24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Lubonja, nga njëri krah në tjetrin

BamirTopi-FRDIsh Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në një intervistë për Gazetën Dita, ka komentuar zhvillimet politike dhe i është rikthyer së shkuarës së tij duke kujtuar momentet e përballjes së fortë që ka pasur me mazhorancën e kohës ndërsa ishte President.

Topi është ndalur tek debati për ndryshimet kushtetuese, ku kreut të shtetit iu kufizuan kompetencat.

Duke ia rikujtuar “këshillën për dorëheqje” që iu dha në atë kohë nga analistët, Bamir Topi shfaq kritika të forta ndaj tyre dhe veçon analistin Fatos Lubonja.

Sipas Topit, edhe pse e vlerëson shumë, Lubonja në momente të caktuara ka qenë sa në një krah, në krahun tjetër.

“Po edhe Fatosi në momente të caktuara ka qenë sa në një krah, në krahun tjetër. Çfarë t’i them Fatosit që këtu historia ndryshon aq në mënyrë dinamike.”

“Kur unë kam thirrur me të madhe për ndryshimet e Kushtetutës, nuk e kam parë minimalisht Fatosin një herë që të dalë e të thotë kjo nuk është çështje e një individi, kjo është çështje e interesit të shtetit.”

“Dhe më thoni kjo që ka ardhur sot, ky Parlament, ky sistem zgjedhor, ato akuza në Parlament, ajo përbërje e Parlamentit, është prodhim i politikës. Betejën Presidenti e bëri me politikën që ndryshoi kushtetutën brenda natës.”

“Unë vërtet kam pasur nevojë edhe për fjalën e Fatosit, edhe të intelektualëve të tjerë. Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën, është një intelektual i cili nuk ka nevojë të komentohet. Por, në momente të caktuara shërben në studio që i kanë shërbyer pushteteve politike. Natyrisht, ai bën punën e tij, por tekefundit japin të njëjtin produkt”, ka deklaruar Ish Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

Më Shumë

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit