30.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 43

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

0

Kjo kërkesë për suspendim vjen pasi viktima, sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngufatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.

“Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar.

Suspendimi i përkohshëm paraqet masë të përkohshme mbrojtëse, në funksion të dhe interes të garantimit të integritetit të hetimit që po zhvillohet lidhur me këtë rast, si dhe të shmangies së çdo ndikimi të mundshëm në procesin hetimor.

IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes.” – njoftoi IPK.

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

0

Policia bëri të ditur se janë sekuestruar tetë armë zjarri “pistoleta”.

Sakaë, në njoftimin e policisëë thuhet se nga hetimet dyshohet se të dyshuarit i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, dy shtetasve të Shqipërisë të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar.

“Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

0

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij. Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes. I njëjti është i njohur për organet e rendit dhe llojin e veprës penale për të cilën dyshohej dhe të tjera”, ka thënë ai.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

0

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa zona të qytetit, ku janë zbuluar disa raste të lidhjeve ilegale në lagjen Tusus.

“Sot (dje) kanë identifikuar lidhje ilegale edhe në lokacionin Lagja Tusus, ku për fat të keq janë hasur edhe shumë keqpërdorues”, thuhet në komunikatën zyrtare të kompanisë, raporton PrizrenPress.

Ky veprim konsiderohet shkelje serioze ligjore dhe dëmton furnizimin e qëndrueshëm me ujë për qytetarët e ndershëm. Nga “Hidroregjioni Jugor” theksohet se veprime të tilla nuk do të tolerohen dhe ndaj keqpërdoruesve do të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjin.

“U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht, të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse dhe të shmangin çdo veprim të jashtëligjshëm që ndikon negativisht në shërbimet publike”, thekson njoftimi.

Kompania rikujton qytetarët se aplikon zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve, ndërsa inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të siguruar barazi në shërbim dhe mbrojtje të burimeve ujore./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

0

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, ndryshe e njohur si “Peste des Petits Ruminants” (PPR), është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë, e cila karakterizohet nga simptoma të rënda si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, për Klankosova.tv tha se kjo sëmundje shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, duke rritur kështu nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.

Ai shton se kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, dhe po ashtu nuk transmetohet nga kafsha te njeriu.

Nga ana tjetër, Hasan Limani, kryetari i Odës së Veterinerëve të Kosovës, për Klankosova.tv tha se është shqetësuese konfirmimi i rastit të parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në Kosovë, sidomos për fermerët që merren me rritjen e dhive dhe deleve.

Sa ndikon PPR te fermerët?

Limani thotë se kjo sëmundje ndikon shumë te fermerët, të cilëve do t’u shkaktojë dëme të mëdha financiare.

“Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje shumë ngjitëse që prek dhenë dhe dhi duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Ajo përhapet shpejt në tufë dhe mund të çojë në: ngordhje masive të kafshëve, sidomos të reja; ulje të prodhimit të qumështit; abortime dhe probleme të rritjes; kufizime në lëvizjen e kafshëve dhe tregtinë e tyre”, tha Limani për Klankosova.tv.

Sipas tij, dëmi financiar ndaj fermerëve është i shumëfishtë, si në aspektin e ngordhjes së kafshëve, ashtu edhe në aspektin e trajtimit të tufave.

“Ndikon tek ta në mënyrë direkte. Fermerët mund të përballen me: humbje të të ardhurave për shkak të ngordhjes ose asgjësimit të kafshëve; kosto shtesë për izolim, asgjësim ose trajtim të tufave; ndalesa në tregtim të produkteve të bagëtisë; pasiguri për të ardhmen e fermës”, u shpreh Hasan Limani, kryetari i Odës së Veterinerëve të Kosovës.

Çfarë mund të bëhet për të parandaluar këtë sëmundje?

Kreu i Odës së Veterinerëve thotë se masat më të rëndësishme parandaluese të kësaj sëmundjeje janë: “asgjësimi i kafshëve, nëse është në dispozicion; kontrolli i lëvizjes së kafshëve, veçanërisht në zonat e prekura; zbatimi i masave të biosigurisë në ferma (dezinfektim, kufizim vizitorësh, ndarje të tufave të shëndosha nga ato të sëmura); raportimi i hershëm i simptomave tek autoritetet veterinare; izolimi i rasteve të dyshuara për të shmangur përhapjen”.

Sipas tij, është jetike që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe fermerët të bashkëpunojnë ngushtë për të ndalur përhapjen e PPR.

AUV njoftoi të enjten se ka nxjerrë vendim për ndalimin e lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet dhe shitblerjen, groposjen e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR, dezinfektimin e objekteve dhe zonave përreth fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes.

Ndër të tjera, AUV tha se ka obliguar komunat të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuara, sikurse edhe fermerët që menjëherë të njoftojnë veterinarinë në rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre.

Në fillim të qershorit, nga Shqipëria erdhi lajmi për përhapjen e kësaj sëmundjeje nëpër disa qytete të vendit.

Për pasojë, Kosova mori vendim që të ndalojë importimin e këtyre kafshëve nga ky shtet.

Çka është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, që AUV i referohet edhe si Murtaja e kafshëve të vogla ripërtypëse (PPR) është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura, ndërsa burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet.

Shenjat klinike përfshijnë: temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion të syve, ulje të oreksit, diarre dhe në raste të rënda, ngordhje. Kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. /Klankosova.tv

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kryeministri Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se dogana Morinë–Vërmicë është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke shtuar se kjo doganë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Në Morinë shkuan për një vizitë të përbashkët ministrat e Financave të të dyja vendeve, Hekuran Murati dhe Petrit Malaj.

Rama tha se vizita e tyre konfirmoi angazhimin e përbashkët për rritjen e cilësisë në këtë pikë kufitare.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”, theksoi ai.

Rama tha se gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Reduktime të ujit në Suharekë për shkak të konsumit të lartë dhe keqpërdorimeve

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Njësia Suharekë ka paralajmëruar se nga data 2 korrik do të nisë zbatimi i reduktimeve të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit zyrtar, arsyeja kryesore për këtë vendim është “rritja e konsiderueshme e konsumit dhe keqpërdorimeve të ujit të pijshëm”, çka ka detyruar kompaninë të ndërmarrë masa për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm për të gjithë përdoruesit.

“Këto masa ndërmerren me qëllim të sigurimit të një shpërndarjeje sa më të drejtë dhe të qëndrueshme të ujit për të gjithë konsumatorët,” thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Reduktimet do të aplikohen në këto zona dhe orare: Fshati Doberdelan: 19:00 – 07:00, Fshati Sallagrazhdë: 19:00 – 07:00, Rr. Magjistrale “Pusi i Atit” deri në Shirokë: 19:00 – 07:00, Fshati Gjinoc: 09:00 – 17:00, Rruga “Garibaldi”, Suharekë: 19:00 – 07:00 dhe Zona Industriale në Shirokë: 19:00 – 07:00.

Kompania u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në përdorimin e ujit të pijshëm.

“Apelojmë për përdorim të kujdesshëm dhe racional të ujit të pijshëm, në mënyrë që së bashku të përballojmë këtë situatë dhe të garantojmë një furnizim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët,” thekson njoftimi./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale, duke theksuar se kjo qasje ndihmon në ndërtimin e një administrate më transparente dhe të përgjegjshme.

“Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë”, ka deklaruar Kastrati, mbrëmë, gjatë takimeve konsultative me banorët dhe këshillat lokalë të Maralisë, Gajrakut, Pagarushës dhe Guriqit, të mbajtura në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit komunal për vitin 2026, raporton PrizrenPress.

Në këto takime, krahas Kastratit morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtarja kryesore financiare, Valentinë Krasniqi, të cilët prezantuan Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028.

Kastrati theksoi se gjatë tri viteve të fundit fokusi i investimeve ka qenë në qytet për shkak të nevojave emergjente, por në vitet në vijim prioritet do t’u jepet fshatrave.

“Gjatë tri viteve të fundit kemi qenë të fokusuar në investime në qytet, për shkak të nevojave emergjente, ndërsa në vitet në vijim, investimet do të orientohen në fshatra”, ka theksuar ai.

Banorët pjesëmarrës shprehën nevojat prioritare të vendbanimeve të tyre, duke përfshirë: zgjerimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimit, asfaltimin e rrugicave dhe ndërtimin e trotuareve, sigurimin e ujit të pijshëm, investime për mbrojtjen e ambientit, dhe zhvillimin e turizmit rural, veçanërisht në Pagarushë – e njohur për trashëgiminë kulturore dhe atraksionet si kompleksi për Nexhmije Pagarushën./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kryetari i Bordit të Kompanisë ‘ABI’, Irfan Fusha, vizitoi Shoqatën ‘ESNAF’

0

Kryetari i Bordit të Kompanisë së njohur ABI, z. Irfan Fusha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në ambientet e Shoqatës ‘ESNAF”, ku është pritur me mirëseardhje nga përfaqësuesit e saj.

KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/2024473561693409

“Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku palët shkëmbyen ide dhe mendime lidhur me fushat e interesit të përbashkët, si dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimeve të ardhshme ndërmjet sektorit të biznesit dhe shoqatës”, njofton ‘Esnaf’.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Përfaqësuesit e Shoqatës ESNAF vlerësuan lart vizitën e  Fushës, duke e cilësuar atë si një shembull të rëndësishëm të afërsisë dhe mbështetjes së ndërsjellë mes bizneseve dhe organizatave qytetare.

Në fund të vizitës, ata shprehën mirënjohjen e tyre të sinqertë për praninë dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim./PP/