Nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Mungesa e emrit në listën e PDK-së ka “shqetësuar” mbështetësit e saj.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, tregon arsyet pse nuk është pjesë e garës për në Kuvendin e Kosovës.
“Për të qenë korrekte dhe besnike ndaj mbështetjes tuaj, njëkohësisht pas thirrjeve dhe kërkesave tuaja të panumërta që unë të jem pjesë e listës, siç e keni parë, në këto zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk jam kandidate për deputete për arsye personale dhe profesionale,” shkruan ajo në Facebook.
Veselaj-Gutaj, e cila në mandatet e kaluara ka qenë deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, fton qytetarët të votojnë për kryeministrin e Kosovës, Bedri Hamzaj.
“Ju siguroj, ashtu siç kemi udhëtuar së bashku për këto 20 vite e më shumë që më keni përkrahur pa ndërprerë, do të vazhdojmë të udhëtojmë bashkë për fitoren e radhës!”
“Vazhdojmë edhe më fuqishëm, ashtu siç e kemi dëshmuar si parti që i kemi dhënë zhvillim vendit në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Kur PDK ndalet, ndalet Kosova, andaj të gjithë duhet të mobilizohemi dhe t’i japim fund të keqes që ka kapluar vendin tonë”.
“Në shtetet demokratike, vota ka vlerën më të madhe. Ajo është një obligim qytetar, duke ushtruar mundësinë për të shprehur qëndrimin dhe vendimin tuaj se kush duhet të marrë pushtetin qeverisës. Në këtë mënyrë, duhet ta kuptojmë të gjithë se vota juaj për të përzgjedhurit është vendimi juaj i drejtpërdrejtë dhe vullneti juaj. Ajo çfarë synohet të arrihet nga ju”.
“Kaç e rëndësishme është vota, për çështjet që ndërlidhen drejtpërdrejt me jetën e gjithsecilit: edukimin, shëndetësinë, aspektet sociale-ekonomike, kulturore, sigurinë dhe në të gjitha aspektet brenda një shoqërie dhe një shteti”/PP/
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”