18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025
Home Blog Page 7863

‘DokuNights’ hapet me dBridge

0

dBridge-DokuNights“DokuNights” këtë vit hapet më një nga DJ-ët më të rëndësishëm dhe inovativ të skenës – dBrigde. Ai do të performojë më 16 gusht në Andrra.

“Mos e humbni natën e hapjes së DokuNights! Në qytetin më drum & bass të Kosovës, ne do të fillojmë më një nga DJ-ët më të rëndësishëm dhe inovativ të skenës – dBrigde”, thuhet në njoftimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest.

Një nga producentët veteran dhe me shumë eksperiencë të muzikës drum & bass, Darren White ose dBridge është një artist transformimet dhe evolucionet e të cilit kalojnë nëpër një listë marramendëse të sukseseve. Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, ai ka qenë në qendër të disa bashkpunimeve më emocionuese drum & bass që janë parë ndonjëherë – nga Future Forces në Bad Company, dhe së fundmi Club Autonomic.

dBridge gjithashtu në kohët e fundit është përkushtuar shumë në Exit Records me përpilimin e Mosaic, me shumë këngë novatore, dhe LPS artista, dhe ai vazhdon të jetë një mentor për producentët e rinj të cilët janë inspiruar nga karriera e tij. Si një artist solo, dBridge mbetet i shumë-talentuar me produksionet e tij për Exit, Metal-headz, Reinforced, Hotflush dhe shumë të tjerë.

Pra, më 16 gusht në Andrra, “mos e merrni me vete as drum-in e as bass-in se ne kemi plot për të gjithë me dBridge, përcjellë nga HyperTech dhe Labinot Sponca ynë”, porositin organizatorët e DokuFest-it. /PrizrenPress.com/

EULEX-i s’po merret me rastin e Gani Gecit

0

EULEX-kosoveEnde nuk është dorëzuar në polici Gani Geci, i dyshuari kryesor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. E ndërkohë, EULEX-i nuk do të merret me këtë rast, pavarësisht kërkesës së Gecit që ai t’u dorëzohet organeve të drejtësisë, nëse me rastin merret misioni i Bashkimit Evropian.

Edhe pse EULEX-i thotë se kjo çështje është në kompetencë të Policisë së Kosovës, megjithëse nuk përjashton përfshirjen e më vonshme në këtë rast. “Aktualisht, ky rast është duke u drejtuar nga Policia e Kosovës dhe pyetjet lidhur me të duhet t’u drejtohen atyre”, i ka thënë KTV-së zëdhënësi i EULEX-it, Miguel Carvalho de Faria.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë nga LDD-ja, Gani Geci, dyshohet se mbrëmë ka qëlluar për vdekje Ruzhdi Shaqirin në një kafene në qendër të Skenderajt.

Analistët: Zgjedhje të reja ose koalicion i gjerë

0

QeveriaKosoves-NdertesaNë situatën kur Vetëvendosje duket se ka kushte të papërballueshme për bllokun LDK-AAK-Nisma, Lista Serbe do të marrë rol kyç për formimin e Qeverisë, e cila do të ishte një qeveri e brishtë. Analistët thonë se nuk do të jetë e shëndetshme për institucionet e Kosovës, nëse cilido bllok politik tenton ta formojë Qeverinë duke u bazuar në votat e Listës Serbe.

Zgjedhje të reja, ose koalicion të gjerë. Kështu e shohin analistët situatën politike, nëse Lista Serbe do të jetë faktor për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se nëse përsëritet skenari i zgjedhjes së kryeparlamentarit, ku ishin 65 vota prej të cilave edhe të Listës Serbe, atëherë, sipas tij, nuk do të ketë mundësi tjetër, përveç një koalicioni të gjerë të partive shqiptare, ose zgjedhje të reja.

“Mendoj se liderët kosovarë nuk mund t’ia lejojnë veti luksin që githë qeverinë dhe gjithë projektet për qytetarët e Kosovës t’i lënë në dorë të Listës Serpska, një listë shumë problematike për vetë mënyrën se si është formuar dhe për lidhjet e saj që i ka me Qeverinë në Beograd. Lista Srpska duhet të jetë pjesë e koalicionit, por jo që ajo të jetë vendimmarrëse. Jo që koalicioni të varet vetëm prej Listës Srpska”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Edhe analisti Albert Krasniqi, thotë se situata aktuale politike e favorizon shumë Listën Serbe cilido bllok politik që do ta formojë Qeverinë. Kjo për faktin se sipas tij, nëse Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, do t’i mundësohet Listës Serbe që t’i shtyjë çështjet që janë të prioritare.

“Kjo nuk është e shëndetshme për institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që e dimë se Lista Serbe është themeluar në Beograd, krerët e saj janë vendosur pikërisht nga Qeveria e Serbisë dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të shantazhohet nga Lista Serbe, veçmas në çështjen e dialogut me Serbinë”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Ndryshe, PDK-ja ditë më parë ka dalë me qëndrimin se çdo Qeveri që do të formohej pa i pasur më shumë se 80 deputetë do ta fuste Kosovën në krizë institucionale. Një deklaratë të tillë të PDK-së, Lista Serbe e ka marrë si sinjal që qeveria nuk duhet të varet nga pakicat, andaj, kreu i kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se këto deklarata që vijnë nga PDK-ja vetëm sa mund t’ia mbyllin dyert kësaj partie tek Lista Serbe. Jabllanoviq ka theksuar se për Listën Serbe është me rëndësi që nuk është Hashim Thaçi ai që vendos se kush do të jetë pjesë e qeverisë, dhe për këtë, Jabllanoviq ka thënë se kjo i jep qetësi dhe siguri Listës Serbe.

“Çetnikët serbë” në lindje të Ukrainës

0

Çetniket serbe-UkrainaNjë grup vullnetarësh nga Serbia, të regjistruar si “Lëvizja çetnike”, aktualisht gjendet në lindje të Ukrainës, duke u rreshtuar me separatistët pro-rusë, ose me, siç e quajnë veten, “Ushtrinë e Rusisë së Re”.

Edhe pse Serbia nuk parasheh sanksionimin e atyre që luftojnë jashtë kufijve të shtetit, mungon distancimi i qartë i Beogradit zyrtar nga grupet e tilla.

Pas luftimeve në Krime, ky grup njerëzish ishte kthyer në Serbi, për t’u rikthyer më pas në lindje të Ukrainës, me qëllimin që, siç kanë thënë, “të shpërndajnë ndihmat e mbledhura humanitare”.

Zoran Andrejiq prezantohet si pjesëtar i departamentit të logjistikës në kuadër të Lëvizjes Çetnike në Serbi. Sipas tij, në lindje të Ukrainës gjenden rreth 15 pjesëtarë të këtij grupacioni.

“Disa vullnetarë kanë shkuar me shpenzime vetanake për në Moskë dhe kanë ndihmuar shpërndarjen e ndihmave humanitare deri në kufi me Ukrainën.Pushteti i ri kishte propozuar që nidhma të dërgohet në rajonin Lugansk. Nga pjesëtarët e milicisë së atjeshme, çetnikët janë furnizuar me uniforma me shenja të dukshme dhe armatim për mbrojtje personale dhe mbrojtje konvojësh”.

“Me rastin e dërgimit të ndihmave, në rrethinën e aeroportit në Lugansk, konvoji është sulmuar. Tre pjesëtarët tanë dhe një rus janë plagosur me armatim artilerie. Pas kësaj ngjarjeje, pjesëtarët e Lëvizjes vendosën të mbeten në Lugansk. Nuk kanë kurfarë komande zyrtare atje, dhe tani thjesht janë në dispozicion të ushtrisë së Rusisë së Re”, ka thënë Andrejiq, për shërbimin për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë.

Nga ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk kanë reaguar me rastin e veprimtarisë së këtij grupi në Ukrainë.

Aleksandar Radiq, ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se ligjërisht, Serbia nuk parasheh ndjekje penale për ata që luftojnë jashtë kufijve të shtetit.

Në fakt, ky formacion që prej fillimit të krizës në Ukrainë kishte zbarkuar atje.

Atje janë për të ofruar përvojat e tyre, ka thënë komandanti i tyre, Bratislav Zhivkoviq.

“Rusët kanë ardhur gjithmonë si vullnetarë në luftërat e serbëve. Në këto të fundit, në Republikën Srpska ka pasur shumë vullnetarë rusë, kurse ne këtu kemi ardhur të ndajmë përvojat tona që kemi pasur në vendosjen e barrikadave në Kosovë dhe situata të ngjashme”, ka thënë Zhivkoviq.

Vetë ata nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për betejat që po zhvillohen në Ukrainë, por fotografitë dhe porositë që dërgojnë prej andej, nuk është se do t’i ndihmojnë shumë Beogradit zyrtar për të mbajtur një qëndrim neutral ndaj krizës në Ukrainë.

Komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, thotë se zyrtarët serbë do të duhej të përcaktoheshin karshi aktiviteteve të tilla.

“Nëse [Serbia] nuk mund ta ndalojë angazhimin e tyre, atëherë duhet të distancohet nga veprimet e tilla dhe të thotë qartë se shteti nuk qëndron prapa tyre, në mënyrë që të mos lejohet hapësirë interpretimi se Serbia po mbështet kryengritësit në Ukrainë”, ka thënë Jakshiq.

Analistët në Serbi megjithatë pajtohen se numri i atyre që janë të rreshtuar nga ana e kryengritësve pro-rusë nuk është shumë i madh, por dëmin që, siç thonë, mund t’ia bëjnë shtetit të Serbisë karshi Perëndimit, nuk duhet lënë mënjanë./REL/

Lara Stone e rrethuar me ujq!

0

Lara Stone-modeleModelja më e kërkuar e momentit Lara Stone është rikthyer angazhimeve në karrierë një vit pas lindjes së djalit të saj. Kohëve të fundit ajo ka pozuar për revistën “Vogue” që e kishte organizuar miku i saj Kate Moss. E rrethuar me dy ujqër dhe me një fustan të zjarrtë, Lara tregoi që është rikthyer t’i mbërrij majat e suksesit në karrierë.

Supermodelja më e kërkuar e momentit Lara Stone, ka pozuar për revistën “Vouge” të organizuar nga miku i saj Kate Moss. E rrethuar me dy ujqër, me “Gothik make-up” dhe një fustan mëndafshi të zjarrtë nga Versace me shirit të vlerës 1436 £, Lara pozoi në një dhomë antike të rrethuara me një mini-bibliotekë. Ajo është kthyer në formë të mahnitshme vetëm një vit pasi lindi djali i saj Alfred dhe duket më e mrekullueshme se kurrë më parë. Stone dukej me një humor të mirë për promovimin e veshjeve për stinën e vjeshtës ndonëse vera sjell më shumë dëshirë dhe vullnet për krijimin e kreacioneve.

Veshja që ajo mbante gjatë pozimit nuk është vetëm për ditët e errëta. Ajo është e përsosur për muajt e verës dhe do të jetë i bukur po të vishet me një palë sandale me thembra të larta.

Lara gjatë muajve kur ishte shtatzënë pësoi ndryshime në trupin e saj saqë përmasat e saj ishin “mjaft tronditëse”. Por pas lindjes së djalit, ajo është rikthyer përsëri angazhimeve të saja në karrierë dhe është paraqitur si imazhi i firmës L’Oreal.

“Ndryshimet në trupin ishin marramendëse dhe unë patjetër doja që pas lindjes të kthehem ashtu siç kam qenë më herët pasi fytyra ime dhe trupi im janë ato prej të cilave jetoj” ka thënë Stone.

Lara po ashtu ka theksuar se do të ketë edhe projekte të tjera në të cilat do të punojë intensivisht.

Kim Kardashian në rrugë të mbarë, plot 73 ditë martuar

0

Kim Kardashian-Kaney West-just marriedDuke u bazuar në hitoritë e saj të mëparshme kur Kim i tha ‘PO’ Kanye West në altar, në mediat rozë filluan të qarkullonin fjalë ndodhta edhe baste për kohëzgjatjen e martesës së tyre.

Martesa e saj me basketbollistin Kris Humphries në tetor të 2011 zgjati vetëm 72 orë, këtë herë kjo martesë duket se do zgjasë më shumë se me basketbollistin.

Ndërkohë Kim ka qënë e ftuar në emisionin e Jimmy Kmmel veshur më një bust e cila I nxirrte në pah gjoksin e saj të bëshëm dhe krahëve kishte hedhur një mantel mëndafshi të gjatë e cila sigurisht që i mbulonte format e saj.Teksa ka mbërritur pranë studios dhjetra fansa e kanë pritur bukuroshen duke I kërkuar asaj selfie dhe autografe.

Në emisiont Kim ka folur për historinë pas ‘dasmës perfekte’ me Kanye West e cila kujton motrwn e saj “Khloi e cila konsumoi aq shumë alkool nw festwn time tw beqarisw sa mezi është ngritur në mëngjesin e dasmës, madje dhe tualetin ia kanë bërë teksa ka qënë në gjumë” shprehet duke qeshur.

Kim gjithashtu foli dhe për të bijën e saj North madje drejtuesi I emisionit vuri Kim në provë se sa shpejt mund të ndërronte një fëmijë, sigurisht që Kim fitoi çmimin.

Latifi: Idriz Vehapi dështoi në Rahovec

0

SmajlLatifi-rahovecIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kritikuar mënyrën e qeverisjes nga kryetari aktual Idriz Vehapi. Ai vlerëson se për shtatë muaj qeveria aktuale e Vehapit nuk ka demonstruar vullnet dhe vizion të punës.

“Besoj se qeveria komunale e Rahovecit gjatë kësaj periudhe nuk ka demonstruar vullnet veprues, plan pune, vizion të zhvillimit dhe nuk ka dëshmuar se ka filluar të përmbushë premtimet parazgjedhore”, thotë Latifi për “PrizrenPress’.

“Ky është edhe një argument i fortë se kjo qeveri nuk është e gatshme për të kryer punë në interes të qytetarëve”.

“Si asnjëherë më parë në komunën e Rahovecit janë ulur këmbëkryq dhe kërcënojnë hapur lufta e dukshme për interesa personale dhe grupore, punësime të disa militantëve pa kriter me kontrata mbi vepër etj”.

“ Po ashtu në frymën e përmbushjes së interesave të ngushta, Kuvendi Komunal i Rahovecit, me datën 30 korrik 2014, vendosi që të avancojë në këtë drejtim, ku me ndryshimet e kontestuar nga ana e MAPL-së në statutin e komunës, themeloi një drejtori të re, “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”.

“Pas ankesave, vajtimeve dhe lotëve të derdhur për më shumë se 7 muaj për të ashtuquajturat borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, justifikimeve banale nga ana e tyre për mungesë plani të qeverisjes dhe fakteve të shumta të mospunës, kryetarit Vehapi dhe qeverisë së tij duket se i ka dalë boja”.

“Ashiqare, shihet se kryetari Vehapi gjen mjete për themelim të drejtorive të reja, punësim të militantëve etj., ndërkaq kur është fjala për investime dhe projekte zhvillimore të komunës, ende ankohet dhe vajton”./PrizrenPress.com/

‘Blloku’: Të ndalojnë praktikat korruptive të qeverisë në largim

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14

(E plotësuar) Vakuumi institucional po e dëmton rëndë Kosovën, është vlerësimi që koalicioni paszgjedhor i partive opozitare e ka bërë sot përmes një komunikate dërguar mediave.

LDK-AAK-Nisma gjithashtu vlerëson se “praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverisje”, ndërsa koalicioni ka kërkuar “me ngulm që të ndalohen këto praktika”.

Ata e kanë akuzuar PDK se duke dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese po kërkon me ngulm të mbes në pushtet, ndërsa vlerësojnë se me krijimin e qeverisë prej tyre,”njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

“Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar”, njoftohet gjithashtu përmes komunikatës së koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ata gjithashtu thonë se integrimet euroatlantike do të kenë përkushtimin e plotë të koalicionit.

“Blloku” ka dalë edhe një program qeveritar:

PROGRAMI QEVERITAR

Të ndalet keqqeverisja dhe të bëhet ndërrimi i pushtetit ka qenë sfidë për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, nevojat e qytetarëve të Kosovës shkojnë përtej ndaljes së keqqeverisjes.

Qytetari i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetsore të duhura. Praktikat korruptive duhet dhe do te ndalen me çdo kusht dhe menjëherë.

Njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar.

Ne jemi të përkushtuar që të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës, të vendosim rend dhe ligj si dhe të nxisim zhvillim të shpejtë ekonomik në Kosovë. Arsimi, shëndetësia dhe resorët e tjerë do të kenë trajtimin e duhur dhe që nga dita e parë e Qeverisjes ky trajtim do të vërehet.

Në Kosovë do të ndodhë ndryshimi rrënjësor ku po përfundon një mentalitet i gabuar qeverisës dhe po fillon një epokë e re për Kosovën. Ne në këtë proces presim ndihmën dhe bashkëpunimin e tërë qytetarëve të Kosovës.

INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kauza jonë është Kosova e integruar në të gjithë mekanizmat Euroatlantik. I gjithë programi ynë do të jetë i fokusuar në arritjen e kësaj kauze. Nuk do të fajsojmë të tjerët për mos punën tonë. Të gjithë mekanizmat shtetëror do të vihen në funksion të plotë të anëtarsimit dhe realizimit të qëllimit për një Kosovë Europiane.

 

Takohet Blloku

Takimi i radhës së liderëve të Bllokut LDK-AAK-Nimsa mbahet të martën, prej orës 12:00, në Zyrën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës.

Takimet e liderëve opozitarë po vazhdojnë edhe më tutje me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm për zgjidhjen e çështjes së Kryeparlamentarit në kushtetuese dhe më pas formimin e Qeverisë që do të udhëhiqte me vendin në katër vitet e ardhshme.

Gani Geci është larguar nga Kosova?

0

GaniGeci7-06Familja Geci bëjnë të ditur se sipas të gjitha gjasave Gani Geci e ka lëshuar Kosovën “për arsye të sigurisë së tij”.

Vëllezërit Geci bëjnë të ditur se Ganiu është i gatshëm të lajmërohet në organet e drejtësisë në Kosovë, “por pasi të qetësohet situata dhe pasi të kemi siguri për vënien e drejtësisë në vend”.

“Ne dhe Ganiu nuk kemi siguri as në burgjet e Kosovës. Ne kemi drojën se atij mund t’i montohet ndonjë atentat edhe në burgje të Kosovës, sepse jemi dëshmitarë se gjendja në burgjet e Kosovës është tepër e pa sigurt. Por ne premtojmë se në rrethanat normale Ganiu do të kthehet në Kosovë dhe do të përgjigjet për veprimet e tij”, thotë për Bota press njëri prej vëllezërve Geci.

Begaj takohet me përfaqësuesit e UNHABITAT-it

0

002 (1)Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune,Catarina Camarinas, zyrtare e zyrës së UNHABITAT-it në Kosovë. Begaj e Camarinas kanë biseduar për dy projekte që janë duke u realizuar në Malishevë, ai i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe zgjerimi i urës në Malishevë.

 Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtaren e UNHABITAT-it, për përkrahjen e kësaj zyre, në hartimin e PZHK. “Hartimi i PZHK-së, është një punë e madhe, por që frytet e saj do të shihen në të ardhmen”, tha Begaj, duke e marrë shembull zgjerimin e urës kryesore në Malishevë. Kryetari Begaj, dha edhe vërejtjet e tij lidhur me vonesat ne hartimet e ligjeve dhe udhëzimeve të nevojshme, pasi sipas tij “kjo vonës po ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e komunave”.

 Camarinas, duke lavdëruar PZHK-në, tha se “ Malisheva është komuna e vetme e cila e ka të hartuar planin zhvillimor komunal në përputhshmëri me ligjin për planifikimin hapësinor. Por vonesa në hartimin e këtij ligji dhe tani vonesa në nxjerrjen e udhëzimit administrativ, është duke e vonuar edhe finalizimin e PZHK-së në Malishevë, pasi projekti i përkrahjes së UNHABITAT-it, përfundon këtë vit, ndërsa duke shumë e vështirë nxjerrja e udhëzimit para përfundimit të projektit”.

 U vlerësua lartë edhe puna në zgjerimin e urës kryesore në Malishevë, projekt i cili gjithashtu realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Malishevës dhe UNHABITAT-it./PrizrenPress.com/