28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Sehiret i prishi prokurori Williamson!

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

Teza e Dick Marty-it për “trafikim të organeve” bie në ujë. Prokurori Williamson mund të ngrit aktakuzë ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish pjesëtarëve të UÇK-së, t’i akuzojë për krime të luftës. Papagajtë serbë e hedhin “topin”, e zënë në gojë Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Haradinaj, siç dihet ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe është liruar për të gjitha akuzat. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë parimin juridik “Ne bis in idem” që i bie: Jo dy herë për të njëjtën çështje

Prokurori special Clint Williamson i prishi sehiret, zbavitjet e zviceranit, zotëri Dick Marty për “trafikimin e organeve” që ua veshi pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në raportin e tij, në mënyrë eksplicite përgënjeshtroi akuzën e Marty-it.
Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë. Hedhen poshtë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty se një gjë e tillë ka ndodhur. Këtij tipi s’i ka mbetur gjë tjetër pos t’i fshijë duart për murrizi.

Prokurori Williamson ia prishi sehiret Dick Martyt, mikut të serbëve dhe rusëve, të cilin të tjerët e njohin si ekzibicionist që përtyp çamçakëzin, person i prirur për “aferat e mëdha”.
Lajmi për heqjen e “mishit të egër”, është një dush i ftohtë për krerët e Beogradit, të cilët kanë shpresuar se do t’ia dalin me këtë propagandë që i doli boja.

Teza e Dick Martyt për “trafikim të organeve” bie në ujë. Kjo akuzë nuk është më në “rendin e ditës” për prokurorin Williamson. Siç është paralajmeruar mund të ngritet aktakuzë, jo për trafikim të organeve, po për krime të luftës ndaj “gjashtë apo dhjetë” ish – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurorët s’flasin me shifra të sakta. Lënë hapsirë. Ndoshta, kjo është një “defekt profesional”, të cilin e herrin në procedurat e tyre, por edhe në sallat e gjykimeve, ku operojnë publikisht. Prokurorët kanë kujdes të mos i dalin “trenit përpara”, në mënyrë që të mos bëhen përrallë, të mos komprometojnë shtetin.

Arbitrit që ndajnë drejtësinë e kanë parasysh thënien latine “Daho mihi facta, dabo tebi ius” (Mi jep faktet, ta ndajë drejtësinë). Kështu i drejtohej gjykatësi prokurorit në Romën e lashtë. Kështu i drejtohet edhe sot në gjyqet demokratike, pra edhe në gjyqësinë e Kosovës.
Jo vetëm Marty, por edhe ithtarët e tij që i kanë halë në sy shqiptarët mund të shohin ëndrra. Të shohësh ëndrra është një e drejtë natyrore, e “garantuar” edhe me konventat ndërkombëtare. Të shohësh ëndrra nuk është akt i ndalueshëm. Shohin njerëzit ëndrra dhe kurrgjë kërkujt. Në botën e qytetëruar, nëse ndokush sajon akuza me vellon politike dhe ato përgënjeshtrohen në gjyq bartë përgjegjësi. Një nga përgjegjësitë është se fluturon nga posti që ka dhe ndaj tij mund të merren edhe masa të tjera ligjore.

Duhet ta di zotëri Dick Marty se ka përfunduar koha e Alfred Drajfusit, inskenimet e proceseve nga serbët dhe si vëllezërit e tyre. Shtetet normale për shpifjen, siç është kjo e Martyt, ndërmarrin masat ligjore. Shtetasit të vet i japin “kartonin e kuq”, nuk e lejojnë që ai të kryejë funksion publik jo vetëm në shtet, por edhe jashtë shtetit.

Ra në ujë edhe libri “Gjahu”, i publikuar më 2008-ën, i ish- kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Pontes. Kjo autore, tërthorazi, në një mënyrë ishte si ideologe për iniciativën, ofensivën e ndërmarrë të Martyt. Papagajtë serbë, gazetat “Danas” e “Kurir” i fryejnë zjarrit, e bëjnë propagandën e tyre. Le ta bëjnë, tjetër punë nuk kanë. “Topin” ia hedhin krerëve të UÇK-së, e përmendin Ramush Haradinajn dhe të tjerët. Informatën e tyre e titullojnë “Moguća optužnica protiv Haradinaja (Aktakuzë e mundshme kundër Haradinajt).

Këto gazeta bëjnë të ditur se kanë cituar burimet e Brukselit se “ekipi i Williamsonit ka gjetur prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës kundër ‘gjashtë deri në dhjetë’ të ish – pjesëtarëve të UÇK-së për krime të luftës ndaj civilëve serbë”. Përmendet Liqeni i Radoniqit.
Një gjë dihet. Haradinaj, ka hyrë në “rëntgenin” e Tribunalit të Hagës dhe çështja e tij është “res judicakata”. Ai është liruar për të gjitha akuzat.

Shtypi serb i grah propagandës, operon më fjalë të mëdha, frazeologjizma. Krijon imazh të keq për Kosovën. Pikësynim kanë kriminalizimin, kompromitimin e ushtrisë sonë çlirimtare. Andaj, nuk është befasi kjo çfarë bëjnë.

Prokurori Clint Williamson nuk është i marrë të bie në grackat e papagajve dhe sharlatanëve serbë. Jo vetëm ky prokuror, por edhe të tjerët, aktakuzat i ngritin në bazë të fakteve dhe provave juridike.

Aktakuzat mund të jenë edhe pamflete politike, por kur ato zhveshen, u dalin partallat dalin të jenë qesharake, karikaturë e kohës. Kur “kirurgët” e procesit, prokurorët kapen “in flagranti”, të gjendur në siklet, ngrisin flamurin e bardhë, dorëzohen. Në kësi rastesh heqin dorë nga akuza. Nëse këmbëngulin, nuk heqin dorë nga akuza, përkundër asaj se nuk kanë prova, gjykatësit i kanë “gërshërët në dorë”, këta “presin dhe masin”, i heqin pikat e zeza, e ndajnë drejtësinë. I lirojnë nga akuza “pacientët” e prokurorit. Gjykatësit shpallin aktgjykimet liruese.

Deri sa i është bërë gjyq Haradinajt në Hagë shumë fjalë është bërë për Liqenin e Radoniqit. Prokurorët dhe gjykatësit e dinë se çdo të thotë parimi juridik “Ne bis in idem” (Jo dy herë për të njëjtën çështje).

Prokurorët dhe gjykatësit nuk janë budallenj, e dinë se çdo të thotë parimi “ne bis in idem”. Gjykata nuk është pazar i specave dhe patëllxhanëve, këtu matet drejtësia, vlerësohet në bazë të provave e fakteve juridike.

Po s’pate prova e fakte juridike prokurorit i thonë: Bjeri fyellit.
Kush mund të jenë ish- pjesëtarët e UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës ?
Prokurori Williamson ia qiti puplat ish-prokurorit zviceran, senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Më Shumë

25 vjet nga rënia e dëshmorëve, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj

Dy dëshmorët e kombit nga Hasi, Reshat Çoçaj dhe Muharrem Samahodaj, përkujtohen sot në 25 vjetorin e rënies. Çoçaj e Samahodaj ishin pjesëtarë të UCK-së. Ish-...

Vala e të nxehtit: Për 6 muaj, mbi 47 mijë qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK – fluks në dy muajt

  Për gjashtë muajt e fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar mbi 47 mijë pacientë shkaku i temperaturave. Megjithëse, në dy muajt e...

Lajmet e Fundit