Maliek White largohet nga Bashkimi

Basketbollisti amerikan, Maliek White nuk është më pjesë e skuadrës së Bashkimit që garon në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Prizreni, të martën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, ka shkëputur kontratën me amerikanin White, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

White ishte ndër të huajt e parë që iu bashkua ekipit nga Prizreni para fillimit të këtij sezoni dhe në 12 paraqitje në elitën e basketbollit kosovar, ai ka luajtur me një mesatare prej 9 pikëve, 3 kërcimeve dhe 3 asistimeve për ndeshje.

Pas largimit të White, Bashkimi në radhët e veta ka vetëm tre të huaj dhe renditet i dyti në tabelë me 22 pikë, një më pak se Trepça që është lidere pas 13-të xhirove të zhvilluara.

Ndeshjen e radhës në Superligë, Bashkimi e luan këtë vikend me skuadrën e Pejës, e cila zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit