Home Blog Page 402

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

0

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë.

Përkundër dominimit gjatë pjesës më të madhe të lojës, ekipi bardhekaltër nuk arriti të ruajë avantazhin deri në fund, duke pësuar gol në minutat e fundit dhe duke u detyruar të kënaqet me një barazim, raporton PrizrenPress.

Megjithatë, djemtë treguan karakter, vendosmëri dhe luftë në fushë, duke dëshmuar se skuadra ka potencial dhe energji për të shkuar përpara.

“Luftë dhe karakter në fushë nga djemtë, vazhdojmë përpara!”, thuhet nga klubi pas ndeshjes.

Drini i Bardhë tashmë e ka fokusin te përballjet e ardhshme, me synimin që të kthejë dominimin në fitore./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi.

Ai theksoi rëndësinë e Prizrenit si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.

“Kryeqendrën e kulturës dhe historisë duhet ta bëjmë edhe qendër të arsimit, turizmit dhe ekonomisë lokale, që punon, funksionon dhe zhvillohet çdo ditë”, tha Kurti.

Sipas tij, për një Prizren që lulëzon gjatë gjithë vitit, është e nevojshme një udhëheqje e përkushtuar dhe e afërt me qytetarët.

“Për Prizrenin 365 ditë, me Artan Abrashin kryetar të komunës, bashkë me qytetarët”, u shpreh Kurti, duke e cilësuar Abrashin si një figurë që garanton angazhim të përditshëm dhe transparencë në qeverisje.

Vizita e Kurtit në Prizren vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku LVV po synon të rikthejë drejtimin e komunës përmes një platforme që premton investime në arsim, turizëm, infrastrukturë dhe mbështetje për bizneset lokale./PrizrenPress.com/

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

0

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit.

Kjo shifër përfshin nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën dhe përfaqëson një pjesë të ndjeshme të komunitetit arsimor lokal.

Prizreni renditet ndër komunat më të prekura nga ky fenomen, pas Gjakovës (89 nxënës), Malishevës (84) dhe Gjilanit (74). Në total, 629 nxënës në mbarë Kosovën kanë braktisur shkollat për shkak të shpërnguljes familjare jashtë vendit.

Arsyet kryesore të largimit, sipas ekspertëve të arsimit, lidhen me gjendjen ekonomike, mungesën e perspektivës dhe pasigurinë sociale.

Drejtues shkollash në Prizren kanë konfirmuar se kërkesat për fletë-kalime janë shtuar, ndërsa disa mësimdhënës gjithashtu kanë emigruar.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

0

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori.

Në 60-vjetorin e krijimit të grupit, skena e sheshit Skënderbej do të pushtohet nga tingujt e disa prej këngëve më ikonike të të gjitha kohërave, si “Wind of Change”, “Still Loving You”, dhe “Rock You Like a Hurricane”.

“Jemi të lumtur që jemi kthyer pas 24 vitesh. Jemi të lumtur që kemi gjetur një mënyrë për t’u kthyer. Po celebrojmë 60-vjetorin e Scorpions dhe programi përfshin të gjitha hitet dhe disa nga këngët që janë më të rekomanduarat. Ky nuk është një tur lamtumire. Ne bëmë një gabim vite më parë, por ndonjëherë ndodh dhe sheh nga skena një gjeneratë të re sikurse jeni ju, aq sa nuk na besohej. Nuk na besohej që ju donit të na shihnit dhe kjo është fantastike për ne”, tha Rudolf Schenker, vokalisti i grupit.

“Ne ishim në Bukuresht para se të vinim këtu dhe të gjithë miqtë tanë, veç audiencës u habitën se sa fëmijë ishin të pranishëm bashkë me prindërit e tyre. Ishin fëmijë 6-10-12 vjeçarë, djem dhe vajza. Kjo është diçka fantastike që tregon se po përfshijmë një gjeneratë të re”, u shpreh Mikkey Dee.

Ata theksuan se muzika është urë lidhëse mes brezave.

“Muzika lidh gjeneratat. Kjo është e veçanta, bashkon njerëzit. Muzika shërben për të festuar dhe për të gëzuar. Kjo është ajo çka ne u japim njerëzve dhe ne vet gëzohemi kur njerëzit tregojnë gëzimin dhe lumturinë e tyre”, tha Schenker.

Për ta muzika është një gjuhë universale që lidh njerëzit pavarësisht moshës, apo përkatësisë politike.

Me koncertin në Tiranë që shënon shfaqjen e fundit të vitit për Scorpions, grupi premton një natë të paharrueshme.

“Ne jemi këtu për t’ju argëtuar, për t’ju shkëputur nga përditshmëria dhe duam t’ju japim energji të reja, me shpresën që edhe ju të na jepni neve këtë energji”, u shpreh Mikkey Dee.

Me 6 dekada në skenë dhe miliona albume të shitura, çdo anëtar i Scorpions ka lënë gjurmën e tij, duke krijuar këngë që kanë frymëzuar gjenerata të tëra. Me një skenografi të jashtëzakonshme, dhe një publik që mezi i ka pritur, koncerti i Scorpions në Tiranë pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Shqipëri.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

0

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe veprimtarit të shquar, Hajdin Berisha, Komuna e Malishevës organizoi një mbledhje përkujtimore nën udhëheqjen e kryetarit Ekrem Kastrati.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetja Arbëresha Krasniqi, përfaqësues të institucioneve komunale, bashkëluftëtarë, ish-kryetarë të komunës, deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të OVL-UÇK – Dega në Malishevë, familjarë dhe qytetarë të shumtë që nderuan jetën dhe veprën e tij.

Me këtë rast, në vendlindjen e tij, në fshatin Gurbardhë, u zbulua edhe pllaka përkujtimore te varri i tij, në nderim të kontributit si luftëtar i lirisë, drejtues institucionesh dhe veprimtar i çështjes kombëtare, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, tha se Hajdin Berisha ishte një personalitet i rrallë që jetën ia kushtoi atdheut dhe shërbimit ndaj qytetarëve. “Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten përherë frymëzim për brezat që vijnë. Komuna e Malishevës do të kujdeset që emri dhe trashëgimia e tij të jenë gjithmonë të nderuara”, theksoi ai.

Ndërkaq, deputeti Fatmir Limaj – komandant Çeliku, u shpreh se Hajdin Berisha ishte shok i idealit dhe bashkëluftëtar i përkushtuar. “Në UÇK tregoi guxim dhe vendosmëri, ndërsa pas luftës vazhdoi betejën për ndërtimin e institucioneve dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Ai ishte shembull i politikanit të ndershëm që pushtetin e pa vetëm si mjet për t’i shërbyer njerëzve”, tha Limaj, duke shtuar se kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në Malishevë dhe më gjerë.

Fjalë përkujtimore mbajtën edhe Muhamet Xhyliqi, sekretar i OVL-së në Malishevë, si dhe Afrim Berisha, bashkëvendës dhe bashkëluftëtar i të ndjerit.

Në emër të familjes, Endrit Berisha falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar, duke shprehur mirënjohjen e familjes për këtë nderim./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rahoveci gati për sfidën me Drinin e Bardhë

0

Rahoveci do të përballet me Drinin e Bardhë këtë të diel në një përballje që pritet të tregojë forcën reale të skuadrës rahovecase, raporton PrizrenPress.

Rikthimi i pesë lojtarëve kryesorë nga lëndimet dhe afrimet e reja i japin trajnerit mundësi të reja taktike për këtë ndeshje vendimtare.

Nga ana tjetër, Drini i Bardhë, i cili vjen me tri fitore radhazi, synon të vazhdojë serinë pozitive edhe në Rahovec./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Abrashi: Totaj e përdori biçikletën si imazh publik, ndërkohë që bleu veturë luksoze me zero kilometra

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prizrenit, Artan Abrashi, ka komentuar figurën politike të kundërkandidatit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, gjatë një paraqitjeje në emisionin Debat Plus.

“Kam ndjenja të përziera në raport me të, sepse ka thënë shumë gjëra që kanë rezultuar të kundërta gjatë mandatit të tij të parë si kryetar i Prizrenit”, tha  Abrashi.

Ai kritikoi Totajn për mospërputhje mes fjalëve dhe veprimeve, duke e cilësuar si një figurë që nuk i ka qëndruar besnik premtimeve publike.

“E shfrytëzon biçikletën për imazh publik, por sapo u bë kryetar, bleu veturë të re me zero kilometra”, tha Abrashi, duke vënë në dyshim sinqeritetin e mesazheve të kundërkandidatit të tij./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "V105 V 105 BASHKEPERRAHOVECIN K PER RAHOVECIN 2 Hoti Etrit"

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Post scriptum për romanin e Petro Markos

0

Natasha Lushaj

Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të romanit të P. Markos “Një emër në katër rrugë”, edhe 20 vjet pas ngritjes së këtij problemi të mprehtë në shtyp, mund të arrihet lehtësisht në disa konkluzione rreth arsyeve pse u botua ky roman fals që në fillim, dhe pse vazhdon të shpërfillet reklamimi i këtij skandali. Le t’i parashtrojmë faktet që nga fillimi.

Ky roman u fut në programin vitit të 4-t të letërsisë për shkollat e mesme (rreth 1999-2000) paralelisht me përgatitjet për ribotimin e tij. Interesimi ishte i shumëfishtë dhe shumëpalësh, ashtu si dhe përfitimet. Se cila prej këtyre gjërave ishte primare (botimi i romanit apo futja e tij në programin shkollor) dhe cila sekondare, nuk mund ta di, por që këto dy projekte kishin dhe kanë lidhje me njëra-tjetrën e vërteton ribotimi i romanit me tekst fals 20 vjet më pas, nga një shtëpi botuese e specializuar për botimet shkollore. Dihet që librat e projektuar për programet shkollore kanë fitime të mëdha, se janë të detyrueshëm për lexim për mijëra nxënës, brenda dhe jasht kufijve.

Se cili roman do të miratohej nën emrin e Markos varej ekskluzivisht nga komisioni i Ministrisë së Arsimit të asaj kohe (dhe kësaj kohe) që hartonte programin. Diskutimi për të pranuar të futej pikërisht ky roman duhet të ketë shkaktuar shumë debate, sepse Petro Marko aty kishte personazh pozitiv E. Hoxhën; në këtë roman i bëhej një homazh i madh luftës për çlirim të komunistëve antifashistë; romani i bënte një panoramë aspak të këndshme oborrit mbretëror dhe vetë mbretit. Mbajmë parasysh se, në ato vite, po bëheshin gati edhe projektet për ta kthyer trashëgimtarin e mbretit në Shqipëri, me koston e ndryshimit edhe të Kushtetutës së vendit, jo më të një tekst romani!…
Tani, që Marko kishte qenë antifashist, antizogist etj., etj., dihej, por që t’i bënte fllad Hoxhës dhe kjo të botohej… dhe kur pa! Në kulmin e antikomunizmit të fillimviteve 2000! Duhej gjetur një zgjidhje, duhej një kleçkë! Dhe kleçka u gjet. Si fillim, u propagandua me të madhe fakti i çuarjes për karton, një natë para daljes në librari të këtij romani. Dhe kryqëzata u proklamua si akt shpëtimi nga kazani i brumatriçes. “… u kthye, o ba!” U kthye vërtet, por fantazma e romanit, jo romani i vërtetë.

Intervista njëra pas tjetrës, nga ata që nuk e kishin lexuar më romanin që para 30 e ca vitesh dhe ndoshta nuk e dinin ç’kishte ndodhur në botimin e ri. Se nuk lexonin më, prej 30 vitesh. Homazhe lotndjellëse, kush të dilte më mik i devotshëm i Markos! Ata që e dinin, heshtën.

Më tej, duhej një zgjidhje konkrete. Duhej ndryshuar teksti që e vizatonte Markon si komunist të thekur! Të bëhej më pak antifeudal, më pak antizogist dhe doemos ai duhej të retushohej si republikan i vjetër, jo si komunist de! Nuk ishte më në modë.

Kësaj i shërbeu edhe antarësimi i Markos në Partinë Republikane të Godos. S’di pse më hamendet që vetëm një mendjeje brilante si e Godos mund t’i shkonte ndërmend në një gjetje të tillë, d.m.th., që t’i bënte bashkë të gjitha detajet e komplotit: si ta shpëtonin Markon nga sëmundja rinore e majtizmit, si të siguronin një llogari rrjedhëse për familjen e tij dhe si t’ia fusnin letërsisë së shqiptarëve një tekst fals. Epo punë e madhe, se mos e kishte për herë të parë ky milet! Sa herë ia kishte futur (dhe ia fusin) popullit “paria” dhe “inteligjencia” shqiptare! Në fakt, kjo hile i kishte shkuar në mend A. Aliut, shumë kohë më parë, kur ia kishte sugjeruar vetë Markos ndërrimin e vetës së rrëfimit, pikërisht për këto telashet e sotme. Pastaj, meqë ironia, sarkazma e protesta e Markos ndaj kohës së mbretërisë nuk mund të shkulej për fare, u dha udhëzimi që karikatura e asaj kohe të interpretohej, nga studiuesit e shquar të kohës, si alegori e kohës së Hoxhës. E menduar jo keq! Madje, unë them ta interpretojmë edhe si pasqyrë e kulturës dhe moralit të kohës së sotme.

Prandaj është i madh Petro Marko!

Kështu pra, të gjithë ranë dakord: të falsifikohej Petro Marko, me qëllim që, ndër të tjera, t’i jepej edhe familjes së tij një lloj pensioni për jetesë, ngaqë Petroja nuk u kishte lënë pasuri tjetër veç romaneve të tij, që për fat shiteshin shumë. Djali i shkretë kishte ikur krejt parakohshëm, ato që mbetën nuk dinin të bënin asnjë punë. Njëra ngujohej brenda se mos i hapeshin dosjet e vjetra. Tjetra vazhdon të japë intervista për akademistët tanë. Kësaj i thonë të hash mbi kockat e babait. Gjynah mos qoftë!

Por Petro hallemadhi nuk rrojti sa të zgjidheshin hallet e sponsorëve. Fuqi nuk pati më, që ta bënte me dorën e tij rishkrimin e korrigjuar të tekstit të romanit. Ama miqtë e përbetuar ia mbajtën amanetin, duke e rishkruar vetë romanin e Petros, 10 vjet pasi ai nuk ishte më në këtë botë!!

Ky ishte vendimi më i vështirë. Se kishte të bënte me ndërgjegjen intelektuale dhe qytetare. Për hir të “mëshirës kristiane” u hodh mënjanë shkenca e autenticitetit të teksteve të veprave letrare të botuara, FILOLOGJIA, e cila këtë prekje të tekstit të autorit e quan sakrilegj. Një gjë të tillë nuk e kishin bërë as murgjit në manastiret mesjetare, në kohët kur u themelua shkenca e filologjisë! Po se mos dinin gjë mësuesit dhe nxënësit shqiptarë se ç’thoshte filologjia! Që nga krijimi i Fakultetit Filologjik, kurrë nuk kishte pasur atje një lëndë me këtë emër!

9Gjithçka tjetër pastaj ishte fare e lehtë. Për ta kthyer rrëfimin e Markos nga veta e parë në vetë të tretë mund t’i jetë dhënë si detyrë shtëpie ndonjë redaktori mediokër të SHBLSH-së. Ai mavria thjesht merrte lekun, gjynahet u mbeteshin personaliteteve të letrave shqipe, të atëhershme dhe të kurdohershme, si dhe Ministrisë së Arsimit kombëtar që kishin marrë (marrin edhe sot) vendimet.

Secili prej tyre bëri sa kishte në dorë për ta ndaluar botimin e shkrimit tim problemor “A është i P. Markos “Në emër në katër rrugë”?’, 2004.

Për dreq edhe unë, vajta dhe i pyeta të gjithë korifejtë e veprave, të studimeve, të botimeve, të kritikës… Natyrisht e dija që ishin edhe miq shumë të dashur të Petros dhe familjes së tij. Të gjithëve u bëra vetëm një pyetje: Çfarë dini ju për këtë botim, pse ka ndodhur falsifikimi?

Zbulimet ishin shumë interesante, jo veç për çështjen, por edhe për ata vetë…

Tani vjen puna që, 20 vjet më pas, realizohet ribotimi i romanit, me po atë tekst fals. Nuk i bëhet vonë askujt për filologjinë, as për masakrimin e një teksti autentik, as për detyrimin e nxënësve e mësuesve që të mbajnë për autentik një tekst fals, as për nderin intelektual dhe akademik.

Për Petron jo e jo. Nuk ka më të ndershëm se biznesi.

Tiranë, më 12 shtator 2025

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

0

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera shqiptare, janë në Hagë për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet me fillim nga ora 14:00, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në këtë qytet.

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe zhvillohet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim dhe po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore dhe do të karakterizohet me shpalosjen e rreth 100 parullave dhe sloganeve të përgatitura në gjuhën angleze, me qëllim që mesazhi i protestuesve të transmetohet qartë te opinioni ndërkombëtar.

Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të shprehin solidaritetin e qytetarëve shqiptarë me ish-ushtarët e UÇK-së, duke theksuar bindjen e tyre në drejtësinë e kauzës së luftës çlirimtare.

OVL-UÇK u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në afërsi të Hagës që t’i bashkohen kësaj proteste, duke respektuar parimet demokratike dhe të drejtën për shprehje të lirë.