14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kush e thërret mbledhjen e Kuvendit të Kosovës?

Kuvendi i Kosoves 7Pas vendimit ë fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më të cilin u pezullua ushtrimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe i Kryesisë së Kuvendit, një gjendje “anarkie” mbretëron në Kuvendin e Kosovës.

Në fakt, sipas letërkëmbimit të Gjykatës Kushtetuese, “shefi” i Kuvendit të Kosovës është Ismet Krasniqi, sekretar i përhershëm i Kuvendit të Kosovës.

Kjo për faktin se Gjykata i është drejtuar Ismet Krasniqit për bashkëpunim me këtë Gjykatë duke anashkaluar kryetarin dhe kryesinë e zgjedhur të Kuvendit më 17 shkurt.

Por gjykata me këtë vendim në mënyrë të tërthortë ka shfuqizuar edhe Kryesinë e vjetër të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë ka përfunduar edhe mundësia e mbledhjes së Kryesisë së vjetër dhe përcaktimi i datës së mbledhjes së Kryesisë dhe rendi i ditë së seancës së Kuvendit.

Nëse Gjykata e kthen gjendjen në pikën zero atëherë mbetet që datën e seancës së re ta caktojë Presidentja e vendit, siç ka vepruar herën e parë.

Ismet Krasniqi ,sekretar i Kuvendit të Kosovës, i kontaktuar nga “Botapress”, ka thënë se pa marrë një vendim tjetër të Kuvendit të Kosovës nuk mund të merret asnjë veprim tjetër për konstituimin apo vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Edhe Selatin Kllokoqi nga organizata D4D tha se është një situatë e re e krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ndoshta deputeti më i vjetër, ndoshta kryesia e vjetër apo edhe Presidentja. Krejt varet se çfarë përmbajtje do të ketë vendimi tjetër i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kllokoqi për “Botapress”.

Situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vazhdon të mbetet e paqartë.

Mbase qartësia e kësaj situate do të bëhet e ditur deri në vendimin tjetër. Shpresojmë se ky vendim “sqarues” do të bëhet i ditur para datës 18 shtator, siç ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të fundit për vendosjen e masave të përkohshme në Kuvendin e Kosovës.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Lajmet e Fundit