Home Blog Page 773

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me ndodhitë në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës.

Dy zyrtarët e lartë komunalë kanë shprehur keqardhjen për keqkuptimet që kanë ndodhur gjatë votimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në të njëjtën kohë kanë insistuar se në trevën e Gorës nuk ka terror ndaj goranëve dhe boshnjakëve dhe njëherësh kanë kërkojmë nga këshilltarët e caktuar të komunitetit joshumicë që të kursehen nga përpjekjet për të ndikuar në marrëdhëniet e mira ndëretnike në Komunën e Dragashit.

Në vijim reagimi i plotë i përbashkët i kryetarit Xheladini dhe kryesueses Skeraj:

“Të nderuar qytetarë të Gorës,

Qysh në fillim duam të shprehim keqardhjen tonë që në seancën e fundit të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit ka pasur një keqkuptim gjatë votimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me anë të këtij reagimi, duam të sqarojmë të gjitha paqartësitë rreth këtij rasti dhe të mohojmë deklaratat e rrejshme të të gjithë atyre që duan të përfitojnë politikisht në kurriz të patriotizmit, duke e politizuar pa asnjë nevojë gjithë këtë çështje.

Nëse shikoni videot e shkëputura nga seanca Kuvendit, të publikuara me qëllime tendencioze nga disa delegatë të caktuar të cilët ju i keni votuar, në shikim të parë pretendohet se ata janë viktima dhe se komuniteti joshumicë në Gorë është kërcënuar. Gjithashtu, pretendohet se ata që ju përfaqësojnë në Kuvend kërcënohen dhe nuk kanë të drejtë të flasin, si dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre.

Pra, ata i shkurtojnë video incizimet që të mos dëgjohet pala tjetër dhe duan të paraqiten si viktima, duke i shtrembëruar të vërtetat dhe duke i politizuar të gjitha ato për qëllime të fushatës parazgjedhore.

Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili është dërguar nga Ministria, është miratuar me disa ndryshime nga Asambleja Komunale në Dragash, ku Nenit 13 i është shtuar Paragrafi 4.2, ku thuhet se gjatë zgjedhjes së drejtorit të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare, nëse drejtori është nga komuniteti shumicë, zëvendësi i tij duhet të jetë nga ana e komuniteteve joshumicë, si dhe anasjelltas.

Statuti me ato ndryshime i është dërguar Ministrisë përkatëse, e cila e ka kthyer në rishqyrtim dhe ka kërkuar ndryshime të caktuara, ku ndër të tjera ka kërkuar që të hiqet edhe Paragrafi 4.2 i Nenit 13, i cili garantonte një zëvëndësdrejtor të QKMF-së nga komuniteti joshumicë.

Pra, KK në Dragash ka votuar dy herë për ta mbajtur këtë dispozitë. E përsërisim: dy herë. Pra, këtu nuk ka asnjë element diskriminimi nga ana ime. Delegatët e komunitetit shumicë e mbështetën këtë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Të gjithë votuan për të mbajtur dispozitën që garanton një zëvendësdrejtor të QKMF-së nga ana e komuniteteve joshumicë.

Kur u rikthye Statuti për rishqyrtim, në seancë deklaruam publikisht nga foltorja se kryetari i Komunës, përmes një vendimi do të garantojë që zëvendësdrejtori i QKMF-së të jetë nga komuniteti joshumicë. Por kjo nuk mund të dëgjohet në incizimet të atyre të cilët, për përfitime personale e politike, janë të interesuar të prishin harmoninë e shkëlqyeshme ndërnjerëzore dhe ndëretnike që ekziston në Komunën tonë.

Por, kushdo që dëshiron ta dijë të gjithë të vërtetën, le ta dëgjojë të gjithë incizimin e seancës, jo vetëm segmentet ku deputetët e papërgjegjshëm duan t’i paraqesin komunitetin joshumicë si një komunitet të diskriminuar. Të gjitha videot e seancave të Kuvendit janë publike në platformat zyrtare të Komunës dhe në ato të mediave lokale ((Linku i videos së seancës së fundit: https://www.youtube.com/watch?v=tBQY408rwXQ).

Pra, këtu nuk ka elemente të diskriminimit nga ana e Kuvendit të Komunës së Dragashit. Statutin e QKMF-së e kanë kthyer në rishqyrtim Ministria e Shëndetësisë dhe MAPL-ja, duke kërkuar që i njëjti të miratohet  pa Paragrafin 4.2 të Nenit 13, si dhe të harmonizohet me Statutin Unik të QKMF-ve në nivel të Kosovës. Me mosmiratimin e këtij Paragrafi, Komuna rrezikon  humbjen e Grantit të Performancës (500 mijë euro) dhe ndjekje penale të Kryesueses së Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës.

Asambleisti Nedžmidin Sejdilar, në fjalimin e tij në seancën e fundit e dezinformoi opinion publik, duke pretenduar se paratë e fituara nga Granti i Performancës vitin e kaluar janë shpenzuar vetëm në realizimin e projekteve që i përkasin komunitetit shumicë. E vërteta është se 41.3% e këtyre mjeteve janë investuar në regjionin e Gorës.

Sigurisht, kjo nuk dëgjohet në videomontazhet e atyre që po propagandojnë të pavërteta nëpër rrjete sociale. Prandaj, zëvendësi i Kryesueses se Kuvendit ka të drejtë që, në bazë të ligjit, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë drejtësi për komunitetin në shkallën më të lartë të pushtetit gjyqësor në Kosovë.

Po e përsërisim: nëse dikush ka bërë diskriminim, ajo është Ministria, e jo kryetari i Komunës apo Kryesuesja (Kuvendi i Komunës së Dragashit). Pas kësaj, skena u politizua sepse zëvendësi i Kryesueses nuk respekton rendin në Kuvend, shkon në foltore dhe flet pa lejen e Kryesueses, duke e ditur që edhe delegatëve të tjerë që shfrytëzuan kohën për replikë nuk iu dha fjala.

Është evident edhe fakti që fjalën e kishte zëvendësi i Kryesueses, ai foli për gati dhjetë minuta, kërkoi që Kuvendi të votojë sërish, duke mos iu bindur udhëzimeve të Ministrisë dhe duke qenë i vetëdijshëm për pasojat që do të kishte Komuna.

Pra, eksesi ndodh në momentin kur i njëjti del arbitrarisht në foltore dhe qëllimisht debaton me Kryesuesen e Kuvendit, ku viktimizohet se gjoja minoriteteve po u mohohet e drejta për të folur. Më pas ai u bën thirrje delegatëve të komunitetit joshumicë që të largohen nga seanca dhe ai vetë largohet nga seanca.

Pra, e vërteta është kjo: Në Gorë nuk ka terror ndaj goranëve dhe boshnjakëve dhe nuk do të ketë. Të gjithë ata që sinqerisht dëshirojnë të informohen për këtë rast, pa politizim, e dinë shumë mirë se kjo është bërë me qëllim.

Të gjithë ata që na njohin, e dinë se me çfarë respekti i trajtojmë komunitetet joshumicë. Ne jemi të obliguar që, si Kryetar i Komunës dhe Kryesuese e Kuvendit, për hir të së vërtetës ta sqarojmë këtë rast dhe t’u kërkojmë qytetarëve që të mos mashtrohen me lojëra të lira politike, sidomos në këtë periudhë kur po afrohen zgjedhjet qendrore.

Kërkojmë nga delegatët e caktuar të komunitetit joshumicë që të kursehen nga këto përpjekje të ulëta për të prishur marrëdhëniet ndëretnike në Komunën tonë, me deklarata dhe veprime të pamatura, të cilat marrëdhënie janë në nivelin më të mirë të mundshëm, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë ne që jetojmë këtu.

P.S. Në Statutin e vjetër të QKMF-së, i cili është në fuqi që nga paslufta, nuk ka qenë i paraparë zëvendësdrejtori, ndërsa në Statutin e votuar nga Asambleja Komunale në seancën e fundit parashihet zëvendësdrejtori, i cili në të ardhmen do të jetë nga komuniteti joshumicë.

Me respekt,

Bexhet Xheladini, Kryetar i Komunës së Dragashit

Arijeta Skeraj, Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Dragashit”.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

0

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Në fjalimin e tij, Kastrati uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për Ditën e Shkollës, duke i përgëzuar për arritjet e tyre, veçanërisht në drejtimet socio-ekonomike dhe atë të infermierisë.

“Qeveria komunale do të mbështesë gjithmonë projektet inovative që hartohen nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle”, tha Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, ai vlerësoi rëndësinë e emrit të poetit Lasgush Poradeci, duke inkurajuar komunitetin shkollor të investojë në dije për të mirën e tyre dhe të shoqërisë.

Drejtori i shkollës, Burim Gashi, prezantoi të arriturat dhe punën e institucionit, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

Programi festiv përfshiu një koncert artistik të organizuar nga nxënësit dhe shpërndarjen e mirënjohjeve për individët më të dalluar të shkollës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

0

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

“Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është vërejtur se në Komunën e Mamushës janë përfshirë 2 persona nga komuniteti serb dhe 8 persona nga komuniteti boshnjak. Sipas të dhënave tona në Komunën e Mamushës nuk është regjistruar asnjë nga komuniteti serb, ndërsa nga komuniteti boshnjak është regjistruar vetëm një”, ka shkruar Krasniq në letrën dërguar Avni Kastratit, u.d. kryeshef ekzekutiv në ASK.

Krasniq ka supozuar se mund të bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik, raporton Telegrafi.

“Mendojmë se ka ndodhur ndonjë gabim teknik në sistem, sepse ne si komision i regjistrimit të popullsisë nuk kemi të dhëna të tilla. Prandaj, si kryesues i komisionit kërkoj nga ana juaj që të përmirësohet nëse është gabim teknik, që të arrihet në një regjistrim real të popullsisë në Komunën e Mamushës”, ka theksuar Krasniq.

Një ditë më parë, u prezantuan rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas të dhënave të prezantuara, numri total i popullsisë rezidente në Kosovë është 1,602,515, prej të cilës 50.2% janë burra dhe 49.8% janë gra.

Mosha mesatare e popullsisë është 34.8 vjet.

Përbërja etnike e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2024 është si në vijim: 90.79% shqiptarë, 3.31% serbë, 1.69% boshnjakë, 1.21% turq, 1.01% ashkali, 0.66% egjiptianë, 0.57% goranë, 0.54% romë dhe 0.14 % të tjerë.

Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos2024) u realizua nga 5 prilli deri më 24 maj 2024.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për Lojërat Mesdhetare 2030

0

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë direkt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive, ndërsa përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), që udhëhiqet nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe OJQ “Aktiv”.

Totaj vlerësoi rëndësinë e iniciativave që promovojnë harmoninë mes komuniteteve të ndryshme.

“Gjatë këtij takimi, diskutuam për rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës së natyrshme multi etnike në Komunën e Prizrenit, si dhe për nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit e krijimit të një shoqërie paqësore dhe të qëndrueshme, që bazohet në dialog dhe bashkëpunim mes komuniteteve, me thekst të veçantë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, u shpreh ai, përcjell PrizrenPress.

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

0

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit vitin e kaluar.

Filmat në fjalë janë përzgjedhur për listën e gjatë të Çmimeve Oscar 97-të, duke shënuar një tjetër moment historik të jashtëzakonshëm për festivalin.

Filmat e përzgjedhur janë:

Kategoria Dokumentar i Gjatë: ”Hollywoodgate”, ”No Other Land”, ”Queendom”, ”Soundtrack to a Coup D’Etat”, ”Sugarcane” dhe ”Union”.

Kategoria Dokumentar i Shkurtër: ”Incident” dhe ”Until He’s Back”.

Kategoria e Filmit të Shkurtër Narrativ: ”The Masterpiece”.

Ky vlerësim i jashtëzakonshëm është një dëshmi e programimit unik dhe të kujdesshëm të DokuFest, i cili vazhdon të mbështesë tregime inovative dhe t’u japë hapësirë zërave të ndryshëm në botën e filmit dokumentar dhe të shkurtër.

Çdo vit, festivali paraqet një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, shumë prej të cilëve vazhdojnë të marrin njohje ndërkombëtare dhe çmime prestigjioze, përfshirë edhe nominimet për Oscar.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni

0

Sot po mbahet seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka emocionuar gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ka lindur në Tiranë, por si shtëpi të saj i konsideron edhe Prishtinën e Prizrenin.

 

“Unë jam me origjinë nga bregu i Labërisë së Shqipërisë, Kam lindur në Tiranë, por me shtëpi zemre jam nga Prishtina dhe Prizreni. E po kështu, secili nga ne është njëkohësisht nga Durrësi e Gjakova, nga Drenica e Shkodra, nga Korça e Peja, sepse jemi një gjak e një gjuhë, një histori e një kulturë…”, ka thënë Spiropali.

 

 

Mes tjerash, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve nga Kosova e Shqipëria, që të qëndrojnë të bashkuar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Basketbollistja e Vitit, Aulona Muhadri: Ky çmim është një reflektim i gjithë ekipit

0

Basketbollistja e talentuar e KBF Bashkimi, Aulona Muhadri, u nderua me çmimin ‘Basketbollistja më e mirë për vitin 2024’ në ceremoninë prestigjioze Laureatët 2024.

Pas marrjes së çmimit, ajo u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e ekipit, trajnerëve dhe familjes së saj.

“Faleminderit për këtë vlerësim të pabesueshëm. Jam me të vërtetë e përulur që të shpallem lojtarja më e mirë për vitin 2024. Kjo arritje nuk është vetëm e imja – është një reflektim i mbështetjes së Kryetarit të Klubit, punës së madhe të shoqeve të mia të ekipit, trajnerit Kovac gjatë këtyre 3 viteve të fundit dhe të gjithë atyre që besuan në mua”, deklaroi Muhadri, përcjell PrizrenPress.

Ajo theksoi se suksesi nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e të gjithëve.

“Çdo praktikë, çdo lojë, çdo sfidë më ka ndihmuar të rritem, dhe unë nuk mund ta kisha bërë atë pa përpjekjen dhe angazhimin kolektiv të ekipit tim. Për familjen time dhe të dashurit e mi, faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur”.

Muhadri përfundoi me një premtim për të ardhmen.

“Jam krenare që jam pjesë e një sporti që vazhdon të frymëzojë dhe fuqizojë femrat, dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj fort, të shtyjë kufijtë dhe të përpiqem edhe më shumë. Faleminderit përsëri për këtë vlerësim të mahnitshëm – kjo do të thotë bota për mua!”, premtoi ajo./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

0

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Rahoveci, fitoi 43:33 ndaj Llapit në Podujevë. Arbios Mushkolaj i kishte 11 gola, ndërsa Mali Luzha dhjetë te “vreshtarët”. Nga dhjetë gola për Llapin i realizuan Blerton Hasani e Ardi Halili.

Besa Famgas fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 50:29. Edonis Hajra i kishte 11 gola tek ekipi pejan, ndërsa nga tetë i realizuan Olsi Mulaj e Jon Vokshi. Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Egzon Ademi e shtatë Muhamet Hyseni.

Në Mitrovicë, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 46:37. Yassine Henahen i kishte 11 gola për ferizajasit, derisa Gentrit Brahimi e Besnik Bytyqi i realizuan nga gjashtë. Amar Mujka i shënoi 16 gola për “xehetarët”, ndërsa 11 i kishte Ermir Smaka.

Rahoveci e ka përfunduar stinorin vjeshtor me 28 pikë. I ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe dimëron në pozitën e parë. Besa Famgas e Kastrioti i kanë nga 22. Pason Prishtina në vendin e katërt me 16 pikë. Vushtrria, Vjosa e Llapi i kanë nga tetë pikë në pozitat pesë, gjashtë e shtatë. Trepça mbetet e fundit, pa pikë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

0
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit.

“Parkingu prapa “Shtëpisë së Bardhë”, ai në oborrin e shkollës “Lidhja e Prizrenit” dhe në oborrin e Gjimnazit “Gjon Buzuku”, do të shfrytëzohen nga bashkatdhetarët tanë gjatë festave të fundvitit, për periudhën 23.12.2024 – 05.01.2025”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë nga qytetarët është kërkuar bashkëpunimi për tërheqjen vullnetare të automjeteve që qëndrojnë më gjatë se një ditë në parkingun prapa “Shtëpisë së Bardhë”.

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Prizrenit, që shfrytëzojnë parkingun më gjatë se një ditë pas “Shtëpisë së Bardhë”, në rrugën “Ankara”, t’i tërheqin automjetet në mënyrë vullnetare deri më datën 23 dhjetor 2024, apo Komuna e Prizrenit detyrohet t’i tërheq ato me mjete bartëse (merimanga), me ç’rast barrën e shpenzimit e bartin vet palët gjegjëse”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri