Home Blog Page 58

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

0

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Krasniqi tha se njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu dhe personeli mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lidhje me rastin Policia ka theksuar se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Stop drogave” – Policia në Prizren fushatë ndërgjegjësuese me nxënësit

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese kundër narkotikëve me nxënës të një shkolle të mesme, në kuadër të projektit “Errësirë – dritë”.

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Prizrenit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prizrenit, si dhe njësia speciale K-9 “Perëndimi”.

“Fillimisht, nxënësit u njoftuan me projektin dhe mesazhin senzibilizues ‘STOP DROGAVE’, përmes një ligjërate vetëdijesuese”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton PrizrenPress.

Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të japin mesazhet e tyre kundër drogave, të cilat u lexuan para pjesëmarrësve, ndërsa u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit të hershëm për rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike.

Pas pjesës ligjëruese, në ambientet e brendshme të shkollës u prezantua njësia policore K-9, ku u demonstrua simulimi i zbulimit të një substance narkotike të fshehur.

“Zyrtarët e kësaj njësie demonstruan simulimin e gjetjes së substancës narkotike të fshehur paraprakisht, duke treguar nga afër rolin e qenit policor në identifikimin e substancave narkotike dhe rëndësinë e kësaj njësie në luftën kundër dukurive negative”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas Policisë, qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rreziqet e drogave dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe Policisë së Kosovës për krijimin e një mjedisi më të sigurt për rininë./PrizrenPress.com/

Marketing

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit burgim efektiv.

Ky dënim, atij i ishte shqiptuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë në tentativë.

“Me datën 29.04.2026, policët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N. R. mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar një (1) vit  burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i arrestuari N. R. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Marketing

Zyrtare: Kosova voton më 7 qershor

0

U.D presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve.

“Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë. Në linjë me përgjegjësitë kushtetuese, kam pritur në takim kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin biseduam për aspektet organizative. Ndërsa sot përmbylla takimin me drejtuesit e partive politike. Ishin të ftuar 17 parti politike, ishin të pranishëm 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive”, tha ajo.

“Pas vlerësimit të afateve, nevojave organizative të KQZ-së, kam vendosur që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor. Kjo nuk është ajo që qytetarët kanë dashur, sepse ata presin përbashkim. Po vonohemi në shumë reforma, pa asnjë nevojë. Shumë punë kemi para vetes, dhe nuk e kemi komoditetin për të humbur kohë”, tha Haxhiu.

Edhe partitë politike janë darkoduar që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor.

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, zyrtarët e partive politike kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së 7 qershori është data adekuate.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori, raporton Ekonomia Online.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, cilado nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e pranueshme, qoftë ajo data 31 apo data 7, kështu që ne jemi të përgatitur, të jemi të gatshëm për zgjedhje dhe të respektojmë afatet ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë ai, duke treguar edhe preferencën e partive tjera për datën.

“Shumica e partive politike të përfaqësuara këtu edhe prezente, kanë qenë për datën 7. Po sidoqoftë ne do të marrim në konsideratë edhe vullnetin e punës dhe arsyet që zgjedhjet të jenë sa më mirë të përgatitura, dhe normal edhe KQZ-ja ka punën e vet, vlerësimin e vet të punës, të gjitha përgatitjet e nevojshme. Edhe prandaj ne jemi fleksibil rreth asaj se a është 31 apo 7”, ka thënë Hamza.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkua 7 qershorin.

Ish-shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se LDK-ka pajtohet më këtë datë.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve, pasi ishte një arsyetim edhe i KQZ-së për një organizim sa më profesional të zgjedhjeve, dhe ne e mirëkuptojmë këtë kërkesë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se ka një konsensus në mes të partive politike që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.

“Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori. Po duket se ka konsensus që të jetë data 7 qershor. Zgjedhjet janë shans, pak shumë i ka deshtë tash. Janë shans për vendin, ne po bëhemi gati për me ia dhënë Kosovës stabilitetin”, ka thënë Gjini.

Marketing

 

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

0

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij.

Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk pohoi e as mohoi rikthimin e mundshëm të Limajt, por paralajmëroi risi në listën garuese të PDK-së, transmeton Zeri.info.

“Brenda listës së PDK-së do të ketë edhe risi dhe emra e figura të tjera”, tha Hamza.

Marketing

Shannon Shorter, MVP i publikut

0

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së.

Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke regjistruar 23 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim, duke qenë lider i ekipit në këtë përballje.

Ai ishte shpallur MVP edhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke konfirmuar formën e tij të lartë në këtë fazë të “Play-off”-it./PrizrenPress.com/

Marketing

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

0

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim dhe në shoqëri.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit të përkushtuar dhe njeriut të respektuar, Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe”, ka shkruar Latifi, raporton PrizrenPress.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e tij në edukimin e brezave.

“I ndjeri la pas një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave dhe një kontribut të paharrueshëm në shoqëri. Vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të”, thuhet në njoftim.

Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe bashkëvendësit.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe për të gjithë bashkëvendësit e tij. Pushoftë në paqe!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Marketing

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

0

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një njoftimi ka nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit.

“Sot e nderojmë jetën dhe veprën e dëshmorit Ismajl Ahmeti nga Maçiteva. Lavdi e përjetshme”, ka bërë të ditur Muharremaj./PrizrenPress.com/

Marketing

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në rrjetin transportues.

Sipas njoftimit, defekti është shkaktuar nga një operator ekonomik në gypin transportues fi 200 mm në rrugën “Ekrem Rexha (Tirana)”, duke lënë pa ujë që nga ora 10:00 disa lagje dhe rrugë të qytetit, raporton PrizrenPress.

Pa furnizim me ujë kanë mbetur lagjja “Bajram Curri”, lagjja “Jeta e Re”, lagjja “Arbana”, një pjesë e rrugës “Nashec”, rruga “Ibrahim Lutfiu”, si dhe zona e burgut.

“Ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas të njëjtit njoftim, me përfundimin e punimeve pritet që furnizimi i rregullt me ujë të rikthehet menjëherë./PrizrenPress.com/

Marketing

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

0
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
Në fokus të organit të akuzës kanë qenë rastet e narkotikëve dhe dhuna, por lista e veprave për të cilat ngarkohen të pandehurit është e gjerë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat e ngritura përfshijnë një gamë të gjerë të veprave penale, ku veçohen:
  • Narkotikët: Tri (3) aktakuza janë ngritur kundër katër (4) personave për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
  • Dhuna dhe Kanosja: Janë ngritur dy aktakuza për “Kanosje”, dy për “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një rast specifik për “Dhuna në familje”. Po ashtu, një person akuzohet për “Ngacmim”.
  • Veprat kundër pasurisë dhe rendit: Prokuroria ka procesuar raste për “Vjedhje të shërbimeve”, “Vjedhje të pyllit”, “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”, si dhe një rast të “Vetëgjyqësisë”.
  • Drejtësia: Dy persona do të përballen me gjykatën nën akuzën për “Deklarime të rreme”.