13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026
Home Blog Page 49

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

0

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të ProCredit Superligës.

Takimi nisi me ritëm të mirë dhe pjesa e parë ishte mjaft e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që luftuan për kontrollin e lojës. Megjithatë, Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim dhe ta ruajë atë gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e lejuar Vëllaznimin të kalojë në avantazh në asnjë moment.

Në pjesën e dytë, prizrenasit kontrolluan më mirë ritmin e lojës dhe mbajtën diferencën në rezultat. Vëllaznimi tentoi të afrohej në çerekun e fundit, por vendasit reaguan në momentet vendimtare dhe siguruan fitoren para tifozëve të tyre.

Më i dalluari në këtë përballje ishte Lake, i cili realizoi 17 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Riley pati një debutim shumë të mirë me 20 pikë, 5 kërcime, 3 asistime dhe 2 topa të vjedhur./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

0

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit.

Ashtu si në përballjen e mëparshme ku humbën ndaj Trepçës, prishtinasit pësuan një tjetër humbje të dhimbshme në gjuajtjen e fundit.

Heroi i mysafirëve ishte Smith, i cili shënoi 8 pikë radhazi në minutën e fundit, duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren skuadrës nga Suhareka.

Ylli arriti të rikthehet në lojë falë dominimit në zonën e pikturuar, ku realizoi 48 pikë, ndërsa Sigal Prishtina në pjesën e dytë kishte arritur të kalonte në epërsi duke përfituar nga kërcimet në sulm dhe pikët nga rastet e dyta.

Lojtari më i dalluar i takimit ishte Smith me 21 pikë (83% nga loja), 5 kërcime dhe 3 bllokada, ndërsa Gray kontribuoi me 17 pikë në këtë fitore të rëndësishme të Yllit./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

0

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e përcaktuara.

“Krejt çfarë ka mbetur kjo punë pa u materializuar ka qenë vota në Kuvendin e Kosovës. Tash janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë punë. Krejt kjo që po e diskutoni konsideroj nuk është e rëndësishme. Pyetja më e rëndësishme që të gjithë e shtrojmë sot është kjo: A do të duhej që qytetarët e Republikës së Kosovës si sovran i këtij vendi ta kenë të drejtën për ta zgjedhur presidentin e tyre me votë të drejtpërdrejt”.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“A do të duhej ne si deputetë që ta avancojmë demokracinë deri në atë përmas sa që qytetarëve ta zgjedhin të parin e shtetit pa iu nënshtruar interesave të partive politike”, ka thënë Abrashi, duke kërkuar nga kryesuesi i këtij komisioni Përparim Gruda që të procedoj tutje dhe të mos zgjatet debati.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

0

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas një videoje nga RTK, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë.

Prevalla është një nga destinacionet më të frekuentuara malore gjatë sezonit dimëror, ndërsa reshjet e borës shpesh ndikojnë në kushtet e qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore që lidhin zonën me qytetet përreth.

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

0

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin për sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Fillimisht është mbajtur një mbledhje solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”, ku kanë mbajtur fjalë rasti kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Fatmir Ademaj, si dhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së në Malishevë, Feriz Krasniqi.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar dhe për të nderuar një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të shenjta të historisë sonë kombëtare, Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 5, 6 dhe 7 Marsi janë ditë që nuk i përkasin vetëm historisë, por jetojnë në ndërgjegjen dhe krenarinë e çdo shqiptari. Janë ditët kur në Prekaz u dëshmua para gjithë botës se një popull që lufton për liri nuk mund të mposhtet kurrë. Shteti i Kosovës nuk është dhuratë, por rezultat i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe flijimi, i ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve dhe idealin e lirisë. Detyra jonë sot është që ta ndërtojmë Kosovën çdo ditë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë, si mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

“5, 6 dhe 7 Marsi i vitit 1998 ishin ditë të qëndresës, të sakrificës, të krenarisë dhe të lavdisë. Ne sot kujtojmë lindjen e një epoke të re në historinë tonë dhe kjo datë për ne është amanet për forcimin e shtetit. Prandaj ne përulemi dhe nderojmë kontributin dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj.

Ndërsa përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Feriz Krasniqi, në fjalën e tij tha se: “Qëndresa e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe lagjes Jashari, për tri ditë pandërprerë, ishte ngjarja më e lavdishme dhe më krenare në historinë tonë. Ishte kushtrim për luftë. Këtij kushtrimi më së miri iu përgjigj Malisheva me rrethinë, me mbi 2500 luftëtarë dhe me dy brigada. Këtu ishte shtabi i përgjithshëm, këtu u dëgjua zëri i parë i lirisë dhe këtu u zhvilluan edhe bisedimet me diplomacinë ndërkombëtare”.

Folësit në këtë mbledhje u shprehën të bindur se manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” këtë mars është i fundit që shënohet pa krerët e UÇK-së dhe besojnë fuqishëm se ata do të lirohen së shpejti dhe do të kthehen që manifestimet e tjera t’i festojnë së bashku me qytetarët.

Më pas janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në Prekaz.

Aktivitetet për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve në kompleksin “Kodra e UÇK-së” në Ngucat./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

0

Në pikën kufitare Vërmicë, zyrtarët e doganorë kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, duke ndaluar për kontrollë një automjet që hynte në vend.

Sipas Doganës së Kosovës, pas pyetjes standarde nga ana e zyrtarit doganor nëse posedonte mallra për deklarim, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht. Megjithatë, bazuar në analizën e riskut, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar gjithsej 610 produkte të ndryshme kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, maska për fytyrë, si dhe parfume të markave të njohura. Me këtë rast është konstatuar kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore, në mënyrë që të shmangen shkeljet ligjore dhe pasojat që rrjedhin nga to./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për “Epopenë e UÇK”-së të mos ftohen në Kuvendin e Kosovës përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

“Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre”, është thënë në reagimin e OVLUÇL-së.

Reagimi i plotë i OVLUÇK-së:

Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri.

Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.

Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Prizreni mban mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së, nderohet sakrifica e familjes Jashari

0

Në përkujtim të Epopeja e UÇK-së, sot u mbajt Mbledhja Solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku u rikujtua se sakrifica e familjes Jashari, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, përbën bazamentin e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.

Qëndresa e pathyeshme e Jasharëve më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ishte moment vendimtar në historinë tonë kombëtare. Flijimi i tyre heroik u shndërrua në thirrje për mobilizim, duke frymëzuar shumë vajza e djem që të vazhdonin rrugën e çlirimit, e cila, me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, solli lirinë pas një periudhe të gjatë shtypjeje.

Familja Jashari dhe lufta çlirimtare e Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbeten simbol i qëndresës dhe përgjegjësi për secilin prej nesh që ta përmbushim amanetin e dëshmorëve e martirëve, ta forcojmë shtetin dhe ta ndërtojmë një Kosovo më të drejtë për të gjithë.

Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për liri!

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Lirohet zyrtari kryesor zgjedhor në Prizren që u arrestua për falsifikim të votave

0

Nysret Bytyçi, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme.

Shkalla e tretë dhe e fundit e gjykatave e ka aprovuar kërkesën e avokatit të Bytyçit për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Gjykata Supreme në çështjen penale ndaj të pandehurit N.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka marrë vendim që të aprovojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë”, tha Supremja në një njoftim për media, raporton Paparaci.

“Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është liruar për t’u mbrojtur në liri”, tha ai.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit