Home Blog Page 699

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

0

Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Rahovec.

Tutje thuhet se viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

IHMK apel për shkak të ngricave: Kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët e të moshuarit

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesatare dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë.

Për shkak se ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, siç thuhet në njoftimin e IHMK-së, duke e bërë qarkullimin më të vështirë, ky institut ka apelur për kujdes nga drejtuesit e automjeteve, këmbësorët dhe të moshuarit.

“Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”.

“Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ky është parashikimi i motit për sot, temperaturat minimale nga -4 deri në -2°C

0
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot i vranët, ku kohë pas kohe mund të ketë reshje të pakta lokale bore, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mbrëmje.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 2°C, njofton Meteo Kosova

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Peja ia bën 3-0 Prizrenit

0

Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë ndaj Prizrenit këtë stinor në kampionat, ndërsa sonte pas çerekut të parë të fortë 32-18 ka çuar pjesën e dytë nën kontrollë për të fituar ndeshjen 96-80.

Tulio da Silva pas debutimit jo aq të mirë në ndeshjen e kaluar, kësaj radhe ka shkëlqyer me 20 pikë duke u bërë koshashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ka bërë edhe 5 kërcime në fitore.

Denys Lukashov ka dhënë 15 pikë, duke shutuar perfekt për tre pikë, 5/5. Dardan Berisha ka kryer ndeshjen me 13 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, kurse me nga 11 pikë ndeshjen e kryen Tristan Ikpe dhe Jonathan Galloway.

Te Prizreni i drejtuar nga Arbnor Rifati, Kwame Vaughn dha 23 pikë, ndërsa Drilon Shala 15 të tjera. Me nga 11 ndeshjen e kryen Lenzelle Smith e Jordan Johnson. Ekipi mbetet i fundit në renditje tabelare.

Peja kërcen në vend të tretë të tabelës, bëhet me bilanc 9-7 kurse Prizreni me 4-12 duhet të forcohet edhe më në luftë për mbijetesë.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje takohet me banorët e Përdrinisë

0

Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi sot një takim me banorët e fshatrave të Përdrinisë, ku kandidatët për deputetë nga Komuna e Prizrenit ndanë vizionin e tyre për qeverisjen e ardhshme dhe premtuan angazhim të plotë për realizimin e projekteve zhvillimore në këtë zonë.

“Takimi u shoqërua me një energji të jashtëzakonshme dhe me një mobilizim të dukshëm të banorëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e qeverisjes Kurti. Përdrinia dëshmoi sot gatishmërinë për të qenë pjesë e fitores historike më 9 shkurt, duke riafirmuar se ndryshimi i nisur do të përforcohet në çdo cep të Kosovës,” njofton Vetëvendosje./PP/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, shkëlqen McKinnis

0

Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.

Te vendasit u dalluan Jayveous Mckinnis me 24 pikë e 20 kërcime dhe Wendell Green me 20 pikë e tetë asistime, ndërsa te mysafirët më i miri ishte Jericole Hellems me 23 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi numëron me 11 fitore e pesë humbje, ndërsa Vëllaznimi tetë fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prapaskenat/ Përplasja fizike mes Laert Vasilit dhe Gertit për të dashurën aktore! Ç’ndodhi mes dy banorëve të BBV në lokal

0

Aktori Gert Ferra është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Një personazh i njohur në radhën e aktorëve, por i tërhequr disi nga zhurma mediatike. Menjëherë, në shtëpi ai ka gjetur miqtë e tij nga aktrimi. E kemi fjalën pikërisht për Laert Vasilin, me të cilin vetë Gerti pranoi se tashmë ka një raport të mirë. Por teksa, raporti është përmirësuar, vite më parë, dy kolegët kanë pasur një sherr, që përfundoi në një përplasje fizike në pedonalen, pranë Teatrit.

Ngjarja daton në nëntor të 2015, ku sherri u bë objekt bisede në gjithë Tiranën. Sipas dëshmitarëve thuhet se në lokal, “molla e sherrit” ka qenë një femër, e cila ishte shoqëruesja e Laertit, e siç mendohet, edhe e dashura e tij. Bëhet fjalë për një aktore të Teatrit në atë kohë, ku ende sot vijon të jetë një emër i njohur në media.

Aktori, Laert Vasili, sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alkoolin, ndërsa kishte filluar të fyente të dashurën e tij në publik. I shqetësuar nga situata, Gert Ferra ka ndërhyrë, duke i dalë në mbrojtje vajzës që bën pjesë në rrethin e aktorëve, ndërsa sipas të pranishmëve i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, moment që ka sjellë edhe konfliktin e madh mes tyre.

Burime kanë konfirmuar se Laert Vasili ka reaguar keq, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gert Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura e tij. Ky i fundit është ndjerë keq për shkak të pranisë së shoqërueses së tij dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin nga lokali, me forcë. Për shkak të rezistencës së Laertit, gjatë përleshjes aktorët kanë rrëzuar tavolinat dhe shishet, duke shkaktuar kaos në lokal.

Pjesë e ngjarjes kanë qenë edhe disa punonjës policie, të cilët ndodheshin aty pranë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Por, me ndërhyrjen e tyre dhe pronarit të lokalit gjërat janë qetësuar. Dy protagonistët të kontaktuar në atë kohë kanë refuzuar të japin një qëndrim në lidhje me çështjen, megjithëse sipas burimeve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë.

Por duket se kjo histori i përket të shkuarës dhe tashmë të dy kolegët gëzojnë një raport shumë të mirë, dhe kanë lënë pas historinë e rëndë. Laerti dhe aktorja janë ndarë vite më parë, duke i dhënë fund edhe raportit që në atë kohë njihej nga të gjithë kolegët e tyre.

LDK-ja në Prizren viziton familjen e Enver Shishkos

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, vizituan familjen e Enver Shishkos.

Ai  falënderoi mikpritësin për pritjen e ngrohtë.

“Ne jemi këtu bashkë me kandidatët për deputetë, një ekip i mirë i LDK-së që përfaqësojmë secilën shtresë të qytetit të Prizrenit. Qëllimi ynë është të takohemi me njerëz, të bisedojmë me njerëz dhe të shprehim vlerësimin tonë për besimin që po na e jepni”, tha Selmanaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ramush Haradinaj e nis fushatën me ‘shko, Albin’: Ai është njëri i ligë

0

Lideri dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti në hapjen e fushatës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti pasi sipas tij është njeri i ligë dhe mashtrues.

“Albin Kurti është njeri i ligë. Klika e tij janë njerëz të ligj E njerëzit e ligj e bijnë kohën e keqe, e mandej vyejnë njerëz të zotë, dhe ja ku i keni njerëzit e zotë. Duhet me heq k mashtruesin për me fituar Kosova. Pse duhet me heq? Mashtruesin me heq se duam siguri të plotë e të përjetshme, duam NATO e miqësi me Amerikën, prandaj duhet me heq mashtruesin. Nuk duam me bë lojna me siguri nacionale pas shpinës së aleatëve e në interes të Rusisë e Serbisë nga argati i tyre. Shko Albin, shko Nagip, shko Dejonë – se s’dojmë me na vjedh”, ka thënë Haradinaj.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Limaj: Koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO

0

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në hapjen e fushatës elektorale në Prishtinë, ka thënë se është koha që ta çojnë Kosovën drejtë NATO-s.

Ai ka thënë se rreth koalicionit AAK-Nisma janë bashkuar njerëz që kanë vepra.

“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”.

“Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën.

Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë”, ka thënë Limaj.