Home Blog Page 77

Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iraniane është konfiskuar

0

 

Kjo ndodhi pasi Irani tha të shtunën se po e mbyllte përsëri Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare dhe se çdo anije që i afrohet asaj do të jetë në shënjestër, shkruan BBC.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.74% në 94.66 dollarë (70.11 paund) për fuçi, ndërsa çmimi i naftës West Texas Intermediate ishte 5.6% më i lartë në 88.55 dollarë.

Tregjet e energjisë kanë parë luhatje të mëdha që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt dhe Teherani u përgjigj me kërcënime për të synuar anijet në ngushticë, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

0

Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 2 milionë euro për hartimin e projektit për rrugën që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin. Ky aks rrugor, ndër vite ka qenë zotim qeveritar, ndërkohë që dikasteret e transportit të Shkupit dhe Prishtinës zyrtare, që në vitin 2024 nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash.

Rruga Tetovë–Prizren po hyn në një fazë të re realizimi. Për këtë vit, Ministria e Transportit ka siguruar 2 milionë euro nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për hartimin e projektit kryesor, duke nënvizuar se ky dokumentacion është parakusht për të përcaktuar koston e saktë dhe afatet e punimeve për këtë aks rrugor strategjik që lidh dy vendet përmes një tuneli të përbashkët.

“Për vitin 2026, nga buxheti i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore janë siguruar 2 milionë euro për projektimin kryesor dhe tani shumë shpejt duhet të hapet tenderi për projektim. Më vjen keq që duhet ta them këtë, por patjetër duhet ta kalojmë pjesën e projektit kryesor. Pa projekt, ne nuk mund të dimë saktë sa do të kushtojë, sa do të zgjasin punimet, si do të realizohet e gjithë kjo”, ka deklaruar Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut.

Komuna e Tetovës tashmë ka prezantuar trasenë e rrugës nga Tetova deri te vendi ku planifikohet të hapet tuneli, duke vënë në pah se punimet në terren kanë filluar.

“Do të jetë nga rruga Tetovë–Kodra e Diellit, kthesa mbi Shipkovicë deri në dalje të Shipkovicës. Pjesa tjetër e rrugës Tetovë–Prizren do të jetë traseja e rrugës ekzistuese, vetëm do të bëhet zgjerimi i saj”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Rruga Tetovë–Prizren është premtim ndër vite. Madje në janar të vitit 2024 mes dikastereve të transportit Maqedoni e Veriut–Kosovë është nënshkruar edhe një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për tunelin i cili parashihet të ketë një gjatësi prej 6.4 kilometrash./rtk/

Prizreni përkujton Alush Kryeziun – 34 vite nga rënia heroike

0

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit të tij, kanë përkujtuar në 34-vjetorin e rënies heroike dëshmorin Alush Kryeziu.

Arianita Saramati ka lexuar një letër të ish-komandantit të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, i cili për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë i pranishëm. Në letër thuhej se Alush Kryeziu tërë jetën e tij ia kushtoi aspiratave të çështjes kombëtare, duke u flijuar për to në moshën e tij më të mirë.

Bashkëveprimtarët e dëshmorit, Sanije Rexha, Elez Durmishi, Alush Shala dhe Idriz Qeriqi, thanë se emri i Alush Kryeziut do të përkujtohet dhe nderohet me shekuj të tërë, duke e vlerësuar lart sakrificën e tij sublime në shërbim të atdheut.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi, tha se koha e rënies heroike të dëshmorit Alush Kryeziu tregon se veprimtaria e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij janë pararendëse të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në përvjetorin e 34-të të rënies heroike, këngëtari Hamzë Llapçeva ka publikuar një këngë kushtuar dëshmorit Alush Kryeziu, në nderim të jetës dhe veprës së këtij atdhetari të devotshëm.

Në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar djali i dëshmorit, Neziri, i cili tha se janë krenarë që kontributi i babait të tyre po nderohet në Kosovën e lirë.

Alush Kryeziu, për veprimtarinë e tij atdhetare, kishte rënë në sy të spiunëve dhe në mesnatën e 19 prillit 1992, në lagjen “Ortakoll”, iu zu prita dhe u qëllua pas shpine me plumba nga policë serbosllavë, duke mos u mbijetuar plagëve vdekjeprurëse, pasi kishte qëndruar për një kohë i plagosur dhe pa ndihmë./TV Prizreni/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Peja 03 barazon serinë ndaj Bashkimit, tani gjithçka vendoset në finalen e shtatë

0

Peja 03 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 65:60, në finalen e gjashtë të Play-Off-it në Superligën e Kosovës për femra, të zhvilluar në Prizren në palestrën “Sezai Surroi”.

Me këtë triumf, seria finale është barazuar në 3:3, duke e çuar garën për titull kampion në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të sezonit, raporton PrizrenPress.

Takimi ishte i luftuar dhe me intensitet të lartë nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që dhanë maksimumin në parket. Në momentet vendimtare, Peja 03 u tregua më e qetë dhe më e saktë, duke arritur të mbajë epërsinë dhe ta mbyllë ndeshjen në favor të saj.

Tani gjithçka vendoset në finalen e madhe, ku njëra prej këtyre dy skuadrave do të shpallet kampione e Kosovës për femra./PrizrenPress.com/

P.C Prizreni reagon ashpër ndaj vendimit të FBK-së për dënimin e kapitenit

0

Proton Cable Prizreni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili ka dënuar kapitenin Edmond Kryeziu me 3 ndeshje moslojë dhe 600 euro gjobë. Klubi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të njëanshëm.

“Nuk është e qartë mbi çfarë raportesh apo argumentesh bazohen këto vendime, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në epilogun final të garës, gjë që është për keqardhje”, thekson klubi në reagim, raporton PrizrenPress.

Prizrenasit kanë ngritur shqetësime edhe për mungesën e teknologjisë së rishikimit dhe standardeve të garës.

“Argumentet dhe faktet nuk mund të trajtohen drejt në një garë ku nuk ka transmetim direkt të finales dhe nuk ekziston mundësia e përdorimit të ‘coach challenge’ apo sistemit REC”, thuhet më tej.

Klubi gjithashtu pretendon se në ndeshjen e parë finale ka pasur incidente në parket, duke përmendur lojtarin e Dritës.

“Lojtari mysafir me numër 34, Bardh Istrefi, ishte protagonisti dhe nxitësi kryesor i incidentit gjatë gjithë ndeshjes, duke provokuar vazhdimisht dhe duke goditur në fytyrë lojtarin tonë Edmond Kryeziu”, shton P.C Prizreni.

Në reagim shtohet se klubi posedon edhe video-incizime për rastin e përmendur.

Proton Cable Prizreni kërkon ndërhyrje urgjente të Bordit të FBK-së. “Kërkojmë urgjentisht ndërhyrjen e Bordit të FBK-së për anulimin e këtij vendimi. Në të kundërtën, klubi do të shqyrtojë edhe mundësinë e mosudhëtimit në ndeshjen e dytë finale”.

Në fund, klubi thekson se mbetet i përkushtuar ndaj garës dhe se, sipas tyre, asnjë padrejtësi nuk do ta ndalë rrugëtimin e skuadrës në këtë sezon./PrizrenPress.com/

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

0

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë.

Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh, ndërsa vendasit arritën të barazojnë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 1–1./PrizrenPress.com/

Nis epoka e “Profesorit” me fitore spektakolare, Malisheva mposht Ballkanin

0

Malisheva ka shënuar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat 4-2 në një përballje spektakolare dhe plot emocione.

Ndeshja shënoi edhe debutimin e trajnerit Bylbyl Sokoli, i njohur si “Profesori”, i cili e nisi aventurën e tij në krye të skuadrës me një sukses të rëndësishëm, raporton PrizrenPress.

Pas një loje të luftuar, Malisheva reagoi fuqishëm dhe arriti përmbysjen me paraqitje mbresëlënëse. Brruti ishte protagonist me dy gola (‘57 dhe ‘82), ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Diatta (‘60) dhe Xhylani (‘93).

Në anën tjetër, për Ballkanin realizuan Giovanni (‘75) dhe Kryeziu (‘87), por nuk arritën të ndryshojnë fatin e ndeshjes.

Kjo fitore konfirmon një nisje të fuqishme të Malishevës nën drejtimin e “Profesorit”, duke rritur optimizmin për vazhdimësinë e sezonit./PrizrenPress.com/

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

0

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë.

Golave për skuadrën prizrenase i kontribuan Dijar Nikqi dhe Liridon Fetahaj, që siguruan tri pikë të mëdha në garën për kreun, raporton PrizrenPress.

Me këtë triumf, Liria ngjitet në pozitën e tretë me 59 pikë, duke hyrë në zonën që siguron ngjitjen direkte në Superligë dhe duke e bërë edhe më të zjarrtë garën në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Ramiz Sadiku mbetet në mesin e renditjes, pa arritur të marrë pikë në këtë përballje.

Gara për Superligë vazhdon të mbetet e hapur, me diferenca minimale mes skuadrave kryesuese./PrizrenPress.com/

Gjysmëfinalet e zjarrta

0

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e ProCredit Superligës.

Kampionia aktuale, Trepça do të ndeshet me Pejën, që eliminoi Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve çerekfinale, kurse Bashkimi ndeshet me Borën, që në dy ndeshje ishte më e mirë se Sigal Prishtina.

Për tu kualifikuar në finale duhen tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion nevojiten katër./PrizrenPress.com/

Junior 06 dominon finalen e parë U16, shkatërron Vëllaznimin në Prizren

0

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar finalja e parë e Play Off-it për kategorinë U16 në konkurrencën e vajzave (Perëndim), ku Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore bindëse ndaj Vëllaznimit me rezultat të thellë 108:24.

Skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në fund të takimit, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit dhe duke e mbyllur ndeshjen me një diferencë të madhe pikësh.

Me këtë fitore, Junior 06 Moni Bau bën hapin e parë të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë seri finale./PrizrenPress.com/