19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 451

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tone do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat mininale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27 dhe 30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më 28 Nëntor, për Muranën e Kastriotit/ Protestë masive në Prizren

0

Kryetari i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Nue Oroshi, ka ftuar të gjithë shqiptarët nga trojet shqiptare dhe diaspora që të marrin pjesë në demonstratën gjithëshqiptare më 28 Nëntor 2025 në Prizren, me moton:“Duam vendosjen e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.”

Oroshi tregon  se kjo demonstratë organizohet për të kundërshtuar refuzimin dhe vonesat e institucioneve përgjegjëse të Kosovës për vendosjen e Muranës së Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit.

Ai theksoi se Shoqata “Trojet e Arbrit” ka dorëzuar dokumentacion të plotë dhe argumente shkencore, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit.

“Kjo nuk është vetëm një kërkesë simbolike, por një mesazh i qartë se periudha e otomanizmit dhe pansllavizmit ka përfunduar në trojet shqiptare,” tha Oroshi. “Shqiptarët kanë zgjedhur rrugën e integrimit evropian dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo përpjekje tjetër politike, që synon të ringjallë ide neo-otomane dhe pansllaviste, do të dështojë”.

Oroshi ftoi të gjitha shoqatat, organizatat politike dhe atdhetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora në Evropë dhe Amerikë që të bashkohen në këtë veprim të rëndësishëm gjithëkombëtar.

Demonstrata do të mbahet më 28 Nëntor në Prizren dhe pjesëmarrësit kërkohen të sjellin me vete foton e Muranës së Gjergj Kastriotit, hartën e Shqipërisë Etnike dhe plisin e bardhë si simbol identiteti.

Për bashkëorganizim dhe informacion shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: 0049 151 62520752.

Marketing

 

 

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, zëdhënës i kësaj Gjykate, i cili tha se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit mund të zgjasë deri më 15 korrik 2025.

Në përgjigjen e Lekajt thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit, shkresat e lëndës dhe provat materiale të grumbulluara deri në këtë fazë, ka gjetur se kërkesa për caktimin e e paraburgimit është e bazuar.Ai tha se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke u mbështetur nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“Caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm me qëllim të sigurimit të prezencës së pandehurit në fazën hetimore, pasi që është faza fillestare e hetimit, dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë , kështu do të pengonte dhe vështirësonte sigurimin e provave në fazën hetimore. Po ashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të verpave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, ashtu që me sjelljet e tij dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore në dëm të shoqërisë, ku me rastin e arrestimit të të dëmtuarit në këtë proces S.F., e ka keqtrajtuar ku me rastin e goditjeve në regjionin e kokës, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore, të gjitha këto e bindin Gjykatën se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i nevojshëm”, thuhet në përgjigje.Me këto, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën hetimore, dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore.

“Betimi për Drejtësi” të martën ka raportuar për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, sipas të cilës ekziston dyshimi i bazuar se më 14 qershor 2025 rreth orës 21:35 në orën 21:35 në Prizren, tek një kafene, i dyshuari Remzi Pulaj si zyrtar policor, duke keqpërdorur autorizimet e tij, e ka keqtrajtuar personin tjetër, derisa ishte me një zyrtar tjetër policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit S.F., i kanë shqiptuar gjobë të kundërvajtjes për shkak të parkimit të palejuar të veturës të cilën ia kanë vendosur tek xhami i veturës, e në ato momente ka dalë i dëmtuari i cili ka qenë brenda kafenesë, duke e hedhur gjobën e kundërvajtjes në tokë. Pas kësaj, thuhet se zyrtari policor Remzi Pulaj së bashku me kolegun e tij, duke e parë gjobën e hedhur, të dëmtuarit i kanë dhënë urdhër verbal që t’i prezantojë dokumentet e idenfikimit, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Me këtë, thuhet se zyrtarët policorë kishin filluar ta arrestojnë të dëmtuarin, mirëpo ai përsëri nuk ka lejuar ta arrestojnë dhe se gjatë përpjekjes për ta arrestuar, në një moment i pandehuri të dëmtuarit ia ka vënë këmbën, ndërsa kolegu i tij me të dëmtuarin ishin rrëzuar në tokë, duke rënë mbi të dëmtuarin dhe aty në pozitën e shtrirë përtokë e në tentim për ta vënë nën kontroll, i pandehuri të dëmtuarin disa herë e ka goditur me grushte në kokë, tek syri dhe pjesën e veshit të majtë.Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, me datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të këtij dispozitivi, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri Remzi Pulaj të dëmtuarin S.F., disa herë e ka goditur me grushte në kokë, sy dhe pjesën e veshit të majtë. Si pasojë, të dëmtuarit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

 

 

Anton Quni nuk synon postin e kryetarit të Prizrenit

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka caktuar datën 12.10.2025 si ditën kur do të mbahen Zgjedhjet lokale në Kosovë. Ky vendim është marrë disa ditë pas takimit me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, për konsultim në lidhje me caktimin e datës së Zgjedhjeve lokale.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Disa parti politike kanë nisur t’i bëjnë të ditur kandidatët, ku në shumicën e Komunave, kryetarët aktual do të jenë kandidat edhe për një mandat.

Por do të ketë Komuna ku kryetarët aktual do të zëvendësohen me emra tjerë.

Periskopi ka pyetur deputetin e LDK-së, Anton Quni nëse ka synim për të kandiduar sërish për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Quni u shpreh shkurtimisht ‘Jo’.

I njëjti shtoi se kryesia e LDK-së ende nuk ka vendosur për emrin e kandidatit.

Marketing

 

 

Artan Abrashi kandidat i Vetëvendosjes për Prizren

0

Artan Abrashi do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizrenin në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar Periskopi nga  burimet e veta.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Marketing

Vetëvendosje në Prizren kërkon anulimin e procesit për ndarjen e subvencioneve në kulturë e sport

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani dhe Ilir Gashi, të mërkurën kanë kundërshtuar praktikën e DKRS-së për ndarjen e subvencioneve në lëminë e kulturës dhe të sportit.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alishani dhe Gashi pas dhjetëra ankesave të pranuara nga organizata, klube dhe individë të komunitetit kulturor, sportiv dhe rinor, janë detyruar që të denoncojnë publikisht “një proces tërësisht të politizuar, të manipuluar dhe të ndikuar nga klientelizmi”.

“Vendimi i fundit për ndarjen e subvencioneve tregon qartë se këto mjete janë shpërndarë në mënyrë selektive, pa kritere të barabarta dhe në shërbim të interesave të ngushta politike të pushtetit lokal. Nga përbërja e komisionit vlerësues, ku 3 nga 5 anëtarë janë eksponentë të PDK-së, e deri te përfituesit që janë familjarë të stafit të kryetarit apo organizata të themeluara brenda këtij mandati — gjithçka flet për një rrjet të mirëorganizuar klientelist të ndërtuar dhe ushqyer nga vetë kryetari Totaj”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

 

Sipas këtij subjekti politik nuk ka pasur ndarje meritore të subvencioneve.

“Festivalet dhe projektet me traditë shumëvjeçare, të cilat kanë pasur ndikim të vërtetë ekonomik dhe kulturor në qytet, janë ndëshkuar. Ndërkohë, iniciativa të lidhura direkt me kryetarin janë subvencionuar bujarisht. Madje, vetë Totaj ka dalë publikisht si ideator dhe organizator i njërit prej festivaleve, duke e kapur në mënyrë të pashembullt një rol që duhej të ishte institucionalisht neutral”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sipas LVV-së, përveç ndarjeve të padrejta të subvencioneve, është përfshirë edhe në kryerjen e investimeve kapitale pa leje ndërtimore. “Janë së paku tre raste të dokumentuara dhe të sinjalizuara, por kryetari Totaj ka zgjedhur të heshtë dhe të mos marrë asnjë masë”.

LVV ka theksuar se militantizmi dhe servilizmi politik janë bërë kriter për përfitim.

“Prizreni, dikur një shembull frymëzues i zhvillimit të pavarur artistik dhe kreativitetit të lirë qytetar, sot po rrëshqet në një realitet të zymtë, ku militantizmi dhe servilizmi politik janë bërë kriter për përfitim. Kultura nuk është më një hapësirë për ide dhe vlera, por një mjet për riciklimin e parave publike në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme”.

Anëtarët e këtij subjekti politik kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të procesit të fundit të ndarjes së subvencioneve; hetim të pavarur dhe të thelluar nga organet kompetente për këtë proces dhe për investimet e realizuara pa leje; rifillimin e një procesi të ri, të ndershëm dhe profesional, me standarde minimale si komision vlerësues profesional dhe i pavarur, me përfaqësues të komunitetit kulturor, sportiv dhe rinor; kritere publike dhe të matshme, të njëjta për të gjithë aplikuesit; eliminim të çdo ndikimi politik dhe klientelist;mbështetje për projekte me vlera reale kulturore, jo për rrethin e ngushtë të pushtetit.

“Kultura nuk është çiflig partie. Buxheti komunal nuk është pronë e PDK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i atyre që padrejtësisht janë lënë jashtë. Ne do të mbrojmë interesin publik dhe do të kërkojmë përgjegjësi për çdo shkelje që dëmton Prizrenin dhe qytetarët e tij”, përfundon njoftimi i LVV-së.

Marketing

 

 

Dragashi synon fitimin e Grantit të Performancës për të katërtin vit radhazi

0

Komuna e Dragashit synon për herë të katërt të fitojë Grantin e Performancës Komunale, duke u bazuar në përmbushjen e katër kritereve të detyrueshme, raporton PrizrenPress.

Në takimin përmbyllës të Grupit të Performancës pranë MAPL-së u konfirmua se Komuna është kandidate serioze për këtë grant.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

“Komuna jonë ka përmbushur të katër kriteret e detyrueshme për të qenë kandidate fituese e këtij granti. Shpresojmë që këtë vit të arrijmë të sigurojmë një shumë më të lartë financimi sesa vitin e kaluar”, theksoi i pari i Dragashit, Bexhet Xheladini./PrizrenPress.com

Marketing

Burak Özçivit viziton Vlorën, aktori i famshëm turk pritet me entuziazëm

0

Vlora përjetoi sot një atmosferë të pazakontë me praninë e aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, i cili tërhoqi shumë qytetarë që u dyndën për të bërë fotografi dhe për ta përshëndetur nga afër. Radhët e gjata të qytetarëve, sidomos të rinjve dhe familjeve, krijuan një skenë të rrallë për qytetin bregdetar.

Burak Özçivit viziton Vlorën/ Aktori i famshëm turk pritet

Aktori u prit edhe në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili ndau emocionet e takimit në një postim në rrjetet sociale:

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera!”

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Burak Özçivit viziton Vlorën/ Aktori i famshëm turk pritet

Vizita e Özçivit në Shqipëri vjen në kuadër të një projekti për promovimin e Vlorës si një destinacion turistik, ku figura të njohura ndërkombëtare angazhohen për të sjellë vëmendje dhe vizitorë të rinj në jug të Shqipërisë.

Burak Özçivit viziton Vlorën/ Aktori i famshëm turk pritet

“Na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovimin e Vlorës si destinacion turistik dhe jo vetëm,” shtoi Dredha, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit.

Burak Özçivit viziton Vlorën/ Aktori i famshëm turk pritet

Prania e aktorit, i njohur për rolet në seriale të suksesshme si “Kurulu?: Osman” dhe “Karasevda”, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke rritur më tej profilin ndërkombëtar të Vlorës.

Burak Özçivit viziton Vlorën/ Aktori i famshëm turk pritet

Vizita pritet të pasohet nga aktivitete dhe fushata të tjera promovuese që synojnë të pozicionojnë Vlorën si një qendër të rëndësishme të turizmit mesdhetar./dritare.net

Marketing

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

0

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, me vlerë të përgjithshme prej 1.5 milion euro. Dy projekte madhore janë në qendër të kësaj marrëveshjeje: ndërtimi i një objekti të ri për zjarrfikësit dhe ndërtimi i 20 shtëpive për familjet në nevojë, raporton PrizrenPress.

Objekti i zjarrfikësve do të ndërtohet me një kosto totale prej 850 mijë euro, ku 250 mijë euro do të financohen nga Komuna e Suharekës, ndërsa 600 mijë euro do të mbulohen nga donacioni i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1465884847913136

Po ashtu, do të ndërtohen 20 shtëpi të reja për familjet që nuk kanë kushte të përshtatshme banimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së shtresave më të ndjeshme të komunitetit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna e Suharekës do ta zgjidhë për një kohë të gjatë çështjen e strehimit për ata që kanë nevojë”, theksohet në njoftimin e komunës.

Halil Kastrati, drejtues i “Jetimat e Ballkanit” dhe Qytetar Nderi i Komunës së Suharekës, vazhdon të japë një kontribut të çmuar në projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve./PrizrenPress.com

Marketing

Ballkani mëson kundërshtarët për kualifikimet e Ligës së Konferencës

0

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me kundërshtar nga Malta apo Uellsi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra portokallezi nga Suhareka do të përballet me fituesin e çiftit të raundit të parë, Floriana (Maltë) – Haverfordwest County (Uells), raporton PrizrenPress.

Marketing