7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 44

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

0

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30, raporton PrizrenPress.

Rahovecasit e presin këtë sfidë nga pozita e fundit në tabelë, me bilanc prej shtatë fitoresh dhe 15 humbjesh, duke synuar rikthimin te rezultatet pozitive në këtë fazë të kampionatit.

Në anën tjetër, prizrenasit po kalojnë një sezon shumë të mirë dhe aktualisht renditen në vendin e dytë me 15 fitore dhe shtatë humbje, bilanc i kundërt me kundërshtarin e kësaj mbrëmjeje.

Për Bashkimin, kjo ndeshje është një mundësi e mirë për të vazhduar me ritmin e fitoreve dhe për të forcuar pozitën në garën për play-off, ndërsa Rahoveci do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të befasuar një nga skuadrat më në formë të kampionatit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

0

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme Profesionale – Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, me qëllim orientimin e tyre në zgjedhjen e drejtimit të ardhshëm arsimor dhe profesional.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, e cila theksoi se kjo nismë synon t’u ofrojë nxënësve mundësinë të njihen më nga afër me programet dhe drejtimet profesionale që ofron kjo qendër.

“Këto vizita do t’u mundësojnë nxënësve të njohin nga afër drejtimet profesionale dhe mundësitë e shkollimit, duke i ndihmuar të marrin vendime më të sigurta për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Ajo ka vlerësuar rolin e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” si një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit profesional në komunë.

“Qendra e Kompetencës ‘Kujtim Krasniqi’ mbetet një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit profesional në komunën tonë, me punë të shkëlqyer dhe përkushtim në përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, investimi në arsim dhe orientim profesional është thelbësor për zhvillimin e komunës dhe për të ardhmen e të rinjve.

“Investimi në arsim dhe orientim profesional është investim në zhvillimin e Malishevës dhe në të ardhmen e të rinjve tanë”, ka shtuar Krasniqi.

Express Kredi nga BiCredit

Ajo ka theksuar gjithashtu se ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm për shkollat dhe nxënësit e komunës, duke shprehur mirënjohje për drejtuesit dhe stafin e institucionit.

“Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm dhe suksese të përbashkëta për shkollën dhe nxënësit e Komunës së Malishevës. Përgëzime drejtorit Nazmi Zogaj, stafit të shkollës dhe veçanërisht aktivave të mësimdhënësve, të cilët vazhdimisht promovojnë rëndësinë e orientimit profesional për nxënësit tanë”, ka përfunduar ajo. /

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Alush Kastratin, 80 vjeç, banues në fshatin Zatriq, i cili është raportuar i zhdukur më 7 mars 2026. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në momentin e largimit, ai ishte i veshur me pantallona të zeza, pallto të zezë, këpucë të zeza dhe mbante një shkop ndihmës për ecje.

“Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të ndihmojnë në gjetjen e tij. Çdo person që ka informacion për vendndodhjen e Alush Vesel Kastratit mund të kontaktojë numrin emergjent 192 (pa pagesë) ose të njoftojë stacionin më të afërt policor./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

0

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si fushatë linçimi dhe sulmesh ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Lajmin e bëri të ditur vetë Avdyli përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se nuk mund të identifikohet me gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë që, sipas tij, janë drejtuar ndaj Osmanit.

Ai tha se sulmet e ashpra ndaj presidentes, përfshirë edhe kërcënime dhe manipulime me inteligjencë artificiale që nxisin urrejtje, janë të papranueshme dhe i përkasin një politike që duhet të mbetet në të kaluarën.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Avdyli theksoi se ka shprehur më herët mospajtimin e tij me zhvillimet e fundit politike brenda grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, në prani edhe të kryeministrit Albin Kurti, si dhe në kryesinë e GUXO-s.

Sipas tij, megjithëse kishte mospajtime politike brenda grupit, nuk e kishte pritur që situata të eskalonte në linçime publike, fyerje dhe kërcënime, madje edhe nga persona që deri pak ditë më parë e konsideronin Osmanin “krenari të Kosovës”.

Express Kredi nga BiCredit

Në shenjë proteste ndaj kësaj situate, Avdyli tha se ka vendosur të largohet nga të gjitha pozitat në GUXO, duke shpresuar se dorëheqja e tij do të shërbejë si thirrje për reflektim dhe për ndaljen e gjuhës së urrejtjes në politikë.

Ai apeloi që, pavarësisht dallimeve politike, të ruhet respekti dhe njerëzillëku, duke theksuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës duhet të jetë mbi gjithçka.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Dy raste të vjedhjes në Prizren

0

Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell PrizrenPress.com

“Prizren 08.03.2026-20:50. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe  para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime.

Prizren 08.03.2026-21:15.  Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

0
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet dhe fshatrat e komunës.

https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/

Në emisionin “Fol me Arin”, ai tha se aktualisht po zbatohet një kontratë që mbulon pjesën më të madhe të qytetit dhe disa fshatra.

“Sa i përket ndriçimit publik në lagjet Ortakoll dhe lagje të tjera, ne jemi duke punuar, ku kemi një kontratë kornizë që mbulon pjesën më të madhe, edhe lagje të qytetit, por edhe nëpër fshatra, dhe besoj se shumë shpejt, edhe në ato pjesë ku nuk ka ndriçim me kontratën që kemi, do të furnizohen të gjithë qytetarët, që të ketë ndriçim si në lagjet e tjera”, tha Ukaj. /Klankosova.tv

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1902 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 11 i ka dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

0

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe përdorimit të VAR-it nga gjyqtari Ilir Mehmeti, i cili anuloi golin e shënuar nga Dijar Nikqi.

“Klubi ynë reagon ndaj anulimit të golit të rregullt të shënuar nga Dijar Nikqi në ndeshjen mes FC Liria dhe KF Vushtrria”, thuhet në reagimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Sipas FC Lirisë, vendimi ishte i padrejtë, pasi nga pamjet duket qartë se lojtari Nikqi nuk kishte kryer faull, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij, dhe klubi shton se nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të trajtohej me penallti për ekipin bardhezi.

“Gjyqtari Rrezart Hasani e anuloi golin duke pretenduar për faull, megjithëse nga pamjet shihet qartë se nuk kishte faull nga lojtari ynë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Nëse goli nuk do të pranohej, situata duhej të ndëshkohej me penallti për ekipin tonë”, theksohet në njoftim.

Edhe pse VAR-i ishte në funksion, vendimi ka ngjallur dyshime mbi drejtësinë sportive dhe ka dëmtuar besimin në sistemin e drejtësisë në futbollin kosovar.

“Edhe pse ishte në funksion VAR-i me gjyqtarin Ilir Mehmeti, u mor një vendim që ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Klubi ynë nuk do të heshtë përballë padrejtësive të tilla”, përfundon reagimi.

Ky vendim ka shkaktuar debat të gjerë mes tifozëve dhe mediave sportive, duke e bërë ndeshjen një nga më të diskutueshmet e këtij sezoni të Ligës së Parë./PrizrenPress.com/