tiranë përkon me përvjetorin e 60-të të krijimit të grupit, dhe njëkohësisht shënon edhe përmbylljen e turit të tyre europian.

Për shumë shqiptarë, kjo mbrëmje solli edhe kujtimet e koncertit të tyre të parë në vendin tonë, në vitin 2001, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Mbrëmë, një tjetër brez ishte i pranishëm. Brezi që e ka njohur Scorpions përmes prindërve, por që e përjetoi live fuqinë e një muzike që nuk njeh kohë.

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

0

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet futbollistëve më të dalluar në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e katërt të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë radhazi futbollistit të FC Ballkanit, Valentin Serebe, pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj KF Drenicës, raporton PrizrenPress.

Serebe ishte vendimtar në fitoren 3:0, duke realizuar hat-trick në këtë përballje dhe duke siguruar tre pikë të rëndësishme për ekipin nga Suhareka. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Shyqiri Salihu, Bujar Asllani dhe Skender Vllahiu.

Reagimi i Serebes pas marrjes së çmimit:

“Ndeshja kundër KF Drenicës ishte vërtet e vështirë, por falë Zotit arritëm të fitojmë. Përgatitjet i kemi filluar që nga java e kaluar dhe gjithçka shkoi mirë, qoftë me stafin, qoftë në aspektin taktik. Të gjithë dhamë maksimumin tonë dhe, falë Zotit, ia dolëm. E rëndësishmja është që fituam.

Tani duhet të shohim përpara, drejt ndeshjes së radhës. Do të punojmë edhe më shumë, sepse duhet të fitojmë çdo ndeshje. Muajt që vijnë janë të vështirë, por ne duhet të japim gjithmonë më të mirën tonë. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar për këtë fitore.

Falënderoj shokët e ekipit, trajnerët dhe drejtuesit për punën e tyre, sepse gjithmonë japim maksimumin. Synimi ynë është të fitojmë trofe dhe ta mbyllim kampionatin si kampionë, me ndihmën e Zotit – ashtu siç e kam thënë edhe më parë.

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe tifozët e Ballkanit, të cilët janë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort, të japim gjithmonë më të mirën dhe të synojmë ta mbyllim sezonin si kampionë – të gjithë së bashku”./ PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

0

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila zhvillohet më datë 10 tetor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

0

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri më 20 shtator 2025.

Përmes një njoftimi publik, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet gjithëpërfshirës, ku do të jenë të pranishëm artistë, sportistë, shkrimtarë dhe figura të tjera të njohura nga fusha të ndryshme të jetës publike.

Festari është një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në Suharekë, që promovon vlerat lokale dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe artistëve. /

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

0

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit ka treguar vështirësi për skuadrën prizrenase, e cila ende nuk po gjen formulën e duhur për të marrë tri pikë, raporton PrizrenPress.

Në javën e parë, Prizreni barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Trepçës ’89, ndërsa në javën e dytë pësoi një humbje të rëndë 0-3 nga Trepça. Seria negative vazhdoi në javën e tretë me disfatën 3-0 ndaj Ramiz Sadikut, e më pas edhe në javën e katërt ku u mund 1-3 nga Vëllaznimi në Prizren.

Shpresa për ringritje u pa në javën e pestë me barazimin 1-1 në transfertë ndaj Besës së Pejës, ndërsa edhe në javën e gjashtë skuadra arriti një tjetër barazim, këtë herë 1-1 në shtëpi përballë Kikës.

Pas këtyre rezultateve, Prizreni ka grumbulluar vetëm 3 pikë nga 18 të mundshme, duke u renditur në pjesën e poshtme të tabelës.

Megjithatë, tifozët prizrenas vazhdojnë të mbështesin ekipin, duke shpresuar që në javët e ardhshme skuadra të sjellë kthesën e shumëpritur në Ligën e Parë./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

0

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate që njerëzit mund ta anashkalojnë lehtësisht dhe ta shpërfillin si të padëmshme, raporton Daily Star.

Varianti përhapet në heshtje, duke shkaktuar simptoma që janë të lehta për t’u injoruar, ndërsa lloji i ri përhapet me shpejtësi midis njerëzve.

Zyrtarët e shëndetësisë në Irlandë regjistruan 425 infeksione të reja në javën e parë të shtatorit, me variantin Stratus (XFG) që besohet të jetë përgjegjës për shumicën dërrmuese të këtyre rasteve. Thuhet se lloji po përhapet brenda komuniteteve me shenja paralajmëruese të hershme të dallueshme.

Varianti po përhapet me një shpejtësi alarmante, duke përbërë tani 76.1% të infeksioneve të dokumentuara, krahasuar me 49.3% gjashtë javë më parë, sipas të dhënave nga Qendra e Mbikëqyrjes së Mbrojtjes së Shëndetit në Irlandë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar Stratus si një “variant nën monitorim”. Edhe pse nuk besohet se shkakton sëmundje më serioze, ai mund të përhapet më shpejt se llojet e mëparshme.

Një simptomë fillestare delikate

Varianti sjell një simptomë delikate, fillestare që shumë mund ta injorojnë, në vend që ta njohin atë si një paralajmërim. Shenja më e zakonshme e hershme e variantit Stratus është një zë i ngjirur ose i çjerrë, i cili më pas shndërrohet në simptoma tipike të Covid-it, siç janë ethet ose kolla, shkruan Mirror.

Në një deklaratë për Cosmopolitan UK, mjeku i përgjithshëm i Harley Street, Dr. Kaywaan Khan, shpjegoi:

“Një nga simptomat më të dukshme të variantit Stratus është ngjirja e zërit, domethënë një zë i ngjirur.”

Është raportuar gjithashtu një sërë simptomash shtesë, duke përfshirë një hundë të bllokuar, dhimbje fyti, shqetësime në stomak dhe lodhje, sipas Irish Mirror. Eksperti i sëmundjeve infektive, dr. Peter Chin-Hong i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko, paralajmëroi se Stratus shkakton një “spektër më të gjerë simptomash” sesa variantet e mëparshme.

Duke folur për SFGATE, ai shpjegoi:

“Disa njerëz kanë një dhimbje fyti më të rëndë. Sidomos të moshuarit që nuk e morën vaksinën vitin e kaluar. Sëmundja është shumë ngjitëse, kështu që presim që shumë njerëz ta marrin atë – veçanërisht tani që fëmijët po kthehen në shkollë. Hunda ndoshta është Covid.”

Sëmundje më e rëndë dhe simptoma të zgjatura?

Pavarësisht shfaqjes së simptomave të reja, udhëzimet zyrtare irlandeze për Covid mbeten të pandryshuara.

Shërbimi Ekzekutiv i Shëndetit (HSE) tha:

“Nëse keni ndonjë simptomë të Covid dhe ndiheni keq, duhet të: qëndroni në shtëpi deri në 48 orë pasi simptomat tuaja të jenë zhdukur kryesisht ose plotësisht shmangni kontaktin me njerëz të tjerë, veçanërisht ata në grupet me rrezik të lartë. Nuk keni nevojë të bëni një test Covid përveç nëse ju këshillon mjeku juaj i familjes ose profesionisti i kujdesit shëndetësor.”

Në udhëzimet e tij, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) ka publikuar një listë të gjerë të simptomave tradicionale të Covid-19 që njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar duhet t’i kushtojnë vëmendje.

Simptomat e Covid-19 mund të përfshijnë: ethe, kollë, ndryshime në nuhatje dhe shije, dhimbje koke, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje muskujsh, hundë të bllokuara, etj.

Këto simptoma mund të mbivendosen me ato të ftohjes së zakonshme ose gripit. Shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh, por disa mund të zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes ose simptoma afatgjata (Covid i gjatë).