29.1 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025
Home Blog Page 7881

Retrovizorja dhe Elina Duni në DokuFest

0

Elina DuniPas pranimit të ngrohtë të albumit të parë nga publiku, ata filluan bashkëpunimin me Elina Dunin si këngëtaren kryesore dhe si një gjë që do të hapte dimensione të reja për bendin dhe do ta definonte tingullin e tyre. Bashkë ata publikuan dy albume të reja, ‘Lakuriq’ dhe ‘I kaltër’.

Emri i tyre – Retrovizorja është i lidhur ngushtë me reflektimin. Një të dëgjuar dhe ju do të shihni se si emri i bendit e arsyeton ekzistencën e tyre. Muzika e tyre është një mjet për ta gjetur veten dhe për të dëgjuar si tingëllojnë ëndërrat, ndërsa ne të gjithë e kemi takuar një pjesë tonë përmes magjisë së muzikës së tyre. Duke filluar me veshin, çdo ndjesi merret me vete për ta arritur kulminacionin me një bukuri të pa-përshkrueshme tek mendja. Megjithatë, asnjëri nga ne nuk i kemi dëgjuar live në concert.

Bëhuni gati për një natë të paharrueshme kur Retrovizorja dhe Elina Duni do të sjellin muzikën e tyre për një performancë në DokuNights e cila do të na e zbukurojë jetën të gjithëve të shtunën me 23 gusht. Bendi është formuar në një dimër të ftohtë të Prishtinës më 2002, kur dy shokët Kreshnik Hoti dhe Bashkim Salihu vendosën të inqizojnë albumin e tyre të parë të quajtur “Polaroid”.

Pas pranimit të ngrohtë të albumit të parë nga publiku, ata filluan bashkëpunimin me Elina Dunin si këngëtaren kryesore dhe si një gjë që do të hapte dimensione të reja për bendin dhe do ta definonte tingullin e tyre. Bashkë ata publikuan dy albume të reja, ‘Lakuriq’ dhe ‘I kaltër’. /KultPlus/

Dueti Kadesha në “Vera e Ohrit”

0

20140727122532120600Në vitin 2004, Kadesha bëri debutimin e tij në Wieniawski Violin Concert N:2 në Siena. Që nga ajo kohë Jonian Kadesha ka performuar me Orkestrën e Athinës, atë të Televizionit Shqiptar, Orkestrën e Kosovës, të Vjenës, të Selanikut e të Munihut.

Dueti i muzikës kamertale “Kadesha”, që përbëhet nga violinisti i njohur Jonian Ilijas Kadesha dhe pianisti i ri Florian Glemser, patën një paraqitje të shkëlqyer në Ohër, në kuadër festivalit “Vera e Ohrit”.

Në paraqitjen e tyre në kishën Shën Sofia, e cila shquhet me akustikë perfekte, dueti Kadesha interpretoi vepra të njohura të kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike botërore. Nga ana e organizatorëve, ata u prezantuan ndër fytyrat më të njohura të festivalit të sivjetmë.

Kadesha dhe Glemser janë shprehur të kënaqur nga organizimi i festivalit poashtu edhe nga mënyra se si janë pranuar nga publiku.

Në vitin 2004, Kadesha bëri debutimin e tij në Wieniawski Violin Concert N:2 në Siena. Që nga ajo kohë Jonian Kadesha ka performuar me Orkestrën e Athinës, atë të Televizionit Shqiptar, Orkestrën e Kosovës, të Vjenës, të Selanikut e të Munihut. / KultPlus.com

‘Maskat’ kërcënojnë banorët e fshatit Orqushë të Dragashit

0

hajni me maske_1Dy persona të maskuar kanë kërcënuar banorët e fshatit Orqushë të Dragashit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 minuta.

“Sipas hetimeve fillestare nga vendi i ngjarjes thuhet se përderisa po rrinin para një shitore disa fshatarë, befas janë afruar dy të dyshuar me maska në kokë dhe të armatosur, njëri me kallashnikov dhe tjetri me thikë dhe në gjuhën gorane kanë kërkuar para nga të pranishmit”.

“Ndërkaq, për të krijuar frikë dhe panik kanë shtënë me armë në drejtim të panjohur”.

“Krismat kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët janë mbledhur ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur”.

“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të kallashnikovit”.

Banorët e këtij fshati ndërkaq, në shenjë revolte kanë protestuar sot tek vendkalimi kufitar afër fshatit të tyre.

“Për hetimin e rastit Drejtori Rajonal i Prizrenit, N/Kolonel Krasniqi, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet policore të shtetit të Shqipërisë, ndërsa sot para dite është mbajtur një takim i përbashkët në mes të policisë së shtetit shqiptar; policisë kufitare të Kosovës dhe zyrtarëve të policisë së Dragashit”, tregon Berisha.

“Është vendosur që prej sot të behën patrullime të përbashkëta dhe të shkëmbejnë informacione në baza ditore e sipas nevojës edhe më shpesh”

“E gjitha kjo ka të bëj me dyshimin e bazuar se të dyshuarit mund të jenë nga fshatrat e shtetit shqiptar pranë brezit kufitar, ndërsa policia e Dragashit është zotuar të kryej hetime në territorin e komunës së Dragashit sepse tani për tani nuk dihet se kush janë autorët e këtij rasti”./PrizrenPress.com/

PK-ja uron besimtarët për festën e Fitër Bajramit

0

Munir Basha 2Kryetari i Partisë Konservatore(PK)Munir Basha  ka uruar për festën e Fitër Bajramit. “Besimtarët Islamë pas një muaji të kaluar në përkushtim të plotë, devotshmëri dhe dashuri ndaj Zotit të Madhërishëm,vetës dhe njeriut, gëzohen kësaj feste të madhe që simbolizon gëzimin për ngadhnjimin e të mirës ndaj të keqës”.

“Partia Konservatore e Kosovës uron që në këto ditë feste, me vizita familjare të jemi me prane njeri-tjetrit, me solidare me të afërmit tonë, familjet e dëshmorëve, invalidet e luftës si dhe me ata që kanë nevoje për kujdesin dhe ndihmën tonë. Në këto ditë të shënuar, lutemi tek i Madhi Zot për shpirtrat e dëshmorëve tonë që me shembullin e tyre dëshmuan në mënyrë më të mirë të mundshme se si sakrifikohet për ngadhënjimin e idealeve të popullit tonë”.

“Partia Konservatore e Kosovës, gjithashtu, në këtë ditë festë, solidarizohet dhe ndanë dhimbjën me popullin e Gazza-së, në veqanti me civilë, fëmije, pleq dhe gra të shumtë-viktima të konfliktit të dhunshëm dhe gjenocidial. Urojmë që kjo feste të shënoj fillimin e paqës së qëndrueshme dhe zgjidhjës së drejtë të çështjës palestineze! “.

“Me rastin e Fitër Bajramit, Partia Konservatore e Kosovës (PK), përzemërsishte uron të gjithë qytetaret e Kosovës. Gëzuar dhe për shumë mot!”/PrizrenPress.com/

LDK në Prizren uron besimtarët islam festën e Fitër Bajramit

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren,ka uruar besimtarët  islam për festën e Fitër Bajramit.

“Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit lutemi tek Zoti i plotfuqishëm që të gjithë besimtarëve ti pranohet agjërimi dhe të ju llogaritet shpërblimi”, thuhet në urimin e LDK-së në Prizren.

“Pas çdo sakrifice vije një ditë shprese dhe feste.  Me këtë, pas Ramazanit edhe na erdhi festa, andaj urojmë që festa e Fitër Bajramit të jetë një ditë gëzimi për gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit dhe Kosovës pa dallim”

“Në këtë kohë ku si shoqëri përveç krizave materiale po i përjetojmë edhe ato morale, lutemi tek Zoti, që për të mirën e këtij populli, në këtë tokë të bekuar të bie mëshira e Tij. Në fund të muajit të shenjët në prag të festës së Fitër Bajramit lutemi që në zemrat tona të mbretërojë arsyeja për dashuri, respekt dhe mbi të gjitha të reflektojmë moral”.

“Dega e Lidhja Demokratike të Kosovës në Prizren lutet që sofra e çdo familjet të ketë bereqetin dhe begatin e Zotit, lutemi  për  të gjithë që në këtë tokë të ndihet ngrohtësi  festive  e kultivuar me shekuj ndër shqiptarët si një trup i vetëm”

“Të gjithëve pa dallim, Zoti ju dhashë shëndetin dhe harmonin familjare”/PrizrenPress.com/

UPZ dhe Universiteti i Tiranës konkretizojnë bashkëpunimin

0

UPZ 45Universiteti “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Tiranës kanë nisur konsultimet për konkretizimin e bashkëpunimit.

Prof.dr.Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së me bashkëpunëtorë kanë zhvilluar një takim me Prof. dr. Dhori Kule, rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës, ku janë pajtuar që të fillojnë me shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve nga viti akademik 2014/2015.

Universiteti i Tiranës do të pranojë një numër të caktuar të kandidatëve në studimet e doktoratës nga Universiteti i Prizrenit, gjithashtu UT dhe UPZ do të shkëmbejnë studentë dhe profesorë aty ku parashihet nevoja.

Shemsidini e falënderoi rektorin e Universitetit të Tiranës për vullnetin e treguar që të mbështesë UPZ-në.

Profesor Kule gjithashtu theksoi se Universiteti i Tiranës është i gatshëm që të mbështes UPZ-në në të gjitha aspektet.

UPZ dhe UT kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim më 2012, me ç’rast të dyja palët ishin pajtuar që ta mbështesin njëra tjera në fushat akademike. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Urime Fitër Bajrami !

0

Zafir BerishaKryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren,Zafir Berisha ka uruar të gjithë besimtarët islam festën e Fitër Bajramit.

 “Më lejoni që me rastin e festës së Bajramit të Madh, ditës përmbyllëse të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, muajit të sakrificës të dashurisë dhe paqes mes njëri tjetrit të i’u uroj që sakrifica e Ramazanit t’iu kthehet në mirësi”, thuhet në urimin e Berishës.

 “Le të jetë kjo festë, momenti i unititetit dhe mirëkuptimit më të madh më njëri –tjetrin.  Le të jetë si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhmen sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interes personale.

Gëzuar festën e Fitër Bajramit zoti i’u prastë pranuar agjerimin dhe veprat tuaja/PrizrenPress.com/

Turqia dhuron transportues ushtarak për Armatën e Maqedonisë

0

Austria-ushtriaaRepublika e Turqisë do të pajisë Armatën e Maqedonisë me mjete të blinduara ushtarake të tipit “Landrover” dhe me tipin më të ri të transportuesit ushtarak “Kobra”.

Mjetet transportuese ushtarake me një vlerë prej rreth 1 milion euro, do t’i jepen Armatës së Maqedonisë në formë të donacionit. Bëhet fjalë për rreth 10 mjete transportuese speciale, të dedikuara për njësitet elite të ushtrisë.

Në ceremoninë pranim dorëzimit të këtyre transportuesve janë ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral – major Goranço Koteski, ambasadori i Turqisë në Shkup, Gjurol Sokmensuer si dhe diplomatë dhe atashe ushtarakë turq.

“Baballarët” e Kosovës

0

gjyqtaret e kushtetutesEnver Hasani dhe gjykatësit e tjerë të Kushtetueses janë në krye të listës së zyrtarëve më të paguar në Kosovë. Me gjithë kritikat se po përdorin standarde të dyfishta në ndarjen e drejtësisë, me vendimet e tyre në disa raste e kanë “dridhur” skenën politike në vend, shkruan Zëri.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndër zyrtarët më të paguar në Kosovës, të cilët me pagat e tyre, madje e tejkalojnë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

I pari i kësaj GJykatë, Enver Hasani, i njohur në opinion me nofkën “Baba” merr pagë vjetore prej 42 mijë euro e 800 euro, rreth 3.600 euro në muaj, apo rreth 8000 më pak se Jahjaga.
Përpos pagave, gjykatësit e Kushtetueses, marrin edhe benificione të tjera të majme

Më shumë se vdekje

0

Mark Frrok Kuzhnini

Mjaft jam përpjekur

nga dhimbjet jam përndjekur
dorë s’kam hequr nga ata sy
shumë jam përmallur
pak jam çmallur
atë kohë sa isha s’bashku me ty.

Kam frikë nga ajo plagë
që kujtimeve s’iu shmang
vazhdimisht ka mbetur e qelbur
e kur shfaqet kujtimi
zgjohet trishtimi
nga ëndrra që mbeti e shembur.

Të shoh të hareshme
ndryshe nga dita e djeshme
unë mbetem ai që ka për të vuajtur
një dënim me vdekje
më shumë se vdekje
një qiri që qanë e digjet i përvajtur.

Mark Frrok Kuzhnini