17.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 7878

I moshuari seks në park me një vajzë të re

0

Seks ne parkSeksi në publik kohët e fundit ka marrë përmasa të mëdha, ku në shumë shtet të Evropës janë regjistruar mjaft raste. Rasti më i fundit, flet për një të moshuar dhe një vajzë të re, të cilët po kryenin marrëdhënie seksuale në një park në Senigalia të Italisë.

Mësohet, se një grua e cila kishte nxjerrë për shëtitje fëmijët e saj ka parë çiftin lakuriq në park dhe ka lajmëruar policinë.

Por, deri sa ka mbërritur policia çifti ishte larguar nga parku. Sipas të dhënave, i moshuari kishte paguar një vajzë rome, e cila ishte prostitutë për të shkuar bashkë, por nuk e kanë menduar gjatë se ka qenë ditë dhe vendi që kishin zgjedhur ishte publik.

Një ngjarje tjetër po në Itali

Ndërsa, para disa ditësh një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një çift ka shqetësuar banorët e një zone në Firence, pasi po kryente marrëdhënie seksuale në publik.

Ngjarja ka ndodhur në një park publik në Firence, ku fëmijët që luanin atje janë shqetësuar nga zhurmat që bënte çifti dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre.

Më pas prindërit kanë lajmëruar policinë për sjellje të turpshme të çiftit në publik. Pas mbërritjes së policisë atje, ka gjetur një burrë zviceran rreth 49 vjeç dhe një italiane rreth 39 vjeç gjysmëlakuriq. Burri u tha policëve: “Më falni, por problemi është se unë e mora shumë viagra”. Policia i shoqëroi ata të dy në komisariat dhe më pas i la të lirë.

Por, ngjarja nuk mbaron këtu. Policia disa orë më vonë mori një njoftim se një çift ishte duke kryer marrëdhënie seksuale në të njëjtin park në Firence.

Policia shkoi menjëherë atje dhe pa që ishte i njëjti çift që po kryente marrëdhënie seksuale në publik. Atëherë policia ndërhy me dhunë dhe e shoqëroi çiftin në spital. Por, nuk kaloi shumë dhe çifti u zhduk nga dhoma ku ishin shtruar. Atëherë policia dhe mjekët nisën t’i kontrollonin për t’i gjetur dhe i gjetën të mbyllur në një dhomë tualeti. Burri u justifikua sërish duke i thënë se i ka fajet pilula blu.

Nait Hasani me këpuca në plazh! (Foto)

0

Nait Hasani me kpuca ne plazh1Nait Hasani, i cili ishte bërë gati të ri-hynte në Kuvendin e Kosovës pasi që fillimisht Azem Syla hoqi dorë nga pozita e deputetit, kurse më pas kryesia e PDK-së nuk ia pranon largimin, ka gjetur kohë të pushojë në bregdetin shqiptar.

Në një fotografi të postuar në Facebook, Hasani shihet i veshur “kallamoq”, por në plazh, që është e pazakontë, transmeton veriu.info.

Atij i mungonte vetëm edhe kravata që ta kompletonte “veshjen” buzë detit. Sigurisht se më pas Hasani është zhveshur për ta shmangur vapën.

Nait Hasani me kpuca ne plazh

Provokimi i Sheila Haxhiraj

0

sheilaAjo është bërë e famshme për fitimin e X Factor.

Dhe, tashmë po përpiqet që të krijojë një karrierë të suksesshme si këngëtare.

Por, për ta bërë këtë, duhet që të jesh prezente gjithmonë në media.

Dhe, duket se Sheila Haxhiraj e ka mësuar këtë gjë dhe si të jetë prezente.

Ajo ka postuar disa foto vërtet të nxehta, duke treguar se përveçse e talentuar, ajo është edhe një vajzë shumë seksi.

Kerry: Aeroplani u rrëzua me raketë ruse

0

KerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se separatistët në lindje të Ukrainës e kanë përdorur një raketë tokë-ajër nga Rusia për të rrëzuar aerplanin e Malaysia Airlines më 17 korrik.

“Është shumë e qartë që ky është një sistem që është transferuar nga Rusia në duart e separatistëve”, ka thënë Kerry gjatë një interviste dhënë CNN-së.

Ai ka shtuar se SHBA-të e dijnë në besim se qeveria ukrainase nuk e ka pasur një lansues të raketave BUK në afërsi të vendit ku është bërë sulmi.

Rrëzimi i aeroplanit më 17 korrik morri jetën e 298 pasagjerëve që ishin në bord.

Erzeni e Kujtesa janë të vegjël të flasin për Kujtim Gashin

0

Agon HukalloShkruan: Agon Hukallo

Sektori i rinisë që gjendet pranë Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sporte, i udhëhequr nga koordinatori Kujtim Gashi, ka qenë sektori rinisë më i suksesshmi në Kosovë.

Është komuna e Prizrenit ajo e cila e para i kaloi politikat rinore në asamble komunale, me asnjë vote kundër, kjo u bë sepse politikat rinore ishin të punuara me ndihmën e të rinjve dhe organizatave rinore, dhe profesionalistëve të fushës rinore.

Ju në shkrimin tuaj keni thënë që brenda 8 viteve nuk është bërë asnjë projekt për rininë dhe dyert kanë qenë të mbyllura vazhdimisht.

Unë kam qenë kryetar i Këshillit te nxënësve dhe themelues i një organizate rinore, me të cilën kam punuar disa vite me radhë, kam qenë bashkëpunëtor i Kujtim Gashit.

Kjo që ju e thoni aspak nuk qëndron, sepse ne kemi dëshmi për ato projekte të cilat i implementoi sektori i rinisë i udhëhequr nga Kujtim Gashi.

Ndërsa sa i përket përkrahjes së rinisë nga kuvendi komunal, çdo herë të rinjtë i kanë pasur dyert e hapura dhe as kjo që e keni thënë në shkrimin tuaj nuk qëndron.

Ju deri dje nuk e njihnit Kujtim Gashin, dje jeni informuar që ka qenë koordinator i sektori të rinisë dhe kjo tregon që ju nuk keni pasur interesim për projektet rinore që implementohen në komunën e Prizrenit.

Që do të thotë ju po spekuloni dhe asnjëherë s’keni qenë të interesuar për aktivitete rinore dhe tani kritikoni pa aspak ligjikë vetëm e vetëm pse jeni pjesë e opozitës, por mos harro edhe nëse je opozitë duhet të jesh i drejtë dhe jo të kritikosh pa argumente.

“Kuvendi komunal nuk e punëson askënd” edhe unë pajtohem me këtë që nuk duhet ta punësojë askënd, por ajo që bën kuvendi komunal është aftësimi i të rinjve për punësim, njëra ndër mënyrat e aftësimit që unë e kam ndjekur është “ trajnimi për shkrim dhe menaxhim projekti”. Me anë të trajnimeve të rinjtë mund të mësojnë se si shkruhet një projekt dhe pastaj si aplikojnë për projekte që do të thotë të rinjtë do t’i gjejnë vetes punë pa qenë nevoja që t’i gjej ndokush tjetër.

Janë byrot për aftësim Professional që i stimulon kuvendi komunal, këto byro iu japin të rinjve trajnime profesionale falas, shumica e të rinjve që i ndoqën këto trajnime në këtë byro janë të punësuar në profesionet e tyre, këto janë politikat që i ndjek kuvendi komunal dhe nuk bën punësime të pa nevojshme.

Argumenti im i parë është: Komuna e Prizrenit, përkatësisht sektori i rinisë që gjendet pranë drejtorisë për kulturë rini dhe sporte, ka qenë fituese e grandit prej 10.000 euro nga organizata gjermane GIZ, për implementimin e politikave rinore.

Argumenti im i dytë për përkrahjen e të rinjve është: Sektori i rinisë e shpalli një fond të hapur rinor ku të rinjtë kishin të drejt të aplikonin me projekte, projekt i cili gjeti mbështetje edhe nga organizata Caritas.

Argumenti im i tretë është: Unë me disa koleg tjer kemi qenë kontraktues të sektorit të rinisë, për të ligjëruar për politikat rinore, në të gjitha shkollat e mesme të Prizrenit dhe vet fakti qe ju nuk i dini këto tregon që nuk keni qenë prezent në atë orë mësimore, nga këtu lind argumenti qe ju nuk keni pasur fare interesim për mësim, tani e akuzoni Kuvendin Komunal pse ju keni dështuar në avancimin tuaj shkollor.

Argumenti im i katërt është: Fotografitë janë ato që e argumentojnë punën që e ka bërë kuvendi komunal për të rinjtë e Prizrenit, që mund të bindesh se sektori i rinisë ka implementuar projekte rinore, e ato foto po i lë që t’i gjeni ju vet dhe të bindeni që po gaboni dhe kritikoni pa argument.

Kjo që po e thoni ju argumenton mos informimin tuaj, mos interesimin tuaj për aktivitetet rinore që janë bërë deri më tani ne qytetin tonë dhe tregon që është hera e parë që ju keni marrë pjesë në një konferencë.

Mund të dëshmojnë edhe organizata të ndryshme lokale që kanë marrë pjesë me dhjetëra herë në konferenca dhe projekte që janë implementuar nga kuvendi komunal.

Ju tani jeni aktivizuar në një parti politike për interesa personale dhe kritikoni pa logjikë duke mos menduar se çka kritikoni jam i bindur që këtë shkrim nuk e keni shënuar ju po ua ka shënuar dikush tjetër.

(Autori është ish – aktivist i shoqërisë civile në Prizren)

Lubonja, nga njëri krah në tjetrin

0

BamirTopi-FRDIsh Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në një intervistë për Gazetën Dita, ka komentuar zhvillimet politike dhe i është rikthyer së shkuarës së tij duke kujtuar momentet e përballjes së fortë që ka pasur me mazhorancën e kohës ndërsa ishte President.

Topi është ndalur tek debati për ndryshimet kushtetuese, ku kreut të shtetit iu kufizuan kompetencat.

Duke ia rikujtuar “këshillën për dorëheqje” që iu dha në atë kohë nga analistët, Bamir Topi shfaq kritika të forta ndaj tyre dhe veçon analistin Fatos Lubonja.

Sipas Topit, edhe pse e vlerëson shumë, Lubonja në momente të caktuara ka qenë sa në një krah, në krahun tjetër.

“Po edhe Fatosi në momente të caktuara ka qenë sa në një krah, në krahun tjetër. Çfarë t’i them Fatosit që këtu historia ndryshon aq në mënyrë dinamike.”

“Kur unë kam thirrur me të madhe për ndryshimet e Kushtetutës, nuk e kam parë minimalisht Fatosin një herë që të dalë e të thotë kjo nuk është çështje e një individi, kjo është çështje e interesit të shtetit.”

“Dhe më thoni kjo që ka ardhur sot, ky Parlament, ky sistem zgjedhor, ato akuza në Parlament, ajo përbërje e Parlamentit, është prodhim i politikës. Betejën Presidenti e bëri me politikën që ndryshoi kushtetutën brenda natës.”

“Unë vërtet kam pasur nevojë edhe për fjalën e Fatosit, edhe të intelektualëve të tjerë. Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën, është një intelektual i cili nuk ka nevojë të komentohet. Por, në momente të caktuara shërben në studio që i kanë shërbyer pushteteve politike. Natyrisht, ai bën punën e tij, por tekefundit japin të njëjtin produkt”, ka deklaruar Ish Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Studentë nga pasioni apo nevoja?

0

Ilir Cabrati AKR 1Shkruan: Ilir F. Çabrati

E pata urryer gjyshin tim të ndjerë, ku me vet besimin e tij latent më patë thënë “Të bëhem mjek kundrejt pasionit por e shtruar si nevojë e kohës”, të fillosh ta trajtosh këtë temë është një gjë mendore e rënd dhe tejkalon mundësin e të kuptuarit logjik, e me një vështërsi edhe më të madhe të akumulosh dallimin ndërmjet tyre.

Universitetet tona, njohin pak apo mos të themi fare, student apo studente të pasionit nëse i shtrojmë si mundësi fakultative që të dyja, kanë një rrugë logjike por deri sa mbërrin tek fundi i maratonës shëndrrohen në ndyrësi totale. Student apo studente e pasionit mund të dallohet fare lehet në aspektin e mos realizimit të interesave të tij profesionale, e ai apo ajo nga nevoja përveç që përmbush interesat profesionale arrin të gllabëroj edhe cakun e punës. Është njetë sikur në një vend ku mbizotëron e kundërta e hirarkis “anarkia”, një universitet pa rregulla e përqendruar në duart e fuqisë muskulore e pak e vlerësuar ajo mendore.

Student apo studente nga pasioni, treten në mesin e atyre librave e bagazhin e njohurive oratorike nuk arrin ti shfaqe në institucionin më të zëshëm të dijes që mban emrin Universitet. Studenti apo studentja nga pasioni, lehet nënçmohet, kufizohet dhe shpesh përqeshet nga të tjerët ngase në index-n e tij/saj klasik shënohen nota (numra) të inferioritetit të lart. Padrejtësi në matjen e forcave mendore e përgatitore një klimë e krijuar që vlerësohet dija në bazë të një matematike kancerogjene, sa do të jete kjo gjendje? Apo karroca e diturisë do bartë të plagosurit e pasionit të diturisë.

Nëse fillosh ta trajtosh problem të tjerët nuk do e konsiderojnë ashtu shpesh do jesh në qendër të humorit të tyre duke të quajtur një karkalec i zhurmave të mëdha në njërën anë nuk gjunjëzohet sistemi e në anën tjetër akademikët e rëndomt duke i fryrë index-et me notat (numrat) marramendës.

Student apo studente nga nevoja, nëse i vështron në një këndvështrim modest nuk njohin gjuhen e gjunjëzimit ngase arma e fuqisë se tyre është kopjimi ordiner pa pasoja. Apo do eliminohen vet në raport me tregun e punës siç pretendohet nga disa profesor me paterica e në mënyëë decizive duke e mohuar këtë fakt se ata kurrë nuk u eliminuan përkundrazi mbeten avangardë në shoqërin tonë. Student apo studente nga nevoja, janë të kalibruar drejt nepotizmit e punësimit makiavelist.

Në koneksitet student apo studente nga pasioni dhe nevoja, ata kanë një lidhje intime ngase bartin me veti statusin e studentit por në koncepte nuk bartin nofkën e diturisë.
Madje as nga profesorët me paterica nuk ndodhë që të bëhet ky dallim, madje për ta nuk është fare shqetësues se në listat e provimeve mund të jesh i paarritshëm në kalueshmëri edhe pse për muaj të tërë ke studiuar një lëndë një fakt i pamohushëm, ndërsa ata studenta nga nevoja janë avangardë e të arriturave në provim, arsye e thjesht “kopjimi” dhe hapësira e pajustifikueshme e keqpërdorimeve e shumë karizmatik për disa profesor të përqafuar me këtë sistem të brishtë.

Pozita e studimit nga pasioni është tejet e zbehtë edhe për kundër faktit se mundësia autodidaktike është fakt noto, nëse në mënyrë të hapur kërkon nga elita e profesorëve t’i nënshtrohemi provimit në formën verbale është mundësi e pamundur ngase duhet të respektohet korniza ligjore të vlerësuarit me shkrim si një mënyrë diskriminues dhe jo proporcionale me atë verbale.

Në Universitetet tona kurora e përcaktushmëris së dijes është nota një përqafim i kuantitetit krejtësisht fakt notor e shumë i rrezikshëm për ata që e lidhin jetën me profesionin.
Është një dinamizëm i madhe jo në aspektin e elaborimit të shkencës por të likuidimit të provimeve përmes numrave djallëzore, tamam një garë që për të mbijetuar duhet të sakrifikohet e mira e kanosur.

Përsëri procesi i notimit ka karakterin stereotip në korrelacion me të mbledhurit njohuri apo studim, nëse studimi një ditë nuk do lirohet nga procesi i notimit përsëri kuantiteti do te jetë prezent në procesin e të studiuarit ngase nota dhe dija janë aktere kryesore në vlerësimin e shoqëris tonë dhe shpesh’herë nota renditet ndër të parët dhe varroset dija si forcë e errësirës në heshtje.

Një ditë heshtja do të troket rëndë në lustrat e ndërgjegjësimit intelektual e institucionet tona Universitare do zgjidhin me pasion të pasionuarit e shkencës dhe e drejta do jetë rregullator e sistemit tonë universitar.

Mbesim me shpresë se shkenca dhe studimi do jenë në diversitete paradoksale që i paraprin problematikave duke kërkuar ajkën e më të mirës.

Nasho Jorgaqi, letër Ismail Kadaresë: E kaluara, as shitet dhe as blihet dot

0

Nasho Jorgaqi kadareRomani i parë (për sa i përket kohës kur është shkruar) dhe i fundit (për kohën e botimit) i Ismail Kadaresë, “Mjegullat e Tiranës”, është shkaku i kësaj letre të gjatë që shkrimtari Nasho Jorgaqi ia drejton kolegut të tij përmes faqeve të “Gazetës Shqiptare”. Disa fraza të Kadaresë në libër që e përfshin Jorgaqin në histori, gjithsesi pa i përmendur emrin, kanë sjellë reagimin e kolegut. “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një ‘histori dashurie’ të ngjashme… duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si ‘hero pozitiv’! Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë që do të ndjente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë.

M’u duk një tmerr i vërtetë”, shkruan Kadare në botimin e tij të fundit “Mjegullat e Tiranës”, në intervistën e botuar në libër, që i paraprin romanit. Më poshtë, “GSH” po boton letrën e hapur që Nasho Jorgaqi i drejton Kadaresë, ku Jorgaqi i drejtohet “mikut të tij të dikurshëm”, mes të tjerash se: “shtrembëron në mënyrë flagrante të vërtetën e veprës sime, në dobi të veprës sate… vetëmburrje vanitoze, mungesë totale respekti”, etj.

Ismail, unë që po të shkruaj jam ai i paemri, ashtu siç më cilëson ti në intervistën që i paraprin romanit tënd “Mjegullat e Tiranës”: “Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im”. E çuditshme dhe njëherësh fyese, pasi etika më elementare e kërkonte ta përmendje hapur emrin tim dhe të veprës sime, me të cilën merresh gjatë intervistës.

Është e drejta jote, sigurisht, që në vitet e pleqërisë t’i tregosh publikut të sotëm mendimet dhe qëndrimet antisocialiste apo antikomuniste që paske mbajtur e shprehur në fushën e letërsisë qysh në rininë tënde; një e drejtë që ti e ke ushtruar jo rrallë në dekadat e tranzicionit. E pra, herë pas here i je kthyer e rikthyer të kaluarës tënde të hershme jo thjesht për ta evokuar, po për ta sqaruar, për ta korrigjuar e pse jo edhe për ta ndryshuar. E ke bërë këtë si askush nga shkrimtarët e brezit tonë, përmes librave të kujtimeve, intervistave pa fund dhe takimeve me lexuesit. Për më tepër, madje, këtë punë e ke bërë dhe e bën me pasion e zell të veçantë, herë-herë me mllef e gjithë idhtësi, me një subjektivizëm deri në romanizimin dhe mistifikimin e ngjarjeve, të personazheve e të situatave. Dikush mund të thotë që kjo i lejohet një shkrimtari të madh siç je ti në të vërtetë, por ama jo deri aty sa të cenohet rëndë e vërteta, sepse, siç thotë një fjalë e urtë, “E kaluara as blihet e as shitet dot”. Shkova gjatë me të kaluarën, pasi prej andej vijnë edhe shqetësimet e problemet që lidhen me marrëdhëniet tona, për të cilat do të flas më poshtë.

Fjala është për novelën time “Dashuria e Mimozës”, librin tim të parë, që u shkrua e u botua në kohën e miqësisë sonë të hershme. Siç e di, me këtë vepër unë fillova të merrem pas mbarimit të studimeve, pasi deri atëherë kisha shkruar vetëm tregime. Ndjeja ndërkaq nevojën për të shkruar prozë të gjatë dhe për këtë pata madje dhe nxitjen tënde. Ishte fjala për një novelë kushtuar kryesisht dashurisë, një temë që në vitet ’50 nuk ishte e rekomandueshme, ndaj dhe nuk qe botuar ndonjë vepër e tillë. Vepra ime sigurisht që nuk do t’i kushtohej tërësisht dashurisë, por do të kishte dhe një sfond shoqëror: në themel të saj do të vihej kontradikta dhe lufta mes dashurisë së brezit të ri dhe koncepteve e praktikave mikroborgjeze të familjeve tradicionale shqiptare. Jeta e brezit tonë asokohe na ofronte plot raste dhe material me vlerë për trajtimin realist të temës. Ndërkaq, për hir të së vërtetës, koha e novelës sime përkoi edhe me disa shqetësime të miat sentimentale, por akoma më shumë me historinë sa të bukur aq edhe të dhimbshme të dashurisë tënde rinore, që unë do ta ndiqja nga afër si miku yt konfident. Kështu, në novelën time dashur pa dashur, por më shumë me dëshirën tënde, do të përfshihej dhe ndonjë detaj apo rrethanë nga ç’ndodhte me ty. Dashuria jote, për fat të keq, dështoi dhe ti e përjetove shumë rëndë, aq sa në librin “Ëndërrime” këtë situatë do të ma shprehje me dedikimin që më bëje: “Nashos, në kujtim të ditëve kur doli ky libër, që duket se e pati zili dashurinë dhe e dëboi… Ismail Kadare, Tiranë, nëntor 1957”.

Fatmirësisht, pas asaj që të ndodhi, ti ike për studime në Moskë dhe atje u përpoqe të shkëputeshe shpirtërisht. Ndërkaq, që andej do ta ndiqje fatin e novelës sime me një përkujdes vëllazëror teksa në një nga letrat e tua më porosisje: “Përpiqu ta shkruash me një stil të kohës, duke flakur gjithë rutinën e brezit të vjetër. Më shkruaj gjerë ku je me punën dhe më dërgo ndonjë pasazh interesant”. Në një letër tjetër më thoje: “Presim botimin e novelës tënde me padurim. Namin e saj e kam çuar kudo”. Kurse pas disa muajsh më shkruaje: “U gëzova që e mbarove novelën. Jepe sa më parë në shtyp… Ta botosh pa u trembur hiç…”. Më tej, në letrat që pasuan, do të më gëzoje kur më flisje edhe për krijimtarinë tënde: “Kohët e fundit po më tërheq proza” dhe shtoje: “Unë shkrova një roman, ‘Qyteti pa reklama’ (nuk është temë dashurie). Do ta botoj porsa të vij në Shqipëri…”.

Nuk po shkoj më tej me lidhjet tona letrare të kohës së Moskës, që edhe sot i kujtoj me nostalgji, si dëshmi të bukura të miqësisë sonë. Por nuk mund t’i harroj marrëdhëniet tona aq të ngushta kur jetonim në Tiranë, sidomos vitin e fundit të studimeve të tua, dhe kohën kur unë kisha filluar nga puna në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ti atëherë ishe në kulmin e sukseseve letrare me vjershat lirike që botoje në shtyp, të cilat i përmblodhe pastaj në vëllimin “Ëndërrime”. Ky u bë libri i ditës, i shoqëruar nga fjalët më të mira të kritikës dhe të lexuesit. Bota letrare dhe opinioni e pranonte dhe e afirmonte njëzëri talentin tënd poetik aq origjinal dhe perspektivën që të priste. E merr me mend gëzimin tim për çka ndodhte me ty, siç e kujtoj edhe unë natyrën tënde të çuditshme, që nuk shprehje kurrfarë entuziazmi, përveç një buzëqeshjeje të lehtë.

Por pikërisht në këtë kohë mbaj mend që më dhe të lexoja një a dy fletore shkolle, ku kishe shkruar emrin tënd dhe, nën titullin që s’e mbaj mend, fjalën “roman”. E lexova brenda një nate. Ishte historia e një pirati që kthehej në vendlindje pas udhëtimesh të gjata plot peripeci. Dorëshkrimi, ç’është e vërteta, nuk më la ndonjë përshtypje. Ishte një sprovë pa ndonjë vlerë letrare dhe, kur ta ktheva, kujtoj që të thashë: “Mos u ngatërro me prozën, kur fusha jote e suksesit është poezia”. S’di ç’më the, por u tregove indiferent, krejt brenda natyrës tënde.
Ka kaluar prej atëherë mbi gjysmë shekulli kur, pa pritur e pa kujtuar, ti boton së fundmi romanin “Mjegullat e Tiranës”, shoqëruar me një intervistë ku thua se titulli fillestar i kësaj vepre paska qenë “Dashuria nr.2”. Nga shënimi në faqen e fundit të veprës del se e ke mbaruar në pranverën e vitit 1958, kur akoma nuk kishe shkuar për studime në Moskë, pasi letrën tënde të parë prej andej e kam marrë më 20 shtator 1958. Pra, siç del nga data, vepra qenka shkruar në Tiranë pikërisht kur unë shkruaja novelën “Dashuria e Mimozës”. Nuk e fsheh që për mua kjo ishte një çudi e madhe, që ngre pikëpyetje jo pa rëndësi për marrëdhëniet tona të atëhershme aq miqësore. Pyes: si është e mundur që me ato lidhje aq të ngushta që kishim, kur e vinim në dijeni njëri-tjetrin për shumëçka të rëndësishme që krijonim, ti paske shkruar një roman, për më tepër me një temë të përbashkët me novelën time, dhe nuk më ke thënë asgjë, qoftë edhe formalisht? Si është e mundur që nuk je hapur as atëherë e as më vonë në bisedat tona pa fund përgjatë disa dekadash miqësie?

Të them sinqerisht, duke arsyetuar nga shumë pikëpamje, më rezulton që romani të mos jetë shkruar në vitin 1958, sepse nga pranvera deri në vjeshtë të atij viti kur ti shkove për studime, mund të më kishe thënë diçka. Ndërkaq e dija se në ditët dhe netët e stuhishme të dashurisë tënde ke mbajtur ditar, çka e pohon edhe në intervistë. Këto shënime të ditarit, me sa duket, të kanë shërbyer shumë vite më vonë për të shkruar romanin. Them “vite më vonë” se, me aq sa t’i njihja unë nga afër mendimet, ti akoma nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist. Ishim akoma në vitet ’50, kur ato parime s’ishin kthyer ende në “pranga” për letërsinë tonë. Madje, për hir të së vërtetës, me gjithë kufizimet e padëshiruara dhe autocensurën tonë, ekzistonte herë-herë një atmosferë, në mos entuziaste, së paku me një farë lirie të mjaftueshme për të krijuar vepra me vlera artistike, ashtu siç e dëshmojnë krijimet më të mira të kohës. Në mes tyre do të rendisja edhe vjershat e poemat e tua më të goditura të vëllimit “Ëndërrime” (1957), të frymëzuara nga idetë e kohës, siç qenë poema “Sekretari”, “Lenini”, “Motive partizane” apo lirika politike “Koha e partisë” etj., të shkruara plot ndjenja, me një zë origjinal e spontanitet, larg retorikës dhe skemave të shumicës së vjershave të kohës. Ishte kjo kohë për të cilën ti pretendon se ke shkruar romanin, ndërkohë që sot shprehesh se “në vitet pesëdhjetë letërsia shqipe ishte në ditët më të zeza të saj… Kjo ngjante aq e mjerë sa të vinte turp të ishe shkrimtar… zotëronte një thatësirë e papërfytyrueshme… shkurt, asgjë njerëzore nuk ndihej në faqet e saj…”.

Sigurisht që letërsia e re nuk mund të përfaqësohej me vepra të shquara që në dekadën e parë të saj, por vepra me vlerë u krijuan. Mjaft të kujtojmë romanin “Hasta la vista” të Petro Markos, novelat e Jakov Xoxës, tregimet e Dhimitër Shuteriqit, poezitë e tua, të Dritëroit, të Fatos Arapit, Dhori Qirjazit apo dramat e Kolë Jakovës etj. Pra, kishte jetë letrare, pavarësisht nga kufizimet dhe vështirësitë ideoburokratike, që sillnin skarco, skematizëm, politizim të skajshëm. Në këto rrethana krijonim unë e ti, gjithë brezi ynë, duke u frymëzuar nga idetë dhe realiteti i kohës, pa iu kundërvënë, përkundrazi, duke i mbështetur. Por kishte edhe pak zëra të guximshëm, ku në radhë të parë qëndroje ti si një zë emancipues për letërsinë tonë dhe shëmbëlltyrë për ne shokët e tu. Gjuha jote metaforike ishte çelësi për të hyrë në botën e ideve të avancuara përmes vargut tënd.
Ditarët e mi dhe kujtesa ime ruajnë e dëshmojnë edhe episode se si shkëmbenim mendime unë e ti jo vetëm për ato që shkruanim, por edhe për çështje teorike që shtronte teoria e realizmit socialist. Një herë kemi biseduar për çështjen e tipikes në art, që propaganda e ngatërroi keq me politikën; ose për faktin që nuk ishim dakord me mendimin që shprehej në mbledhjet e Lidhjes e në shtyp për heroin pozitiv që nuk duhej të kishte të meta, ndërkohë që jeta dëshmonte të kundërtën. Nga ana tjetër, ne kishim pakënaqësi dhe rezerva që, edhe pas vdekjes së Stalinit, kur në vendet e Lindjes po shkrinin akujt, letërsia jonë kishte një frymëmarrje të kufizuar dhe i mungonin lidhjet me rrjedhat e letërsisë botërore. Letrat që më dërgoje nga Moska sillnin informacione për jetën letrare të atjeshme, për librat dhe dukuritë e reja letrare dhe artistike, për leksionet interesante që ndiqje në Institutin “Gorki” etj.

U zgjata pak, por desha të dëshmoja se gjatë miqësisë sonë të ngushtë të asaj kohe nuk kemi shfaqur qëndrime antisocialiste e, për më tepër, nuk kemi folur kundër letërsisë së realizmit socialist dhe metodës së saj. Përkundrazi, edhe pse mund të kishim ndonjë rezervë apo pakënaqësi, ndiheshim “brenda” saj. Madje ty, si shkrimtar “solist” i letërsisë sonë, të ngarkohej herë pas here detyra të merrje në mbrojtje dhe të shkruaje artikuj në shtyp. Nga gjithë sa ke botuar për këto probleme, nuk harroj artikullin e gjatë “Arti i madh i revolucionit”, botuar në “Zërin e Popullit”, ku përpiqeshe të argumentoje prioritetet e kësaj metode në krahasim me metodat e tjera artistike. Shkruaje se kjo metodë, e mbështetur në parimet e materializmit dialektik dhe historik, ka arritur t’i pasqyrojë gjerësisht dhe objektivisht ngjarjet dhe figurat e mëdha të historisë.

Të them të drejtën, për shumë nga mendimet dhe veprat e tua të mëvonshme, unë të mirëkuptoj. Është në natyrën e artistit, aq më tepër të një shkrimtari të madh si ti, që me kalimin e kohës të evoluojë në mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet në varësi të kushteve social-historike, të rritjes e të pjekurisë, të përvojës dhe mësimeve të jetës. Nuk e kam fjalën, pra, për korpusin kryesor të jetës e krijimtarisë tënde, por për një segment të saj që lidhet me fillimet e tua letrare e për të cilën u bë shkas kjo letër. Siç del nga intervista jote bashkëngjitur romanit, “Mjegullat e Tiranës” qenka krijuar nga ti si një sprovë në moshën 22-vjeçare për të treguar se si mund të krijohet një vepër e lirë, e shkëputur nga dogmat e realizmit socialist, dhe se si kjo mund t’i kundërvihet një vepre të realizmit socialist (?!) që kish shkruar një miku yt i ngushtë, siç isha unë asokohe. Unë e besoj se e ke bërë këtë sprovë, por jo në atë kohë, po në vitet e mëvonshme, ndoshta dhe para pak vitesh, pas shpalljesh botërisht të vendimit se nuk do të shkruaje më letërsi artistike. Ka qenë kjo kohë kur të kanë tunduar kujtimet dhe ditarët e rinisë së hershme për të shkruar një vepër të mistifikuar. Them kështu se, pasi e lexova romanin, gjëja e parë që mendova ishte se kjo vepër nuk i takon asaj kohe që pretendon ti. Qëllimi yt është t’i tregosh lexuesit të sotëm se ti, qysh në hapat e parë letrarë, nuk e pranoje realizmin socialist dhe ja ku është vepra që e dëshmon, “Dashuria nr.2”, e viteve ’50, paçka se poezia jote tregonte të kundërtën.

Guxoj të të them, se vënia e dy veprave kundër njëra-tjetrës nuk është e ndershme, e lëre pastaj miqësore. Pavarësisht nga përngjasimi i temës dhe vende-vende i subjektit, idetë dhe qëndrimet tona si autorë nuk janë njësoj. Njësoj nuk janë as karakteret e protagonistëve, idetë dhe morali që përcjell njëra vepër nga ato që përcjell tjetra. Unë, siç e them dhe më lart, shtroj e shtjelloj një problem social nëpërmjet fatit të një dashurie të pastër e të sinqertë, që prindërit me konceptet e tyre mikroborgjeze e bëjnë të dështojë. Kurse romani yt përshkruan historinë e një dashurie pasionante, e prirur nga aventura, ku zotërojnë skenat erotike, me një protagonist siç është Bardhyli, egoist dhe cinik, që mendon vetëm për kënaqësitë fizike të një dashurie kalimtare, ndryshe nga ëndrra për martesë e Emës. E vetmja gjë e bukur e dashurisë, pra, edhe e kësaj dashurie, për Bardhylin artist janë kujtimet që ai do t’i lërë Emës si dhuratë pas ndarjes së tyre. Martesa është përrallë. Kësisoj, sipas teje, ka vepruar Peçorini i Lermontovit apo dhe personazhe të tjerë të Turgenievit, Eseninit, De Radës. Për një artist janë të huaja romantika e sentimentalizmi, virgjëria e një femre, dhe kjo e dallon romanin nga parimet dhe skema e socrealizmit.

Pavarësisht nga këto konstatime, nuk mund të mos i çmoj vlerat e veprës, të cilën e lexova me interes dhe jo pa kënaqësi. “Mjegullat e Tiranës” është një vepër erotike, me situata joshëse, që përshkohet nga nota të thella sensuale, me ide origjinale, me një gjuhë të bukur e të individualizuar, me një dialog të shkathët e me sens mase. Pra, kemi të bëjmë me një vepër me nivel të lartë artistik, që dëshmon për një pjekuri profesionale. Të gjitha këto flasin qartë se ti këtë roman nuk e ke shkruar në vitet ’50, në të ritë tënd. Mjafton ta krahasosh dhe me romanin “Qyteti pa reklama”, që realisht është shkruar në ato vite, që të kuptosh e të ndjesh ndryshimin dhe disnivelin ideo-artistik.
Novela ime, vepër e viteve ’50, ishte libri im i parë, shkruar në një moshë të re, me një përvojë jete e krijimtarie të kufizuar, me psikologjinë e kohës që jetoja. Megjithatë, lexuesi i asaj kohe e pëlqeu, u josh veçanërisht nga tema e dashurisë, aq rrallë e trajtuar gjerësisht në letërsinë shqipe të kohës. Siç e di dhe ti, ajo u mirëprit, sidomos nga rinia, dhe pati jehonë në masën e gjerë (letra, takime, diskutime). Ndërsa shtypi, në qoftë se të kujtohet, e bëri objekt kritike. Më kritikoi për sentimentalizëm, një shfaqje e huaj për letërsinë shqipe të realizmit socialist. Ai e quajti të dënueshme zgjidhjen negative të konfliktit, që ëndrra e dy të rinjve nuk u realizua, që “e vjetra e mundi të renë” etj. Nga presioni i opinionit, sidoqoftë, vepra nuk u hoq nga qarkullimi. Pra, libri e kaloi me sukses provën dhe unë ndjeva atëherë kënaqësinë e botimit të parë, por edhe ballafaqimin me publikun e kritikën.

Fakti është se shumë vite më vonë (1976), “Dashurinë e Mimozës”, pasi e redaktova rishtas, pa e ndryshuar aspak përmbajtjen, e dërgova për botim dhe ajo u miratua pa ndonjë problem. Mbase të kujtohet gëzimi im kur të tregova botimin e ri, por ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse pas një jave më thirrën në Komitetin Qendror të Partisë dhe, si më kritikuan, më kërkuan që ta ndryshoja fundin e novelës me arsyetimin që “në shoqërinë socialiste të gjitha ëndrrat e rinisë realizohen”, kurse unë i kisha bërë heronjtë që të ndaheshin. U quajt gabim ideologjik. Kurse unë nuk pranova ta ndryshoja, pasi novela ishte ndërtuar në një mënyrë të tillë që me një zgjidhje negative të jepej një mesazh pozitiv. Atëherë u vendos që libri të shkonte në karton dhe të 8000 kopjet u zhdukën kështu nga qarkullimi, ndërsa botimi i parë kaloi në rezervatin e bibliotekave publike.

Tani, pas kaq viteve, ti miku im i dikurshëm, pa pritur e pa kujtuar, merresh me këtë vepër anonimisht, pra, pa përmendur as titullin e as emrin e autorit, jo për të treguar të vërtetën ashtu siç është, po për ta shtrembëruar në mënyrë flagrante në dobi të veprës tënde. Pra, nuk ka në këtë mes asnjë qëllim dashamirës, përkundrazi, mungesë totale respekti dhe një vetëmburrje vanitoze. Ballafaqimi tendencioz i dy veprave nga ana jote kërkon t’u tregojë lexuesve të brezit të sotëm se sa i zoti e largpamës paske qenë ti atëherë, kur me intuitën e një rioshi arrije të kapërceje barrierat e letërsisë socrealiste e të ideologjisë së rreptë të kohës dhe mbërrije të shkruaje një vepër krejt të lirë e të shpenguar nga ky realitet. Një gjë që miku yt s’e bënte dot jo vetëm se nuk e kishte talentin tënd, por edhe pse ishte i indoktrinuar. Kjo bëri që, kur e lexove novelën time, siç thua në intervistë, ke vënë duart në kokë dhe je tmerruar (?!). Nuk di ç’emër t’i vë kësaj që ti bën në një moshë të nderuar si kjo që ke sot dhe në atë lartësi që të ka ngritur talenti yt i çmuar botërisht.
Kur shkrova “Dashurinë e Mimozës”, unë isha thjesht një shkrimtar i ri, i formuar me idealet humane që më shkonin për zemër dhe pa ndonjë prirje për të dalë nga koha që jetoja. Në këtë frymë e ngrita veprën time dhe i jetësova personazhet, siç ishte vetë jeta shqiptare. Nuk bëra asnjë përpjekje të qëllimshme për t’i trajtuar si heronj pozitivë apo negativë e as të përmendja qoftë edhe një herë direktivat e Partisë dhe mësimet e udhëheqësit. Jo se nuk doja, por s’ma kërkonte vepra ashtu si e kisha konceptuar. Në qoftë se Luani doli një djalë me karakter, i zgjuar, i ndershëm e i sinqertë, këtë nuk e sajova unë, por kështu ekzistonte në jetë, si dhe plot të tjerë. Nuk di se ç’gjë të veçantë bëri ai që ty të paska tronditur, kur edhe në veprat e tua ka me dhjetëra personazhe të tilla. Po ta bëja një hero siç e paragjykon ti, ai, bie fjala, do ta rrëmbente Mimozën dhe kështu do t’i jepej veprës një zgjidhje e dëshiruar për kohën e politizuar. Përkundrazi, ai s’bëri asgjë të tillë, e pranoi ndarjen, i vuri gur zemrës dhe e mbylli këtë histori.
Një zgjidhje e tillë negative e konfliktit të novelës, siç e di dhe ti, do të më kushtonte. Do të kritikohesha publikisht në shtyp, në letrat dhe takimet me lexuesit, që do ta quanin novelën një vepër që nuk i takonte realizmit socialist. Ky cilësim, as atëherë e as tani nuk është se më ka dhënë ndonjë kënaqësi. Ti e quan realizmin socialist një herezi e një tmerr, kurse unë nuk shkoj deri aty. Një metodë e tillë, me gjithë kufizimet e defektet, krijoi vepra normale, bile dhe kryevepra në letërsinë botërore, por dhe plot skarco kur u trazua keq me të politika, duke shkelur mbi mendimet shkencore të Engelsit për dëmet e pallogaritshme që i sjell politika artit dhe letërsisë.

Gjykuar edhe nga pozitat e sotme, “Dashuria e Mimozës” nuk është vepër e realizmit socialist dhe është fare e kuptueshme që një gjë të tillë nuk e kam bërë në mënyrë të qëllimshme. Pas përmbysjeve social-politike të fillimit të viteve ’90, “Dashuria e Mimozës” ka njohur 4 ribotime dhe një botim në gjuhën italiane nga një shtëpi botuese në Lecce. Ajo është pritur mirë jo vetëm nga publiku, por edhe nga kritika. Gjykimin objektiv për veprën në kushtet e reja e jep edhe studiuesi Aurel Plasari në një artikull të botuar në revistën “Klan” (21 mars 1999). Ai argumenton se vepra nuk ka të bëjë fare me realizmin socialist: “E përgojuar, e përsyshur, ‘Dashuria e Mimozës’ e Nasho Jorgaqit më në fund ribotohet. Në të vërtetë, lexuesi i sotëm nuk mund të mos vërë re se ‘Dashuria e Mimozës’, në ndryshim nga pirgu i madh i romaneve të realizmit socialist, është një vepër e ndërtuar mbi trekëndëshin tanimë klasik për letërsinë e përbotshme. Mbi atë trekëndësh që realizmi socialist i ruhej si djallit. As thjesht ‘naiviteti’, as thjesht ‘çiltërsia’, por pikërisht ndërtimi i një skeme origjinale mbi këtë trekëndësh e ka bërë novelën e Nasho Jorgaqit që t’i bëjë ballë kohës… Prej botimit të parë më 1960-n, kanë kaluar katër dhjetëvjeçarë. Libri është po ai. Por, qoftë dhe dyzet vjetët e kaluara mjaftojnë që ai të lexohet ‘ndryshe’. Sepse shumë ujëra kanë rrjedhur nën urën e letërsisë shqipe. ‘Lana’ e realizmit socialist ka shterur në mënyrë qesharake. Vëllime të tëra të rënda me tirazhe 20-mijëshe e me kopertina të trasha prehen nën pluhurin e harresës. Libri ‘i vjetër’ i Nasho Jorgaqit vjen çuditërisht ‘i ri’… gjithmonë aktual”.

Për ty kjo e vërtetë, që “Dashuria e Mimozës”, edhe pas disa dekadash, i ruan vlerat edhe sot, nuk ka ndonjë rëndësi. Rëndësi ka fakti që, edhe duke qëndruar sot në majën e Olimpit, ti mund ta përdorësh pragmatisht novelën time për të ngritur sadopak vlerat e vetes. Tek e fundit, ia vlen barra qiranë të mistifikosh qoftë edhe një moment nga e kaluara e largët për të dëshmuar me një vepër konkrete se ti nuk ishe ashtu si të njihnim në mendimet dhe shkrimet e tua, por dikush krejt tjetër. Paskëshe qenë katërcipërisht ky i sotmi, një antisocialist apo, më saktë, një antikomunist i lindur. Por, për fat të keq, harron se kryeveprat e tua janë të frymëzuara dhe i janë kushtuar një epoke që ti e përbalt dhe e mohon. Sinqerisht që është e vështirë t’i karakterizosh të gjitha këto me një emër të vetëm.
NASHO JORGAQI
Korrik 2014

Elvana Gjata: Dua t’i bëj njerëzit të puthen

0

ElvanaGjata7-03Elvana Gjata, ylli i muzikës shqiptare ka arritur vetëm brenda pak ditësh ta kthejë në fenomen këngën e saj të re “Puthe”, duke e bërë atë temë të një morie fotografish ‘selfie’ nga të gjithë fansat e saj. Në intervistën e sotme për “Bluetooth”, këngëtarja bukuroshe rrëfen detaje mbi këtë projekt dhe verën e këtij viti, që për kryefjalë do të ketë koncertet. Sa i takon talentit, bukurisë, suksesit dhe karrierës së saj, Elvana tashmë i ka kaluar limitet. Për të nuk është e nevojshme të thuhet më asgjë, pasi gjithçka dihet dhe shihet.

Elvana, a po përmbushen pritshmëritë e tua për këngën “Puthe”? Si po të duken reagimet ndaj saj?

Kënga “Puthe” i ka kaluar pritshmëritë e saj, duke u kthyer në një fenomen, pasi njerëzit çdo ditë në rrjetet sociale postojnë foto të ndryshme me pjesën më interesante të këngës: 1, 2, 3, puthe. Ky është gëzimi më i madh për mua.

Pse “Puthe”, pse ky titull?

“Puthe”, sepse ‘beat’-i i këngës është i fortë, duke iu përshtatur më së miri këtij titulli, dhe ndjesitë që ai sjell janë shumë të mira: pse jo, të puthemi (qesh)! Në vazhdim të kësaj logjike: me baladat e mia i kam bërë njerëzit të preken, me këngët ritmike i kam bërë ata të kërcejnë, këtë herë doja që t’i bëja njerëzit të putheshin. Doja që kur të dëgjonin këtë këngë, të dhuronin dashuri, të puthnin njerëzit që kishin afër, njerëzit që donin.

A e pate të vështirë realizimin e këtij produksioni? Sa zgjatën xhirimet e videoklipit?

Në fakt më është dashur të punoj shumë për të realizuar performancën e videos. Sigurisht, dua të falënderoj Klaudia Pepën dhe Albi Nakon, që më kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti muzikor. Ishte dëshira ime që të shfaqesha krejt ndryshe në këtë video të re. Ka kohë që dua të performoj dhe them që ky është vetëm fillimi. Do të ketë performanca edhe më të forta në projektet e ardhshme (buzëqesh). Xhirimet zgjatën shumë pak, rreth katër orë, sepse gjithçka ishte e qartë që përpara. Dihej se çfarë do bëhej, kështu që na shkoi shumë mirë kjo pjesë.
Pse teksti i këngës është me dialekt verior apo kosovar? Të pëlqen të këndosh në dialekt?
Në këtë këngë, në fakt më tepër është përdorur gjuha jonë sesa ajo që po e quan dialekt verior ose kosovar. Kjo nuk është diçka e re në këngët e mia. Unë e kam përdorur që në këngën time të parë dialektin verior dhe e kam zgjedhur shpesh, mjaft që ai t’i ketë qëndruar mirë melodisë.

Në rrjetet sociale, ka nga ata që akuzojnë se kënga “Puthe” është një kopje e “Dare” nga Shakira dhe imitim i videoklipit të Sia, “Chandelier”. Si u përgjigjesh?

Në fakt, në rrjetet sociale po flitet çdo ditë e më shumë për këtë projekt dhe mua më vjen shumë mirë për këtë, sepse kjo i shërben këngës. Kjo puna e kopjes është një temë shumë e gjerë, nuk është hera e parë që bëhet një video në një dhomë, apo në një ambient të mbyllur dhe të kërcehet. Mund të numëroj me dhjetëra artistë që kanë koncepte të ngjashme. Sot asgjë nuk është lënë pa u bërë, gjithçka është provuar. Është mirë që të sjellësh një ide të realizuar bukur. Edhe pse unë mendoj dhe e kam shprehur disa herë që Sia është një super artiste dhe frymëzohem kryesisht nga muzika dhe nga zëri i saj brilant, por kjo nuk duhet të asociohet absolutisht me konceptin ‘kopje’.

Dimë që ke kënduar në Tiranë këtë të enjte; si të pritën?

Për koncertin e Tiranës të enjten, mund të them me krenari që ka qenë një super mbrëmje dhe me gojën plot mund të pohoj që vendosëm një standard të ri koncertesh, që për ne është një gjë shumë e rëndësishme. Elementi show, është shumë i rëndësishëm në performancën e një artisti dhe mund ta quaj veten me fat që ajo mbrëmje shkoi aq mirë. Bashkë me bandën e Ermal Pepës, që e bënë edhe më të zjarrtë atë mbrëmje, edhe me Andy Gramm, sigurisht!

Kishte më shumë djem apo vajza? Ti në fakt, ke më shumë fansa meshkuj apo femra?

Besoj se kanë qenë të barabartë, edhe pse në karrierën time mbizotërojnë fanset femra dhe kjo është një gjë që më jep një gëzim shumë të madh, sepse është shumë bukur që të jesh model për një femër tjetër.

A janë njësoj të zjarrtë të rinjtë e Tiranës krahasuar me ata të qyteteve të tjera, Kosovës apo diasporës?
Publiku i Tiranës, duke qenë se është kryeqytet, gjithmonë e në zhvillim, është disi më selektiv, por nëse të pranon, të përqafon fort dhe të jep një mbështetje shumë të madhe, të cilën unë gjithmonë e kam ndjerë. Edhe pse më duhet të pranoj që, sa herë që këndoj në Tiranë kam një emocion shumë të fortë. Është një emocion i mirë, një emocion që të jep përgjegjësi, por edhe ndjesi shumë e bukur, sepse është vendi ku unë kam lindur dhe jam rritur, ndaj koncertet e Tiranës mezi i pres.
A është pëlqyer pamja jote e re me gërsheta?
Është mirë kur një artist bën ndryshime, gjithmonë brenda kornizave të figurës së tij. Unë tek gërshetat e kam gjetur shumë veten dhe më bëhet qejfi që është pritur mirë ky ndryshim, edhe pse sigurisht, për një kohë shumë të shkurtër. Gërshetat i kam pëlqyer që e vogël dhe m’i bënte mami shumë shpesh; së fundmi gjeta mundësinë për t’i bërë në një formë më profesionale jashtë Shqipërie dhe, pse jo, i provova!
Je në formë të shkëlqyer fizike. Si ia del? Bën sport, palestër, mban dietë?
Dietë jo, por mbaj një regjim, kujdesem për ushqimin, sepse jam me parimin që, shtëpia jonë e vërtetë është trupi. Merrem dhe me palestër. I kushtoj rëndësi kësaj pjese. Cila është axhenda e Elvanës, ku do të këndosh këtë verë? Edhe këtë verë kam një axhendë shumë të ngjeshur me koncerte dhe mezi pres të bëj turin tim nëpër të gjitha trevat shqipfolëse me këngën e re “Puthe”.
Pushime, do të bësh sivjet? Ku dhe me kë do i kalosh?
Vera është stina kur unë mendoj më pak se kurrë për pushime, sepse është stina kur unë bëj turin më të gjatë të koncerteve gjatë vitit dhe për këtë shkak është edhe periudha që dua më shumë, sepse unë jetoj për muzikën dhe e adhuroj ballafaqimin me fansat në koncerte… Këto janë pushimet më të bukura për mua.
Ndërkohë, sa e largët është dita e këngës tënde të radhës?
Dita e hitit të radhës, e afërt.
Po dita jote e martesës?
Po më presin hitet, a të iki unë? (qesh)

Vdes çiklisti 62-vjeç nga përplasja e makinës

0

Aksident shiritatTjetër viktimë nga aksidenti rrugor në këtë të diele. Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet pranë fshatit Plug të Lushnjes.

62-vjeçari Bashkim Asllani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Ishte drejtuesi i automjetit, Krenar Shaba i cili e dërgoi të 62-vjeçarin në spital.

Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti rrugor, i dytë në këtë fundjavë, pas atij në Korçë ku nga dalja e mjetit nga rruga gjetën vdekjen 2 vëllezërit ndërsa ktheheshin nga dasma.