Home Blog Page 694

Deklarata virale e Eglit: Gjesti po më kujton Olsin

0

Pas përfundimit të spektaklit të së martës, Egli, gjatë një bisede me Livian ka thënë se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.

Ajo tha se ata janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin.

“Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po ma kujton Olsin. Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të qeshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm,” u shpreh Egli.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kandidati i LDK-së për deputet Xhavit Ukaj viziton Shejh Ismail Shehun dhe veteranët e luftës në Has

0

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka realizuar një vizitë në terren te Shejh Ismail Shehu dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës në Has.

“Sot patëm nderin të vizitojmë Shejh Ismail Shehun, ku gjatë bisedës kujtuam me respekt të thellë babain e tij të ndjerë Shejh Rexha, një figurë të shquar dhe veprimtar të madh të LDK-së, si dhe një bashkëpunëtor të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova”, shkruan Ukaj në Facebook.

“Shejh Ismail Shehu po vazhdon me përkushtim traditën dhe vlerat e çmuara të trashëguara nga babai i tij, duke i dhënë kontribut të rëndësishëm shoqërisë dhe frymëzuar brezat e sotëm. Ishte një takim plot domethënie, ku ndamë kujtime dhe mësime të vlefshme nga kjo trashëgimi e çmuar”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Ukaj, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 97 , po ashtu vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës, dega Has.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

“Patëm nderin të vizitojmë Organizatën e Veteranëve të Luftës, dega Has. Ishte një takim i mbushur me respekt dhe mirënjohje për ata që dhanë gjithçka për lirinë e atdheut. Bisedat me veteranët na rikthyen në historinë e lavdishme të luftës dhe sakrificës së tyre të pashoqe. Falenderojmë Organizatën për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e vlerave dhe kujtesës kombëtare”, shkruan Ukaj.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe Rrëpirë për ski

 

Tarashaj thotë se po synohet zhvillimi i turizmit malor në fshatin Vlashnje

0

Drejtori i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizrenit, Ramadan Tarashaj,ka  vizituar fshatin Vlashnj,  për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në turizëm.

“Vizita kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive dhe potencialeve për investime të reja në këtë zonë të mrekullueshme malore”, tha Tarashaj.

Sipas tij, qëllimi kryesor i tij  është orientimi në përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e bukurive natyrore të fshatit Vlashnje.

“Synimi është krijimi i hapësirave të reja dhe më atraktive për vizitorët. Investimet në turizmin malor pritet të kontribuojnë në mbështetje të ekonomisë lokale dhe të krijojnë mundësi të reja për komunitetin, si dhe për ata që dëshirojnë të shijojnë qetësinë dhe bukuritë natyrore të rajonit”, u shpreh ai.

Ky është vetëm një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së atraktivitetit të Vlashnjes si destinacion turistik, thuhet në njoftim.

Ai tregoi se po bën përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar turizmin malor dhe për të promovuar bukuritë natyrore të rajonit, duke krijuar kështu një klimë të favorshme për investime dhe zhvillim ekonomik./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prokuroria në Prizren ndalon një person të dyshuar për dhunë në familje dhe ngrit 17 aktakuza për vepra penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17  aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash penale, përfshirë rrezikimin e trafikut publik, sulmin dhe kanosjen.

“Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ngritur gjithashtu shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e tre personave për veprat penale të ndryshme. Tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; dy aktakuza kundër pesë personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Kanosja””, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ngritur gjithashtu një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”; një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

“Aktakuzat gjithashtu përfshijnë një  kundër një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje””.

“Një aktakuzë është ngritur gjithashtu kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vëllaznimi përballet me Bashkimin sonte në gjysmëfinalen e Kupës

0

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës sonte pritet të jetë edhe ajo mes Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Këto dy skuadra u përballën të dielën në Prizren, ndeshje që përfundoi me fitoren e vendasve 84:73, ndërsa në dy takimet tjera në elitë, dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Kuqezinjtë në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, ndërsa prizrenasit eliminuan Borën.

Ndeshja nis nga ora 19:00.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Stinori pranveror i Superligës së Femrave nis me derbin Bashkimi – Prishtina

0

Superliga e Femrave në Basketboll rikthehet këtë javë me fillimin e stinorit pranveror, i cili hapet me derbin e shumëpritur mes KBF Bashkimi dhe KBF Prishtina, më 16 janar 2025, në ora 19:00.

Ndërkaq, më 18 janar 2025, do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera emocionuese: KBF Peja 03 përballet me KBF Trepça në ora 17:00 dhe KBF Junior 06 ndeshet me KBF Penza në ora 16:00./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komiteti për Komunitete në Malishevë shqyrton planin e punës për vitin vijues

0

Komiteti për Komunitete në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Amrush Helshani, mbajti sot mbledhjen e parë për këtë vit.

“Sot, në mbledhjen e parë për këtë vit, përveç trajtimit të çështjeve të zakonshme, u shqyrtua edhe plani i punës për vitin vijues. Anëtarët paraqitën propozime të ndryshme, të cilat do të përfshihen në planin e punës që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ekstradohet nga Shqipëria një i dyshuar për dhunim në Prizren

0
Është ekstraduar dje nga Shqipëria një shtetas kosovar i cili dyshohet për veprën penale “dhunim”. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pretendohet se ka kryer krimin më 13 tetor të vitit të kaluar në Prizren.

“Pas një pune hetimore së bashku me autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Arrestohet i kërkuari në Suharekë dërgohet në vuajtje të dënimit me tre vjet

0

Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga Suhareka, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh burgim, sipas urdhëresës gjyqësore të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Marketing

Kapacitetet e Prokurorisë së Prizrenit mjaftojnë për realizimin e objektivave të vitit 2025, kërkohet avancimi i një prokurori

0

Numri aktual i prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prizrenit sipas drejtuesve të këtij institucioni është i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2025.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu ka theksuar se përkushtimi profesional do të mundësojë realizimin e planit të punës për këtë vit.

“Me kapacitetet që kemi, besoj që Plani ynë i punës është i realizueshëm gati qind për qind. Me një përkushtim maksimal besoj se do të arrihen të gjitha objektivat. Por ka objektiva që janë të vazhdueshme, për shembull korrupsion, fajdet, dhunë në familje, të cilat nuk është se kryhen brenda një viti, por vijojnë edhe në vitet tjera. Por ato objektiva që janë përcaktuar jam i bindur se do ti realizojmë”, ka thënë Kryeziu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, vetëm Departamenti i Krimeve të Rënda me një prokuror shtesë do të ishte më i kompletuar.

“Në krimet e rënda nëse vjen edhe një prokuror pa dyshim se do të jemi më të kompletuar. Prokurorët në këtë departament e kanë edhe nga një bashkëpunëtor profesional dhe kjo do të lehtësoj punën e tyre”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij brenda muajit do të dorëzohet kërkesa për avancimin e një prokurori.

“Brenda këtij muaji do ta bëjë kërkesën për avancimin e një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Pastaj Këshilli vendos se a do ta aprovojë këtë kërkesë”, është shprehur Kryeziu, raporton Telegrafi.

Plani i punës për vitin 2025 i Prokurorisë Themelore të Prizrenit mes tjerash ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e besimit të publikut.

Ky plan ka njëzet objektiva, ndërkohë që pesë objektivat kryesore për vitin aktual janë luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit.

Aktualisht Prokuroria Themelore në Prizren ka 18 prokurorë, prej të cilëve 4 janë në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Prokuroria Themelore në Prizren mbulon territorin e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe të Mamushës. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve