6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Erzeni e Kujtesa janë të vegjël të flasin për Kujtim Gashin

Agon HukalloShkruan: Agon Hukallo

Sektori i rinisë që gjendet pranë Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sporte, i udhëhequr nga koordinatori Kujtim Gashi, ka qenë sektori rinisë më i suksesshmi në Kosovë.

Është komuna e Prizrenit ajo e cila e para i kaloi politikat rinore në asamble komunale, me asnjë vote kundër, kjo u bë sepse politikat rinore ishin të punuara me ndihmën e të rinjve dhe organizatave rinore, dhe profesionalistëve të fushës rinore.

Ju në shkrimin tuaj keni thënë që brenda 8 viteve nuk është bërë asnjë projekt për rininë dhe dyert kanë qenë të mbyllura vazhdimisht.

Unë kam qenë kryetar i Këshillit te nxënësve dhe themelues i një organizate rinore, me të cilën kam punuar disa vite me radhë, kam qenë bashkëpunëtor i Kujtim Gashit.

Kjo që ju e thoni aspak nuk qëndron, sepse ne kemi dëshmi për ato projekte të cilat i implementoi sektori i rinisë i udhëhequr nga Kujtim Gashi.

Ndërsa sa i përket përkrahjes së rinisë nga kuvendi komunal, çdo herë të rinjtë i kanë pasur dyert e hapura dhe as kjo që e keni thënë në shkrimin tuaj nuk qëndron.

Ju deri dje nuk e njihnit Kujtim Gashin, dje jeni informuar që ka qenë koordinator i sektori të rinisë dhe kjo tregon që ju nuk keni pasur interesim për projektet rinore që implementohen në komunën e Prizrenit.

Që do të thotë ju po spekuloni dhe asnjëherë s’keni qenë të interesuar për aktivitete rinore dhe tani kritikoni pa aspak ligjikë vetëm e vetëm pse jeni pjesë e opozitës, por mos harro edhe nëse je opozitë duhet të jesh i drejtë dhe jo të kritikosh pa argumente.

“Kuvendi komunal nuk e punëson askënd” edhe unë pajtohem me këtë që nuk duhet ta punësojë askënd, por ajo që bën kuvendi komunal është aftësimi i të rinjve për punësim, njëra ndër mënyrat e aftësimit që unë e kam ndjekur është “ trajnimi për shkrim dhe menaxhim projekti”. Me anë të trajnimeve të rinjtë mund të mësojnë se si shkruhet një projekt dhe pastaj si aplikojnë për projekte që do të thotë të rinjtë do t’i gjejnë vetes punë pa qenë nevoja që t’i gjej ndokush tjetër.

Janë byrot për aftësim Professional që i stimulon kuvendi komunal, këto byro iu japin të rinjve trajnime profesionale falas, shumica e të rinjve që i ndoqën këto trajnime në këtë byro janë të punësuar në profesionet e tyre, këto janë politikat që i ndjek kuvendi komunal dhe nuk bën punësime të pa nevojshme.

Argumenti im i parë është: Komuna e Prizrenit, përkatësisht sektori i rinisë që gjendet pranë drejtorisë për kulturë rini dhe sporte, ka qenë fituese e grandit prej 10.000 euro nga organizata gjermane GIZ, për implementimin e politikave rinore.

Argumenti im i dytë për përkrahjen e të rinjve është: Sektori i rinisë e shpalli një fond të hapur rinor ku të rinjtë kishin të drejt të aplikonin me projekte, projekt i cili gjeti mbështetje edhe nga organizata Caritas.

Argumenti im i tretë është: Unë me disa koleg tjer kemi qenë kontraktues të sektorit të rinisë, për të ligjëruar për politikat rinore, në të gjitha shkollat e mesme të Prizrenit dhe vet fakti qe ju nuk i dini këto tregon që nuk keni qenë prezent në atë orë mësimore, nga këtu lind argumenti qe ju nuk keni pasur fare interesim për mësim, tani e akuzoni Kuvendin Komunal pse ju keni dështuar në avancimin tuaj shkollor.

Argumenti im i katërt është: Fotografitë janë ato që e argumentojnë punën që e ka bërë kuvendi komunal për të rinjtë e Prizrenit, që mund të bindesh se sektori i rinisë ka implementuar projekte rinore, e ato foto po i lë që t’i gjeni ju vet dhe të bindeni që po gaboni dhe kritikoni pa argument.

Kjo që po e thoni ju argumenton mos informimin tuaj, mos interesimin tuaj për aktivitetet rinore që janë bërë deri më tani ne qytetin tonë dhe tregon që është hera e parë që ju keni marrë pjesë në një konferencë.

Mund të dëshmojnë edhe organizata të ndryshme lokale që kanë marrë pjesë me dhjetëra herë në konferenca dhe projekte që janë implementuar nga kuvendi komunal.

Ju tani jeni aktivizuar në një parti politike për interesa personale dhe kritikoni pa logjikë duke mos menduar se çka kritikoni jam i bindur që këtë shkrim nuk e keni shënuar ju po ua ka shënuar dikush tjetër.

(Autori është ish – aktivist i shoqërisë civile në Prizren)

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit