Home Blog Page 703

Latifi nderon infermieren Esmiralda Sefaj për shpëtimin e jetës së një nxënëseje

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar me mirënjohje infermieren Esmiralda Sefaj për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës së një nxënëseje nga fshati Fortesë.

Në ceremoninë e mbajtur në zyrën e tij, Latifi mirëpriti Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapiten Fazli Morina, togerin Anton Pnishi dhe infermieren Esmiralda Sefaj.

“Pata nderin të mirëpres në zyrën time Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina, togerin Anton Pnishi dhe infermieren Znj. Esmiralda Sefaj. Me këtë rast, i dhashë znj. Esmiralda Sefaj një mirënjohje me motivacionin: ‘Për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës së nxënëses nga fshati Fortesë, si dëshmi e një vlere të lartë njerëzore dhe si shembull frymëzues për shoqërinë tonë’”, u shpreh Latifi.

Ai falënderoi sinqerisht znj. Sefaj për këtë akt humanizmi, duke e cilësuar si një shembull të lartë për komunitetin dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një jetë në skenë, aktori ikonë Robert Ndrenika sot feston 83 vjetorin e lindjes

0

Robert Ndrenika feston sot ditëlindjen e 83-të. Vitet kalojnë, por aktori i madh vetëm sa fiton gjithnjë e më tepër dashurinë e publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë, shpirtrat më të varfër.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Midis të tjerash, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurme për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Në vitin 1979, Ndrenikës iu akordua titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”.

Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Për disa vite, punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.

Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.

Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.

Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij.

Filmat:

Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria dhe Suhareka, miqësore nesër në Prizren

0

FC Suhareka ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në vitin e ri kalendarik 2025 për fazën e parë përgatitore ku po mbizotëron një atmosferë ekipore me shumë motivim.

Kjo skuadër të shtunën ka aranzhuar miqësoren e parë ndaj KF Liria në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren me fillim nga ora 13:00. Ndërsa fazën e dytë përgatitore do ta zhvillojë në Turqi.

“Faza e dytë e përgatitjeve do zhvendoset në Antalya të Turqisë nga data 15/01 ku do zhvillojmë edhe ndeshjet kontrolluese ndaj disa skuadrave. Për të gjitha të rejat e klubit ndryshimet e lojtarëve dhe gjithçka tjetër do njoftoheni me kohë në rrjetet tona sociale”, thuhet në njoftimin e Suharekës./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Krushë të Vogël përurohet kompleksi memorial me emrat e 113 martirëve

0

Në fshatin Krushë e Vogël sot është përuruar kompleksit memorial me emrat e 113 martirëve të rënëve për liri nga ky fshat.

I pranishëm në përurim ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

ky kompleks këtu është në funksion të përkujtimit të një tragjedie që ka ndodhur dhe një lloj edukimi për gjeneratën e re, që mos me harru atë që na ka ndodhur. Kemi pas situata shumë të vështira, një periudhë kohore katastrofale, ku kemi qenë viktimë si popull, prandaj edhe ky projekt qëllim kryesor ka që të përkujtohen të gjithë ata persona që e kanë humbur jetën edhe janë shndërruar në shkaktar apo paraardhës të lirisë”, ka thënë Totaj.

Ndërsa drejtori i Administratës, Edin Shehu është shprehur i lumtur për jetësimin e këtij projekti.

“Gjithsej janë 113 varre, dhe 60 persona ende janë të pagjetur. Varrezat janë këtu, me shpresën që një ditë do të gjenden mbetjet mortore të tyre dhe do të varrosen në vendin e tyre”, ka deklaruar Shehu.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qeveria merr vendim: Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta

0

Qeveria e Kosovës ka vendosur për rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.

Vendimin dhe rritjen për secilën kategori e ka sqaruar ministri Hekuran Murati.

Deklarata e Muratit:

Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, rritja do të jetë 20%, familjet që kanë 2 apo më shumë dëshmorë, rritja do të jetë përtej 20%.

Familja me një të zhdukur do të ketë rritje 20%, familjet me 2 apo më tepër, do të jetë përtej 20%.

Ngjashëm edhe pensionet invalidore, do të rriten të gjitha kategoritë për 20%. Shtesat për ndihmë e përkujdese, kujdestari do të ketë rritje prej 20%.

Edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit, 20% për të gjitha kategoritë.

Familja me një viktimë civile rritja është 20%, te familjet me më shumë, rritja shkon edhe më tej.

Rritje do të kenë edhe veteranët dhe viktimat e dhunës seksuale.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi 2184 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2184 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 24 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 44 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Ushtruan ndikim për ta punësuar dikë, aktakuzë për korrupsion në Prizren

0
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.B., dhe Sh.P., nën dyshimet për  veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.B., nga 3 tetori i vitit 2022 deri më 5 janar të vitit të kaluar në Prizren, në mënyrë të drejtëpërdrejt ka pranuar premtimin për një përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtroj ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pranon se do të ushtrojë ndikim të padrejtë tek bashkëshortja e tij, M.P., e cila ka qenë anëtare e Komisionit në konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, të datës 03.10.2022, për vendin e punës sekretare në njërin prej gjimnazeve dhe në njërën prej shkollave fillore në Komunën e Prizrenit, në bazë të të cilit konkurs kishte aplikuar E.P.S., ku i dërgon pyetje nga testi me shkrim, gjithashtu i jep informacion për poentimin maksimal prej 100 pikësh, të dhënë nga bashkëshortja e tij M.P, si anëtare e komisionit, të gjitha këto dhe të tjera komunikime, rezultuan nga komunikimet që i ka zhvilluar i pandehuri, I.B., me të pandehurin Sh.P., në aplikacionet e rrjeteve sociale “Viber” dhe “Whats App”.

“I pandehuri Sh.P., në mënyrë të drejtëpërdrejtë i premton përfitim personit tjetër – të pandehurit I.B., në atë mënyrë që ky i fundit të ushtroj ndikim të papërshtatshëm mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që i pandehuri Sh.P., të pandehurit I.B., i premton se do t’ia kryej një punë këtij të fundit, për ndikimin që do ta bëjë i pandehuri I.B., tek bashkëshortja e tij, M.P, si anëtare e komisionit”.

“Ndërsa i pandehuri, I.B, ia dërgon në telefon të pandehurit Sh.P, kopjen e ftesës me të cilën është ftuar ai si i pandehur lidhur me një çështje penale që zhvillohej pranë Gjykatës Themelore në Prizren”, njofton prokuroria.

Raportohen dy vajza të zhdukura, njëra në Ferizaj e tjetra në Malishevë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara për zhdukjen e vajzave.

Në raportin policor bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Ferizaj dhe tjetri rast në Malishevë.

Raporti policor:

Rr. Bislim Rexhepi, Ferizaj 10.01.2025 – 10:25. Një mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti në hetime.

Fsh. Drenoc, Malishevë 06.01.2025 – NN.  Më 10.01.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nga data e lart-cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti në hetime.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell, vranësira, riga shiu dhe bore

0
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C.

LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

0

Ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati, i është bashkuar LDK-së në Prizren.

Ai është mirëpritur nga kryetari i degës së këtij subjekti politik, Driton Selmanaj dhe deputeti Anton Cuni.

Postimi i plotë

Mirë se erdhe, z. Nexhmedin Kastrati
Radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, nga sot i’u bashkua edhe z. Nexhmedin Kastrati i cili tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës dhe sigurisë së shtetit tonë.
Z. Kastrati, ka një biografi të pasur gjatë secilës epokë në të cilën ka kaluar atdheu ynë.
Nexhmedin Kastrati, ka lindur në fshatin Zatriq. Shkollën Fillore e ka kryer në lagjen Arbana, Shkollën e Mesme Ushtarake e ka kryer në Sarajevë dhe Shkollën e Lartë Ushtarake në Zenic të Bosnje dhe Hercegovia. Specializimet për nivelin e lartë ushtarak i ka të përfunduara me Komandot Amerikane. Ka të përfunduar Shkollën e Policisë së Kosovës (gjenerata e parë) dhe Fakultetin Juridik Internacional.
Pjesmarrës dhe udhëheqës në luftërat e Kroacisë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.
Në UÇK u inkuadrua në vitin 1998 dhe ka qenë në pozitat komanduese: Komandant i Brigadës 123 në Therandë, Shef i Shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe Komandant i Operacionit “Shigjeta”.
Ka punuar në ShPK gjatë viteve 1999 – 2004 dhe ka qenë zv. Ministër gjatë viteve 2013 – 2016.Bashkë me z. Kastrati dhe të tjerët që do t’i bashkohen shtëpisë tonë politike, do të jemi forcë fituese dhe gjithmonë krah i qytetarëve.