19.5 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025
Home Blog Page 7898

Rrëzimi i MH17, media ruse: E bëri CIA

0

avioni i rrezuarMediet ruse kanë deklaruar se rrëzimi i avionit të “Malaysia Airlines MH17”, u bë nga Ukraina me ndihmën e sofistikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesisht të CIA-s, ose e kundërta.

Vetëm një ditë pas vdekjes tragjike të 298 personave që ndodheshin në bordin e avionit, televizioni “Channel One”, i Rusisë deklaroi se i gjithë aksidenti ishte i orkestruar nga SHBA-të, dhe veçanërisht nga Agjensia Qëndrore e Inteligjencës, CIA.

Një dokument u shfaq për publikun, i cili tregonte se SHBA-ja kërkonte të bënte të njëjtën gjë si me Krizën e Raketave në Kubë në vitin 1962.

Sipas medieve ruse, SHBA-të kanë organizuar gjithë incidentin, pasi qeveria ukrainase nuk është mjaftueshëm e sofistikuar për të organizuar një sulm të tillë.

Sipas “Channel One”, rritja e shpejtë ekonomike e Rusisë dhe përparimi i kombeve të zhvilluara (BRIC) si Brazili, Rusia, India dhe Kina, kanë frymëzuar Shtetet e Bashkuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.

Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin, mbështet financiarisht dhe kontrollon këtë medie, që është bërë makina e propagandës sovjetike, duke mbyllur kanalet e pavarura të lajmeve.

Obama: Putin të mos pengojë hetimet

0

Obama2Në një deklaratë të re për shtyp, presidenti amerikan Barack Obama akuzoi Rusinë për ndikim negativ në Ukrainën lindore, në lidhje me krijimin e pengesave ndaj hetuesve ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit të avionit.

“Kjo është një lloj sjelljeje që nuk ka vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe që bën të dalin dyshime. Kjo ngre pyetjen: ‘çfarë saktësisht po përpiqet të fshehë Rusia me këto veprime?’ Fokusi ynë i menjëhershëm është të sigurojmë të gjithë se e vërteta dhe llogaridhënia ekzistojnë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë tani. I kërkojmë presidentit Putin që të mos ndikojë në kontrollin e separatistëve të tij përgjatë kufirit me Ukrainën”, deklaroi Obama.

Megjithëse Putin ka thënë se ai mbështet një hetim ndërkombëtar, Obama kërkoi me insinstim bashkëpunimin e Rusisë. Zyrtarët amerikanë gjithashtu thonë se nuk ka gjasa që separatistët të kenë gjuajtur me raketë pa një urdhër nga Moska.

Në vijim pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mblidhet në Nju Jork për të votuar mbi një rezolutë e cila bën thirrje për qasje të ndërkombëtareve në vendin e rrëzimit të avionit, si edhe për të vendosur një armëpushim rreth zonës.

Më herët presidenti ukrainas Petro Poroshenko urdhëroi forcat e qeverisë për të ndalur zjarrin të paktën në një vijë tokësore 40 km rreth zonës së aksidentit, në mënyrë që të mos pengohen hetimet.

Hilton nuk u beson meshkujve

0

ParisHilton1128Njëra ndër vajzat me të pasura në botë, Paris Hilton, nuk u beson meshkujve dhe se gjithmonë ka dyshime në ta për shkak të videos së publikuar para 10 viteve, ku ajo ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e saj në atë kohë, Rick Salomon.

Trashëgimtarja e pasur, Paris Hilton, thotë se gjithmonë ka dyshim te meshkujt, që nga koha kur u publikua videoja e saj seksuale. Në vitin 2004, në internet rrodhi xhirimi shtëpiak, ku ajo shihej duke kryer marrëdhënie seksuale me asokohe të dashurin e saj, Rick Salomon, të cilin më vonë e paditi për publikimin e videos.

“Ishte dëshpëruese, sepse ai ishte dikush me të cilin kisha qenë në lidhje për disa vite. Nuk mendoj se do të arrij ndonjëherë t’u besoj meshkujve. Pas asaj që ndodhi ishte gjëja më e dhimbshme dhe më e keqe që mund t’ia bënte dikush një vajze të re. Isha shumë e re, nuk ishte faji im”, ka thënë 33-vjeçarja. Në të kaluarën Paris ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në publikim e videos për t’u bërë e famshme, ngjashëm siç bëri edhe Kim Kardashian në vitin 2007.

Scarlett do të martohet në gusht

0

Scarlett JohanssonScarlett Johansson do të martohet me të fejuarin e saj, Romain Dauriac, në muajin gusht të këtij viti, njoftojnë mediat amerikane.

Aktorja amerikane, e cila është në pritje të fëmijës me partnerin e saj francez, aktualisht po jeton në Paris.

Sipas Page Six të New York Post, çifti do të martohet kah fundi i gushtit. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth martesës, e cila pritet të zhvillohet ose në New York ose në Paris.

Johansson ka qenë në të kaluarën e martuar me aktorin Ryan Reynolds.

Neymar, mes një sherri femrash

0

8899Neymar ka parë me sytë e tij një sherr femrash, përderisa po darkonte me të dashurën e tij.

Ylli brazilian, Neymar, kaloi një moment jo shumë të mirë të dielën mbrëma, teksa ishte duke dalë nga një lokal ku qëndroi me të dashurën e tij, Bruna, ku u bë protagonist i një sherri femrash.

Pas ndërhyrjes së sigurimit të lokalit, Neymar dhe Bruna u larguan të sigurt nga vendngjarja.

Aktakuza të profilit të lartë

0

Clint Williamson-prokurori amerikanKryeprokurori i Task Forcës që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, Clint Williamson ka qëndruar të hënën në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit si hetues.

Në fillim të javës së ardhshme, ai nëpërmjet një qëndrimi publik, do të tregojë për përmbylljen e hetimeve trevjeçare dhe për të gjeturat e këtij procesi. Ai nuk do të publikojë emra të të akuzuarve të mundshëm e as rastet e krimeve, për të cilat pretendon se ka prova dhe mund të ngritë aktakuza që do të shqyrtoheshin nga Gjykata Speciale. Megjithatë, pritet që të tregojë për natyrën e krimeve, dhe kësisoj do të mësohet publikisht nëse akuza më e përfolur në media e Dick Martyt, ajo për trafikim të organeve ka qenë e bazuar apo jo.

Pos presidentes së vendit Atifete Jahjaga dhe tre ministrave të qeverisë në shkuarje, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Williamson ka takuar edhe përfaqësues ndërkombëtarë në vend.

Në asnjë takim, kryeprokurori nuk ka folur për detaje të hetimeve të tij. Ai, sipas burimeve të gazetës është munduar që vizitën ta paraqes si akt falënderimi ndaj bashkëpunimit që kanë treguar institucionet e Kosovës gjatë hetimeve./Tribuna/.

Qeverisja gjithëpërfshirëse tashmë opsion

0

QeveriaKosoves-NdertesaKryeprokurori i Task Forcës që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, në fund të këtij muaji do të publikojë një raport ku do të tregojë për rezultatet e hetimeve të tij. Si rezultat i hetimeve pritet që të ketë edhe disa aktakuza. Por, më shumë se sa efekte juridike, raporti i Williamsonit pritet që të krijojë efekte politike në Kosovë.

Kosova duhet që në shtator të ndryshojë kushtetutën për të mundësuar funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Kësisoj pritet që shtetet mbështetëse të Kosovës në vijë me kërkesën e kancelares gjermane Merkel, që qeveria të bëhet sa më shpejt, të kërkojnë nga qeveria e ardhshme të jetë edhe gjithëpërfshirëse.

Një qeveri PDK+LDK+AAK me një kryeministër teknik, po shihet si stabiliteti. Në një situatë të tillë të tria partitë pa Sërpska-n do të kishin mbi 80 votat që kërkohen për kalimin e çfarëdo vendimi, përfshirë ndryshimit të kushtetutës./Tribuna/.

Noteria shkarkoi Gjykatën Themelore në Prizren

0

ura e gurit ne prizrenFillimi i punës së noterëve në Prizren ka ndikuar në lehtësimin e punës së Gjykatës Themelore (GJTH), duke shkarkuar një numër të lëndëve, të cilët për vite, me apo pa dashje janë grumbulluar në sirtarët e gjykatës.

Mentor Krasniqi nga Prizreni, tha se për një kohë të shkurtër ka bërë bartjen e trashëgimisë së një prone, përkundrazi referuar asaj çfarë kishte dëgjuar më parë nga babai i tij kishte llogaritur të humbte më tepër kohë.

“Pasi ia dorëzova dokumentet, noteri e ka kryer pa ndonjë vonesë”, tha ai.

Fillimi i funksionalizimit të noterisë, në vitin 2012 është vlerësuar si ndihmesë e madhe për sistemin gjyqësor. Çështjet që kanë kaluar prej Gjykatës tek noterët janë ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë, kontratat dhe me legalizimin. Në Prizren tashmë janë të licencuar shtatë noterë.

Zëdhënësja e GJTH-së, Afërdita Kicaj, tha për “Zërin” se funksionalizimi i noterisë ka reflektuar pozitivisht në punën e Gjykatës, që tashmë është liruar nga ngufatja që ka pasur nga lëndët e kësaj natyre, që tashmë janë punë e noterëve.

Mbështetur në shënime, del se në fund të vitit 2012, në GJTH përafërsisht kanë qenë rreth 14 mijë lëndë, që kanë të bëjnë me legalizimin, ndërsa 381 prej tyre i kanë takuar çështjeve të trashëgimisë.

“Në vitin 2014 në GJTH janë pranuar vetëm dy lëndë të cilat janë kthyer nga Gjykata e Apelit sipas ankesës së palëve, edhe këto dy lëndë janë të kryera. Kjo tregon se ka një shkarkim nga lëndët që kanë të bëjë me legalizimin e dokumenteve, kontratave e të ngjashme, të cilat kanë kaluar tek noterët”, tha ajo.

Orhan Gashi, njëri nga noterët prizrenas, tha për “Zërin” se qytetarët kanë nisur të mësohen me shërbimin e ri, të cilin ai e vlerëson si një lehtësim të madh për ta, meqenëse për një marrëveshje, kontratë apo autorizim është dashur të presin në radhë nëpër gjykata.

Javën që vjen merret vesh nëse ka pas trafikim organesh

0

burrel shtepia e organeveJavën e ardhshme do të publikohet raporti final i kryeprokurorit të Task Forcës Speciale Hetuese, Clint Williamson, i cili do t’i pasqyrojë të gjeturat e hetimit rreth trevjeçar mbi dyshimet e raportit të seantorit Dick Marty, se ka pasur trafikim të organeve njerëzore në Kosovë.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit shtetëror të Kosovës, prokurori amerikan Williamson ka diskutuar për funksionimin e Taks Forcës dhe bashkëpunimin e ndërsjellët me organet e Drejtësisë, shkruan Epoka e Re.

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi rrëzimin e aeroplanit

0

KS-OKBKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar rezolutën me të cilën u dënua rrëzimi i aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, me 298 vetë në të, dhe ka kërkuar që grupet e armatosura të lejojnë “qasje të sigurtë, të plotë dhe të pakufizuar”.

Këtë rezolutë të propozuar nga Australia, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi mbrëmë vonë, pas një periudhe intensive të negociatave dhe presionit të gjërë ndaj Rusisë, që të votoj në favor të rezolutës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet i kanë fajësuar kryengritësit prorusë për rrëzimin e aeroplanit.

Para votimit në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se “ne kishim mundësi ta përmirësojmë tekstin në mënyrë të mjaftueshme për ne, që të jemi në gjendje ta mbështesim atë”.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha se nuk do të kishte nevojë për rezolutë, sikur Rusia të kishte bërë presion ndaj kryengritësve, për t’i lejuar ekspertët ndërkombëtarë që ta vizitojnë vendin e rrëzimit./Rel/.