20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 456

Dështon edhe përpjekja e 32-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

0

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ata u mblodhën sot për herë të 32 radhazi, çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si rendomë pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të martën e 17 qershorit.

Në seancën e së dielës u pa një interesim i vogël edhe për të marrë pjesë madje, pasi vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Marketing

 

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

0

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë.

Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët policorë. Sakaq, i dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ku dhe është dërguar në QKUK për tretman.

“Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i njëjti  për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

 

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

0

Kompleksi ‘Toni Residence’ në Prizren nuk është thjesht një kompleks banimi – është vendi ku familja juaj gjen qetësinë, cilësinë dhe sigurinë që meriton.

Me hapësira të menduara mirë, dritë natyrale, cilësi të lartë ndërtimi dhe një vendndodhje të qetë e të favorshme, ky kompleks ofron gjithçka që ju nevojitet për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.

Një hapësirë ideale për fëmijët, për pushim pas diteve të gjata dhe për një jetë  të shëndetshme.

Këtu nuk blini vetëm një banesë – bëni një zgjedhje jetësore.

Çdo detaj është menduar me kujdes për komoditetin dhe nevojat e një familjeje moderne. Mjafton një vizitë për ta ndier ndryshimin.

RR. “Muharrem Fejza” – Prizren
Na kontaktoni: 044 729 729 dhe 048729 729

Toni Residence – Aty ku fillon jeta e re.

15 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut

0

Sot janë bërë 15 vjet që nga shuarja e njërave prej figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut.

Pas vetes Fehmiu la vepra të pashlyera, si në kinematografinë e huaj e po ashtu edhe në atë shqiptare.

Fehmiu arriti kulmin e tij me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.

Disa nga rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”.

E po ashtu Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaw, Dirk Bogarde e Irene Papas./PrizrenPress.com

Marketing

Beteja për Albulenën

0

Nga Mero Baze

Beteja e parë për Albulenën ka ndodhur në vitin 1457, në një fushë mes Lezhës dhe Krujës, por me një raund final. Edhe pse në atë betejë Skënderbeun e tradhtoi edhe Hamza Kastrioti, përsëri ia doli të fitonte.

Kjo beteja e dytë e Albin Kurtit, alias “Skënderbeu i ri” siç e quajnë adhuruesit e vet, ka shkuar plot 30 raunde. Është beteja më e gjatë në historinë e politikës shqiptare, e pagëzuar si “Beteja e Albulenës”. Albin Kurti po pret një Hamza Kastrioti nga opozita, por ai ende nuk po vjen.

Por përtej humorit të zi, kjo histori i kaloi të gjithë kufijtë.

35 vjet më parë, në fillim të muajit korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk lejoheshin të mblidheshin për të shpallur Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik. Dhe ata u mblodhën para derës së Kuvendit, të gjithë të rrezikuar të vriteshin, dhe ashtu, pa ndonjë protokoll apo procedurë parlamentare, shpallën Deklaratën Kushtetuese që shprehte aspiratën e Kosovës për liri dhe pavarësi nga ish-Jugosllavia, në kushtet e reja që po krijoheshin në Ballkan pas fillimit të shpërbërjes së saj.

35 vjet më vonë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të konstituojnë dot Parlamentin për shkak të Albulenës. Për Albin Kurtin dhe shumicën e shpallur nga zgjedhjet e fundit, beteja është zhvendosur nga institucioni i Kuvendit tek Albulena.

Nëse në korrik 1990 deputetët ishin gati të vriteshin që të konstituohej Kuvendi, në korrik 2025 janë gati të “vriten” që të mos konstituohet Kuvendi pa Albulenën.

Ky është një deformim historik për një shtet që i ka ende të gjallë ata që ndërtuan me duart e tyre themelet e tij. Shumica e deputetëve të korrikut 1990 janë ende gjallë dhe kushedi sa të fyer ndihen që kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për të ngritur një Kuvend, ndërsa pasardhësit e tyre sot janë gati të “vrasin” Kuvendin për Albulenën.

Kjo shaka bëhet edhe më e hidhur kur shikon se bota po zhytet në luftëra të përgjakshme mes fuqive të mëdha – ku Lindja e Mesme po përjeton ferrin nga konflikti Izrael-Iran, dhe lufta në Ukrainë ka tre vjet që provon pafuqinë e Perëndimit për të ndalur Rusinë.

Në gjithë këtë histori të trazuar, ku Kosova është ende një histori e papërfunduar shtetformimi, ku aleanca që e çliroi nuk ekziston më, dhe ku vetë SHBA nuk është më e gatshme të ngrejë avionët për Albulenën – kjo shaka e hidhur duhet të marrë fund. Edhe Helena e Trojës të ishte, nuk do luftohej kaq gjatë për të.

Pafuqia e saj për t’u dorëhequr nga ky poshtërim që po i bëhet institucionit të parlamentarizmit, tregon ndër të tjera se nuk kemi të bëjmë me një figurë dinjitoze për të cilën vlen të luftosh, por me një kukull që nuk ka në dorë as dinjitetin e vet. Qoftë dhe për këtë arsye, ajo nuk e meriton të mbajë peng ngritjen e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve.

Zhbllokimi i Kuvendit dhe nisja e procedurës për qeverinë e re, duke vënë në provë fillimisht shumicën e Albin Kurtit, është urgjente. Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye të mendohet deri në fund të verës për t’i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj krize nervore të politikës së Kosovës. Ndryshe, ajo do të zgjasë pafund duke vrarë Kosovën.

Kukulla si Albulena nuk vdesin kurrë. Por Kosova mund të mbytet duke i ngelur në dorë kukulla e Albinit. Si ata fëmijët që gjenden mes rrënojave me kukulla në duar.

Marketing

KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

0

Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dhe Ekipeve Ndërlidhëse të Monitorimit (LMT), zhvilluan trajnim evakuimi në komunën e Rahovecit.

“Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, që vepron si Forcë e Reagimit të Shpejtë (QRF), simuloi një skenar krize për të evakuuar një ekip austriak LMT. Një trajnim i tillë synon të forcojë ndërveprimin dhe të rrisë gatishmërinë për të menaxhuar në mënyrë efektive situatat emergjente në zone”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Marketing

Vrapimi i kuajve rikthen traditën e lashtë në Opojë

0

Në një atmosferë festive dhe përplot emocion, më 12 qershor në livadhin e Mejdanit në Opojë të komunës së Dragashit, u mbajt aktiviteti tradicional “Vrapimi i kuajve n’Opojë”, në nderim të Ditës së Çlirimit.

Ky aktivitet u mbështet nga autoritetet lokale, derisa jehonë të madhe i dha edhe antropologia amerikane që vepron në Kosovë, Janet Reineck.

“Vrapimi i kuajve është një traditë e lashtë në Opojë dhe në shumë pjesë të Kosovës, e lidhur ngushtë me dasmat dhe festat sezonale. Me këtë organizim, komuniteti synoi të ruajë e të promovojë kulturën tradicionale dhe lidhjen me natyrën e historinë lokale”, ka shkruar Reineck.

Pjesëmarrës e vizitorë nga zona të ndryshme shijuan garat dhe mikpritjen, duke e kthyer këtë ngjarje në një simbol të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Marketing

Promovohet libri post-mortum i Metë Shatrit për historinë e arsimit në Prizren

0

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe veprimtarit të njohur Metë Shatri, është përuruar libri post-mortum i tij me titull “Arsimi fillor dhe i mesëm në komunën e Prizrenit 1945–1999, me theks të veçantë në vitet 1990–1999”.

Ngjarja u mbajt të shtunën në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke mbledhur familjarë, kolegë, studiues dhe dashamirë të arsimit.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/watch/?v=1746425489334258

Redaktori i librit, Skender Susuri, theksoi rëndësinë dokumentare të kësaj vepre, duke shtuar se një pjesë e madhe e të dhënave që përmban publikohen për herë të parë.

“Ky libër është dëshmi e një pune të gjatë kërkimore dhe ruan kujtesën institucionale të arsimit në Prizren gjatë dekadave më të rëndësishme të historisë sonë”, u shpreh Susuri.

Recensenti i librit, prof. dr. Fadil Kryeziu, tha se vepra e Metë Shatrit është më shumë sesa një përmbledhje historike; ajo është trashëgimi që do të mbijetojë për brezat që vijnë.

“Puna e profesorit Shatri është kontribut i jashtëzakonshëm për historiografinë arsimore. Ajo bën që historiku i arsimit në Prizren të mbijetojë për shekuj”, tha Kryeziu.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. Hasan Hoti, mik dhe koleg i autorit, i cili foli për jetën dhe kontributin shumëvjeçar të Metë Shatrit në fushën e arsimit dhe shërbimit publik.

Libri përfaqëson një vepër me vlerë të veçantë historike dhe edukative, duke dokumentuar zhvillimin e arsimit fillor dhe të mesëm në komunën e Prizrenit përmes të dhënave arkivore, përjetimeve personale dhe analizave të periudhës më sfiduese të viteve ’90 në Kosovë.

Metë Shatri, ish-zyrtar i Drejtorisë së Arsimit në Prizren dhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërroi jetë më 14 qershor 2024. Ai do të kujtohet si një figurë e përkushtuar ndaj arsimit, me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, dhe si një zë i rëndësishëm në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe qytetare./TV Prizreni/

Marketing

Kosova siguron grupin e tretë në Kampionatin Botëror të tenisit

0

Kombëtarja e Kosovës në tenis arriti sukses të rëndësishëm duke siguruar kualifikimin në Grupin e Tretë të Kampionatit Botëror të tenisit “Davis Cup”. Në ndeshjen e “Play Off”-it, djemtë tanë triumfuan me rezultat 2:1 kundër Andorrës, raporton PrizrenPress.

Ndeshjen e parë e humbi Jasin Jakupi me rezultat 2:1, por Vullnet Tashi riktheu baraspeshën duke fituar bindshëm 2:0. Në takimin e dyfishtë, dyshja Tashi dhe Doni Gashi siguruan fitoren vendimtare për Kosovën.

Ky sukses vjen pas katër fitoreve radhazi, pasi më parë Kosova mposhti Shqipërinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Kualifikimi në Grupin e Tretë përbën një arritje të madhe për tenisistët tanë, duke rikthyer Kosovën në këtë nivel pas dy vitesh./PrizrenPress.com

Marketing

Rexhaj: Vetëvendosje po vjen në pushtet në Prizren

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale të Komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga PDK-ja, duke e cilësuar si të dështuar dhe të zhytur në korrupsion.

Kliko videon: https://www.facebook.com/watch/?v=1746425489334258

Ai njëkohësisht ka paralajmëruar ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes në këtë komunë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Rexhaj shkruan  se pushteti lokal në Prizren është i përçarë dhe i orientuar larg interesave të qytetarëve.

“Rrihen mes vete, sigurisht jo për ide e programe për zhvillim të Prizrenit. Korrupsion fund e krye në çdo cep institucional në Prizren”.

Rexhaj kritikoi edhe kërkesat për një mandat të ri qeverisës nga ana e qeverisjes aktuale komunale, duke i quajtur të pamerituara.

“Pastaj kërkon edhe +4 vite qeverisje në Prizren. Jo zotëri, ndryshimi i përnjëmend po vjen”.

Deputeti i VV-së e përmbylli reagimin me një mesazh të qartë politik:

“Shko në qoshe, sepse tash VETËVENDOSJE, po vjen!”.

Marketing