Home Blog Page 695

Prodhohen pjesë veturash, do të punësohen mbi 100 gra në rajonin e Zhupës

0
Pas kompletimit të inventarit me makineri të rrobaqepësisë, do të nisin punë fillimisht mbi 100 gra e më pas edhe 100 të tjera, në punishten që po investon kompania turke në vlerë prej 10 milionë eurosh, për prodhimin e pjesëve të brendshme të automjeteve.

Shumë gra do ta kenë mundësinë të punësohen në rajonin e Zhupës, pasi këtu është ndërtuar fabrika e cila prodhon pjesë të brendshme të automjeteve, e cila është realizuar nga një kompani turke, përurimin e së cilës e bëri zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi.

” Më shumë krenari ju them që me këtë hapen dyert e për më shumë se 200 punëtorë, shumica gra. Kjo nuk është vetëm punë, është edhe një stabilitet financiar, përforcim ekonomik për familjet dhe zhvillim te ekonomik lokale”, tha Rexhepi.

Afaristi, Serkan Ayik, theksoi se kompania tashmë ka shumë klient në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit. “Kemi pasur shumë rekomandime që të pozicionohemi dhe të hapim kompaninë tonë edhe këtu”, tha ai.

Ata thanë se fillimisht do të investojnë mbi 1 milion euro, ndërkaq gratë që do të punësohen fillimisht do të kryejnë trajnimet. Totali i gjithë projektit do të jetë rreth 10 milionë euro.

Marketing

 

Mot i vranët, temperaturat minimale deri në minus 6 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajt mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C.

Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.

Marketing

Prizren, nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur nëntë  aktakuza kundër nëntë  personave, për vepra penale.

Dy  aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një  aktakuzë kundër një  personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një  aktakuzë kundër një  personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një aktakuzë kundër një  personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një  aktakuzë kundër një  personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një  aktakuzë kundër një  personi për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një  aktakuzë kundër një  personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një  aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Marketing

Kandidatët e Vetëvendosjes në Prizren marrin mbështetje në lagjet ‘Tabakhane’ dhe ‘Lumbardhi’

0

Kandidatët e Vetëvendosjes në Prizren janë takuar me elektoratin e lagjeve ‘Tabakhane’ dhe ‘Lumbardhi’, ku kanë marrë mbështetje të madhe nga banorët e këtyre zonave.

“Lëvizja Vetëvendosje! dhe kandidatët tanë për deputetë nga Prizreni janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që po na jepni. Tabakhane dhe Lumbardhi, si edhe lagjet tjera, kanë treguar gjithmonë se kur bashkohemi si aktivistë dhe qytetarë, fuqia jonë është e pamposhtur”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjesti përlotet në BBVA, kush ishte arsyeja?

0

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar shumë dinamikat mes banorëve.

Ai ka hyrë me shumë energji duke ngacmuar shumë disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por edhe disa prej banorëve e kanë pritur atë me debate dhe sherre. Ndaj tij nuk kanë munguar as fjalët bullizuese, madje edhe kërcënime.

Ditën e sotme, teksa po qëndronte i vetëm i ulur në tokë te divani jeshil, Gjesti është përlotur.

Në sfond ishte kënga e Ylli Limanit që mban titullin, ‘Eja’. Gjesti i ulur në tokë fillimisht tunde kokën dhe pastaj në një moment rri mendueshëm dhe i përlotur.

Kujtojmë se sot Gjesti ka patur një sherr të fortë me G-Banin, të cilin fillimisht e zgjoi Gerta me të bërtitura dhe më pas këngëtari shkon dhe e ngacmon te krevati i tij.

G-Bani nisi duke e ndjekur Gjestin sa në një krevat në tjetrin, dhe bënte veprime të pakontrolluara.

Nga ana tjetër, G-Bani shkonte dhe pranë Gertës duke bërtitur dhe kjo e fundit i nxirrte jashtë gjuhën.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj në Suharekë: Numri 137 e shkurton rrugën drejt NATO-s

0

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubim në Suharekë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë tubim tha se siguria në vend duhet të jetë e plotë dhe e përjetshme dhe se e vetmja mënyrë për të pasur siguri të përjetshme është anëtarësimi në NATO.

“Nëse anëtarësimi në NATO shkon shpejt, jemi shumë fitues për shkak se nuk vonohemi në proces,” tha ai. Haradinaj u shpreh se koalicioni i tyre dhe numri 137 e shkurtojnë kohën e hyrjes në NATO.

Ndërsa kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, tha se njerëzit e duhur në vendin e duhur krijojnë vepra, u shërbejnë qytetarëve dhe qytetarët jetojnë e gëzojnë me veprat e tyre.

“Ne krijojmë kushte, dhe kjo është Kosova fituese. Ne krijojmë kushte për biznesin, për qytetarin, për punëtorin. Biznesi për ne ka qenë dhe do të jetë partner në ndërtimin e këtij vendi. Biznesi, qeveria komunale dhe qeveria qendrore duhet të shkojnë krah për krah në ndërtimin e zhvillimit të vendit”, tha Limaj.

Ai tutje tha se me kryeministrin Haradinaj, me partnerët e koalicionit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë kanë plot energji.

“Fitoret arrihen me besim, vendosmëri dhe me punë”, tha Limaj.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kandidatët e LDK-së në Prizren vizitojnë bizneset “Temaj Qeramikë” dhe “Temaj Windoor”

0

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët e LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Prizren vizituan sot dy bizneset e suksesshme “Temaj Qeramikë” dhe “Temaj Windoor”, të cilat po shtrihen edhe jashtë Kosovës.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj tha se bizneset janë shtyllë e fortë për zhvillimin e Kosovës dhe LDK-ja do të jetë krah i tyre.

“Bashkë me kandidatët tanë për deputetë nga Prizreni, vizituam dy bizneset shumë suksesshme të cilat veprojnë në qytetin tonë, por që emri dhe puna profesionale e “Temaj Qeramikë” dhe “Temaj Windoor” po shtrihet edhe jashtë Kosovës. Dy bizneset e ngritura me mund dhe sakrificë nga Familja Temaj janë shembull i mirë se në Kosovë bëhet biznes, punësohet njerëz dhe shteti ynë ka të ardhme”, tha Selmanaj./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Plani i zhvillimit dhe Plani i madh

0
Blerim Shala

Borut Pahor, ish-Presidenti i Sllovenisë, para dhjetë ditësh bëri të ditur, përmes një prononcimi në mediat shoqërore, arsyet pse ai nuk ka aplikuar për tu bërë EUSR  (Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian), për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, si dhe për Ballkanin Perëndimor.

Dihet që në fund të këtij muaji, apo me 31 janar, do t’i skadojë mandati i fundit Miroslav Laj?akut si ESUR. Laj?ak ia ka nisur ta ushtrojë këtë detyrë hiç më pak se pesë vjet më parë.

Ky është në fakt pesëvjeçari që nuk ka sjellë farë ndryshimi të matshëm në raportet e Kosovës dhe Serbisë. Janë bërë dy Marrëveshje, në vitin 2023  (ajo e quajtur Marrëveshja Themelore dhe tjetra, e njohur si Aneksi i Ohrit), por zbatimi i tyre ka ngecur krejtësisht, teksa ky vendnumërim politik është përcjellë me tensione të larta të sigurisë dhe me ngjarje të rënda, përfshirë këtu edhe sulmin paraushtarak të Serbisë në Banjskë të komunës së Zveçanit, në shtatorin e vitit 2023.

Por, t’i kthehemi arsyetimeve të ish-Presidentit të Sllovenisë që shtynë atë të heq dorë nga mundësia eventuale për ta marrë një detyrë të rëndësishme në BE.

Në të vërtetë, nëse ato sqarimet dhe shpjegime e tjera shfaqin zhgënjimet e tij me mandatin dhe detyrën e EUSR  (madje, edhe me kohëzgjatjen njëvjeçare të detyrës së tij eventuale), njëri prej tyre ka peshë kapitale në gjithë këtë ndërmarrje ndërkombëtare  (të BE-së dhe të SHBA-së), që ky për synim normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili është kushti suprem për te dy këto shtete që ato të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Për më shumë, është kusht kyç për stabilizimin afatgjatë të kësaj pjese të Evropës.

Pahor pra, në bisedimet me zyrtarë të ndryshëm të BE-së, i ka marrë vesh dy gjëra të rëndësishme: Njërën nuk e shpreh në mënyrë eksplicite  (por ajo nënkuptohet), e tjetrën edhe e thekson qartë.

E vërteta e parë, e pathënë troç prej ish-Presidentit të Sllovenisë, është që në Bruksel nuk ka aktualisht qartësi se çka duhet bërë me procesin e zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kroacia është shteti i fundit nga kjo anë që është pranuar në BE, në vitin 2013.

E vërteta e dytë, e cila përmendet në mënyrë të prerë nga Pahor në paraqitjen e tij në mediat shoqërore, është që Brukseli refuzon ta trajtojë mundësinë që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, në grup, së bashku pra, të anëtarësohen në BE, në një të ardhme afatmesme.

Në të vërtetë, këto dy të vërteta janë të ndërlidhura.

BE-ja, si po duket, do të provojë ta mbajë gjallë procesin e zgjerimit, duke i afruar kah porta e tij Malin e Zi dhe Shqipërinë. Malin e Zi, sepse problemet identitare janë në rritje e sipër, Shqipërinë, sepse dëshiron t’i inkurajojë autoritetet e Tiranës për t’i bërë ndryshimet/ reformat e domosdoshme politike dhe ligjore.

Por BE-ja nuk ka një Plan të Madh për Ballkanin Perëndimor, i cili do t’i shlyente një herë e mirë ato burimet kryesore të problemeve politike dhe të sigurisë në këto anë të Evropës.

BE-ja e ka ’Planin e zhvillimit’, i cili synon të inkurajojë bashkëpunimin e shteteve apirante të kësaj ane me Agjendën evropiane. Nuk ka dyshim që ’Plani i zhvillimit’ do të ketë ndikim në këtë aspekt. Megjithatë, ai do të jetë shumë më efikas, nëse së bashku me te do të prezentohet edhe një Plan i Madh politik dhe strategjik, ku ta zëmë do të përmendej në mënyrë kategorike që synimi i Brukselit është që deri me 31 dhjetor të vitit 2030, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë së bashku në BE.

Ky Plan pa kurfarë dyshimi do të ishte një shtytës shumë i madh për këto shtete që të shpejtojnë në adresimin e të gjitha çështjeve, zgjidhja e të cilave është kusht pa të cilin nuk bën për secilin prej tyre, në mësymjen e tyre kah BE-ja.

Pa një Plan të Madh të BE-së të kësisojt, është vështirë, në mos edhe e pamundur që Kosova dhe Serbia njëmend ta bëjnë realitet normalizimin e marrëdhënieve në mes tyre në një të ardhme të afërt.

Ky është realiteti të cilin e dinë mirë në Bruksel./Klan Kosova

 

 

Qeveria komunale e Prizrenit vlerëson sukseset e vitit 2024 dhe synon arritje të reja në këtë vit

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit me drejtorët e Ekzekutivit lokal, duke reflektuar mbi sukseset e vitit 2024 dhe si dhe për të shpalosur pritjet për këtë vit.

Aty është theksuar se Komuna e Prizrenit ka arritur një performancë pozitive, duke realizuar 96.81% të buxhetit të përgjithshëm, që sipas qeverisë komunale është një tregues i angazhimit për të përmbushur projektet në shërbim të interesit publik.

“Viti që sapo e kemi filluar do të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar, gjithmonë me prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Totaj .

Në takim janë diskutuar planet për vitin 2025, me fokus në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë kryetari Totaj ka përkujtuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të drejtorive për të arritur objektivat e vendosura dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Prizrenit.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Limaj shkon në zonën industriale në Suharekë: Qeveria i la pas dore bizneset, kjo është shqetësuese

0

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar sot gjatë ditës biznese në zonën industriale në Suharekë, për të cilat ka thënë se janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik, shkruan Gazeta Express.

Tutje, Limaj ka deklaruar se gjatë katër viteve të fundit, qeveria aktuale i ka lënë pas dore bizneset duke i harruar e neglizhuar ato.

‘’Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Zona industriale në Suharekë është një nga veprat e qeverisjes së NISMA-s, e cila ka ngritur kapacitetet dhe zhvillimin ekonomik!

Sot vizitova një biznes prodhues i pijeve dhe fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga alumini.

Këto biznese janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik, megjithatë, është shqetësuese të shohim se në katër vitet e fundit, bizneset në Kosovë janë lënë pas dore, të harruara dhe të neglizhuara nga qeverisja aktuale.

Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht angazhohemi të jemi zëri i biznesit dhe të punojmë për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e tij.

Ne do të luftojmë për mbështetje të vërtetë dhe për një politikë që i jep hapësirë dhe mundësi çdo biznesi që kontribuon në ekonominë e vendit.