Latifi nderon infermieren Esmiralda Sefaj për shpëtimin e jetës së një nxënëseje

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar me mirënjohje infermieren Esmiralda Sefaj për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës së një nxënëseje nga fshati Fortesë.

Në ceremoninë e mbajtur në zyrën e tij, Latifi mirëpriti Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapiten Fazli Morina, togerin Anton Pnishi dhe infermieren Esmiralda Sefaj.

“Pata nderin të mirëpres në zyrën time Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina, togerin Anton Pnishi dhe infermieren Znj. Esmiralda Sefaj. Me këtë rast, i dhashë znj. Esmiralda Sefaj një mirënjohje me motivacionin: ‘Për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetës së nxënëses nga fshati Fortesë, si dëshmi e një vlere të lartë njerëzore dhe si shembull frymëzues për shoqërinë tonë’”, u shpreh Latifi.

Ai falënderoi sinqerisht znj. Sefaj për këtë akt humanizmi, duke e cilësuar si një shembull të lartë për komunitetin dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit