9.3 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Banorët me protestë kërkojnë fundin e reduktimeve të ujit në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren të enjten kanë protestuar para zyrave të KRU “Hidroregjioni Jugor” lidhur me furnizimin e parregullt me ujë të pijes. Sipas tyre reduktimet në këtë lokalitet aplikohen me muaj të tërë, duke pamundësuar jetesën normale për qytetarët e kësaj ane.

Nga përgjegjësit e kompanisë së ujësjellësit, banorët kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre reduktimeve.

“Qytetarët e lagjes ‘Bajram Curri’ qe 7 muaj kanë reduktime të gjata të ujit, prej orës 9 deri në ora 6 apo 7 e ndonjëherë deri në ora 8. Gjatë ditës shtypja është shumë e vogël dhe nuk mjafton për ti kryer popullata punët. Kërkesat tona janë heqja e reduktimeve të furnizimit me ujë të pijes”, ka thënë Dashmir Susuri, raporton Telegrafi.

Banori tjetër, Malush Fanaj ka theksuar se kjo lagje me muaj tërë ballafaqohet me reduktime.

“Kemi pas mirëkuptim për periudhën gjatë thatësirave, por tani ka pasur reshje. Nëse krejt qyteti ka ujë, pse vetëm lagjja jonë me pas reduktime. Pa ujë s’ka jetë normale”, ka deklaruar ai, raporton Telegrafi.

Kryetari i Këshillit Lokal të lagjes “Bajram Curri”, Pelivan Pulaj ka bërë të ditur se protesta është organizuar për të kërkuar respektimin e një të drejte elementare për furnizim 24 orë me ujë të pijes.

“Ditën, edhe kur ka ujë nuk i plotëson kushtet, ka shumë pak shtypje. Kërkesat tona janë që reduktimet të eliminohen dhe të kemi shtypje më të madhe të ujit”, ka thënë ai, duke theksuar se periudhat e gjata me reduktime nuk janë të drejta.

Pas qëndrimit disa minutësh para zyrave të KRU “Hidreregjioni Jugor”, përfaqësuesit e lagjes kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje publike. /Telegrafi/

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Bilanci i Spitalit të Prizrenit në 2024: 19,274 hospitalizime, 4,719 operacione dhe 2,416 lindje

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një bilanc të suksesshëm, duke ofruar një gamë të gjerë...

Ylli shkëlqen në Pejë

Golden Eagle Ylli i është rikthyer fitoreve, ku nën udhëheqjen e Alesh Pipan arriti fitoren e tretë radhazi në këtë edicion në elitë ndaj...

Lajmet e Fundit