22 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 7854

Vrasja e trefishtë në Korçë, shkak atësia e fëmijës

0

Vetevrasje-alltiKrimi brenda familjes trondit Korçën. Një 50-vjeçar, i kthyer vetëm tri ditë më parë nga Greqia ku kishte emigruar prej vitesh, ka ekzekutuar me breshëri automatiku bashkëshorten 40-vjeçare dhe djalin 1 vjeç. I përfshirë nga një gjendje e thellë depresive, kryefamiljari Edmond Fiqi ka vrarë më pas dhe veten, në derën e banesës ku jetonte prej disa vitesh familja e tij. Vrasja e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në një banesë në hyrje të qytetit juglindor, në vendin ku dikur ka qenë antena e madhe e Radio Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka alarmuar policinë, e cila menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije, se pas kryerjes së veprimeve hetimore, dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie. Sipas hetuesve të çështjes, emigranti Edmond Fiqi, banor i komunitetit rom, ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Albina Fiqi, me origjinë nga Shijaku, pasi dyshonte për atësinë e fëmijës.

VRASJA E TREFISHTE
Dyshimi se gruaja e kishte tradhtuar dhe se kishte një fëmijë me dikë tjetër, ka çuar deri në marrëzi Edmond Fiqin nga Korça. Mësohet se 40-vjeçari, prej shumë kohësh kishte emigruar në Greqi dhe se prej 4 vitesh ai nuk kishte ardhur në vendlindje. Sipas burimeve policore, Fiqi është kthyer nga vendi fqinj tri ditë më parë. Ai është tronditur kur ka gjetur të shoqen me djalin 1 vjeç. I tronditur, Edmond Fiqi i ka kërkuar shpjegime bashkëshortes së tij, Albinës. Hetuesit e çështjes pohuan se çifti është konfliktuar ashpër në lidhje me atësinë e fëmijës. Xhelozia i ka errur sytë Edmond Fiqit, i cili ka vendosur të hakmerret me gruan e tij.

Mbrëmë, rreth orës 20:30, 40-vjeçari ka hyrë i armatosur me automatik në banesën e tij. Ai ka hyrë në dhomë dhe ka zbrazur 15 plumba mbi krevatin ku po flinte bashkëshortja, Albina, me fëmijën 1 vjeç. Për pasojë këta të fundit kanë mbetur të vdekur në vend. Më pas emigranti ka vrarë dhe veten në derë të shtëpisë. Krismat e armës kanë alarmuar banorët e tjerë të komunitetit rom, të cilët kanë sinjalizuar policinë.

Emërtohen rrugët e Malishevës

0

MalishevaAsambleja Komunale e Malishevës, ka miratuar propozimin e Komisionit komunal për emërtimin e rrugëve në territorin e Komunës së Malishevës dhe prej dje pasdite, të gjitha rrugët e Komunës së Malishevës, janë me emrat e tyre.

 Asambleja Komunale e Malishevës, po ashtu  ka shqyrtuar edhe raportin e punës së Zyrës së Tatimit në Pronë për vitin 2013 dhe planin e punës për vitin 2014, ndërsa pika e cila ka zgjatur më së shumit, ishte trajtimi i raportit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e vitit shkollor 2013-2014.

 Po ashtu, në këtë mbledhje, anëtarët e asamblesë kanë dëgjuar dhe shqyrtuare dhe raportin e auditorit të brendshëm për vitin 2013 dhe planin e punës për vitin 2014./PrizrenPress.com/

“Babai” i regjisorit kosovar siguron tregun ndërkombëtar

0

Babai-filmNori (Val Maloku) shet cigare në rrugë bashkë me të atin, Gëzimin (Astrit Kabashi), në Kosovën e viteve ‘90. Babai ia mësyn që të gjejë rrugë për të emigruar në Gjermani, e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai.

Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia midis prindit e fëmijës mbërrin deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.
Ky është rrëfimi, të cilin ka marrë përsipër ta shesë në tregun ndërkombëtar një kompani që ka selinë në Londër e në Berlin, ani pse filmi ende nuk është realizuar,shkruan KD.

“K5 Independent” është kompania që do të merret me shitjen ndërkombëtare për filmin artistik debutues të regjisorit kosovar Visar Morina, “Father” (Babai), që aktualisht është duke u xhiruar në North Rhine-Westphalia, në Gjermani. Lajmi është bërë publik në një artikull të publikuar në “screendaily.com”. “K5 Independent” është pjesë e “K5 Media Group” me seli në Munih dhe në Londër, që e ka fokusin të menaxhojë shitjen e filmave me buxhet të ulët dhe të mesëm

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

0

BE-flamuri14BE ka vendosur të zgjasë ngrirjen e pasurive të 15 individëve dhe 18 kompanive ruse apo pro-ruse të përfshira në krizën e Ukrainës. Për individët parashikohet edhe ndalimi i udhëtimit.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Unionit kanë dhënë dritën jeshile edhe për hartimin e bazës ligjore për të shtrirë sanksionet edhe ndaj oligarkëve rusë.

Mbledhja e përfaqësuesve të vendeve anëtare pritet të zhvillohet më vonë gjatë së premtes, për të vijuar punën mbi propozimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, e njohur ndryshe si Faza 3, e prezantuar nga Komisioni Evropian.

Sipas mediave evropiane, masat e propozuara nga Brukseli synojnë mes të tjerash ndalimin e aksesit në bursa dhe në tregjet financiare evropiane të bankave ruse të kontrolluara nga shteti për rreth 50 për qind të kapitalit, ndalimin e investimeve evropiane në institucionet financiare publike të Rusisë, si dhe bllokimin e eksportit të materialeve sociale për industrinë e naftës, por edhe për kompjuterat dhe shërbime të tjera.

Masave që do të godasin sektorin financiar, e që do të kishin impakt maksimal ndaj Londrës, u janë kushtuar mbi dy nga 10 faqet që përbëjnë dokumentin e elaboruar nga Komisioni.

Më pas vijnë propozimet për embargon e armëve, që mund të jetë shumë i ndjeshëm për Francën dhe për kufizimin e eksportit të teknologjive të tipit “dual use”.

Por sipas “Financial Times”, ka pak gjasa që të aktivizohet bllokimi i aksesit në tregjet e kapitaleve. Në dokument vlerësohet se në tregun evropian janë futur nga Rusia 7.5 miliardë euro nga 15.8 miliardët e emetuar në vitin 2013 nga institucionet financiare publike ruse.

Traileri i filmit “50 shades of Grey”

0

50shadesofgrey2Më në fund është prezantuar edhe traileri i një ndër filmave më të shumëpritur të sezonit të ardhshëm kinematografik, “50 shades of Grey”. Filmi pritet të dalë në sallat e kinemave më 14 shkurt të vitit 2015 në Ditën e Shën Valentinit.

Traileri na jep një aromë të imazheve të nxehta të Mr. Grey (Jamie Dornan) që duket se nuk do t’i zhgënjejë fansat. Disa ditë më parë në mënyrë surprizë, Beyonce kishte publikuar në Instagram 2-3 imazhi pikante të “50 shades of Grey”. Por tashmë trajleri zyrtar ka dalë shoqëruar nga hiti i divës së muzikës “Crazy in love”, por në një version të ri.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të kolanës së librave të shkrimtares angleze E. L. James, u vendos që të realizohej dhe një film me regjisor Sam Taylor-Johnson. Protagonistët e filmit janë Mr. Grey (Jamie Dornan) dhe Anstasia (Dakota Johnson) që sipas një kontrate pranon lojërat seksuale të miliardierit joshës (Mr. Grey). Në kastin e aktorëve edhe Eloise Mumford, Luke Grimes, Victor Rasuk dhe Jennifer Ehle.

Afërdita ia prezanton nënës të dashurin çek

0

3 Aferdita Dreshaj 31Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, duket se e ka hedhur tërësisht pas krahëve historinë e saj me këngëtarin Shpat Kasapi. 

Në çdo postim të saj në rrjetet sociale Dreshaj duket mjaft e lumtur në krah të të dashurit çek, Jakub Kindl. Madje, së fundi ajo e ka prezantuar të dashurin e ri tek mamaja e saj dhe fotot i ka postuar menjëherë në “Instagram”.

Të menjëhershme kanë qenë edhe komentet e fansave të këngëtares duke e uruar çiftin, por kishte edhe të atillë, të cilët e fyenin modelen shqiptare të pasarelave botërore.  

Sehiret i prishi prokurori Williamson!

0

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

Teza e Dick Marty-it për “trafikim të organeve” bie në ujë. Prokurori Williamson mund të ngrit aktakuzë ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish pjesëtarëve të UÇK-së, t’i akuzojë për krime të luftës. Papagajtë serbë e hedhin “topin”, e zënë në gojë Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Haradinaj, siç dihet ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe është liruar për të gjitha akuzat. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë parimin juridik “Ne bis in idem” që i bie: Jo dy herë për të njëjtën çështje

Prokurori special Clint Williamson i prishi sehiret, zbavitjet e zviceranit, zotëri Dick Marty për “trafikimin e organeve” që ua veshi pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në raportin e tij, në mënyrë eksplicite përgënjeshtroi akuzën e Marty-it.
Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë. Hedhen poshtë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty se një gjë e tillë ka ndodhur. Këtij tipi s’i ka mbetur gjë tjetër pos t’i fshijë duart për murrizi.

Prokurori Williamson ia prishi sehiret Dick Martyt, mikut të serbëve dhe rusëve, të cilin të tjerët e njohin si ekzibicionist që përtyp çamçakëzin, person i prirur për “aferat e mëdha”.
Lajmi për heqjen e “mishit të egër”, është një dush i ftohtë për krerët e Beogradit, të cilët kanë shpresuar se do t’ia dalin me këtë propagandë që i doli boja.

Teza e Dick Martyt për “trafikim të organeve” bie në ujë. Kjo akuzë nuk është më në “rendin e ditës” për prokurorin Williamson. Siç është paralajmeruar mund të ngritet aktakuzë, jo për trafikim të organeve, po për krime të luftës ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorët s’flasin me shifra të sakta. Lënë hapsirë. Ndoshta, kjo është një “defekt profesional”, të cilin e herrin në procedurat e tyre, por edhe në sallat e gjykimeve, ku operojnë publikisht. Prokurorët kanë kujdes të mos i dalin “trenit përpara”, në mënyrë që të mos bëhen përrallë, të mos komprometojnë shtetin.

Arbitrit që ndajnë drejtësinë e kanë parasysh thënien latine “Daho mihi facta, dabo tebi ius” (Mi jep faktet, ta ndajë drejtësinë). Kështu i drejtohej gjykatësi prokurorit në Romën e lashtë. Kështu i drejtohet edhe sot në gjyqet demokratike, pra edhe në gjyqësinë e Kosovës.
Jo vetëm Marty, por edhe ithtarët e tij që i kanë halë në sy shqiptarët mund të shohin ëndrra. Të shohësh ëndrra është një e drejtë natyrore, e “garantuar” edhe me konventat ndërkombëtare. Të shohësh ëndrra nuk është akt i ndalueshëm. Shohin njerëzit ëndrra dhe kurrgjë kërkujt. Në botën e qytetëruar, nëse ndokush sajon akuza me vellon politike dhe ato përgënjeshtrohen në gjyq bartë përgjegjësi. Një nga përgjegjësitë është se fluturon nga posti që ka dhe ndaj tij mund të merren edhe masa të tjera ligjore.

Duhet ta di zotëri Dick Marty se ka përfunduar koha e Alfred Drajfusit, inskenimet e proceseve nga serbët dhe si vëllezërit e tyre. Shtetet normale për shpifjen, siç është kjo e Martyt, ndërmarrin masat ligjore. Shtetasit të vet i japin “kartonin e kuq”, nuk e lejojnë që ai të kryejë funksion publik jo vetëm në shtet, por edhe jashtë shtetit.

Ra në ujë edhe libri “Gjahu”, i publikuar më 2008-ën, i ish- kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Pontes. Kjo autore, tërthorazi, në një mënyrë ishte si ideologe për iniciativën, ofensivën e ndërmarrë të Martyt. Papagajtë serbë, gazetat “Danas” e “Kurir” i fryejnë zjarrit, e bëjnë propagandën e tyre. Le ta bëjnë, tjetër punë nuk kanë. “Topin” ia hedhin krerëve të UÇK-së, e përmendin Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Informatën e tyre e titullojnë “Moguća optužnica protiv Haradinaja (Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt).

Këto gazeta bëjnë të ditur se kanë cituar burimet e Brukselit se “ekipi i Williamsonit ka gjetur prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kundër ‘gjashtë deri në dhjetë’ të ish – pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës ndaj civilëve serbë”. Përmendet Liqeni i Radoniqit.
Një gjë dihet. Haradinaj, ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe çështja e tij është “res judicakata”. Ai është liruar për të gjitha akuzat.

Shtypi serb i grah propagandës, operon më fjalë të mëdha, frazeologjizma. Krijon imazh të keq për Kosovën. Pikësynim kanë kriminalizimin, kompromitimin e ushtrisë sonë çlirimtare. Andaj, nuk është befasi kjo çfarë bëjnë.

Prokurori Clint Williamson nuk është i marrë të bie në grackat e papagajve dhe sharlatanëve serbë. Jo vetëm ky prokuror, por edhe të tjerët, aktakuzat i ngritin në bazë të fakteve dhe provave juridike.

Aktakuzat mund të jenë edhe pamflete politike, por kur ato zhveshen, u dalin partallat dalin të jenë qesharake, karikaturë e kohës. Kur “kirurgët” e procesit, prokurorët kapen “in flagranti”, të gjendur në siklet, ngrisin flamurin e bardhë, dorëzohen. Në kësi rastesh heqin dorë nga akuza. Nëse këmbëngulin, nuk heqin dorë nga akuza, përkundër asaj se nuk kanë prova, gjykatësit i kanë “gërshërët në dorë”, këta “presin dhe masin”, i heqin pikat e zeza, e ndajnë drejtësinë. I lirojnë nga akuza “pacientët” e prokurorit. Gjykatësit shpallin aktgjykimet liruese.

Deri sa i është bërë gjyq Haradinajt në Hagë shumë fjalë është bërë për Liqenin e Radoniqit. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë se çdo të thotë parimi juridik “Ne bis in idem” (Jo dy herë për të njëjtën çështje).

Prokurorët dhe gjykatësit nuk janë budallenj, e dinë se çdo të thotë parimi “ne bis in idem”. Gjykata nuk është pazar i specave dhe patëllxhanëve, këtu matet drejtësia, vlerësohet në bazë të provave e fakteve juridike.

Po s’pate prova e fakte juridike prokurorit i thonë: Bjeri fyellit.
Kush mund të jenë ish- pjesëtarët e UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës ?
Prokurori Williamson ia qiti puplat ish-prokurorit zviceran, senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Pezullimi i Mustafës nuk zgjidh krizën

0

Isa Mustafa LDKPezullimi i postit të kryetarit të Kuvendit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pritet të prodhoj disa efekte qofshin ato politike apo juridike. Me këtë Masë të Përkohshme pezullimi, jo vetëm kryetari por edhe Kuvendi është suspenduar nga çfarëdo veprimi para vendimit final të Kushtetueses, shkruan Tribuna.

Një efekt tjetër do të jetë edhe suspendimi i shpenzimit të afatit kushtetues të Kuvendit, çka e shpëton tash për tash vendin nga zgjedhjet e parakohshme.

Por, një gjendje e tillë e pezullimit me automatizëm i pamundëson edhe presidentes Atifete Jahjaga, edhe pse nuk i referohet drejtpërdrejt asaj, që të nominoj mandatarin për krijimin e qeverisë, pasi që Kuvendi nuk do të jetë funksional.

Si pasojë, Kosova do të vazhdojë të mbetet pa qeveri të re deri në vjeshtë duke u udhëhequr nga një qeveri në largim, e cila në këso rrethana nuk do të duhej të kishte kompetenca të plota.

“Ezeli” pushime luksoze me aktoren.

0

ezeliAktori turk Kenan İmirzalıoÄŸlu duket më i dashuruar se kurrë. Ai sipas mediave roze ne Turqi po vazhdon pushimet me të dashurën e tij, Berrak Tüzünataç.

Dy aktoret u takuan në xhirimet e serialit Ezel, ku ajo u paraqit në rolin e Bades dhe per disa seri luajti rolin e te dashures se Ezelit.

Ata janë parë së bashku në Bodrum në një hotel luksoz.

Kush e thërret mbledhjen e Kuvendit të Kosovës?

0

Kuvendi i Kosoves 7Pas vendimit ë fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më të cilin u pezullua ushtrimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe i Kryesisë së Kuvendit, një gjendje “anarkie” mbretëron në Kuvendin e Kosovës.

Në fakt, sipas letërkëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, “shefi” i Kuvendit të Kosovës është Ismet Krasniqi, sekretar i përhershëm i Kuvendit të Kosovës.

Kjo për faktin se Gjykata i është drejtuar Ismet Krasniqit për bashkëpunim me këtë Gjykatë duke anashkaluar kryetarin dhe kryesinë e zgjedhur të Kuvendit më 17 shkurt.

Por gjykata me këtë vendim në mënyrë të tërthortë ka shfuqizuar edhe Kryesinë e vjetër të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë ka përfunduar edhe mundësia e mbledhjes së Kryesisë së vjetër dhe përcaktimi i datës së mbledhjes së Kryesisë dhe rendi i ditë së seancës së Kuvendit.

Nëse Gjykata e kthen gjendjen në pikën zero atëherë mbetet që datën e seancës së re ta caktojë Presidentja e vendit, siç ka vepruar herën e parë.

Ismet Krasniqi ,sekretar i Kuvendit të Kosovës, i kontaktuar nga “Botapress”, ka thënë se pa marrë një vendim tjetër të Kuvendit të Kosovës nuk mund të merret asnjë veprim tjetër për konstituimin apo vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Edhe Selatin Kllokoqi nga organizata D4D tha se është një situatë e re e krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta deputeti më i vjetër, ndoshta kryesia e vjetër apo edhe Presidentja. Krejt varet se çfarë përmbajtje do të ketë vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kllokoqi për “Botapress”.

Situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon të mbetet e paqartë.

Mbase qartësia e kësaj situate do të bëhet e ditur deri në vendimin tjetër. Shpresojmë se ky vendim “sqarues” do të bëhet i ditur para datës 18 shtator, siç ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit për vendosjen e masave të përkohshme në Kuvendin e Kosovës.