Home Blog Page 57

“Roeli po thotë ‘babi’”, Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit

0

Selvije Jao ka ndarë një moment emocional në Instagram, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur në nëntor 2025 si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi/

Marketing

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

0

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij, duke shkaktuar dhimbje në komunitetin artistik dhe te dashamirësit e muzikës popullore shqiptare.

Shaban Zeneli ishte një nga përfaqësuesit më të spikatur të këngës çame në Shqipëri. Gjatë një karriere të gjatë artistike, ai u dallua për interpretimet e tij të ndjera dhe autentike, duke kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave muzikore të Çamërisë.

Këngët e tij kanë qenë të dashura për publikun ndër vite, veçanërisht në zonën e Fierit dhe më gjerë, ku ai konsiderohej një figurë e respektuar e artit popullor.

Me ndarjen e tij nga jeta, muzika popullore shqiptare humb një nga zërat e saj më të veçantë, ndërsa vepra dhe interpretimet e tij pritet të mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore.

Marketing

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

0

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit.

Festivali do të mbahet më 1, 2 dhe 3 maj në Gjonaj, me fillim nga ora 18:30, duke mbledhur ansamble, shoqëri kulturo-artistike dhe grupe nga të gjitha trevat shqiptare, raporton PrizrenPress. Ky aktivitet krijon një hapësirë të përbashkët për prezantimin dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

Në skenë do të shpaloset larmia e folklorit shqiptar përmes valleve burimore, këngëve popullore dhe instrumenteve tradicionale, që përbëjnë një pjesë thelbësore të identitetit kulturor.

Përveç performancave artistike, vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër edhe me kostumet tradicionale, lojërat popullore, si dhe ritet e ceremonitë që pasqyrojnë historinë dhe jetën shoqërore ndër breza.

“Hasi Jehon” mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, duke luajtur rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e vlerave autentike shqiptare, si dhe në përcjelljen e tyre te gjeneratat e reja.

Edicioni i sivjetshëm pritet të tërheqë shumë vizitorë dhe artdashës, duke e kthyer Gjonajn në një qendër të gjallë të kulturës, ritmit dhe ngjyrave të folklorit shqiptar./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Kosova vishet me adidas

0

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

0

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa ndalesa.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet kosovare dhe shqiptare nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtë.

Lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Kjo masë vjen në një kohë kur sezoni turistik veror është në prag, duke lehtësuar qarkullimin e pushuesve drejt bregdetit shqiptar.

Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik, si dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Marrëveshja konsiderohet një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë./MCN TV/

Marketing

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

0

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për titull, edhe pse gjilanasit kanë përparësi të konsiderueshme në pikë aktualisht.

Por, kjo do të mund të shkrihet drastikisht, pasi që ato do ta kenë një ndeshje mes vete në këto pesë xhiro të mbetura të Superligës – që do të mund të thotë shumëçka në rrugëtim për titull kampioni.

Aktualisht, Drita lidere ka 60 pikë pas 31 xhirosh në Superligë, kurse Ballkani ka 55 pikë. Ndërkaq ndeshjet e mbetura janë si mëposhtë dhe gjithçka do të vendoset në xhirot në vijim.

DRITA 60p.
BALLKANI 55p.

XXXII.
Prishtina e Re – Drita
Ballkani – Llapi

XXXIII.
Drita – Ballkani

XXXIV.
Dukagjini – Drita
Ballkani – Prishtina e Re

XXXV.
Drita – Gjilani
Ballkani – Prishtina

XXXVI.
Malisheva – Drita
Dukagjini – Ballkani.

Marketing

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

0

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte më të mira pune e jetese.

Kjo ditë lidhet me protestat dhe organizimet sindikale për orar 8-orësh të punës, paga të garantuara dhe siguri në vendin e punës. Një nga kërkesat e para publike është paraqitur në Australi në vitin 1885 me moton: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Historia e 1 Majit lidhet ngushtë me protestat masive të punëtorëve në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 1 maj 1886, ku dhjetëra mijëra punëtorë dolën në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. Një vit më vonë, më 1 maj 1887, në të njëjtin qytet u organizua një manifestim edhe më i madh dhe më i fuqishëm.

Që nga ajo kohë, 1 Maji u përqafua nga miliona punëtorë në mbarë botën dhe u organizua përmes lëvizjeve sindikale dhe organizatave që në fokus kishin pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikatat ndërkombëtare e shpallën 1 Majin si ditën kur punëtorët bashkohen për të kërkuar dhe avancuar të drejtat e tyre.

Në Evropë, manifestimi i kësaj dite nisi me Internacionalen e parë në Gjenevë, ndërsa në vitin 1890, Kongresi themelues i Internacionales së Dytë në Paris vendosi që 1 Maji të mbetet zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Më pas, në vitin 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel mori vendim që kjo ditë të kremtohet përgjithmonë në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, me synimin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre përmes kushtetutave dhe ligjeve.

Në fokus të kësaj dite mbeten edhe sot: mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, paga e garantuar, pushimi ditor, javor e vjetor, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe jetesës.

Marketing

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së tij në Malishevë.

 

Prizreni pret delegacionin e Elbasanit, në fokus shkëmbimi i përvojave për qeverisje lokale

0

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, priti sot përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, të udhëhequr nga Lutfi Lala. Në takim ishte i pranishëm edhe Sotiraq Hroni.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës studimore të delegacionit nga Elbasani në Kosovë, e realizuar përmes projektit “Bashki të Forta”, të mbështetur nga Swiss Agency for Development and Cooperation dhe Qeveria e Suedisë.

“Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në funksionimin e kuvendeve lokale, me fokus në komisionet komunale, konsultimet publike dhe mbikëqyrjen e ekzekutivit”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të llogaridhënies, transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare, si elemente kyçe për një qeverisje lokale më efikase./PrizrenPress.com/

Marketing